E enjte, 14.11.2024, 05:30 PM (GMT)

Mendime

Nëngurra: Mërgimtarët mbledhin para për Milaim Zekën

E merkure, 08.10.2014, 08:00 PM


MERGIMTARËT TANË NË NORVEGJI MBLEDHIN PARA PER TA NDIHMUE MILAIM ZEKEN

Nga Selim M. Nengurra

Se jemi popull i quditshem dhe popull i pa fije dinjiteti nuk kam dyshim bukur moti. Ama se jemi edhe kaq popull inatgji dhe me krye mushk e tru peshk në këtë masë nuk e kisha besue kurr.
Ja që pikrisht për këtë qe them në fillim të këti shkrimi më bindi ngjarja e ditës së dielë datë 05. tetor 2014.
Në qytetin Sarpsborg të Norvegjisë, në sallen sportive  KJEBERGHALEN u mbajt nji turnir i futbollit mes shumë ekipeve që kishin ardh nga Oslo dhe nga disa qytete tjera per të marr pjesë në at turnir. Pjesëmarrse ishin shumë ekipe dhe secila nga ato paguen nga 1200 korona norvegjeze per pjesmarrje, para këto që sipas disave nga pjesëmarrsit do shkojnë në fondin per mbrojtjen ( avokatin nderkombëtar ) të Milaim Zekës të vetquejtunit gazetar dhe producent i programit  maskarallak të SHIK-ut që quhet " PA RROTULLA ".
Unë sallen që u mbajt turniri e kam shumë afer nga shtëpia ku banojë dhe meqe aty ishin djemt e mi dhe nipi Blerimi që asht talent i madh i futbollit shkova per ta pa sado pak at turnir.
Aty pash se ishin shumë ekipe dhe pasi nuk i dija qellimin e trunirit, por mendoja se asht thjeshtë nji turnir per relaksim mes shqiptarve dhe miqve të tyne të kombeve tjera që kishte pothuej në secilin ekip mu ba zemra mal sepse mendja më shkoj të kohet e kalueme kur shqiptarët mirreshin me maskarallaqe e kriminalitete dhe kur burgjet e Norvegjisë ishin perplot me shqiptar kriminel.
Nuk kisha mundësi ta percjell tan turnirin , por pash disa lojë dhe disa lojtar talent të mrekullueshem të futbollit.
Dje me 06.10 .2014 isha musafir te kusherini im I.Z. dhe ai gjatë bisedës tha se shqiptarët ato para të grumbullueme aty i dergojnë në fondin e Milaim Zekës.
Desh u çmenda dhe per ta vertetue këte thirra djalin tim Petritin dhe e pyeta dhe edhe ai tha se ka ndëgjue diçka të tillë. Ja lëshova nji kerr kritika e shamje pse edhe ai bashk me vëllaun me u ba pjesë e këti maskarallaku.
Megjithate djali im i vogli thotë se asht gabim kjo se parat nga ai turnir i merr nji ekip i futbollit shqiptar në Norvegji e jo askush tjetër.
Dhe tash per shkakun se nuk kam të dhana të sakta per rastin e turnirit të së diles me 05.10.2014 nuk do shkruej asnji fjalë ma shumë. Unë do shkruej per Milaim Zekën njeriun që publikishtë permes RTK-së ka leshue apelin per ndimë per ta angazhue nji avokat  nderkombëtar per ta mbrojtë ate nga akuzat që ndaj Milaimit i ka ngritë nji prokuror nderkombëtar i EULEXIT.
Unë jam per ti ndihmue njerzit dhe sikur të kisha mundësi asnji njeri nuk do e leja pa ja shtri ndihmen per tja plotësue nevojat që i ka. Mirpo kurr nuk do ndihmoja njerzit matrapaz, kurvar, kriminel, teveqel, shpifsa, interesagji, ngatrresagji, falsifikator, jofalemnderues, arrogant, pa fije kulture e mirsjellje dhe të vetdeklaruem se ka ba vrasje dhe se kur ka vra at filan fistekun çka nuk i ban X-it e Y-psilonit.
Të gjitha këto tipare të mbrapshta i ka Milaim Zeka. Milaim Zeka pasi u patem takue në darsmen e Besim Riza Rexhaj në Stokholm në vitin 1997 dhe pasi shef se bashkëshortja ime ka merzi shkaku se i kshte vdek baba , dhe meqe atë kohë neve nga Norvegjia e kishim shumë të vështirë udhtimin per në vendlindje, Milaimi më premton se do ja gjen nji biletë aeroplani të lir dhe do na e dergon ate në adresen ton postare. Per qudi e mbajti fjalen dhe na dergojë bileten, por ajo biletë ishte e JUGOSLOVENSKI AERO TRANSPORT apo sikur njifet shkur si JAT.
E pata thirë në telefon pasi ma kishte dhanë numrin dhe i pata thanë se edhe nese vdes tanë familja e jonë në Kosovë neve nuk shkojm në varrim me aeroplan të Serbisë e as me bileta të JAT-it.
Bileten ja pata këthye dhe bashk me te edhe nji leter me pyetjen....; si ka mundësi që aktivisti i qashtjes së Kosovës të shet bileta të JAT-it?!
Për këte pata shkrue nji shkrim ma heret dhe u botue në ZSH. Pasi e kishte lexue shkrimin z. Valon Maloku producent dhe moderator i kanalit televiziv FIRSHT CHANEL e konfrontoj Milaimin per këte rast kur e pat musafir në studio të TV-së  së vete. Milaimi filloj me belbëzue dhe pasi ka aftësi të hatashme me u gjind ai nuk ngurroj me pranue se ndoshta ( sipas ti pra ndoshta ) ka marr dikush bileta të tilla , ama ish grueja ime ka punue në nji agjensi turistike dhe mund të ketë ndodhë se ajo ka gjet atë biletë dhe e ka dergue.
Paturpësishtë ky matrapaz akuzon ish gruen që njiherit asht nana e dy vajzave të Milaimit dhe me këte mendon se shperlau veten nga faji.
Milaim Zeka me gojën e vet e ka thanë së paku tri here edhe këtë; .... unë e kam vra Ahmet Krasniqin që ka qen minister e nuk po të vras ty. Nuk po më kujtohet se kujt i ka thanë ama e kam diku atë videoinqizim dhe tash nuk po kam kohë ta kerkojë .
Milaim Zeka ka ba inqizime ( dhe ka dalë pastaj me to ) per ADEM JASHARIN  dhe Hamzen e baben Shaban dhe ato kaseta apo ma von DVD asnjihere nuk i ka prezantue të tana, por pjeserishtë, ai në Zvicërr ( sipas mergimtarve shqiptar të atjehit ) ka shit fotografi të Adem , Hamëz e Shaban Jasharaj.   Pra nuk i ka prezantue të tana sepse me to ka fitue lekun dhe ka ba pasuni. Disa tash po thonë se si Milaimi ankohet se ka vetem nji banesë në Prishtinë?! Thonë se Milaimi po rren sa asht i madh se ai paska edhe nji shtëpi pallatë diku në Prishtinë. Nese e ka jam i sigurt se nuk ka mujt me e ndertue me parat që ju ka marr borq e kurr nuk jua ka këthye shqiptarve në Norvegji e as me fitimet e ti si gazetar tash atje në Kosovë. Po e pati atë shtëpi burimi per financimin e sajë i ka rranjet diku tjeter e ku e din vet ky. Sikur tisha i gabuem une dhe të tjeret per Milaimin ate nuk do e kerkonte Prokurori i EULEXIT.
 Milaim Zeka, pasi ik nga burgu pas denimit që me meritë e mori ish kryetari i Kaqanikut Xhabir Zharku dhe derisa Xhabirin e kerkonte policia e gjen Milaimi Zeka ( pasi asht i të nejtit klan mafioz dhe e dinte se ku mshifej Xhabiri ) shkon e flet me te, ban intervistë dhe paturpsishtë në vend se me shkue me at inqizim në polici Milaimi del në RTK dhe prezanton Xhabirin.
