Kulturë
Tefik Selimi: Një vepër me imazhe të bukura poetike
E diele, 19.10.2014, 03:53 PM
Një vepër me imazhe të bukura
poetike...
Nga Tefik Selimi
Poetja
nga Bujanoci, Diniela Lera – Vehbiu, është njëra ndër poetet më të reja që i
shtohet artit të shkruar në Luginën e Preshevës, në Kosovë dhe Shqipëri.
Diniela Lera -Vehbiu ka lindur në vitin 1985 në Tiranë. Me kohë ka përfunduar
studimet e larta në Degën e Gazetarisë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë
me sukses të shkëlqyeshëm. Ajo është e re dhe, në këtë kohë njomake, pasioni i
saj është i flaktë për të shkruar poezi e prozë. Këto nisjet e saja poetike janë
nga mosha e vogël dhe vazhdon edhe mëtej në shkollën e mesme ku merr pjesë në
konkurse letrare, në të cilat e nderojnë me çmime të para disa herë radhazi.
Krijimet e saj poetike janë botuar nëpër revista me karakter letrat nëpër
qytete të Shqipërisë. Ky vit i saj është vit i nisjes së saj kah krijimtaria
letrare arstistike. Andaj, ditë më parë, ajo botoi veprën e parë me poezi: “Kur
lulëzoi pritja”. Vepër kjo me një teknikë të bukur, e cila ka simbolikën e saj.
Janë këto krijime poetike, të cilat kanë dalë nga etja e saj për të krijuar
poezinë, e cila e ka frymëzuar në çdo kohë, në çdo vend, ku ka “ethe” të
dashurisë, e cila dashuri është kudo: aty në takim, në pritje, në ndeja, në
përqarim, në mbrëmje, në gjumë, në ëndërr, zhgëndërr, pushim, argëtim etj. Autorja,
shton: “Mundohem të kem vendosur të kthej/ edhe një tjetër fletë të jetës sime/
ndjej që kam kaluar në botën e zanave/ në gjumin me ëdrra të bardha...” (f.7).
Gati të gjitha poezitë janë frymëzime “rinore”, të kohës së diktatit të zemrës
apo kohës së “bandilave”, sepse “mashkullit i duhen dy sy të bukur/ se formojnë
qiftin ideal”. Pra, këto poezi janë inspirime njomake, të cilat kanë dalë jo
nga “lodhja”, por nga lehtësia e shpirtërore e dy të rinjve, të cilët, në një
kohë të tyre, e ëndërrojnë jetën: “E ëndërrova dasmën tonë/ të dy hipur mbi një
kalë të bardhë!” Këto vargje dalin nga poezia “Ëndërrova dasmën tonë”, e cila
poezi ka dy personazhe: djali e vajza. Ky krijim artistik të përkujtojnë
vargjet e këngëve popullore. Aty e kanë burimin. Sepse, te dy janë engjuj. Janë
bukuri e rrallë e jetës. Pse jo? Ja si është “ëndrra” e tyre të bardha: “Ti
dukesh më i bukur se kurrë/ dhe ti me të bardha se unë/ apo: “Ata tek dy, si
bandila enden dhe joshin natyrën me bukuritë e tyre” njomake dhe frymëzimi i poetes
shtohet me sa vijon: “Në lëndinë s’mungojnë pijet, muzika/ torta jonë e
stërmadhe/ s’mungon buqeta ime e luleve/ e hedh në ajër, dikush e kap, një
vajzë/ lumturohet një djalë!” Dashurinë platonike, autorja e shpreh me vargje
poetike, si: “M’u desht të të harroj”, ajo shton: “Thuamë se të ta them se të
dua/ më shumë se jetën time/ se gati sa s’u çmenda/ kur iu shmange puthjes
sime” (f.15). Poezia e Diniela Lerës është e afërme me të gjithë. Ajo e ka
reflektimin e qartë. Nuk hapëron me iluzione, por është krijim spontan, i
qiltërt, ashtu si është vetë jeta e poetja. Ajo (autorja), shton: “Aty jetoj
unë, e dashuruara jote/ ti po deshe eja, do të
të qeras me një të puthur/ nga buzët qershi dhe me të bukura fjalë/ do të kaloj male për ty” (f.
16). Kjo është dashuri e rrallë platonike. Një dashuri e sinqertë, e cila hyn
dhe zë vend te dy të rinjtë, të cilët, njëri-tjetrit i besojnë në zemër-dashje.
Vepra e Dinielës Lerës është plot ngrohtësi jete. Ajo u jep shpirt të jetuarve,
të cilët dinë ta jetojnë jetën. Por, kur ata kanë zënka, sikur e shohin se vjen
edhe e papritura - vdekja. Ja si shton poetja: “...unë dëshiroj me shpirt të
jetoj”. Në këtë “lojë” të të rinjve, shkruhet edhe poezia. “
krijim spontan
artistik. Ajo adhurohet. E tillë është
poezia e Dinielës nga Shqipëria. Diniela Lera – Vehbiu përpos që është
gazetare, ajo tashmë është afirmuar dhe e sukseshme në profesionin e saj. Por,
me veprën e saj poetike “Kur lulëzoi pritja”, ajo po tregohet edhe më e
suksesshme në fushën e krijimtarisë letrare, ku siç thotë edhe vetë Diniela ky
është vetëm fillimi në fushën letrare. Në një ambient të veçantë dhe në prani
të shumë dashamirëve të librit, ditë më parë,
në Bujanoc, u promovua libri i parë
me poezi dhe prozë i shkrimtares, gazetares nga Shqipëria, Diniela Lera
– Vehbiu. Ajo me një rast ka shtuar për librin e saj se: “Është një libër që
ndoshta për dikend ka thjesht vetëm njëqind e ca faqe, por për mua është më
shumë se kam lënë shpirtin në ato poezi e proza, është diçka më shpirtërore se
çdo gjë tjetër”. Ndërkaq Nexhat Rexha, krijues nga Gjilani, tha se libri i parë
i poetes Diniela Lera Vehbiu “Kur lulëzoi pritja”, shënoi fillimin e jetësimit
poetik në rrafshin artistik si dëshmi e
konkretizim të një akumulimi shpirtëror
nëpër të cilin ka trazuar botën e brendshme të autores. Poezia artistike bart
dhe ruan me vete skenat nga më të ndryshme,
krijon mundësinë e shpalosjes
edhe në imtësi të cilat ruhen në imazhin
e sugjestioneve të arkivuara në memorien e njeriut, ka shtuar mes tjerash,
Nexhat Rexha, krijues nga Kosova.
Shkrimtarja Diniela Lera – Vehbiu jeton në Tërnoc, komuna e Bujanocit. Veprën e ka botuar Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” në Gjilan.