E shtune, 21.12.2024, 02:33 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Muça: Baki Ymeri dhe letërsia

E enjte, 30.10.2014, 08:09 PM


Baki Ymeri dhe letërsia si kujtesë historike e zgjim kombëtar

(Refleksione nga një komunikim elektronik me një buqetë poetike)

Nga Vladimir Muça

Falë teknologjisë në komunikim, lidhja ndër shqiptarët anë e kënd botës, tashmë është evidente. Ky komunikim, sigurisht që e ka forcuar më shumë integrimin e diasporës ndër vete dhe në tokën amë.

Unë pata nderin të komunikoj frutshëm me një zë buçimas në diasporën shqiptare të Bukureshtit, me atdhetarin e flaktë, universalin në letrat shqipe, Baki Ymerin; vazhduesin e përkushtuar të rilindsave të mëdhej në vatrën e shoqërisë “Drita”, bashkëkombasin nga Shipkovica qëndrestare.

Bakiu, djali i Ajaz Vokës, shqiptar nga Malësia e Sharrit dhe Aurelia Graur, grua intelektuale rumune,  formohet intelektualisht duke u arsimuar në Universitetin e Prishtinës, Vjenës; mbron doktoraturën në Bukuresht duke polemizuar dhe afirmuar çështjen shqiptare në simpoziume ndërkombëtare. Bashkëpunon me një sërë revistash e gazetash , si antar i Këshillit Udhëheqës i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, duke themeluar shoqatën Rumuno – Shqiptare.

Bakiu radhitet si një ndër përkrahësit më energjik i bijve e bijave të rilindsave tanë me botimin e reth tridhjetë vëllimeve të autorëve shqiptarë në gjuhën rumune, duke zbuluar dhe shumë thesare të shoqërisë “Drita”.

Si antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe me prezencën antologjike, studimore, publiçistike, i lauruar me shumë çmime e lavde: Si nga OKB- ja ( Qendra për të drejtat e njeriut), Instituti Biografik Amerikan ( u shpall Njeriu i vitit 2001 ), Laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë më 2006, Mirënjohje në punën e kritikës letrare nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita”  dhe revistës “Pelegrin” Athinë 2006, Mirënjohje nga Bibloteka Kombëtare Universitare e Kosovës, 2007, Diplomë falenderimi nga Fondacioni Kulturor “Dimitrie Bolintineanu” 2008.

Por urtaku Baki Ymeri si shumëkush, këto lavde, grada shkencore në komunikimet me bashkëpuntorët, miqtë nuk i përmend kurrë. Edhe me mua komunikon thjeshtazi, si e vërteta në përkushtimet letraro, studimore e atdhetare, të cilën e kërkon me ngulmim shkencor e pasion në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.

Kjo ish dhe shkaku që atdhetari, patrioti, shkencëtari i letrave shqipe Baki Ymeri (Voka) për këto cilësi u burgos dy herë nga klika e Beogradit për atë nacionalizmin shoqëror, pa kurrfarë mllefi për etnitë e tjera, me të cilët ai jetonte e aspironte jetesën në liri e harmoni shoqërore.

Kjo është dhe e gjithë amalgama dhe e përsihatjeve , e përkushtimit letrar, kulturor i punës prej demiurgu të diasporës në lëmin e letrave shqip, si një kontribut i jashtëzakonshëm në mbajtjen zgjuar të kujtesave historike dhe të ndërgjegjes kombëtare.

Shkak i këtyre refleksioneve m’u bë një buqetë poetike e dërguar në adresën time elektronike nga Bukureshti nikoqir si një vazhdimësi e komunikimeve letrare-kulturore nga këta Rilindas të Rinj, në një substanceë të re kohore, në kuadrin e një zgjimi global të Etnisë Shqiptare!

Cilitdo vëzhgues letrar do t’i mjaftonte kjo buqetë për të bërë portretin poetik të Bakiut, me një indivualitet të qartë shumëdimensional, sa tradicional aq dhe modern në përqasjet estetike. Lexuesit dhe studjuesit që do të marrin në duar krijimtarinë letrare të Baki Ymerit, do të identifikojë atë me Shipkovicën e dashur të Malit të Sharrit, Bukureshtin mikpritës të mijra shqiptarëve ndër shekuj, si një djep i kahershëm i atdhetarizmës; i punës titanike, të bërë nga para –ardhësit e shoqërisë “Drita” dhe të vazhduesve me Xhelku Maksutin dhe Baki Ymerin , si  burim i një dritësire që nuk do të shuhet kurrë në diasporë.

