Mendime
Nebi Dragoti: Qeverisja - mirë, keq
E marte, 04.11.2014, 07:00 PM
QEVERISJA: MIRË, KEQ…
NGA NEBI DRAGOTI
Për punën
që bën të vlerësojnë të tjerët, por, është meritë, kur e vlerëson edhe vetë, sepse
kjo të bën që mos të gabosh dhe të jesh krenar përpara të tjerëve. Të vlerësosh
me fjalën”mirë”ose “keq” një qeverisje duhet të jesh realist, të trgohesh i
ekuilibruar dhe transparent në faktet që përdor për vlerësim. Puna e mirë është
e mirë dhe puna e keqe është e keqe. Qeverisja:”mirë”, ”keq” është filozofi më
vete dhe konceptet i kanë kundra njëra –tjetrës. Është mirë që nga këto dy
fjalë vlerësuese të marrë përparësi definitive, sidomos për qeverisje, vetëm
fjala “mirë”, shumë mirë”. Këtë vlerësim e bën populli. Nuk e bën asnjë
retorikë qeveritare. Shprehem kështu se qeverisja kërkon njerëz të zotë për të
përfituar vlerësime maksimale si qeverisës i vendit. Në kontekst të paragrafit
të më sipërm harrohet kjo gjë për shumë arsye subjektive qofshin apo objektive.
Në këtë proçes subjektiviteti të dëmton, se mat ecurinë si ai kali me parafango,
që tërhek karrocën duke parë vetëm në një drejtim. Dhe aq më keq, këtu, kur të
pëlqen mendja jote dhe tregohesh inferior ndaj këshillimeve që të bëjnë
përrreth qofshin këta persona të opozitës apo mendime oponente brenda
strukturave qeverisëse. Pjekuria, maturia, të qënurit i matur për çdo veprim që
merr është leva lëvizëse që të çon përpara për t’u vlerësuar “mirë”ose “shumë
mirë”. Qeveris mirë, kur i shërben masës së gjërë, kur punon për shumicën që të
ka dhënë me votë drejtimin e vendit. Them për shumicë, se jemi në pluralizëm
dhe se në pluralizëm nuk janë të gjithë në një mendje. Qeveris mirë, kur punon
për rritjen ekonomike dhe rritjen e nivelit të mirëqënies përsa i takon jetesës
të kësaj shumice për çka i ke premtuar. Qeveria është për gjithë popullin dhe
duhet t’i shikojë njerëzit si të barabartë. Qeverisë mirë , kur shumica
dërrmuese të ketë punë dhe me punë të plotësojë kërkesat familjare, pa i
harruar edhe kërkesat që i detyrohet mbarë shoqërisë. Këtu desha të theksoj, se
nuk duhet harruar pakica e varfër, përkundrazi kjo duhet të kihet në qendër të
vëmendjes. Qeveris mirë, kur qeveria plotëson kërkesat e nevojshme të
popullsisë:me drita dhe ujë. Këto janë elementet më jetik dhe delikat. Qeveris
mirë, kur mbron interest e individit për të jetuar i lirë, kur i mbron të
drejtat që i garanton Kushtetuta. Më thjeshtë:burimet hidrike janë dhuratë e
natyrës. Në këtë drejtim ky popull është i bekuar. Vjelja e këtyre të mirave , për
t’i vënë në shërbim të njeriut kërkon pak harxhime dhe jo të ketë administratë
të fryrë burokratike, që mbushin zyrat duke pretenduar se kështu punohet, duke
pretenduar se e marrin rrogën me “djersë”. Këto burime përdoren për ndriçim, për
ujitje të kulturave bujqësore, përdoren për të pirë etj. Por…nuk punohet që
këtë dhuratë të natyrës shqiptare ta kthejmë në dobi të njeriut me një kosto sa
më të ulët. . Bëhet qeverisje e keqe, kur tentohet të rritet çmimi i energjisë
dhe i ujit të pijshëm. Pse?Për këtë punojmë ne që jetën ta bëjmë sa më të
shtrenjtë?!Shqipëria ka ujë me bollëk. Në këtë prizëm desha të shprehem, se nuk
janë mënyra të menduari dhe veprimi të matura mirë, por…kanë qëllim
donkishotesk të gabuar se po të ndiqet kjo rrugë, do të ketë përfitime në
rritje të buxhetit shtetëror. Nuk është mënyrë kjo për rritjen e buxhetit. Më
qartë:shteti janë gjithë shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë dhe Qeveria.