E shtune, 21.12.2024, 03:12 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Jusuf Buxhovi dhe ''Dosja e Hapur''

E diele, 02.11.2014, 08:28 PM


Jusuf Buxhovi  dhe  “Dosja e Hapur“

Nga Fahri Xharra

“Dosja e hapur” ,roman i Jusuf Buxhovit , një  vepër që të lë gojëhapur dhe të futë thellë në  çështjen ende të pazgjidhur shqiptare . A duhet të mëndojmë se me të vërtetë

ne jemi në një situate ku ende qëndrojmë peng i të kaluarës sonë ,asaj pjese të turpshme?

“Dosja e hapur “ roman ndryshe nga të tjerët por që në të vërtëtë e spjegon mos aftësinë tonë për të parë të vërtetën në sy  , dhe mos dëshirën tonë  që njëherë e përgjithmonë të mbyllim dosjen tonë tëcilën të tjerët nuk duan ta mbyllin. E ne iu ndihmojmë!

Dosja e hapur...”Në vitin 1958 njëfarë Ivan Popoviçi  (Slaven und Albaner in Albanien und Montenegro) e ”zbulon” se duke u mbështetur kryesisht në ”argumentime” gjuhësore , i paraqet shqiptarët si popullsi e ardhur në trojet e sotme të tyre në një kohë të pa përcaktur në mesjetë ,por sipas tij  gjithësesi pas sllavëve.

Pse e gjithë kjo luftë , pse i gjithë ky ngulm gati dyqind vjeçar  i fqinjve që të na “gjejnë kohën se kur kemi ardhë “këndejpari ,dhe të “ nderojnë “ edhe me vendin se nga “ishim”?

Historia është shkencë egzakte dhe nuk duron “ mrekullira” se e vërteta qëndron edhe nën tokë e edhe në ujë , asaj ne duhet t´i japim gjuhën dhe te flet.

“Në  malet ,mbi zonën e banuar me sllavë dhe protoromanë mbeti një popullsi blegtorale që mund të  cilësohen si protoshqiptarë” thoshte Ivan Popoviçi.

Objekti dhe qëllimi i i pikëpamjeve që e kundërshtojnë autoktoninë e shqiptarëve është i qartë (N.Çabej, Ilirët që mbijetuan) , të gjëndet një vend nga dikur jofortlargënë histori. shqiptarët të kenë ardhur. .Por, kot. “Mrekullitë”  nuk i duron shkenca e historisë.

Por ka edhe nga ata , që nuk i bishtnojnë fakteve dhe e thonë  atë që duhet thënë se në burimet historike nuk bëhët fjalë për ndonjë megrim të shqiptarëve.Andaj është e natyrshme që shqipja është folur , që nga kohët e lashta në ato vende ku flitet edhe sot, pa i llogaritur vendet tjera ku iu kanë humbur gjuhën..Gjuhëtari Radoslav Katiqiç: “ grupe shqipëfolëse ka në Epir , në pjesën perendimore të Maqedonisë dhe në lindje të Malit të Zi. Në Kosovë ,popullsia është kryesisht shqiptare.(Katiqiq, Ancien Lanuages of the Balkans) dhe përfundon që kjo zone e banuar me folës të shqipës gjendet thuajse terësisht mbrenda territorit të lashtë të Ilirëve.Për këtë arsye ai e sheh normale dhe të natyrshme gjuhën shqipe si pasardhëse moderne të ilirishtes.(fxh)”

Dosja e hapur..  “Në një blog serb lexova ku thuhet se shqiptarët e Kosovës nuk kanë aspak lidhëshmëri me ne dhe ata janë ta ashtu si e thoshte plaku shqiptar ne nje Tv-intervju :”  ne jemi ilirë’ ,ky nuk është vendi i serbëve, ne gjithëmonë kemi qenë këtu, kjo është e jona, kjo është e jona…” (Albanci sa Kosova naravno nemaju aspolutno nikakve veze sa nama i oni su kako kaze drtavi starac koga su intervjuisali na TV-u “mi smo Iljiri, ovo nee srbska zemlja, mi smo od uvek bili ovde, ovo nasho, sve ovo nasho…” (fxh)

Dosja e hapur .....” Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(At Gjergj Fishta ,1939).” (fxh)

“-Zoti Strauss, faleminderit që pranuat intervistën. Kur babai juaj vizitoi Shqipërinë për herë të parë në 1984, unë kam qenë e vogël, por e kujtoj zhurmën që u bë, veçanërisht më pas, pas viteve të para të rënies së komunizmit. Ju ishit me të në Shqipëri, si e kujtoni atë vizitë?

-Ende e mbaj mend. Në fillim përgatitjet, u ulëm bashkë në zyrën e babait tim, për të bërë planet për vizitën, dhe ai planifikoi një vizitë pushimesh dhe jo një takim zyrtar dhe më pas u shndërrua në një çështje shtetërore, vizitë shtetërore. Ne hymë nga Hani i Hotit dhe ndoshta isha numri dy që hyja në Shqipëri pas babait tim.

-Ju thatë se ishte një vizitë private por në ato vite, pikërisht disa vite më vonë ra Muri i Berlinit si dhe komunizmi në vendet e lindjes. A nuk ishte një përpjekje për vendosur marrëdhënie diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë?” ....Dosja ende e hapur

Dhe Jusuf Buxhovi romanin e tij “Dosja e Hapur” (faqe 482) e përfundon kështu:

”Autori: -Meqë ishte kështu, atëherë pse duhejtë vritej kur ai ndodhej para vetëvrasjes?

Gjenerali Josip Paleviq :- Kësaj petjeje duhet t`i japin përgjigje  vetë shqiptarët, nëse nuk dëshirojnë të mbeten edhe më tutje pjesë e dosjes së hapur....”

Mo` zo` më keq për ne !(fxh)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora