Mendime
Paul Tedeschini: Nji skjarim Kushtrim Janines!
E enjte, 03.07.2008, 07:34 PM
I nderti z.Kushtrim Janina!
Kam lexue komentin tuej te dates 01-07-2008, 08:58am ne shkrimin e Ilir Dardanit me titull “Leter Gjergj Kastriotit” ( http://www.zemrashqiptare.net/comment/3728/ ). Une nuk kam ndermend te analizoj gjithe komentin tuej, ne te cilen une vlersoj ma shume shqiptarizmin tuej se sa spjegimet dhe argumentet perkates.
Nuk asht hera e pare qe ne Kosove dalin “historian” qe flasin me “kompetenca shkencore” pa e njohte aspak historine apo tue e shtrembnue ate, me qellim apo nga injoranca.
Ne komentin tuej nder te tjera ju pohoni:
“.....Mbi majet e minarve te xhamive islame dhe mbi majet e kryqeve te kishave te krishtera qe jan ngulur me force ne gjoksin e mbiqjellit te atdheut tone nga sundimet e huaja ....”.
Po ta skjaroj ty dhe te gjithve atyne qe shprehen si ti:
Kristjanizmi ne Ilirì nuk asht perhape nga sundimet e hueja, por me predikimin e apostujve si Shen Pali etj dhe jo me dhune, por nepermjet predikimit dhe te martirizimit, dmth te persekutimit te kristjanve.
Dhe po me kete menyre, me predikim dhe me persekutimin e kristjanve, apo me persekutimin e atyne muslimanve qe sot tue kerkue rrajte e veta po rikonvertohen ne kristjan, do te perhapet perseri kristjanizmi edhe ne Kosoven shqiptare. Dhe nuk ka me kene e larget dita qi vete kosovart, me vullnetin e tyne te lire dhe me bindje, do te shndrrojne perseri ne Kisha Kishat e kethyeme ne Xhami ne kohen e okupacionit te zì turk.
Per menyren e perhapjes e kristjanizmit me menyren apostolike, dmth te perhapjes nepermjet fjales, mund te lexosh ketu ne po kete gazete shkrimin tem (te argumentuem me fakte dhe dokumenta historik) te dates 04-05-2008 me titull “Nji keshill zotni Blerim Gashanit: Studjoje Historine!” ( http://www.zemrashqiptare.net/article/Debat/3116/ ) si dhe shkrimin e kosovarit Bagzad Baliu te dates 02-07-2008, me titull “GJUHA DHE KRISHTERIMI” (http://www.zemrashqiptare.net/article/RevistaZemra/3746/ ).
Thellonju mor burr dhe studjoni para se te publikoni nji shkrim, sepse rinia prej jush meson, drejte apo shtrembt qofte ajo qe shkrueni.
Te fala Paul Tedeschini