Temat e mëdha të atdhetarizmës, kulturës gjuhësore e letrare, bashkëpunimi ndërglobalist me popujt në suazat e integrimeve, ruajtjes të etnicitetit, etnografisë, onomanistikës, toponomistikës, nxjerrjes nga thellësirtë e mjegullnajës së shekujve dhe heqjen e ndryshkut turk, si dhe evidentimi i tiparve më fondamentale të kombit shqiptar.

Këto janë sipërmarrjet më të mëdha të këtyre demiurgëve, të cilët, për asnjë çast nuk  i kanë munguar kësaj mëmësie të Diasporës Shqiptare.

Baki Ymeri me këta bashkëudhëtarë krijuan një substanciale shoqërore e cila ka qenë gjithmonë  pararoja e zhvillimit tonë kulturor.

Edhe sot, kur në të militon dhe drejton një bir i denjë nga Shipkovica, për analogji tingëllore njehësohet si Boboshtica e lauretatit të madh Viktor Eftimiu.

Jam i sigurtë se duke lexuar veprën e Bakiut, por dhe këtë buqetë poetike në veçanti, lexuesi do të ndjejë një rishtjellim emocionesh që do t’i shkaktojë gjallimi e leximi i këtyre temave universale të veshura me një rrobe të re, çka i ngre në një nivel më të lartë, u jep një vlerë më të madhe përjetimi, duke kaluar atë cakun e thjeshtë informativ.

Universali Ymeri, paraqitet në këto poezi si  një krijues me formim të gjërë letrar, me konceptime të qarta, vizion e stil modern, ku bien në sy nocionet e thekura balaidike e shumëdimensionalitetit lirik. Një ndërhyrje e shumë lirizmave në të cilën vegjeton kulpra e jetës.

Në suazat e përkushtimit poetik, kudo në këto poezi ndjehet trendi i lirizmit atdhetar, patriotik, dhe atëhere kur i këndon mikes së dashur. Ai vjen si një rendje marathonomake në letërsi duke mbajtur lart stafetën e rilindsave: ” Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë”.

Në çdo varg ndjehet ngulmimi i autorit për një rilindje të re, në një substance të re kohore. Kulturat, shkenca humane  e letërsisë, ”biblotekat e ndritura’’, janë ato që do na udhëheqin në këtë rrugëtim të ri.

“ Eja të bëhemi fqinj të dritës” thirmon autori përmes shkrimit poetik. Ndryshe nga viktimat e deklamacionet luftarake, poeti ynë i nderuar , pushkën më të efektshme ka penën ndaj dhe lirizmi dashuror për miken vjen krejt i veçantë, vjen mes vargjeve, strofave, mes librave, kulturës. Një dashuri të tillë mes librave na e plazmoi poeti ynë i madh Dritëro Agolli: “ Po të jesh i mërzitur shumë,/ Atje do jem fshehur unë/ Në ndonjë varg e ndonjë shkronjë.”

Një analogjizëm poetik me shpirtin e pathosin e poetit Patriark, reflektohet në vargjet e lira, si vetë dëshirat e Baki Ymerit,  me atë transparencën ndjenjësore të dashurisë e cila tejkalon ato timbre të ëmbël lirikë ku: “ Dhe oh, si piqeshin/ dhe si i vilja/ mes fëshfërimave të librave/ frutat pyjore të buzëve të tua.”

Poeti nuk e parafytyron lirizmin rozë romantik e idilik, por nëpër vargjet e lirikat e tij hera herë nxjerrin krye nocionet e thekura balaidiko – lirike si tek poezitë “Finalja e madhe”, “O zot”, “Ars Amundi”, “Bren i babait tim” ku pastoralet poetike në kuadrin e një social – poezie, bruhen me ekstrakte biblike.