Milaim Zeka shkon dhe gjen edhe ushtar të AKSH-së, ban intervistë me ta dhe perseri në vend se në polici  perderisa ai formacion gueril ushtarak asht i shpallun si i jashtligjshëm nga shteti i Kosovës , apo me e rujt si sekret se ku jan e kush janë ata djem të ati formaicioni Milaim Zeka inqizimin e vet e prezanton në RTK. Të gjitha këto i ban me porosi të shefave të vet që janë të shumtë. Pra si antar i devotshem i Shik-ut Milaim Zeka me porosi të Azem Sylës, të Xhavit Halitit, të Adem Grabovcit, të Hashim Thaçit , Kadri Veselit etj, etj shikovca i ban gjithmonë në momente të liga  të papershtatshme e  qellim i vetem asht që këto prezantime me i shkaktoe dam Kosovës.
Milaim Zeka edhe Heroin e gjallë dhe luftëtarin e ditve të para të UÇK-së z. Gani Geci e merr per goje dhe gjithmonë me porositë e shefave të vet enverostalinist që i ceka ma naltë dhe personalishtë jam shumë i bindun se hise në inskenimin e rastit tragjik kur Gani Geci vret nji burr të familjes Shaqiri nga Baksi ka edhe Milaim Zeka. E them këte per faktin se dihet tashma se Milaim Zeka asht njeri i SHIK-ut, dhe asht vet SHIK-u që arriti ta menjanon nga rruga të pakalueshmin e të pathyeshmin Gani Geci. Këta gjakpimsa me tru karpatian stalinist arriten ta nxisin tashma të ndejrin Ruzhdi Shaqiri që të konfrontohet me Ganiun dhe llogaria e SHIK-ut apo ma drejtë me thanë e Azem Sylës , Kadri Veselit dhe banditve tjer ishte ba me perpikni. Nese Ruzhdiu e vret Ganiun e heqim qafe Gani Gecin dhe pastaj familjet Geci e Shaqiri do vriten mesveti tue u hakmarr. Mirpo edhe nese nuk arrin ta vras Ruzhdiu Ganiun do e vret Ganiu ate dhe pastaj Ganiu do futet në burg dhe rreziku nga ai per SHIK-un dhe kriminelet e ish LPK-së që tash janë uzurpatoret e pushtetit dhe shtetit të Kosovës do jet ma i vogël .
Milaim Zeka dikur moti në shtetet skandinave Suedi e Norvegji ka ba shumë matrapazllaqe. Po ja perkujtoj vetem rastin e ti në Oslo me familjen e nji rrojtari nga Juniku.
Milaim Zeka në emisionin e vet PA RROTULLA ka sjellë njerëz të programuem të cilet i kan ndihmue Milaimit me ba historinë false per LUFTEN E SHEJTË TË UÇK-së në Kosovë. Me këta njerez të shitun per nji 50 euro vlerë Milaimi ka ba herojet tradhtar dhe tradhëtaret heroj. Luftëtaret frigacak dhe ata që kan qitë pushkë e kan ik në zabele per tu mshef i ka ba luftëtar.
Milaim Zeka nuk ndiqet rastësishtë nga prokurori i EULEXIT, e ka bishtin e djegun ky. Pse EULEXI nuk po ndjek gazetaret e tjerë e që jan aq shumë dhe të cilet kan ba aq shumë shkrime e reportazha?! Jo sepse askush si Milaimi nuk asht i kapun per krim e matrapazllaqe. Andaj e bajsh me shendet hetuesinë, gjykimin që do të bahet dhe edhe denimin o Milaim.
Asht dasht me mendue se askujt si ka shkue kungulli gjatë mbi ujë. Ty besa ta hjek kapelen se gungulli yt ka notue tri dekada. Unë ashtu si të kam kuptue dhe tash besojë se të njof urojë që ai kungull të fundoset njihere e mirë. Turp të kesh që ke kerkue ndihmen e popullit  tash. Ti nuk meriton ndihmen e popullit të cilit i ka shkaktue shumë telashe, shumë kok¨qamje, shumë probleme. Nese je i pafajshem sikur thue pse po frigohesh? Apo po mendon se mund të denohesh edhe i pafajshem ti. Jo kurr këtë frikë nese e ki ta hjek unë .
Juve që mblidhni para per ta ndihmue këtë njeri Zoti ju mallkoftë sepse nuk po bani mirë asgja, perkundrazi po perkrahni nji njeri shumë kontraverz, të dyshimt dhe të pabesë e me këte po baheni bashkpjesëmarrësa të veprimeve të ti qofshin ato të mira apo të liga.



(Vota: 18 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora