E shtune, 21.12.2024, 01:08 PM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Ku je drejtësi?

E diele, 05.10.2014, 09:45 AM


KU JE DREJTESI?

Nga Ksenofon M. DILO

Ë kërkoj që ditën që e mbaj mend veten dhe pyes ashtu, thjesht duke kërkuar ta di :

Ku je ti, e dlira, e pastra e dashura ..DREJTËSI?

Përgjigje pres të marr nuk  e di se nga kush , as se kur ,as se si ... Unë do të vazhdoj të kërkoj me ngulm, do të vazhdoj ta thërres, do shpresoj që një herë ta gjej dhe t’i them :

TU NGJAT JETA DREJTËSI !  MIRSEERDHE E SHUMË KËRKUARA DERJTËSI. QOFSH E PËRHERSHME ..DREJTËSI.!!

.Por tani jam duke e kërkuar. Nuk e di nëse ndonjë ditë do ta ndesh aty ku thonë se ajo ka shtëpinë. Nëpër sallat e gjyqeve ku në emër të saj jepen e merren dënime, jepen e merren falje, del në dritë drejtësia nëpërmjet ligjeve që njerzit i kanë shkruar por që disa herë janë tepër tepër elastike , disa herë tepër tepër të rrëshqitshme, disa herë i kundërvihen njëra tjetrës dhe herë të tjera, ajo që dje ishte e drejtë sot , sepse gjykatësi ka ngatruar fletën , sot pra është e padrejtë. . .                                          Kjo më shtyn të mendoj se edhe në ato sallat e mëdha ku thuhet se mbrohet drejtësia medet kam frikë se ..edhe aty nuk do ta gjej, po ,po nuk do ta gjej.... Po ku ta kërkoj që të më qetsohet shpirti e mendimi, ku ta kërkoj se dua ta shoh në dritë të syrit e t’i them dy fjalë. Sepse unë e njoh atë , e njoh!Në shtëpinë time ajo hynte si zonjë e madhe e ne të gjithë njertzit e familjes, të gjithë të njohurit tanë e kishin mike dhe në emër të saj punonin natë e ditë.Për të u shkrinë e për të luftuan sepse ajo ishte zonjë e madhe.

--Duajeni të drejtën dhe ajo do tju nxjerrë gjithmonë në dritë—gjyshi im i mirë

---kush të drejtën e tregon veten e tij e gjith botën e don—gjyshja ime

--po të jesh i drejtë nuk ke frikë kurrë—mëma

--rri shtrembër por fol drejt—Malja

Kështu ne e kishim shoqe dhe mike të mirë drejtësinë , ndaj çdo gjë në shtëpi shkonte në një harmoni të plotë.

Njëherë më kujtohet tregoninqë njëri nga bijt e tij gënjeu për një gjë të vogël, shumë të vogël. Gjyshi e kuptoi dhe dy vjet i preu përshëndetjen.Nuk i foli !Djalit të tij.!Kjo ishte e vërteta dhe e drejta që shkonin paralel në familjen tonë . Kjo ishte dhe arsyeja që , kur mbas betejave heroike të luftës me nazi-fashistët , duke ditur kushtet , duke njohur gjendjen e mjeruar dhe të raskapitur të Shqipërisë , xhaxhai im Jani Dilua(Ai qe kish udhehequr me aq sukses luften ne beteja kunder te huajit si ne Barmash,Struge-Qafethane etj.etj )  nuk mundi të thotë as më të voglën gënjeshtër që të mashtrojë popullin e të thotë përralla në një kohë kur e drejta dhe e vërteta shiheshin sy në sy me dhimbje e nuk mund të mos pranonte se, lufta civile ishte shkatërruese e se do duhej shumë mund e forcë e sakrifica për tu përkëmbur Shqipëria e Shqiptarët. Dhe ja ku dredhia del me një kokë e gjuhë dhelpërake e përfiton nga rasti të kapë gjëndjen për fyti. Çkërkon ky popull i dërmuar? Të jetojë mirë e të jetë i lirël e i lumtur, dhe i pasur!Ë popull? Këtë do ti? Hiç mos u mërzit me ne eja dhe me lugë floriri do hash. Pa do jesh i lumtur(?), pa do jeshi lirë(?), pa do jeshi..pasur(?)Xhaxhai im i tërhequr në heshtje me zemër të dërmuar, i pafuqishëm të besojë sa shihte e dëgjonte , tundtte kokën dhe i çmerritur shikonte se sa shumë ecte përpara gënjeshtra, sa shumë ajo pushtonte njeriun e lodhur që për një fjalë të mirë për një jetë të qetë kish luftuar e derdhur gjak. Populli ish i lodhur, kishte të drejtë që kërkonte të çlodhej por kushtet ishin aq të rënda dhe do t’i duhej të priste pak. Më kot xhaxhai im në Korçë paralajmëronte për gënjeshtrën komuniste, më kot ai në emër të së vërtetës mbrojti të drejtën dhe i tha poipullit se një vendim në atë kohë i gabuar mund të paguhej shumë shtrenjtë.../

Drejtësia u mbullua nga gënjeshra dhe u shtyp e u mposht prej saj. Gënjeshtra , mashtrimi padituria u shtrinë në një truall të virgjër dhe filluan të bënin kërdinë. Njerzit nuk po kuptonin se ç’po ndodhte. Drejtësia e zbythur lëngontre në humnerën e harresës dhe terrori i ethshëm në vend të emrit drejtësi , kishte termin diktatura e proletariatit.

Ç’ishte kjo?  Kush dhe kujt i morrën leje të asgjësonin drejtësinë dhe ta zëvendësonin atë me diktaturën e ...proletariatit. .   Nëpër salla gjyqesh dëgjohej paturpësisht:    Në emër të popullit ! Po a kishte më emër ky popull që në emrin e tij u dogëni, vodhi , burgosi , përdhunoi bijtë e tij? O poipull a e di sa tmerre janë bërë në emrin tënd të shenjtë?    A e di se në emrin tënd u dergjën burgjeve bijtë e tu më të mirë, A e di se të tjerë bij u zhduk[ën pa lënë gjurmë në nofullat e pangopura të diktaturës së proletariatit ?    A e di se në emrin tënd u vodhe , u vrave , u dogje, u sekuestrove , u burgose, u internove , u përdhunove, u shite ?   Po ku ta dije i varfri që nga “intrigat e huaja dhe komedite e brendeshme” vetë shqiptari do të të hapte një burg të madh e do të të mbyllte brenda  e , besomë se ai burg ku u mbylle dredhërisht e pabesisht ishte edhe varri jot, me të vetmin ndryshim se në burg endeshe maramendsh e nuk dije ku shkoje e çfarë do të të silltze e nesërmja , kurse në varr do të qetsoheshe njëherë e përgjhithmonë.

Nuk ishin të pakët ata që e kishin kuptuar e që dëshironin më mirë një vdekje me tmerr se sa një jetë të tmershme.

Ku ishe e dashura drejtësi?   Sa herë megjithse i vogël dëgjoja gjyshin tim që duke lexuar gazetat e duke parë se lukunia komuniste kishte shtrirë tentakulat si metastaza kanceroze e po gëlltiste bijtë më të mirë e po i zhdukte me vetëdijen e plotë se ishte duke pastruar rrugën drejt ,,,krimit, drejt pushtetit të dhunës drejt të tmershmes e të palogjikshmes fitore të terrorizmit që kishte veshur këmishën e kuqe të komunizmit, gjyshi im në akull të mëndjes fliste duke e nxjerrë zërin nga thellësia e dhimbjes shpirtërore : Po këta s’janë në vete moj Savë, Këta janë çmendur, nuk dinë se ç’bëjnë!Po vrasin bijtë më të mirë , po dënojnë trimat !!Po do t’i kërkojë Shqipëria , moj Savë sepse janë bijtë e saj e do ti nevoiten...

Zëri i pritej. Forca shpirtërore që e shoqëronte këputej dhe ai ulte kokën me dhimbje e pafuqi ! AI!Që kishte shkruar histori me trimërinë e burrërinë e tij  ai që kishte rritur luanë e kishte ndjerë krenari të ligjshme për ‘ta , Ai kishte tani një dhimbje që e shtypte e e dërmonte.

Zot i madh –Mbai mendjen—lutej gjyshja natë edhe ditë. Sepse ajo e dinte se horizonti i virtuteve të gjyshit ishte aq i madh e logjikshëm , sepse vetëm ajo e dinte cilat qenë ëndrat dhe dëshirat për të cilat punoi e luftoi gjithë jetën dhe po ajo e dinte se sa e dhimbshme ishte katastrofa që i dilte parasysh asaj mendje  gjigande dhe këtë katastrofë . këtë katrahurë gënjeshtre, mashtrimi të përditshëm ai duhej ta gëlltiuste në heshtje. Nuk mund të bënte asgjë. Nuk mund të luftosh me terrin e me terrorizmin kur të kanë lidhur këmbë e duar e të kërcënojnë bisha pa tru e pa logjikë. Vetëm gjyshja e dinte se sa shumë vuante gjyshi dhe vetëm duke ju lutur zotit shpresonte të ndihmohej prej tij në gjëmën e madhe ku ishte zhytrur gjithësia e botës që për një jetë të gjithë si familje kishin luftuar e ponuar. Kur në momentet e fundit Ilia Dilo Sheperi la amanet të luftonin për drejtësi , ashtu si luftoi edhe Ai por po hikte pa e gjetur atë, , që atëhere unë të kërkoj, DREJTËSI!

Por ti humbe  ti u shove  ti u vrave e u dërmove monopateve të errësirës ku të zhytën e të godisnin pa mëshirë,.Gjyshi në varr , aty në pragun e shkollës një ulërimë therrëse lëshonte nga thellësia e tokës :

Po çfarë bëni mure të mallkuar, çfarë bëni ! Ju po e shkallmoni Shqipërinë e bukUr, , ju po e asgjësoni Mëmëdheun...

Nuk mund të mos dëgjohej kjo dhimbje që dilte nga varri , prej eshtrave të tij që kishin dhimbje ...                                                                     Ajo dukej dikur shpërthente nga sytë e zbrazët të monumentit dhe qafirët e panë që atë shkëlqenin e të trembur se mos e shihnin dhe të tjerë, vendosën të pabesët ta nxjerrin nga varri, ta heqin prej vendit që nderohej duke e patur në gji e ta zhduknin sepse edhe i vdekur ai i tmerronte. :::dhe e hapën varrin , dhe i hoqën eshtrat, po po , besomëni, hapën varrin dhe hoqën eshtrat, , i futën ato në një thes dhe nuk vështronin se duke i hequr disa prej tyre shpuan thesin ku i kishin futur e binin prej tij...  (.. ai qipariz ,fidan  mbjellè nga dora e se bijesViktori , ish te koka e varrit ILIA DILO SHEPERI        Me shume respekt e mirenjohje populli caktoi   varrin Atdhetari zemer zjarrte prane  vendit te shenjte dhe shkolles – Tani,  eshte vendi ku ndjenjat dhe mendimet kane vule hidherimi :                                                                                                       komunistat çvarrosen  patriotin”ILIA DILO SHEPERI ,NDER I KOMBIT “)    Makabre ta dëgjosh por pa më thoni ç’emër ka kur e jeton ?              Si ta quash atë , që të nesërmen   i tha mëmës:--Popo moj Kaliopi, ç’kokë të madhe që kishte ai vjehrri jot... -”Veç ajo Koke...edhe pse ne pleqei,zbriti te shtabi I.Radovicka ,B.Spahiu te shpetoje ty nga denimi me pushkatimi “ tha Mëma e shtangur nuk foli mè . A kishte fjalë që të vazhdonte përgjigjen atij injoranti , vegël qorre në duar të kriminelëve , që fliste për eshtra të shenjta njerzish të mëdhenj, sikur të fliste për tartabiqet që e kishin lëruar gjithë natën në shtrratin e morrepsur...    Mëma nuk përgjigjet mè , mëma  mban në mendje katilat që pa din e iman turren netëve e ulërijnë si ujqit të drejtuar nga duar e mendje të përgjakura.    Mëma mban në zemër dhe në mendje , mëma nuk harron as zërat e tyre e as fytyrat, ajo i ka të gjitha të shkruara , ajo i njeh të gjitha , ajo i di të gjitha... ! Një jetë jetoi në portën e ndritur të Dilo-ve dhe kish mësuar të kontrollonte çdo tingull , çdo situatë, çdo rebesh e furtunë...

Dhe kur thika harriti në asht atëhere dinakët, po ata që kishin vrarë , kishin dënuar , kishin persekutuat, kur e panë se nuk mbante më ujë pilafi, vendosën të luajnë karnavalet. Ndëruan emrin , nga komunizëm në pluralizëm..    Ramizi e vetmja qelizë e gjallë në epruvetën terroriste shpejtoi duke lëpirë buzët e stërholla që ngjanin si gjuhë gjarpri e thyer më dysh, me gjuhën e nepërkës që e kishte në gojën ku dhëmbë hiene të zverdhura prej helmit dilnin në pah kur përpiqej të gjoja buzëqeshte ndërsa donte të thoshte se komunizmi vdiq e se një demokraci e re po villej...Ramizi pra morri frenat e një qeverie që do ti duhej ta mbante me...terrorizëm më të tmershëm se i pari!

--Ik o bir, më tha Mëma kur shkova në janar të 1991 ta merrja që të mos e lija vetëm në fshat. Ik ! Ty të duan. Ty kërkojnë të të prishin...”Keta te kunderten e asaj qe thone kane berè e do bejne..Dje na thoshin do hame me luge floriri dhe... Sot na thone plurarizem po perseri avazin..dhe me keq do bejnè..” Nuk mund të vi Une ,se kam do amanete këtu e nuk mund t’i braktis. Ti hik, se po të gjetën do të të prishin e nuk do shonë nga sytë. Kanë mbushur fshatin me qafirë e rast presin se urdhrin e kanë marrë. Mua s’kanë ç’më bëjnë. Një grua plakë jam , nuk do merren me mua..Trimeri do tregojne me njè plake..Ti nisu ndersa Une do ti shkoj edhe njehere Kryetarit .Keshillit  se..pastaj dhe zhurme kane bere shkrimi nèato letra qe jane hedhur edhe ne dyqan “Kush shan Enver Hoxhen do ti bejmè gropen” etj.”Kush ka dollarè e flori do heqi picurrin e zi”po te ne kane hyre e vjedhe..e kane germuar dhe mure dhe e dine qe s’ka gjè..”

Kur pas dy ditësh më thanë se duhej të kthehesha në fshat se ishte mëma e sëmurë, diçka më dogji në shpirt. E ndjeva të keqen por nuk  doja ta besoja. Ma vranël Nënën katilat e Ramiz Alisë sepse duheshin pèr ta tè zhdukur deshmite e, te thuhej doni Demokraci :Mirreni are nga ne...ndryshe, ishte një mendje e një gojë që do të fliste, që do t’i diskretitonte sepse ashtu ishte mësuar shtepia DILO edhe mëma ime të ligjëronte trimërisht të vërtetat. Ja mbyllën gojën .Nuk më lanë ta puth mëmën për herë të fundit. Arkivoli ishte i mbërthyer dhe sado që ngulmoja me dhimbjen e birit ta shoh e ta përshëndes me një puthje në ballë ashtu si e meritonte ajo Mëmë e shtrenjtë, nuk më lanë. Sepse  te vlefshmit vetem per krime ardhur nga larg ma kishin shfytyruar mëmën. Kishin derdhur në fytyrën e saj një shiringë(kusheriri i pare i kryeminelit) me acid ndërsa ajo oshte akoma e gjallë dhe kush mund të përfytyrojë dhimbjet e një gruaje të moshuar në mes të katilave që e qëllojnë e që vijnë vërdallë si bisha të tërbuara që kërkojnë të pijnë gjak. A kishin nëna ata? Apo kishin dalë prej kuçedrash e kishin në vend të zemrës njerëzore një copë gur qymyri?

GJAKU I KALIOPI DILO-S , SHNDERRUAR NE MEMORJE  : “JA  C’NEJNE KOMUNISTET PER TE FSHEUR DESHMITE “

Drejtësi , pa më thuaj, a duhet të jetojnë e të vërtiten nëpër botë ata katila?  Po dil pra të shkretën sepse erdhi koha të marrësh në dorë skeptrin tënd e të godasësh me të tokën deri sa të dalin shkëndija, shkëndijat e atij zjarri të madh ku duhet të përvëlohet më në fund terrorizmi me gjith terroristat e , ti drejtësi të ndrish aty ku të takon të jesh, mes njerzish që të duan e të respektojnë, mes njerzish që për ty jetojnë e bëjnë fli edhe jetën në altarin tënd të ndritur. Ku je DREJTËSI????



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora