Mendime
Dedë Preqi: Zhgënjimi që nuk paguhet me asgjë
E enjte, 06.11.2014, 07:59 PM
ZHGËNJIMI QË NUK PAGUHET ME ASGJË
Nga Dedë Preqi
Ditëve të fundit dëgjojmë dhe shohim nga mjetet e informimit se Misioni i EULEX-it, është korruptuar në Kosovë dhe si duket është zënë me pelë përdore. Po, shikuar drejt, populli i Kosovës këtë e ka ditë edhe më herët, por korrupsioni si një element negativ në shoqërinë kosovare është bërë si diçka normale dhe po zhvillohet një ndër mekanizmat më të dalluar në këtë mes dhe përgjegjësitë janë fare të ulëta, sepse bosat e tyre janë me preardhje nga qendrat… Prandaj, nuk është çudi se EULEX-si, i ka edhe bashkëpunëtorët e vet kosvarë, të cilët së bashku po rrëmojnë në kurriz të këtj populli, i cili spo mund ti heqë qafe mijëra të zeza, që po i kanosen, si pasojë e akteve kriminale, korruptive dhe tradhëtare. Ç‘lojë po luhet tani në Kosovë? A nuk e kanë të qartë se ky vend po rrezikohet nga të gjitha anët dhe po renditët një ndër vendet më të korruptuara në rajon, në rend të parë nga qeveritarët vendor dhe pastaj nga ndërkombëtarët e ardhur, të cilët këta të fundit erdhën për ta ndihmuar daljen e këtij vendi nga krizat dhe zhvillimin e tij.
Padyshim se të gjitha këto ngjarje po shkakëtojnë senzacion dhe kureshtje te qytetarët, të cilët po mbesin të habitur dhe kjo tregon se të gjithë janë të interesuar se ç’farë po ngjanë në këtë vend, dhe ç’farë drame po luhet prapa murit dhe ç’po bëhët me akterët e saj. Nuk janë bindëse pohimet, apo mohimet e ndërkombëtarëve, dhe as të kapshme arsytimet e tyre, kur dihet se këta njerëz të paguar mirë nga BE-ja, ishin kompetent dhe njohës profesionist të shumë qështjeve administrative për ngritjen dhe zhvillimin e këtij vendi, ndërsa tani po ngritën akuzat kundër tyre, të cilëve u besoj në gjitha aspektet populli i Kosovës. Nuk ka si të kuptohet ndryshe, heshtja, apo mos-heshtja e këtij populli, i cili rënkon akoma nga plagët e kaluara, dhe tani po rëndohet kurrizi i tij edhe mëtutje nga plagët tjera, të cilat po e sulmojnë për çdo ditë e më shumë.
Kjo do të ishte e rëndë për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Europiane, sepse zhgënjimi nuk paguhet me asgjë, sepse ky popull kërkoj shpëtim nga këto misione, dhe tani ky besim ndaj tyre po degradohet, sa do që dikush do ti pohoj, apo mohoj akuzat e ngritura, apo ato në një mënyrë munden edhe të mëshihen nga qendrat e tyre, për të mos humbur imazhin e vet politik dhe strategjik. Mirëpo, populli i Kosovës i di të gjitha, sepse është vetë dëshmitar i ngjarjeve, sepse është vet bartës i pasojave të cilat po e rëndojnë kurrizin e fortë të tij. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me korrupsionin, por këtu bëhët fjalë për shkeljen e të drejtave të një populli, që shkelët në gjitha trajtat njerëzore, dhe kjo është një përgjegjësi e madhe ndaj një populli.