Jeta e njeriut dhe zanafilla shpirtërore vinë si dy amalgama të patjetërsueshme. Kjo është dhe ajo ekstrakte poetike që në këtë buqetë formëzon portretin poetik të Bakiut, me ato penelatat e hedhura bindshëm  si në një pikturë ekzistenciale të Salvator Dalisë.

Poezitë në tërësi në anatominë e tyre ndërthuren, ushqejnë me trille njera tjetrën  si në aspektin artistik dhe në atë ideor e mendimor; si ato enët e gjakut e të limfës në trupin e njeriut, duke jetësuar ndër vargje pathosin poetik që çel si zambakët e Shipkovicës aty rrëzë Sharrit, me atë bukurinë, urtësinë, paqen, luftën për përsosjen e mëtejshme të botës si veti e poezisë në tërësi.

Nga ky këndvështrim, autori dallohet për një konceptim natyral modern në poezi, për të cilën dhe unë ngulmoj në përballjet dialoguese me miq e shokë krijues. Jo marrje kallp e modernitetit në  poezi, po natyralizimin e kësaj estetike në habitatin shqiptar, duke e  ushqyer me diversitetin e tij.

Ashtu siç poetizon natyrshëm poeti Ymeri ku : “ Hardhija e egër i zgjat / gjethet e plagosura drejt meje.” Një modernitet poetik ku hermetizmi klasik thyhet nga natyralizmi poetik. Gjithçka vjen mirë e bukur, me atë kostumin gjethe – hardhije të plagosura, me një supermetaforë që autori vesh poezinë bio – vetjake ku: ‘”Qofsh një enë e kristaltë/ mbushur me murmurimën tonë!”

Apo siç poetizohet dhe në “Endërr” buron në “Ishuj drite” ku “Rafte librash/ nën qiellin e hapur”. Gjithçka dashurore e shkrirë në lirizmin patriotik e atdhetar. Një komb ecën përpara dhe zhvillohet vetëm përmes kulturës dhe dijes. Atje gjëndet edhe  sipas Baki Ymerit, zanafilla e të gjitha prurjeve shpirtërore dhe diturake.

Po të lexosh me kurreshtje poezitë “Endërr” , “Fqinjët e dritës”, “Finalja e madhe”, “ Duke kaluar nëpër Rumani”, në këtë nëntekst na përvijohet poeti patriot, atdhetar, dashuria, dëshira për progres shoqëror, duke patur si suport dhe lëvizjen feminile, nderimin e vlerësimin e femrës me ato burimoret të gjithëçkaje shoqërore.

Në këtë trajtim, koha për poetin identifikohet si përjetim dhe kapje e çasteve më të bukura, me ato imazhet që mbesin të pashlyeshme në kujtesë;  ndaj dhe natyralizimi që i bën autori modernitetit poetik vjen i ndjerë,ëmbël, plot ndjenjë.

Ai vjen me Bukureshtin nikoqir si në trojet  Dardane, të Karadak – Sharrit, me atë pasaportën e vet biometrike e ligjëruar të integrohet në kuadrin global, duke kaluar pa frikë doganat në Shengenin poetik europian.

Poeti me bindje të plotë na prezantohet me një soj të ri, me valenca e kumtet e tij patriotike social – etnike, pa iu larguar thelbit dhe në poezitë e mirfillta lirike, ku  ndonëse me nota lasgushiane, manifestimi i së bukurës e jep rezonancën që në vargjet e para me kuintesencën e idesë; se mosha nuk ndikon në shpirtin lirik të autorit..

Lirikat e Baki Ymerit në tërësinë e tyre nuk janë siç ndodh rëndom në shumë poetë: shpërthyese, të pakontrolluara, të shthurura pa programim esencial – shoqëror.  Tek këto poezi, që pata kënaqësinë t’i lexoja, mbizotëron raporti i arsyes dhe shpirtit që bën vetë rregullimin poetik, vesh profilin mjeshtëror të poezisë me rroben e figuracionit artistik shumë funksional ku : “E dashur/ eja të bëhemi fqinj të dritës.”

Duke përflakur momentet më të çiltërta “fëshfërimash” të poetit e duke hijezuar njëkohësisht dëshirat e pavullnetshme, duke perceptuar  me metamorfozat e palimpsestet e jetës, Bakiu me mjeshtërinë e artit poetik, nxjerr me mendjen dhe shpirtin atë fortësi e shkëlqim diamantik i cili jep zanafillën e një bing – bengu në tërësinë poetike: Ndaj hera – herës, duke qenë poezi moderne, të natyralizuara në vendin ku u lind, u rrit e ku jetëson, merr dhe tiparet e një poezie inteligjente me një lloj impresionizmi, ku hera – herës e fut në botën e dyzimit.

Ky lloj impresionizmi, sa qyetar aq dhe baritor më kujton Montalen, Ungaretin , Zhak Preverin, Rilken, ku brenda stilit poetik flaket mërzitja dhe dhimbja, si në të kaluarën, të tashmen dhe në të ardhmen.

Poezitë “Që në shikim të parë”, “ Duke kaluar nëpër Rumani”, “Breu i babait tim” mund të merren si etalone të një moderniteti autokton me nuancë inteligjente, me prirje drejt personalizimit. Këto poezi vinë në këtë tufë zambakësh poetikë ( si zambakët e Prizrenit dhe të Gostivarit) tjetërlloj nga ajo e bashkëatdhetarëve, ku fryma atdhetare e patriotike shkrihet gjer në cilësinë e deklamacionit.

Poezia e Baki Ymerit ka më shumë ndjenjë, filozofi; ajo tashmë është formatuar e mbarsur në rrugnajën e re, ku ngërthehen ngushtaz nocionet  filozofike me ato artistike, stilistike, jetësore; të shkrira në një unitet letrar me prurjet e sotme poetike.

Thjeshtë me këtë demiurg lertar, kemi të bëjmë me një kurajo moderniste, i veshur me një kostum shqiptar, një poezi ekselente, me parametra tokësorë e jo me “ qiejt që pikojnë yje”. Ky personalitet i letrave dhe i atdheatrizmës, shumëdimensional në shkencën humane të letrave, vjen i ngjizur , sa me natyrën e Shipkovicës, aq me diasporën e shtetin amë.

Ai me vikamën e vet si Majë Krahi, e kërkon amëshimin në ato ckërka ku të parët dimëronin e veronin me lirinë e kënaqësinë natyrore të shpirtit. Bakiu, nuk mund të bëjë asnjë poezi për të dashurën, babanë, gjyshin, nipat, bashkëfshatarët,  pa u futur në ato lëndina,ckërka, në ato përrenj  ujë shkumë, zogjve këngëtarë, mëllenjave skepisha që gjurmërojnë mes gjelbërimit në shpatmalin e Sharrit.

Në këtë densitet natyror, autori prodhon peisazhe vangogiane, aq shumë të preferuara nga poetët natyralistë, si me poezitë “Ars Amundi”, “Pritje”, ”Pas shiut”, “Motive Bukureshti”.

Në këtë stilizim natyror , me një rëndesë mendimi, me penelata të një purpuranteje mbi trojet amtare, ai bën thirrje për një angazhim më të madh në nxjerrjen në pah të vlerave kombëtare në kuadrin ndërkombëtar si një domosdoshmëri e një kohe të re në të cilën po integrohet ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve.

Gjithçka në këtë poezi ecën në gjurmën e metaforave e parabolave shumëfunksionale, alegorive, të cilat si një diell vijnë nga vend – lindja, ku gjithçka rrezatuese nuk i ikën fjalës për ta lënë atë të lakuriqtë.  Edhe në këtë tufë poetike, që në vetë – vete përbën shumë karburant jetësor, lexuesi do të flatrojë në këtë pyll poetik, me një erudicion tashmë të afirmuar në botën shqiptare dhe më gjërë.

Baki Ymeri na vjen si një vazhdimësi e denjë e rilindsave të nderuar në Bukureshtin nikoqir, dhe në  Shipkovicën legjendare, i heshtur, urtak, por shumë mendimtar në zgjimin kombëtar.

Dyrrah tetor, 2014

E –mail: vladimir_muça@yahoo.com

Vladimir Muça

Poet

Prozator

Studjues



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora