ADEM
ZAPLLUZHA
NDJEKËSIT E
ENIGMAVE
Redaktor:
Arsim Halili
Recensent:
Mazllum Baraliu
Lektor:
Arsim Halili
Shoqata
e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”
Kastriot,
2014
Arsim
Halili
PARATHËNIE
Hyrje
Në itinerarin krijues poeti Adem Zaplluzha, pa dyshim se tani më ka një formulë, për të cilën gjë
mund të themi se është me një
polivalencë ndjenjash krijuese. Ai niset
në cakun e duhur, jo për të kërkuar të
pagjeturën, sepse tani më e ka të gjetur atë që është enigmë. Me ngulm kërkon
ta modifikoj, si të qenë, kur diç është
abstrakte në kozmogininë e ideve të tij. Por tani mund të shtrohet edhe pyetja
:
-
Kush është
në kërkim të enigmës?
Poeti apo dikush tjetër. Sigurisht se poeti Adem Zaplluzha , nuk është më në
ankth për asnjë gjë tjetër, poeti në trajektoren e tij krijues riaktualizon dhe
modifikon motivet , për të cilat edhe ai vet në këtë kapërcyell të moshës së
tij i ka nuancuar me gjuhën poetike aq shumë lirika, ku secila
veç e veç thotë diçka, porsi tërësi
thonë një gjë, se ai shpreh rebelim poetik
ku sinjifikatiteti i gjithë asaj që
shkruan është gjuha e argumentit, gjegjësisht letrarizimi përballë të përditshmes dhe të përhershmes,
të imagjinatës dhe realitetit, të individuales dhe universales. Nga një kënd në
tjetrin, ndjek me kujdes ligjërimin poetik, jo patetik dhe të absorvuar, por
gjithnjë në konsistencë me të sotmen dhe të arsyeshmen. Lexuesit i ofron vargun
në variacionin e tij shprehimisht të kapshëm me nuanca figurative stilistike, gjithsesi këto lirika
tek libri “ Ndjekësit e enigmave” i transponon me kulturë shprehëse krijuese.
Rebelimi dhe racionalizmi i vargut
Kur e lexon librin “ Ndjekësit e enigmave”, në një moment do të ndalesh dhe të pyesësh
vetën, po në cilën situatë momentale është poeti. Komunikimi i natyrshëm por
edhe divergjent mes hapësirës kohore dhe hapësinore e që me ndjeshmëri e shfaq me diskurs faktik, porse mund të themi
paksa emocional, më së miri këtë e ndeshim tek poezia e tij
Fq5 Ku interkomunikimi është dy vetor në poezinë “ Ti qëndrove stoikisht”
“
Unë tani jam i moshuar
Thinjat
po rëndohen si shirat
Mbi
kokën time
Ti
ende ke mbetur lulebora
E paprekur deri në skajshmëri”
Natyrshëm dashuria mbetet prore e freskët, qoftë
ndonjëherë edhe në ikje. Poeti shihet se
është mjaft dinamik dhe evoluese, ai drejton gishtin kah tjetri, jo për të
marrë atë që nuk është e nevojshme, por që në parantezë e lidhë edhe dashurinë
edhe marrëdhënien ndër shoqërore dhe kjo natyrisht është edhe dhënie edhe
marrje, ndaj duke qenë peng i fjalës së
dhënë. Këtë distribuim e shpërfaq përmes poezive “ Ishte kohë e fjalëve”,“ Fol
“.
“Me
qindra herë
Deshëm
të jemi vetvetja jonë
Dhe
askurrë nuk u bëmë hije” …
Poetin Zaplluzha, në ekuilibrin kohor, sikur e
tërheq partitura të diagonaleve të cilat shpërfaqen disi me sklerozë të së djeshmes që deshëm ose jo është një barometër identitar të traditës nëpër kohë, dhe droja e
poetit është e arsyeshme, sepse ai me ngulm kërkon të jemi vetvetja e jo imtues
diçka të huaj. Më së mirë poeti këtë e
thotë përmes fjalës poetike tek poezia fq 21 “ Ishte dita”.Deri
sa lexojmë përmbledhjen poetike
“Ndjekësit e enigmave “, vërejmë se poeti etablon narracionin e tij poetik,
edhe për nga aspekti fabulativ si p.sh
tek poezia “ Mushkonjat “ose edhe tek poezia “ Te kambanorja” . e të ndonjë
tjetër, gjithnjë duke qenë atakues me realitetin disproporcional me shpirtin
poetik të tij dhe meditimin pozitiv kundruall kërkesës së një jete më ndryshe
në bio-ritmet, jo vetëm në margjinat individuale por universale. Siç edhe cekëm më lart poeti duke qenë
i vetëdijshëm se liria qiellore
me atë tokësore kanë disonanca, jo vetëm
konfigurative, shprehimisht poeti implikon në fjalorin e tij poetik figura
stilistike të cilat i metaforizon në kontest
metrik të vargut, por edhe artistik e estetik. Ajo çka më bie në sy poeti ndjesinë e tij poetik përdorë variabla
psikologjik, që qartëson rebelimin e tij ideo-emocional, por gjithnjë në
kontest të racionalizmit të asaj që për
poetin ka ndonjëherë
edhe anën diskutabile me realitetin e krijuar.
Në vend të përfundimit
Nga gjithë ajo që mund të lexohet në përmbledhjen
poetike “ Ndjekësit e enigmave” shihet
se është e ndërtuar në bazë të një parimi të ndërgjegjësimit, për të
gjetur të pagjeturën, ose për të profilizuar shikimin ka një e vërtet ndryshe ,
që deshëm ose jo shpesh herë di të jetë lojale me jetën tone. Andaj poeti me
shpirtin e tij rebelues, është edhe emocional sepse para së gjithash ai çmon
dashurinë ndaj tjetrit , lirinë e të menduarit ndaj tjetrit, pa i cenuar asgjë më shumë dhe më pak se ajo që është e imja, e tij, ose e saj, kjo mbase edhe e
racionalizon edhe vargun edhe mendimin e tij në vargun e tij plotë elasticitet artistik.
Preshevë, 29 tetor 2013
Ecnin edhe yjet pas saj
Cikli i parë
TI
QËNDROVE STOIKISHT
Të kujtohet
Sa
herë që kemi biseduar për dashurinë
Binte
një shi imcakë
Te
mjegullat e dendura
Një
meteor e kishte humbur rrugën
Unë
tani jam i moshuar
Thinjat
po rëndohen si shirat
Mbi
kokën time
Ti
ende ke mbetur si lulebora
E
paprekur
Deri
në pa skajshmëri
Kjo
jetë sa e rënd po aq edhe lumtur
Vrapon
si dreni nëpër korie
Ti
lule shiu në kujtesë
Asnjëherë
Nuk
abdikove në fronin e dashurisë
Çmendurisht
dashurove jetën
Të
kujtohet fare mirë
Kur
e mbollëm plepin e parë
Ishte
një ditë
Që
vetëm ashtu mund ta krijoj hyji
Ditë
me shi të bollshëm
Në
flokët e dendura të çasteve hyjnore
DEGËT
U BËN SHPIRTRA PEMËSH
Ishte
një rrugë e gjatë
Brenda
nesh
Rritej
një lloj bari mijë fletësh
Me
të cilin
I
shëronim zogjtë e plagosur
Atë
ditë
Filluam
prej një asgjëje
Që
në fillim e mbollëm fjalën
Degët
u bën shpirtra pemësh
Dhe
lëshuan rrënjë
Në
dunat prej ere
Patëm
edhe vite të humbura
Prej
përrallave
Dolën
disa enigma
Dhe
filluan të lëshojnë lastarë
Në
shpirtin
E
një peme të shenjtë
Dikur
kah mbrëmja
Gjethet
ranë për toke
Si
brishtësia e viteve të mia
Ti
qëndrove stoikisht
Asnjë
furtunë nuk t’i shkuli rrënjët
ISHTE
KOHA E FJALËVE
Me
qindra herë
Deshëm
të jemi vetvetja e jonë
Dhe
askurrë nuk u bëmë hije
Një
gur i rënd i fatit
Qëndronte
mbi kokën e vrarë të gurit
Ishte
koha e fjalëve
Kur
u krijuan ato ne ishim
Diku
në fund të vetvetes sonë
Kur
dolëm në rrah
Më nuk binte shi në përrallat e fëmijërisë
Ecëm
si somnambul
Kishte
edhe ditë më të këqija
Kur
nuk binte pikë shiu
Në
dhembjen tonë
Si
t’i shërojmë plagët
Kur
ato
Akoma
pikojnë trishtim
FOL
Mos
rri ashtu e heshtur
Fol
Trego
diçka
Për
prejardhjen e pemës
Këto
degë që çelin dashuri
Rrënjët
i kanë diku në hapësirë
Ti
hyre në mua
Si
një mysafir i paftuar
Të
kujtohet
Me
ardhjen tënde erdhën edhe fjalët
Deri
atë ditë
Unë
i përngjaja arkivolit
Fol
Mos
rri ashtu e heshtur
Më
thuaj një fjalë
Që
shëron dhembjen e gurit
2.
Më
thuaj diçka
Që
s’kam dëgjuar deri më sot
Pema
e jote po lulëzon
Disa
lloje të tjera pemësh
Ky
shartim me barin
Po i ngacmon fluturimet bletëve
Mos
heshtë
Më
thuaj diçka të mençur
Të
mos i përngjaj arkivolit
Prej
shimshiri
fol
të lutem mos heshtë
NJË
TRËNDAFIL I ZI
Një
milingonë e kuqe
Si
një kafshë e madhe parahistorike
Rendte
kalldrëmit tërmal
Rendnin
si të çmendur
Edhe
rreshtat e arkivoleve
Ky
procesion i gjatë prej druri
Po i përngjan bishtit të një gjarpri
Dita
e plagosur me nëntë plagë
Zvarritet
udhëve të liga
Si
zvarranikët e sëmurë ngjashëm buajve
Rrëshqasin
njerëzit kalldrëmeve
Një
trëndafil i zi
kush
e di se nga kush
Kishte
huazuar
Një
ngjyrë tjetër alternative
Dhe
shkërmoqej së qeshuri
Me
gjethet që kalbeshin nëpër degë
Rrënjët
mbetën pa metafora
Mbi
qepenat e dyqaneve
Flinin
zogjtë endacak
Një
nënë sa e madhe
Po aq edhe moshuar
Këndonte
një ninullë të lashtë
E
cila për herë të parë
Dëgjohej
në qytetin tonë
Prishtinë,04
korrik 2013
FURTUNA MBI NJË ARKIVOL
Për
një gotë ujë
Përpëlitem
nëpër ninullat e fëmijërisë
Një
zog i vetmuar
Deri
në ashtë ndjen dhembjen time
Nata
këndon si qyqja
Nëpër
shpirtin e degëve të braktisura
kalojnë
kolonat e milingonave
Gjethet
marrin frymë si të ishin të sëmura
Prej
degëve të shkërmoqura
Pikojnë
trishtimet e një nate
Kurse
shiu si i çmendur troket
Në
xhamat e gurit të dërmuar
Karvani
nuk kishte të ndalur
Depërtoi
deri te frymëmarrja e rrapit
Furtuna
mbi një arkivol
Për
herë të parë qante me ngashërim
Nën
degët e lënduara të kujtesës
Ka
kohë
Që
digjet njomësia e barit
Mos
iu afro vetmisë
Ky
stol sot po qanë si një foshnje
Ikën
njerëzit nga qyteti im
S’paska
mbetur më askush këtu
Vetëm
një grua e moshuar
I
mëkon dhembjet e strallit
KUJTOVE
SE IKJA E KUJTESËS
Mbase
ece si pa kokë
Deri
te ëndrra jote pagane
Në
fund të rrugës
Befas
doli një tjetër fund pa shije
Ngjyra
e portokalltë e diellit
Ethshëm
pi ujë
Në
lotin e kristaltë të vesës
Një
diell i ri sot po lind në qiell
Kujtove
se ikja e kujtesës
Ishte
vetëm një rastësi
Në
rrathët e mjegullave
Asnjëherë
nuk i pamë shirat
Kur
erdhe t’i mëkoje kujtimet
Ti
ishe diku shumë larg
Jetoje
përtej rrugës së ylbereve
Dhe
kurrë më nuk u ktheve
Në
përrallën e gjelbërimit të vesës
Unë
mbeta mes dy zjarreve
Dy
fate prej kashte më ndiqnin
Deri
te etja ime pagane
Dhe
atë ditë erdhën zogjtë pretarë
M’i
morën ëndërrt e ninullave
KUR
ZBRITËN FLUTURAT
Ecëm
deri në fund të rrugës
Asnjë
flutur nuk fluturonte çative
Kur
u pamë me rinjohjen
Nga
komçat e këmishës së grisur
I
këputëm të gjitha nyjat
E
penjve të mëndafshit
Një
krimb
Si
një kafshë gjigande
Galoponte
nëpër kujtesën e manit
Asnjë
udhëtarë i vonuar
Nuk
erdhi mbrëmë te hani
Ku
çatitë këndonin një baladë të lashtë
Kur
zbritën fluturat nga majat e lisave
Një
diell i ri për herë të parë lindi
Prej
ngjyrave të ylberit
Atë
çast mbi gjelbërimin e paanë
Prej
vesës së mëngjesit
Binte
një shi i kristaltë
Një
hije mbase ishte e padukshme
Por
ne nuk pamë
Se
si ajo rrëshqite nëpër mistikën e erës
Gjethet
mishngrënës u shndërruan
Në
disa lloje të kafshëve parahistorike
MË
PRITNI
Brenda
nesh si ajo fije kashte
E
lindur nga legjenda
Lindin
metaforat e shirave
Një
dunë prej fjalëve
Herë
zhduket
E
herë çelë si lulja nga trishtimi
Ne
do të vijmë një ditë
Do
zbresim si shirat nga yjet
Ndoshta
do i përngjajmë meteorëve
Ose
fluturave të bardha
Por
domosdo
Duhet
të zbresim si jashtëtokësorët
kur
të takohemi
Mos
mendoni se asnjëherë
Nuk
isha në mesin e juaj
Unë
jam njëri prej jush
Që
ecën me hapa të sigurta
Deri
te portat e ringjalljes
Më
pritni
Një
ditë do paraqitem
Si
një vegim i harruar
Kurse
ditën tjetër
Ndoshta
do i përngjaj gjelbërimit
KUR NJERËZIT I ÇELËN SYTË
Si
vezët e ngjyrosura të pashkëve
Dola
nga mistika
Një
kambanë e harruar
Që
s’i dihet as koha
Qante
te murishtat e kambanores
Më
duket se ishte një golgotë e madhe
Asnjë
flutur e manave të kuqe
Nuk
kishte çelur larvë
Mëngjesi
atë ditë
Dëneste
te një kryq i harruar
Pak
më vonë një njeri i dehur
Mbase
ishte endacak
Në
lëndinën e lotëve i lante mëkatet
Dhe
një kohë të gjatë
Bisedoi
me një kryq prej gjaku
Më
duket se ishte hera e parë
Kur njerëzit i çelën sytë
Mbase
edhe u zgjuan nga letargjia
Dhe
kurrë më
Nuk
i zuri gjumi shpirtrat e lisave
KY BALSAM
SHËRUES
Kjo siluetë e
gjelbër
Që ecën nëpër
lotin tim
Me sandale të
kuqe
Sa shumë po i
përngjan gjakut të erës
Sa që si fryma
e mirë
Zhytet
thellësive
Dje ishte një
tjetër ditë
Nuk i
përngjante ditës së sotme
Qeshte edhe
deti i dehur te një varkë
E fundosur në
shpirtin e peshkut
Një lloj vere
të kuqe
Shtrydhte
rrënja e barit
Ishte koha e
një kohe kur lindën fjalët
Nga mollëzat e
lisave pikonte rrëshira
Ky balsam
shërues
Ose mbiu nga
mjegullat
Ose nga shpirti
i dehur i një meteor
Një kohë të gjatë
Po i shtrydh trishtimet e
gurëve
ECNIN EDHE
YJET PAS SAJ
Mbrëmë një
errësirë e trishtë
Ecte trotuareve
të katandisura
Prej xhamave të
thyera
Ecte edhe
mëkati me hapa somnambuli
Njërën këpucë e
mbante në dorë
Kurse tjetrën
në këmbën e djathtë
Ecnin edhe yjet
si vargan milingonash
Një zog i
verbër fluturonte prej një dege
Në tjetrën degë
Të lëshuar deri
në tokë
Asnjë njeri
s’dukej në horizont
Vetëm një qiri
i kyçi të gjitha dritat e yjeve
Hëna mbi një
varkë prej letre
I përngjante
sfinksit të karbonizuar
Nëpër shpirtrat
e mjegullave prej merimange
Me ngashërim
dëneste kujtesa e një kafkulli
Dëneste si një
kalama i trishtuar duna e rërës
Kur me zogjtë e
ikur dolëm në rrah
Një freski
gjethesh të njoma
Filloi të
derdhet fushave të paanë
Lejlekët erdhën
dikur vonë
Vjeshta veç
kishte veshur
Pallton e gjatë
të një trishtimi
UNË DHE TI
JEMI AI
Unë vij deri te
ti
Ti ikën si një
zvarranik
Mbase atij
tjetri
I mbetet vetëm
kujtim
Sa herë që
takohemi te delta
Një gotë ujë
derdhet në misterin e honit
Unë vij
Ti ndoshta as
që je nisur
Kjo rrugë e
gjatë kurrsesi nuk përfundon
Unë dhe ti jemi
ai
Që shkon deri
te arkivoli
Hija kthehet në
vetvete
Dhe tërë kohën
mediton
Për një sekret
Që asnjëherë
nuk ka ekzistua
Unë vij
Ti vjen ose ai
shkon deri në Ferr
kështu në këtë
gjendje
Të
pakontrolluar
Nën urat e
qytetit të zambakëve
Rrjedh e
kaluara
Dhe e ardhmja e
lëngët
ISHTE DITA
Sot nuk po më
pëlqen
Trajtë e erës
së mykur
Dje ishte një
ditë
Pakëz më
ndryshe se kjo
Ishte dita
Që nuk i
përngjante asgjëje
Nga Bjeshkët e
Nemuna
Dëgjohej zëri i
një lahute
Ndoshta era
këndonte një psalm të vjetër
Ishte koha e
rapsodive
Për herë të
parë kënduan vashat e malit
Sot sërish pa
kurrfarë trajte
Po më duken duart e
rrudhosura të lisave
Një baladë e
vjetër prej gjetheve
I kishte humbur
ëndrrat e rrënjëve
Që çelnin do
zogj shpresash
Kur i humba
fjalët në mua mbetën
Dhëmballët dhe
gjuha e trashë e fjalës
Disa palë
opinga mbaruan atë ditë
Mjeshtrit e
sandaleve të kuqe
Dhe kurrë më
nuk eca zbathur
Prishtinë,
05 korrik 2013
FLINIM SI
KUAJT E LUFTËS
Po që se na del kllapia
Si mund të mos
mendojmë më esëll
Për ngjyrat e
etjes
Pasi që u
larguan shirat
Ne hymë në një
tjetër kohë
Në kohën
Kur zgjoheshim
Si zogjtë e
ikur nga mendja
Prej të gjitha
atyre telasheve
Të uljes
Dhe të zbritjes
së temperaturave
Kllapia si një
alternativë e dytë
Rrinte ulur
Në stolin e
fëmijërisë
Dhe na
përqeshte
Derisa e
ndjenin dhimbjen në asht
Ne asnjëherë
nuk u përmirësuam
Ecëm prej një
gabimi
Në tjetrin
Flinim si kuajt
e luftës
Duke i kafshuar
mëgojëzat
Pimë ujë te
mjegullat e turbullta
Dhe askurrë nuk
patëm kohë
Të mendojmë pak
më ndryshe
TI I
PËRNGJAN PEMËS
Ti zbret deri
te vorbullat e përgjumur
Të rrënjëve
Kur të del përpara makthi
Nata i përngjan
armikut
Si portat e
urrejtjes
Hapen sytë
Hapet edhe
ndërgjegjja
Asnjë deriçkë
më nuk rri e mbyllur
Vetëm qepallat
shndërrohen
Në pluhur
plumbi
Ti i përngjan
pemës
E cila i ka
humbur
Të gjitha
gjethet e njoma
TE FUNDI I
BETEJËS
Mes ngjyrave të
dritës
Një interval
zmadhues rri te honi
Rri dhe përgjon
sterrën
E cila i
përngjan ushejzës
Dikush nga një
thellësi e padukshme
I zgjatë duart
Bleta krahë
thyer fluturon
Përtej dritës
Deri te syri i
verbër
Kudo errësirë e
pamat
Nën qepallat e
breshrit
Një këndes i
egër
Për herë të
parë
E zgjon
mëngjesin
Në kryqet e
atdheut luten endacakët
Një trëndafil i
zi mbeti pa aromë
Asnjë lule
molle
Nuk çeli në
mendjen e lëndinës
Kuajt e luftës
i kafshuan dizgjinët
Te fundi i
betejës
Për herë të
parë filluan të duken
Ngjyrat
inkandeshente të gjakut
KY DUET PREJ
MJEGULLAVE
Një njeri
Mbante në dorë
pëllumbin e egër
Kurse pëllumbi
Një zarf të
kaltër prej lotëve
Era qante te
mjegullat e plumbta
Hapësirave të
paanë vraponin
Meteorët
endacak
Si për çudi
pran shatërvanit
Qante edhe një
zog i vetmuar
Ky duet prej
mjegullave
Dhe zogjve të
egër
Mbase sonte do
vallëzojë
Valsin e pa
vallëzuar deri më sot
Te shatërvani
Sërish era pinë
ujë
Kalaja
ëndërrimtare
Me nostalgji të
padëgjuar
Bënte pjesë në
këtë kor
Gurtë dhe lisat
Si kurdoherë më
parë
Hynë në
procesionin e lotit
Dhe të këtij
vallëzimi të lashtë pagan
SI YJET E
VERDHA
Çdo gjë sonte
po më duket
Si kjo hënë
Qenkan të
largëta gjërat
Të pa prekshme
Si yjet e
verdha
Mbase edhe si
ëndrrat
E mija të
paarritura
Më duket se
akoma sot vrapoj
Si kukullat e
grisura
Dhe me kalin
tim prej druri
Tërë kohën e
lume
Hingëlloj si
shirat
Dhe dënesi
Tok me një
kafshë të madhe
Sonte qenkan të
pakapshme yjet
Asnjë serenatë
S’mund t’i
zbres në tokë
Ky kor prej
bretkosave
Kurrsesi të
ndalet
Deri në rrënjë
Po kallen gjethet e shelgut
të pikëlluar
Derisa zogj
shtegtar
Dënesin si
kalamajtë e braktisur
E
PAMË EKLIPSIN E HËNËS
Në çastin kur
parasheh
Se si pëllumbi
i egër
Kthehet në
çerdhen e vetë
Kurrë më mos
pyet i habitshëm
Për itinerarin
e zbritjes
Etjet edhe
ashtu
I përngjajnë
kërpudhave të egra
Mund të të
mbysin
Akoma pa e
përjetuar forcën e fjalës
Atë çast të
paharruar
Kur binte ai
shi i çmendur
Ti ishe i
padurueshëm
I shikoje si
një njeri i verbër
Stërkalat e
gjymtuara
Habitshëm
shikoje
Kah zbritnin
nga shpirti i etjes
I shikoje dhe
qeshje
Thua se çdo
pikë shiu
Buronte
Nga egoja e
jote e papërmirësueshme
2
Ne nuk deshëm
asnjëherë
T’i ndalim
buzëqeshjet e gjelbërimit
Bari i thatë i përngjante
Stepës së egër
Në vrapin e
dehur të një kaprolli
E pamë eklipsin
e hënës
Se si i
përjetonte
Ikjet e zogjve
rebel
Dielli i
përskuqur qante atë ditë
Si një pegun i
lënë peng gjarprit me zile
Qante edhe
pellgu i kujtimeve
Përmbytja ishte
e pashmangshme
Në degët e
thyera të rrapit
MUSHKONJAT
Kur betohemi
I vëmë këmbët
tona të rrejshme
Në rropullitë e
zjarrit
Saçi i
përskuqur buzëqesh
Me një ironi
tinëzare
Pasi që humbim
në mendimet personale
I zgjasim duart
kah e ardhmja
Sepse të
kaluarën e kemi futur
Në ingranazhet
e oksiduara
Të një tjetër
kohe të trilluar
Nën një presion
të paparë shpirtëror
Këndojmë nën
dush
Serenatën e një
mbrëmjeje
Daullet e
mërzitshme të lagjes
Për çdo ditë
Bien vetëm për
të tjerët kur ikën era
Një kohë të
gjatë
Nën çatinë e vjetër
duruam
Atë muzikë të
rrejshme të shiut
Mushkonjat e
infektuara
Nga një
sëmundje e re
Pa hezitim
sulmuan prejardhjen tonë
NGA THASËT E
DHIRTË
Kur nuk jemi në
gjendje
Të bëjmë diçka
tjetër të vlefshme
I mbërthejmë
fjalët tona
Për dizgjinët e
kalit të egër
Më pastaj
qeshim
Qeshim derisa
na shqyhen buzët
Nën orën e
vjetër të qytetit
Me një shkop
metalik
I ngacmojmë
akrepat e orës së ndalur
Dielli lëviz më
ngadalë se zakonisht
Ingranazhet e
orës së diellit
Tmerrshëm
kërcasin
Si kërcëllimat
e një arabaje
Ngarkuar me
tragjedi të vjetra
Nga thasët e
dhirtë
Në kokën e një
gjarpri të zi
Mbinë një lule
e çuditshme
Ngjyra e së
cilës i përngjan shiut
Dhe bukës së
arave tona
Me sinor të
kafshuar
Diku në
horizont dëgjohen gjëmat e buajve
Ndjekësit
e enigmave
Cikli i
dytë
ZËRI YT
Zëri yt i but
si një copë mjegulle
Që udhëton për
në parajsë
Ka një shije
molle të pjekur
Zëri yt si zëri
i erës
Kur takohet me
murrlanin
Vrapon udhëve
të fëmijërisë
Një hënë në
eklips
Fshihet pas
ëndrrës së diellit
Yjet pagjumë
vrapojnë hapësirave
Do të ngarendim
sonte shtigjeve të bardha
Dhe nën hapat e
kaprollit të egër
Do i zgjojmë
milingonat e fjetura
KURSE ATO TË FUNDIT
Ecjet tona
I përngjanin
trajtës së shiut
Sa herë që i
kaluam udhët e gjata
Para nesh dilnin
Disa lloje
zogjsh shtegtarë
I kapërcyem
shtigjet e pa kaluara
Me një hap të
vetëm
I shkelëm
yllësit më të largëta
Para nesh si nga dheu
Mbinë në
njëmijë ngjyra llojet e legjendave
Sa herë që
deshëm të ikim
Na ndalte një
dorë prej mjegulle
Për ta
kapërcyer të pamundurën
U bëmë zogj
prej yjeve
Dhe ikëm
tejpërtejmes
Nënat tona
përherë na bekuan
Fjalët e para
na mësoi atdheu
Kurse ato të
fundit
I mësuam nga
trishtimi i jetës
KY XHAM
Ky xham mbi
njëqind vjet
Qëndron këtu i
ngjyrosur
Me vitrazhet e
ylberit
Dhe me shijen e
portokalltë të atdheut tim
Sa herë që pat
dyndje ushtarësh
Me kryqe të
tërbuara
Gjeneralët i
mashtruam
Me nga një pulë
të ngordhur
Kur u takuam me
fundin e udhës
Ky xham prej
mishi
I përbuzi
pafundësisht
Të gjitha
pasqyrat e botës
Dhe në fund të
fundit
Ngadhënjeu mbi
çdo vdekje
Ky xham i
kristaltë prej mishi
Sa shumë po i
përngjan
Qëndresës së
gjyshërve tanë
PREJ NJË
FJALE TË VOGËL
Fjalët nuk
mbesin boshe
Ato edhe kur
nuk kanë se çfarë të bëjnë
Kompozohen prej
dhembjeve
I përngjajnë
patave të egra
Ose korbave
endacak
Dhe kurrë nuk i
ndalin krakëllimat
Prej një fjale
të vogël
Shumë të vockël
Ngjashëm me
milingonën
Lindin gabimet
e mëdha
Si bishat
Sa që askush në
këtë botë
Nuk është në
gjendje ta kontrolloj
Çmendjen e
dallgëve të përroit
Nuk di athua
lindi fjala para njeriut
Ose njeriu para
formimit të fjalës
Mbase që të dy
lindën njëkohësisht
Fjala dhe
njeriu
I mbetën armiq
njëri - tjetrit
Deri në
asgjësim
SA HERË QË E
PËRQAFOJ ERËN
Athua jam ose
nuk jam më unë
Ku ta kërkoj
vetveten dhe pasqyrën e ujit
Këto duar prej
rëre
Po i përngjajnë ëndrrave të
fëmijërisë
Asnjë përrallë
nuk tregohet sonte
Kush po fshihet
Gozhduar në
lagështin e murrit
Pas portretit
të Lizës
Mos jam vallë
unë ai njeri atje
Që është duke i
matur rrugët
Një hije prej
njeriu të mishtë
Po na kalon parasysh
Dhe tjetra vjen
Kush e di se nga cila udhë
është nisur
Kah janë duke
ikur
Zogjtë e fundit
të atdheut tim
Të kujt janë
këto lutje shpendësh
Që po qajnë te
kryqet
Ju lutem më
tregoni kush jam unë
Të kujt janë
këto duar të metalta
Sa herë që e
përqafojnë erën
Ajo shndërrohet
në mjegulla të kristalta
IM ATË
Im atë i ndjerë
Mbase ishte pa
sy
Sa herë që e
shikonte diellin
I kujtohej
Homeri
Këndonte me një
lahutë të verbër
Edhe rapsoditë
i kishte të verbëta
Skajshmëria e
verbësisë dallohej
Vetëm kur qante
mes dy kohërave
Zëri i tij prej
basi i përngjante
Hukamës së erës
Dhe syve të një
njeriut
I cili e
kalonte detin
Vetëm me
sandale të kuqe
Im atë
Sa herë që matej
me vetëtimat
Përpara këmbëve
të tij kryeneçe Gjunjëzoheshin mbretërit
Dhe perëndit
Më krenar të
Olimpit
Po të mos ishte i verbër
Plaku im
sykaltër
Me siguri do i
përngjante Zotave
Prishtinë,
06 korrik 2013
TE KAMBANORJA
Në pluhurin e
mëngjesit
Një zog rebel
I lante krahët
e plagosura
Nga sqepi i
thyer i fluturimit
Si trishtim i
një jete
Çurgonte dita
Zogu dhe lisi
Si një duet i
tmerrshëm antik
Hynë në teatrin
e mendimit
Çfarë roli do
luaj sonte
Kjo degë e
thyer
E gjuhës sime
të vjetër
Një zog rebel
iku hapësirave
Pluhuri i një
qiriu
I ndezi të
gjitha dritat e botës
Njerëzit e mirë
U gjunjëzuan si
asnjëherë më parë
Te kambanorja e
qytetit
Një zog i
bardhë
Papandehur doli
Nga lëvozhga e
lënduar e erës
KUAJT E DEHUR TË LUFTËS
Sa herë që biem
ngushtë
Na kujtohen
psalmet e kënduara
Dhe ato balada
të tjera
Që s’janë
dëgjuar asnjëherë
Nëse rastësisht
hija e jonë e verdhë
Vetmon te
shirat
Ku mund t’i
kërkojmë duart e lagura prej lotëve të një mjellme të ikur
Sonte zogjtë
s’patën kohë të këndojnë
Asnjë serenatë
të trishtuar
Në pluhurin e
harrimit
Dëgjohen si
meloditë e fundosura
Krakëllimat e
disa arkivoleve
Më duket se
ishte koha e meteorëve
Nëpër
vranësirën e qiellit
Si hije
dukeshin valëviteshin
Këmishët e
grisura të yjeve
Mbase nuk kishte
mbetur asnjë pikë loti
Në shuplakat e
djegura të lëndinës
Kuajt e dehur
të luftës
Ethshëm pinin
etjen e trishtimit
TI MOS HARRO
Nëse vdes miku
im
Ti mos hezito
të këndosh
Sepse diku në
shkrepat e atdheut
Më pret një
pemë e vjetër
Me mua do vijnë
edhe shirat
Unë asnjëherë
në jetë
Nuk i kam
mbyllur portat
Një zë prej
baritoni
Më thërret nga
lashtësia
Unë do vij miku
im
Ose do shkoj te
pema ime e egër
Ti mos harro të
këndosh
Psalmet tona të
pa kënduara
POETËT
(Kushtuar
poetit Fatmir Terziu)
Poetët janë në gjendje
Të flenë me
hënën kur ajo ekzaltohet
Kurse të
nesërmen pendohen
Dhe zgjohen me
lugetër
Sa herë që u
teket
Shndërrohen në
kryengritës
E kur zbresin
majave
Nga furtuna e
shpirtit
Sa ora bëhen
Dashnorë tejet
delikat
Herë janë burra
Që për një
fjalë goje
Hi e pluhur
bëhen për atdheun
E herë fëmijë
të pafajshëm
Qe qajnë te
fustanet e grave lozonjare
Poetët janë
perëndi të përkryer
Që vijnë
nga lashtësia
Por askurrë
Zotave të Olimpit
Nuk i mbajtën
të ndezura qirinjtë
Këta jeniçer të
fjalës
Sa ora
I përmbysën
kazanët
NJË HËNË
PAKËZ MË NDRYSHE
Rrimë dhe
shikojmë duke bërë seri
Se si një pjesë
e përskuqur
E diellit
skizofren
Transformohet
në një copë akulli
Duart e lagura
të një libri
Ngjyejnë në
dhembjen e mjegullave
Një furtunë
prej ere
Po i thyen degët
shtrembëruara të natës
Shirat kanë
filluar të zbresin
Nëpër disa
rrugë alternative
Të reve blu
Jashtëtokësorët në grevë urie
Kafshojnë
lëvoren e ajrit të tymosur
Kjo metamorfozë
e dyshimtë
Ka filluar të
zgërdheshet
Nga buzët e
çezmës rrjedhin
Prekjet e
panumërta të shirave
Një hënë pakëz
më ndryshe
Se ajo
ekzistuese
Po i mëkon mushkonjat
vdekjeprurëse
NDJEKËSIT E
ENIGMAVE
Si statuja të
zgjuara sfinksi
Na dolën disa
lloje labirintesh
Hymë në enigmën
e kashelashave
Na kafshuan
legjendat
Kudo na
përcillnin përrallat
Për një fjalë
goje
U bëmë shpirtra
të mermerta
Disa lloje
gurësh të murrmë
Na i thyen për
kokën tonë
Ndjekësit e
enigmave
Kur u pamë te
librat e vjetër
Në maja malesh
Për herë të
parë u fishkën
Shpirtrat e
drurëve halor
Një kafshë e
madhe
Hyri në
shpirtin e njeriut
Dhe kurrë më
Nuk doli
ballëhapur në rrugë
KRYQET E
NGULURA NË TOKË
Më pritni edhe
pak
Ndoshta nesër
është koha
Të kërkoj falje
prej të gjithëve
Nuk isha
engjëll
Ama shumë larg
isha edhe prej djallit të zi
Më kujtohen
ditët
Kur në çdo të
dytin hap
I bëja nga
shtatë gabime
I tillë kisha
lindur
Kryeneç si
shkëmbi i stralltë
Pata edhe ditë
të vështira në jetë
Por ato ishin
si ingranazhet e ndryshkura
I dëgjoja
serenatat
E netëve të
trishtë të Ballkanit
Kur qanin gratë
Pranë
arkivoleve të ushtarëve
Si sot më
kujtohen
Kryqet e
ngulura në tokë
Për të mbërri
deri te rruga e golgotës
Duhej kaluar
nëpër ferrin
E çafkave të
egra
Duhej kaluar
urrejtja e njeriut
Ndaj një njeriu
tjetër
NGA NJË
KËNGË E SAJ
Më duket se
Kur ishim të
vegjël
Edhe dëshirat i
kishim të vogla
Pa kurrfarë
brenga për të nesërmen
Vraponim
zbathur luadheve
Nuk na u
dhimbseshin opingat
Kur i shqyenim
duke lozur top këmbe
Lëkurë lopësh
Kishim me
bollëk në fshatin tonë
Mbase kështu
mësuam të jetojmë
Me këmishët e
arnuara të pritjeve
Sa herë që i
harronim trastat korijeve
Lopa e jonë e
madhe jepte qumësht
Për tërë
fshatin e braktisur nga ikja
Mëngjeseve të
hershme
Kur zgjoheshin
ullukët
Ne pikonim tok
me shiun e vjeshtës
Pikonim ashtu
të vetmuar
Në vendin tonë
u bëmë
Asket prej
mishi
Dhe asnjëherë
nuk u rritëm sa duhet
Nëna plakë
ishte një zonjë
Shumë e rënd
Sa herë që e
milte hënën
I këndonte asaj
disa lloje ninullash
Nga një ninullë
e lashtë
Shiu i
pranverës pa u ndalur askurrë
Derdhej fushave
të bardha
AJO
Ajo ishte një
grua delikate
Qante si një
lule
Sa herë që
binte shi
Në vazon e
kristaltë të erës
Çelnin gonxhe
pranverat e një shekulli
Ajo herë qante
e herë qeshte
Me ndryshimet
atmosferike
Tërë kohën i
ushqente zogjtë e uritur
Dhe me kujtesën
e saj
Ishte në
gjendje t’i zgjoj nga gjumi
Të gjitha
baladat e fjetura
Ajo ishte në
gjendje ta end
Pëlhurën e
rebelimit
Ashtu siç end
merimanga
Rrjetin e
rrathëve të zeza
Për ta zënë në
kurth
Dritën e cila
vuante nga lia e kuqe
Me etjen e
kaktusit bisedonte hëna
Me lotët e
meteorëve endacak
Qante qielli
Qante edhe ajo
me ngashërim
Ky duet i
paparë me qindra vjet jetoi
Nëpër teatrot
më të mëdha të shekullit
DETI I TRAZUAR I SHPIRTIT
Kur nuk keni se
çfarë të bëni
Me duart e
juaja të mbërthyera
Për vegimin e
hijes
Prekni shpirtin
e një peme
Te e cila
mugullon molla e ndaluar
Ku lexohen
epitafet e një stine
Nuk di a jeni
në gjendje
T’i vëreni këto
rrudha që peshojnë
Sa një jetë
qeni
Në rrugën e
pakthyeshme të mëkatit
Nga ëndrra ime
e trentë
Zbritën
kalorësit e një kohe
Dhe kurrë më
Nuk pata
mundësi t’i shalojnë
Dizgjinët e
këputur të erës
Sa herë që
dyshova në prejardhjen e ujit
Përjetova përmbytjen e deteve
Një varkë diku
në kujtesë
I shëron plagët
e peshkatarëve
Deti i trazuar
i shpirtit
Akoma ëndërron
të mbyturit e Titanikut
NUK MË BESON
ASKUSH
Nuk më beson
askush
Por unë për çdo
ditë trokas
Çmendurisht
trokas në dyert e mendjes
Kur ndalem
përpara pasqyrës
I trokas edhe
mikut tim të dehur
Ai diku në një
mur të tejdukshëm
Ëndërron se si
është ulur
Në fronin e
imagjinatës
Unë i kapërcej
të gjitha shtigjet e durimit
Por më besoni
or miq
Nuk mund të
kaloj këndej pari
E mos ta
shkallmoj deri në palcë
Atë pasqyre
konkave te të çarat e murit
Nuk më beson
askush
Por gjërat në
këtë qytet të nakatosur
Asnjëherë nuk
kanë pasur emra
Edhe vetë
njerëzit s’dinë se si quhen
Çdo gjë këtu
përbirohet si hija
Nëpër plasat e
dyshemesë
Dhe si
milingonat e zeza
I ushqejnë
premtimet e kota
Prishtinë,
07 gusht 2013
KËTO
ITINERARE TË DYSHIMTA
Mbrëmë një kohë
të gjatë
Luftova me
vetveten
I pyeta disa
njerëz të panjohur
Por
asnjëri nuk e dinte emrin e vet
Mbase ishin
silueta të padukshme
Që rrëshqitnin
drejtë një honi në pasqyrë
Kur i dëgjuam
lehjet e qenve
Na u duk se
këto ulërima
Njerëzish të
pafajshëm
Zbritnin nga
një galaktikë
Ende të
pazbuluar
Këto
itinerare të dyshimta
Të erës
Frynin pa
mëshirë
Në shpirtrat e
pemëve të lënduara
Ecëm edhe një
kohë të gjatë
Atje përtej
mendimeve tona
Flinin zogjtë e
një tjetër bote
Mu ata zogj
Që i hanë
krahët e veta
Etja ishte e
madhe atë çast
Sa që u
përmbytën të gjitha varret
Në brendinë e
arkivoleve
SE SA TË JESH I HUAJI
Në të katër
anët e botës
Me shekuj isha
refugjatë
Por më besoni
O të dashurit e
mi
Nuk ka trishtim
më të madh
Se sa të jesh i
huaj
Në shpirtin
tënd të vetmuar
PËSHPËRISTE
EDHE ERA
Sot herët në
mëngjes
Ajo i
pëshpëriti përroit
Disa fjalë
sekrete
Dhe si një hije
e zbehtë
Iku dhe u
ngjizë te hija e saj
Në veshin e
djathtë të barit
Qante jehona e
gjelbërimit
Ajo iku ashtu
siç ikin
Fluturat
Prej qirinjve
të ndezur
Unë pashë edhe
një pamje tjetër
Se si rrëqethej
gjelbërimi
Në lotin e
vesës
Kurse ikja e
saj i përngjante
Ikjes së një
pëllumbi të egër
Në përparësen e
luadhit të pakositur
Qante era në
përmasa detesh
Në korin e
bretkosave
Këndonte edhe
një bilbil i vetmuar
Sërish
pëshpëritja e njëjtë monotone
Pëshpëriste
edhe era
Mbas dyzetë
vjetëve kuptova
Fshehtësinë
E atij mëngjesi
të dikurshëm
Kuptova
Se për hir të
asaj nate
Ajo më kishte
krahasuar
Me kalin e
paçjerrë të furtunave
NE
ISHIM AQ TË VEGJËL
Po që se i afrohemi fundit
Mos harroni se
fjala
Del përpara çdo vegimi
Dhe këndon me
mallëngjim
Psalmet e
përsëritura
Kush e di se për të satën
herë
Më kujtohet
fare mirë më kujtohet
Kur ishte mesha
e madhe
Ne ishim aq të
vegjël
Sa që humbëm
vetveten
Mes kokrrave të
pluhurit
Një zë baritoni
vinte nga kambana
Mbase atë çast
Këndonte vetëm
era
Ikën edhe
stinët si njerëzit
Kjo dyndje
zogjsh të egra
Nëpër kujtesën
e lumit
Nuk paska të
ndalur
Te rrapi i
kallur ende këndojnë qyqet
Një elegji e
trishtë
Shkundet
Nga degët e
vjeshtës së pasosur
Prishtinë,
o8 korrik 2013
ORA E DIELLIT TË KRISTALTË
Në çdo kohë
Ne jemi duke
vdekur nga pak
Frymëmarrja e
pluhurit konvertohet
Në uragan dhe
na përpinë
Si gllënjkën e
verës në Betlehem
Nëse vazhdojmë
kështu ta matim kohën
Ora e diellit
të kristaltë
Do të mbetet pa
asnjë akrep
Në qepallat e
zogjve endacak
Sërish këputen
telat e një serenate
Më duket se
ishte e kot thirrja ime
Zambakët e
Prizrenit
Ndryshuan
rrjedhën e Lumëbardhit
Një grusht ujë
të kulluar
Nga mjegullat e
maleve
Ishte nisur në
një rrugë të gjatë
Shkuan edhe
zogjtë e vendlindjes sime
Nuk mbeti asnjë
përrallë
Pa u treguar
fëmijëve
Dikur vonë
Kur u kthyen
dasmorët
Atdheu i kishte
shtruar për herë të parë
Sofrat e
dashurisë
PO DËNES NJË FËMIJË
Me gjasë
Ëndrrat më
paskan mbetur
Të sfilitura
diku në shkrepat e atdheut
Kot jam duke
ëndërruar ca ëndrra të reja
Vetmia e
pudrosur me mall
Vajton në një
mol të harruar
Nuk është hera
e parë
Që e kthej
kokën pas
Me qindra herë
I kam lënë sytë
Te rrugët e
grisura të fëmijërisë
Dhe ja sot
Si dielli i
verbër loton hija ime
Loton edhe një
shpirt i braktisur
Asnjë zog i
atdheut tim
Nuk fluturon
këndej pari
Ky metropol
vrasës
Kohë pas kohe
Është duke na i
kafshuar eshtrat
Që thahen në
erë
Dhe si shpirti
i burgosur në liri
Po dënes një
fëmijë
BURRAT E
DHEUT
Isha ishe ishim
Dhe do të jemi
denbabaden
Klithma të një
guri
Që me shekuj
lëshoi gjëmë
Në shpirtin e
kësaj toke mëmë
Kur na
mbërthyen të na i kafshojnë
Ëndrrat e
zgjuara
Në shpirtrat
tanë jehuan zërat gjyshërve
Një kobure e
praruar
Si nga baladat
doli në Londër
Drita e lirisë
veç këndonte maleve
Si një zog i
shenjtë
Në zemrën e një
burri
Fluturonte
udhëve të historisë
Një nënë plakë
I zgjoi ëndrrat
e fjetura
Atdheu im
Kurrë më nuk i
mbylli sytë
Si kaprojtë e
Bjeshkëve të Nemuna
Dolën zanat e
mira te korijet
Nga shpirti i
pavdekshëm
I legjendave
shqiptare
Zbritën
gjelbërimit të paanë
Burrat e dheut
Që më shumë se
jetën e deshën lirinë
MBI NJË GUR TË MURRMË
Si një engjëll
ti vjen në ëndrrën time
Me zërin tënd
kumbues
Ecën mes
baladave të një enigme
Nën qerpikët e
reve
I fsheh me
xhelozi
Shirat e një
vjeshte të irnosur
Shikoj me
mallëngjim zbritjen e yjeve
Me ngashërim i
përcjelli
Ikjet e zogjve
Asnjë flutur e
larme
Nuk ndalet te
lulet e mollës së çelur
Një arkivol
ngjyrë are
Me ditë të tëra
qante te varret
Vetëm një kryq
i huazuar
Bisedon me
trishtim
Për rrugën e
gjatë të golgotës
Mbi një gur të
murrmë
Dënesje vashash
të virgjëra
Lisi i prerë në
shtatë pjesë
Shtatë herë
gjëmoi
Nën vrapin e
çmendur të një patkoi
NJË SHI IMCAK
Si sot më
kujtohet dora e jote
Si e bardha e
kristaltë e borës
Dhe flladi i
vjeshtës së ngrirë
Në përkundjen e
djepit
Pikonte stina e
plagosur
Një zonjë e
moshuar
Kush e di se sa
vite i kishte shkelur
Mosha e saj
fatlume
Me një elegancë
të paparë
I mëkonte
meteorët e këputur
Te mollët e
njoma
Një çift i ri
këputnin kujtimet e një kohe
Dhe qeshnin si
luledielli në verë
Dielli i
dashuruar
Mbase
shkëlqente për tërë botën
Isha shumë i
hutuar
Vetëm duart e
mia të akullta
Bisedonin me
flokët e shprishura të erës
Një shi imcak
I përngjante
fjalëve të ftohta të borës
Dhe tërë kohën
i shqelmonte
Qepenat e
mbyllura të dyqaneve
SI NË DEGË
NJË MOLLË
Pse pohoni që
një gjarpër
Përherë fle nën
mollë
Jo ,jo aty
është një vashë
Zonjë e rënd
elegante
Si selvi e
hollë
Në çdo vend të
botës
Njeriu e do
mallkimin
Gjatë tërë
ditës së lume
Sterrën e
shikon
Dhe në mbrëmje
vonë
Fle me
trishtimin
Ajo e
gjatë e bukur
Dhe e hollë
Për çdo ditë si
fjala
Piqet nga pak
Si në degë një
mollë
TROKIT NËSE
DUHET
Nëse nuk t’i
hap portat
Ti sërish
trokit te yjet
Që ty dy ju
I keni borxh
njëri - tjetrit
Për një fjalë
goje
Mos u
konvertoni në bisha të mëdha
E as në djaj të
zinj
Dashuria kërkon
më shumë se sakrificë
Trokit nëse
duhet
Edhe në portat
e çelikta të Ferrit
Por kurrsesi
mos harro
Të trokasësh te
dyert e atdheut
Sa herë që të
zihet fryma
Ai sa ora
Të bëhet frymëmarrja
e jote
Atdheu është
gjaku dhe shpirti i shpirtit
Trokit e mos u
ndal askurrë
“Sa e do ti
Po aq edhe
atdheu të do ty”
Trokit edhe në
portat e qiellit
Do hapen një
ditë
Si arkapitë e
mbyllura të fjalëve
Kishte
trajtën e një njeriu
Cikli i
tretë
HINGËLLONIN
KUAJT E ETUR
Si pa kokë hyra
Mes vargjeve të
një libri të vjetër
Askund asnjë
njeri
Vetëm një
kafshë e madhe
Deri në asht e
përtypte ditën
Si lehje qensh
dëgjoheshin ca zëra
Nga palca e
nëntokës
Galoponin
ndjekësit e enigmave
Dielli nuk
dukej askund
Një hënë e
venitur qante te mjegullat
Nuk më besohet
se aq e frikshme
Mund të ishte
dita
Nga krifat e
bardha të një kali
Shkundej
trishtimi i një beteje
E lufta nuk
kishte ndërmend të përfundoj
Deri në bark të
kuajve të luftës
Notonte një
shalë në gjakun shumëngjyrësh
Hingëllonin
kuajt e etur
Hingëllonte
beteja e papërfunduar
Një vashë me
një testi të mbushur me lot
Shuante zjarrin
e betejës
Prishtinë ,
09 korrik 2013
THEMI SE
ISHIM
Nuk di më se
kush jemi sot
Kush ishim dje
Dhe kush do të
jemi nesër
Themi se ishim
Pasardhësit më
krenar
Të një shiu të
kristaltë
Me mija vjet
ndoshta edhe më shumë
Ecëm deri te
golgota
Një kryq i
ngulur te varret
Asnjëherë nuk i
ndali thirrjet
Thërriste të
pamundurën mes gurëve të etur
Ne i besuam
vrapit të kalit të egër
Vrapuam me
shekuj
Pa u ndalur pas
dizgjinëve të frikës
E frika ikte
Ikte edhe era
me kuajt e drunjtë
Një boshllëk të
paparë nën dangën e gurit
Ndjente lëkura
ime
Nuk lahen
njollat e kuqe të vesës
Me këtë shi të
hollë pranvere
Gjethet filluan
të mbajnë zi
Me ngashërim të
paparë dënesën degët
ZOTIN NUK E
GJUAJTA ME GUR
Shikoni se si
paskam mbetur sot
Bredhin hapat e
mia të sfilitur
Nëpër trotuaret
e metropolit
Eci si një
somnambul
Pa asnjë lek në
xhep
Sa e largët
Më duket kafeja
në duart e kamerierit
E largët si
atdheu im
Një njeri më
shikon
Si bishën e
zënë në kafaz
Dhe zgërdheshet
me vetveten
Një hap përtej
asaj udhe
Ndizen dritat e
kuqe
Seksi
reklamohet nëpër vitrina
Kalojnë njerëz
me xhepa të shqyera
Dhe ata me
xhepa të thella
Kalëroj nëpër
mendimet e mia
Udhëve të
pabrenga të fëmijërisë
Dritat e neonit
Ma ngacmojnë
verbësinë e syve
Ky qytet
ëndrrash
Më është bërë
makthi im i fundit
2.
Ku të ulem
Çfarë të bëj me
këto eshtra
Të moshuara
Të shkoj deri
në atdheun tim
Nuk kam më fuqi
e as mundësi
Zotin nuk e
gjuajta me gur
Asnjëherë
Nuk di më o miq
Ku do të më
varrosin
Nëse jo në
atdheun tim
Atëherë me
siguri në këtë kontejner
E KUR TË
TAKOHEN
Ja kështu
vdesin njerëzit
Të heshtur
Pa zë mbi një
qivur
Një mur i
plasaritur loton
Kurse era si
përherë
Serenatën e saj
këndon
Askush s’e di
Athua është
udhëtimi i parë
Mbase i fundit
as që ekziston
Kështu vdesin
njerëzit
Të mërrolur si
retë
Pa asnjë fjalë
udhëtojnë drejtë ujit
E kur të
takohen
Me bigëzimet e
një lumi
Për herë të
fundit sytë çelin trëndafila të zi
I DREJTOJNË
SYTË NGA QIELLI
Qyteti im
Ka dhembje të
fortë koke
I gëlltit
tabletat për qetësim
Më së shumti e
mundojnë
Problemet e
përditshmërisë
Ngjan që
fëmijët e tij të zgjohen të uritur
Ky qytet si çdo
qytet tjetër
Ka shumë halle
me kanalizimin
Kur rebelohen
shirat
Nëpër
korridoret e shpirtit
Furishëm
derdhen ujërat e zeza
Një ditë
zgjohet me muzikë
Të mirëfilltë
Kurse ditën
tjetër
Nën tingujt e
trishtë të fanfarës
Këto marshime
milingonash
I trembin
gjeneralët në
gjumë
Dhe këndesat
nëpër kotece
2.
Ju thash pra
Kur ka dhembje
koke qyteti im
Mashtrohet me
aspirina
Si fëmijët
endacak me lëpiza
Dhe më pastaj
Kërkon ndihmë
në urgjencë
Ndjen nevojën e
pastrimit të gjakut
Në qytetin tim
Njerëzit kanë
nga një gjysmë vdekje
Sillen thua se
janë plotësisht pagan
Si perëndive të
dehur të Olimpit
U besojnë
matrapazëve
Kur mbesin me
xhepa të zbrazura
Instinktivisht
I drejtojnë
sytë kah qielli
Dhe i luten në
gjuhën e tyre pagane
Deri në lot
Një hyji të
cilin askush nuk e njeh
KJO RRUGË E
GJATË
Brenda nesh si
lulja
Herë ëndërron
E herë qohet
peshë
Një vrushkull
gjaku
Kjo rrugë e
gjatë
Që shkon përtej
amshimit
S’kalohet për
një natë
Nëpër të çarat
e trishtimit
ky udhëtim pa
zë
Po lëviz në
ekran si një film i animuar
Lëvizin edhe
hijet e padukshme
Pran nesh duke
galopuar
KISHTE
TRAJTËN E NJË NJERIU
Si nëpër
rrjetin e merimangës
Hymë në gjumin
e natës
Nga shtambat e
thyer të qiellit
Derdhen përroit
Ciflat e
kristalta të yjeve
Një hënë te
malet
Mbi njëqind
vjet qanë me qyqet
Asnjë korb i zi
Nuk mbeti në
hapësirë
Fluturuan
xhadeve fluturat e ngrira
Me çfarë kënge
i mëkuat meteorët
Kur vraponin
qiellit kuajt e egër
Lufta përherë
ishte te ne
Shumë më e
gjatë
Se sa jeta e
një qeni endacak
Një pjesë e
erës te korijet
Kishte trajtën
e një njeriu
Muzika mortore
Nuk pushonte te
varret
Një kryq i
varur po qanë si fëmijë
VJESHTA VEÇ KISHTE FILLUAR
Prej një cope
bryme
Për herë të
parë sajuam
Një copë të
ngrirë mjegulle
Rosat e egra
Ikën drejtë të
panjohurës
Nga stërkalat e
shiut
Në horizontin e
paanë
Mbetën peng
Dizgjinët
këputur të një balade
Një vijë e
hollë si gjuhë gjarpri
Mbeti kujtim
Te flokët e
mjegullave
Agullima prite
te portat
Serenatën
E një vjeshte
të harruar
Ikjet e kuajve
Ishin çastet e
pashmangshme
Vjeshta veç
kishte filluar të loz
Lojën delikate
të gjetheve
SI NJË
KALORËS I DEHUR
Këto mbeturina
po më duken
Si skeletet e
shirave të vdekur
Kush i varrosi
sandalet e kuqe
Në ballinat e
gazetave ditore
Luajmë tangon e
fundit të vjeshtës
Një fërfërimë e
pa definuar
Si një kalorës
i dehur
Vrapoi rrugëve
Gjysmë të
asfaltuara
Në fund të
lagjes së evgjitëve
Dëgjohet kuisja
e një qeni të zgjebosur
Mbase nuk ishte
as fundi i tregimit
Por mbarimi i një tragjedie
Kjo pamje
E mbeturinave
luksoze
Po m’i
përkujton
Zonjat e rënda
me taka të gjata
Te xhamat e një
vitrine
Të thyer copë e
grimë
Ka ditë
Që reklamohen
filmat pornografik
Të moshuarit
Mezi qëndrojnë
në këmbët
E tyre të drunjta
I lëpijnë buzët
e rrudhosura
Si ato kokona
të shtëpive
Me ngjyra të
kuqe
DHE ADRESËN
E SHTËPISË
Kur u nisa në
kurbet
Me vete e morra
vetëm një valixhe
Dhe adresë e
shtëpisë
Një tren i
çmendur i shkeli
Të gjitha
rrugët e botës
Diku në fund të
udhëtimit
I shtypi në
kokë edhe ëndrrat e mia
Mbeta lakuriq
rrugëve
Si miu i bardhë
Nën
hambarët e Evropës
Stuhishëm
kaluan
Dhe ikën motet
e pështira
Asgjë nuk më ka
mbetur në kujtesë
Përpos
hingëllimës së trenit
Të prishur
Me një valixhe
pa adresë
Dhe plaf të
grisur
Prishtinë,
10 korrik 2013
NJË ZOG VAJTUES
Ky shi që po
bie sot
Mbase askund
nuk i gjendet fundi
Megjithatë po
bie
Ashtu siç bien
flokët e mi
Po kalojnë
stinët e erës
Dimri paska
ardhur i zhveshur
Më herët sivjet
po shkundën pemët
Nga gjymtyrët e
rrënjëve binjake
Pikojnë ditët
Një zog vajtues
Është ulur mbi
një degë
Dhe bisedon me
meteorët
Ca rosa të egra
Humbin mes
mjegullave
Lehjet e dimrit
kurrsesi të pushojnë
Kjo shtrezë që
po bie sot
Me lotët e
shiut imcak
Po i mërdhinë
zambakët gjysmë të vdekur
Te kambanorja e
rrënuar
Po qanë si një
foshnje
Shiu i rreptë i
një dimri
TE MALET E
NGRIRA
Nëse trokas
mbrëmjeve të vona
Hapni portat
Jam unë hija e
një nate
Që ka humbur
rrugën
Mes gishtave të
shiut
Erdha me
dhembjen e dimrit
Acari rrinte në
qoshe të dhomës
Dhe shfletonte
një libër të vjetër
Sërish dimri
I humbi rrugët
e bardhësive
Te malet e
ngrira
Po dëgjohen ca
zëra bishash
Qukapikët e
zinj
Po ua prishin
gjumin krimbave
Drunjtë halor
ua shpojnë syt zogjsh
Nëpër qiellin e
zi
Dëgjohen vetëm
krakëllimat
E yjeve endacak
NUK NA I
LAGI FLOKËT
Provo të lutem
Nëse mund të
ndezësh zjarrin
Në mua
Kaherë janë
shqimur luspat e diellit
Ishte ajo kohë
kur ecnim
Mbi drurët e
ndezur të fjalëve
Dhe këndonim
serenata
Shiut të
pranverës
Kohët e
meteorëve
Kur binin në
vjeshtë shirat
Megjithatë
shtreza asnjëherë
Nuk na i lagu
flokët
Deri në asht u
zhytëm në kujtimet tona
Dhe në fund të
itinerarit
I humbëm trenat
Te një udhëtim
të imagjinuar
Pamë vetëm një
pikëpyetje të madhe
Provo të lutem
edhe njëherë
T’i ndezësh
flakadanët e rinisë
Në qerpikët e
këputura të natës
Sonte është
hera e parë në jetën time
Që po ndjehem
kaq i lumtur
DITËT ISHIN
MAKTH
Me shekuj
Netët tanë
ishin net qensh
Ulërimat i
dëgjuam edhe në ëndrra
Ditët ishin
makth
E makthet
trishtim prej tmerri
Ecëm nëpër një
rrugë të zjarrtë
Me shputa të
djegura
I shkelëm copat
e gacave
Dhembjet ishin
të padurueshme
Në dizgjinët e
kuajve të vrarë
Sfiliteshin
kufomat e njerëzve
Me shekuj ecëm
si sfilitjet e shpirtrave
Udhët ishin të
stërzgjatura
Deri në
pafundësinë e një balade
Shkonin edhe
përtej ferrit
Nëpër urën e
shpirtit
Të ngarkuar me
gjëmë kalonte frika
Një nënë e
shtyrë në moshë
Në vend të
dhembjeve
Mbi shpatullat
e saja të rrënuara
Kalonte
ngarkuar
Me një kryq
prej trishtimi
Qante era te
lisat e prera
Thua se nata
Vetëm ajo
sterrë e paparë
Kuiste si qeni
i sëmurë në stele
Me shekuj i
përjetuam
Netët e thikave
Në ashtin e
thyer të një kafke
Me mall të
pashuar po dënes
Një hartë e
grisur e atdheut tim
Prishtinë,
11 korrik 2013
SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN
Adem Zaplluzha u lind
në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa
Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat
Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit.
Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me
shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën
letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën
“Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë
me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në
Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”,
në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas
krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh
nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes
së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova
letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e
Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin
Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 - 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe
në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj
të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e
karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në
Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar
“Fahri Fazliu”, në Kastriot.
BOTIME
TË AUTORIT
1. “Puthje”, poezi,
“Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”,
poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”,
poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta
e Re”, Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e dhembjes”,
poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai vjen nesër”,
poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga mërgimi”,
poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar , “Fahri Fazliu”,
Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o. “Thirrje e gjakut”,
poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”,
poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot,
2009.
12. “Vesa në lotin tim”,
poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”,
poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot
, 2oo9.
14. “Kashelasha në vargje”,
poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e bekuar”, E
përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e vatanit”,
poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa ikte nata”,
poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja e myshqeve”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”,
poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e heshtjes”,
poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji në Prekaz”,
poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24. ”Sinorët e hinores”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe
Rosinanti”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26.”Zjarri i dashurisë”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk
përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’,Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi,
Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. “Vallja mistike”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve
Kastriot,2011
35. “ Letër atdheut”
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “ Tejdukshmëria e shiut”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “ Përtej teje”,poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg” ,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve-
Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”,
Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja e eshtrave”,
Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit e mjegullave”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë
këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44. “Mirëmëngjes Imzot”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45. “Kafshimi i mikut”,
Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje tej maleve”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. “Heshtja që del në
shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. “Portat e shpresës”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në dhomën time gjysmë të
errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. “Kinse Lojë Shahu”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për çdo dekadë nga një
baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52. “Fusha e mëllenjave”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E kujt është kjo vetmi”,
Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos pyet për adresën e
lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër”
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po të mos ishte fjala”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. “Thyerja e urave”,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat në gjumin e
dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në flokët e dëborës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur filluan të flasin
njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë
fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta”
, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca ecëm dhe do ecim”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66. “Fëmijët e erës”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të
stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si të flas me drurët”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e
tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush i lexoi letrat prej
erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në
netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e
jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
75.” Diku te një baladë”, Poezi,
Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i
përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
77 “ Ky def prej hëne”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi
, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79
“ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri
Fazliu”, Kastriot- 2013
80. “Refrene yjesh”,
Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
81. “Te delta e mjellmave”,
Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
82.“Rinjohja”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
83.“Diku në fund të një
fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
84.“Makthi i hijes”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
85.“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot
86.”Asnjë fjalë nuk frymon”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013-
87.”Daullet e një nate”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu”-Kastriot 2013
88.”Sytë e gurtë të erës”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
89. “Fjetëm njëqind shekuj”Prozë
poetike, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”-Kastriot , 2013
90.”Kur dehen perënditë” , Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”-Kastriot -2013
91.”Krakëllimat e natës”,Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu”-Kastriot, 2013
92. “Ndjekësit e enigmave”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”-Kastriot -2013
PËRMBAJTJA
Ecin edhe
yjet pas saj - Cikli i parë ................... 11
Ti qëndrove
stoikisht ............................................. 13
Degët u bën
shpirtra pemësh ................................. 14
Ishte koha e
fjalëve ............................................... 15
Fol
......................................................................... 16
2.
............................................................................ 17
Një trëndafil i
zi .................................................... 18
Furtuna mbi një
arkivol ......................................... 20
Kujtove se ikja
e kujtesës ...................................... 22
Kur zbritën
fluturat ............................................... 23
Më pritni
................................................................ 24
Kur njerëzit i
çelën sytë ........................................ 25
Ky balsam
shërues ................................................ 26
Ecin edhe yjet
pas saj ............................................ 27
Unë dhe ti jemi
ai .................................................. 28
Ishte dita
................................................................ 29
Flinin si kuajt
e luftës ............................................ 30
Ti i përngjan
pemës ............................................... 32
Te fundi i
betejës ................................................... 33
Ky duet prej
mjegullave ........................................ 34
Si yjet e
verdha ...................................................... 35
E pamë eklipsin
e hënës ........................................ 36
2.
............................................................................ 37
Mushkonjat
........................................................... 38
Nga thasët e
dhirtë ................................................ 39
Ndjekësit e
enigmave - Cikli i dytë .................... 41
Zëri yt
.................................................................... 43
Kurse ato të
fundit ................................................. 44
Ky xham
................................................................ 45
Prej një fjale
të vogël ............................................ 46
Sa herë që e
përqafoj erën ..................................... 47
Im atë
................................................................... 48
Te kambanorja
...................................................... 49
Kuajt e dehur
të luftës ........................................... 50
Ti mos harro
.......................................................... 51
Poetët
..................................................................... 52
Një hënë pakëz
më ndryshe .................................. 53
Ndjekësit e
enigmave ............................................ 54
Kryqet e
ngulura në tokë ....................................... 55
Nga një këngë e
saj ............................................... 56
Ajo
......................................................................... 58
Deti i trazuar
i shpirtit ........................................... 59
Nuk më beson
askush ............................................ 60
Këto itinerare
të dyshimta ..................................... 61
Se sa të jesh i
huaji ................................................ 62
Pëshpëriste
edhe era .............................................. 63
Ne ishim aq të
vegjël ............................................. 65
Ora e diellit
të kristaltë ......................................... 66
Po dënes një
fëmijë ............................................... 67
Burrat e dheut
........................................................ 68
Mbi një gur të
murrmë .......................................... 70
Një shi imcak
........................................................ 71
Si në degë një mollë
............................................. 72
Trokit nëse
duash .................................................. 73
Kishte
trajtën e një njeriu - Cikli i tretë .......... 75
Hingëllonin
kuajt e egër ........................................ 77
Themi se ishim
...................................................... 78
Zotin nuk e
gjuajta me gur .................................... 79
2.
............................................................................ 80
E kur të
takohemi .................................................. 81
I drejtojnë
sytë kah qielli ....................................... 82
2.
............................................................................ 83
Kjo rrugë e
gjatë .................................................... 84
Kishte trajtën
e një njeriu ...................................... 85
Vjeshta veç
kishte filluar ...................................... 86
si një kalorës
i dehur ............................................. 87
Dhe adresën e
shtëpisë .......................................... 89
Një zog vajtues
...................................................... 90
Te malli i
ngrirë ................................................... 91
Nuk na i lagi
flokët ............................................... 92
Ditët ishin
makth ................................................... 93
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e
Kosovës
821.18-1
Zaplluzha, Adem
Ndjekësit
e enigmave / Adem Zaplluzha.
-
Kastriot : Shtëpia botuese “ Fahri
Fazliu”, 2014. - 109 f. ; 21 cm.
Parathënie
/ Arsim Halili : f. 7-11. Adem Zaplluzha : f. 95-104
ISBN 978-9951-664-07-3
|