Dhe, jo vetëm aq, në Kosovë po vlojnë edhe problemet tjera, është gjendja sociale e popullit, të cilën e ka krijuar politika e keqmenagjuar nga udhëheqës të dobët dhe të cilët nuk mundën të realizojnë premtimët e tyre dhe nuk mundën ta zbusin një gjendje të tillë të varfërisë që pas luftës, e cila po i forcon rrënjët te një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit. Nuk janë qështje ato për të cilat mund të flitet në një intervistë me qytetarët, ato janë qështje për analiza politike, me të cilat duhet të mirret qeveria e vendit, e cila ka rënë në gjumë me institucionet e saja afro gjysmë viti. Të gjithë qytetarët kosovarë e shohin vetë realitetin i cili është i pranishëm, por ky para se gjithash është rezulltat jo vetëm i Misioneve Ndërkombëtare dhe atyre Europiane, sepse ato në një mënyrë na shpëtuan nga ajo më e keqja, por ky rrezulltat i dobët është nga qeveritarët e korruptuar vendor, të cilët e rrokullisën trupin e lënduar të Kosovës, pa menduar mirë, duke ia shtuar plagët e shpirtit dhe trupit të saj pa asnjë mëshirë. Ndaj të gjitha veprimëve, populli ende qëndron i fortë para sfidave të ndryshme politike dhe sociale, i cili bënë përpjekje për një jetë të thjeshtë, apo më të mirë.
Partitë politike në Kosovë dhe liderët e tyre, duhet ta ndiejnë përgjegjësinë më të madhe ndaj gjendjes dhe situatës së krijuar ekonomike, politike dhe sociale, e cila është qështje urgjente që nuk pret të studiohet, sepse është e dukshme dhe prezente në çdo mes dhe në çdo kënd të shoqërisë kosovare. Me qindra të rinjë dhe të reja, bredhin rrugëve të Kosovës pa punë, nga të cilët shumica e tyre kanë kryer studimet dhe profesione të ndryshme, por fatin e tyre nuk e trajton askush dhe as organet gjegjëse, për të krijuar kushte dhe mundësi të fitojnë një vend pune që e meritojnë.
Dukuritë e tilla mund të ndodhin kudo, por jo edhe në Kosovën e pas luftës, sepse Kosova dhe populli i saj nuk e ka merituar, sepse Kosova dhe populli i saj mundet t’ia siguroj bukën vetëvetës vetëm nga toka që e posedon, dhe mineralet nëntokësore. Duke pasë parasysh përvojën që na ka sjellë historia në këto hapsira, sidomos lufta e fundit e cila ka lënë pasoja të pa riparueshme, mirëpo toka të cilën e posedojmë ajo është e jona dhe e pa tundshme, gjysma e sëcilës ka mbetë djerrina dhe e pa punuar, sepse mungon organizimi i duhur nga organet kopetente në kultivimin e saj dhe të mirave materiale. Kjo është një ndër arsyet kryesore të mungesës së të mirave materiale që prodhohen nga toka e Kosovës, e cila shumicën e këtyre prodhimëve e importon nga vendet tjera të rajonit pa nevojë dhe me çmim të shtrenjtë.
Kosova ka rënë në gjunjë pa arsye, e cila po gjunjëzohet pa nevojë, sepse skenës politike po i prijnë njerëz të cilët nuk dinë se ç’farë është politika shtetërore dhe rroli i saj në zhvillimin e shoqërisë kosovare, por përkundrazi kësaj politike po i prijnë njerëz të pa njerëzishëm, të cilët po ia rrëmojnë thëmelet e këtij shteti, duke sjellë një matematikë të falsifikuar, pasurinë e popullit duke e bërë prona të tyre. Një kundërvlerë të tillë mund ta bënte jo një politikan i mirë, jo një udhëheqës i sinqertë, jo një atdhetarë i dinjitetshëm dhe jo një njeri i ndershëm, që e do dhe flijohet për vendin e vet, por një gjë të tillë mund ta bëjë një politikan i korruptuar, një udhëheqës i dyshifruar, një atdhetarë i rrejshëm dhe një njeri i pa ndërgjeshëm dhe i pa ndershëm, ndaj kombit dhe ndaj atdheut të vet.