Mendime
Mustafë Rugova: Edhe edhe nuk ka!
E enjte, 06.11.2014, 07:19 PM
Edhe edhe nuk ka!
Nga Mustafë Rugova
Kohet e fundit te gjithe kemi qene dhe vazhdojme te jemi te pushtuar nga emocionet. E kur jemi me emocione, fjalen pra as ate te shkruar sikur nuk mund ta kontrollojme, sepse e kalojme me eufori. Nderkaq, euforia e ka zhurmen e madhe , por jeten e shkurter. Ketu, por jo vetem, kemi shkruar dhe lexuar komente nder me te ndryshmet dhe mire kemi bere, sepse keshtu na u ka dhene rasti te zbrazim shpirtin tone deri dikund. Tash secili prej nesh ,sikur kemi filluar te kendellemi... Ne kete gjendje mund te gjykojme larg me mire, se kur jemi me ethe. E kemi fajesuar Europen here me te drejte here pa te, e nuk kemi thene ate me themeloren: Europa, vertet jo njehere na ka sakrifikuar (por jo vetem neve), bile njehere nje minister i Anglise ne motmotin e 1912-es e thote, dhe thote pa u skuqur fare:"Le te na falin shqiptaret qe po i sakrifikojme,por po e bejme per te vetmin qellim qe ta ruajme paqen ne Europe."
Sot kerkohet prej nesh me me ngulm se asnjehere tjeter : A e duam Perendimin dhe vlerat e perspektiven tij apo Lindjen e leshte me te gjitha rreziqet qe ajo ka?
Per ne shqiptaret sot kjo eshte ÇESHTJA !