Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Po Kadaresë cmimin Nobel!
E hene, 06.10.2014, 06:59 PM
Nga Fahri Xharra
“Natyra e ka dijtur të na nderon me gjeniun e madh, të përzgjedhur nga mëshira e saj, që t`i tregon botës se jemi një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeqare. Kadareja është fati historik i një mburrjeje kombetare.”
Të ngritësh zërin pro Kandidatit për Çmimin Nobel, do të thotë të ngritësh zërin pro një populli të tërë, pro popullit tonë e që fatbardhësisht Kadareja është “Nobeli” i kombit shqiptar. E neve kurr më tepër se sot nuk na u është dashur ky Kadare. Po Kadaresë për çmimin Nobel!
Kombi ynë do te nderronte imazhin e tij në botë sikur shkrimtari Ismail Kadare te fitonte çmimin Nobel.Duhet të mblidhen te gjithë shqiptarët e botës ; të gjithë me një mendje pa dallim feje , pa dallim bindjeje politike, pa dallim vetë-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetëvrasese të intrigave dhe intriganteve , pa dallim të qëllimeve të njerzve tanë që vuajnë nga” vetem per inat”, pa dallim moshe ,gjinije.
-Bashkësitë fetare muslimane , katolike ,ortodokse të të gjithë shqiptarëve të botës të shkruajnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!
-Të gjithë ata që e duan të ardhmen tonë, të fëmijve tanë në Europën e qyteteruar të shkruajnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!
-Të gjithë ata qe shkruajnë dhe te gjithë ata që lexojnë te nenshkruahnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!
- Dashuria ,atdhetaria ,mallkimi i vuajtjeve të së kaluarës të bashkohen dhe të nenshkruajnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!
- Unë ,ti ,ai ajo , na ju , na ,ata dhe ato te themi : Po Kadaresë cmimin Nobel!
- Cdo gazetë e përditëshme , javore ,mujore, cdo stacion televiziv ,cdo radio shqiptare te rezervojnë një minute për: Po Kadaresë cmimin Nobel!
- Sikur . S`ka sikur ; ardhmeria e atdheut thërret: Po Kadaresë cmimin Nobel!
Po Kadaresë çmimin Nobel!
Kadareja e ka vendin në ballin e oxhakut të Kombit, por edhe ju pajtoheni me këte.
Në kohën kur Kosovës i duhet shlyerja e hipotekave të këqija, në kohën kur Kosovës i duhet Kadareja, në kohën kur Kosovës vetëm miqtë e vërtetë mund t`i ndihmojnë , atëherë : Po Kadaresë çmimin Nobel.
E dijmë mire që konferenca e Rambujes e kishte Kadarenë mbrapa.E dijmë mirë që mos të ishte Kadareje, historija e Kosovës do të shkruhej ndryshe? Eh ,sikur historija të shkruhej ndryshe atëherë edhe kombi shqipëtar do të ishte ndryshe !
Shqipërisë e të gjitha tokave mbarëshqiptare na duhet Kadareja. Neve na duhet Nobeli. Duhet t`i jemi natyrës mirënjohës që na e fali Kadarenë mu në kohën më të nevojshme për ne.
Këngjilli
dhe gjerdani prej ari i nuk trazohen kurr ndër veti :
Neve na duhet KADAREJA! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi!
“ Shqipëria me Kadarenë, e ka jetën përpara” – Laurence Cosse (Le Quotidien de Paris,17.03.1982) shkruanin në Europë . E ende shkruajnë.