Mendime » Xharra
Xharra: Shitja e identitetit shqiptar nga Rexhep Qosja
E enjte, 09.10.2014, 06:59 PM
Shitja e identitetit shqiptar nga Rexhep Qosja
Nga Fahri Xharra
“Qeveritë
shkojnë e vijnë dhe fusin në ekuacionet e tyre të politizuara për efekt
mbajtjesh interesash kujtesën historike kombëtare, duke e deformuar si
plastelinë në përshtatje të modeleve politike. Qeveritë, me naivitet politik,
bëjnë identifikimin e fenomeneve historike, me ndonjë figurë, pas së cilës
mendojnë se do të ishte më e sigurt qëndresa në pushtet. Pra sot kemi një
komercializim të historisë dhe fenomeneve apo ngjarjeve historike. Si çdo gjë,
edhe historia e vendit është shitur dhe është blerë në të gjitha format e
komunikimit dhe të transmetimit, prej duarve të tregtarëve-historianë, apo
historianëve-politikanë.(Robert Q.)”
Derisa shkruaja dhe të zgjedhja fjalët për të
përshkruar ashtu si na dole , u trondita nga ky lajm : “ Edhe një i ri kosovar
i moshës 22 vjeçare është vrarë në orët e mbrëmjes të ditës së hënë në
Siri.Familjarë të të vrarit bëjnë të ditur për, se djali tyre 22 vjeç, Arbnor
Uksmajli, u vra mbrëmë në orën e vona në Siri. Familja e të vrarit nga fshati
Jezerc i Ferizajt, ishin vendosur me vendbanim në Nerodime (vend periferik i
Ferizajit)”(lajm i shtypit 7,10.14 i ores
15.00).
At ditë kur u takove dhe u duarshtëngove me Shefqet Krasniqin , pse nuk ia tha një fjalë në vesh që edhe ai të hjekë dorë nga propaganda e tij antishqiptare?
Baci Rexhep Qosja , me kujtohet , ishte viti 1978 kur e kam lëxuar librin tënd : “Dialogje me shkrimtarët” dhe sa e ndjeja në krenari në vete që jam shqipëtar ! , se ishin vitët e një drite që e kishte filluar ta ndiqon Kosovën por nuk e dija që në ty mëshifet një mohues i kombit, një mohues i identitetit kombëtar. Mos më thuaj , jo; kemi shumë prova që e vërtetojnë këte që po e them.
Baci Rexhep ,po kush mbeti mik me ty ? , një popull e demoralizove dhe i bëre që të humbin besimin në të “mëdhenjt” e kombit .
Miku im i
shkrimit Robert Qafzezi na shkruan se : “ në Shqipërinë e sotme kemi një
situatë të turbullt, kaotike në lidhje me kujtesën kolektive, dhe kjo nuk është
e paqëllimshme.
A edhe ti je në këtë grup tenorësh e sopran-es “Më e tmerrshmja është se sot po dëgjojmë “tenorë” të reaksionit më të errët të kombit tonë, të hedhin parulla që thonë se nën pushtimin e huaj Shqipëria ishte më mirë dhe se rezistencat kundër pushtimeve e kanë lënë vendin prapa. Akoma më e tmerrshme është kur e di se këta “tenorë” kanë ose kanë patur edhe funksione të larta shtetërore, ose ishin në hiearkin akademike të kombit
Ata që u
shërbyen me vetëmohim osmanëve, duke marrë ofiqe dhe përfitime materiale, sot
po dalin heronj të pavarësisë së Shqipërisë.
Sikur ti Baci Rexhep , si qytetar i ndershëm të na obligoje të gjithëve me shkrimet e tua që ta dijmë që e kemi detyrë kombëtare ruajtjen e historisë dhe kujtesës historike të vendit dhe nuk duhet të bjere viktimë e këtyre shtrembëruesve, që për arsye politike mundohen të deformojnë historinë tonë dhe ngjarjet e saj,sa kishte me qenë mire!
Pra, te lutemi publikish tërhiquni se Boll mo! edhe ty të doli boja.
“U çjerr maska e akademik Rexhep Qosjës! ( nga Dibran Idriz Gashi)
Vërtet më nuk ka dilemë se cili eshte roli R.Qosjes, pasi ai tashmë doli i demaskuar me maskë të çjerrë tërësisht!
Rexhep Qosja mbron veprimtarinë e hoxhallarëve vehabist dhe vajton arrestimin e tyre tue e krahasuar me arrestimet dhe burgosjet e atyre shqiptarëve që burgoseshin nga sistemi komunist, e të cilët kërkon liri dhe të drejta kombëtare.
Një personalitet që mbron e mbështet fundrrinat fundamentaliste islamike në dëm të kombit të vet është gdhendësi i trungut shqiptar dhe turpi i kombit shqiptar. Ç'absurd i llojit të vet, ç'hipokrizi e tmerrshme të bësh një krahasim të tillë!...
Me këtë, ky personalitet po dëshmon shumë qartë rolin e tij kobçar ndaj kombit shqiptar tash dhe në të gjitha periudhat dhe kështu na dëshmon se ishte mashtruesi më i madh, të cilit i kemi besuar kaq shumë dhe me emrin e të cilit jemi krenuar.
Ky personalitet iluzionist antikombëtar i veshur (maskuar) me petka të babait te kombit (superpatriotit) u paska sherbyer dhe po u shërben qarqeve më të ndyra antishqiptare.
Sa e padenjë dhe frustruese t'i kemi besuar këtij njeriu në pozitën akademike, i cili paskesh qenë i përkdheluri i sistemit titist dhe tash i përkdheluri i pushtetarëve si dhe adhuruesi e përkrahësi i neootomanizmit dhe vehabistëve islamik, luftëtar të kauzës neootomaniste.”
Të mjerët ne kujt i kemi besuar!