E shtune, 21.12.2024, 05:05 PM (GMT)

Mendime

Edmond Ismailati: Prostitucioni ordiner, klasik dhe...

E premte, 19.09.2014, 06:58 PM


Prostitucioni ordiner, klasik dhe ai politik!

Nga Edmond Ismailati

Në ditët e sotme po bëhet shumë zhurmë për zanatin më të vjetër në botë, prostitucionin! Nuk kam ndërmend të bëj filozofi për këtë sëmundje ndjenjash, pasi faktet dhe eksperiencat janë nga më kokfortet që vijnë nga çdo cep i rruzullit tokësor, vetëm me të vetmin ndryshim se ndryshojnë maskat bashkë me kombësitë apo racat. Si eksperiencë profesioni operon njësoj në të gjithë botën, njësoj si i zanafillës së çlirimit të tingullit që fillon nga përplasje e një pikë uji, sendi apo fishkëllime, e deri tek kënaqësitë që japin orkestrat simfonike me pjesët e tyre klasike. Historikisht, e bëjnë ata që nuk i rezistojnë dotë varfërisë, disa për të realizuar ambiciet dhe dëshirat momentale dhe ato afatgjate dhe klasa tjetër që e shfrytëzojnë pushtetin që i ka dhënë paraja apo pozita në art, politikë, e në çdo elitë. Rasti i ditëve të fundit është shumë i dhimbshëm dhe një nga të përditshmit, por jo për t'u trumbetuar aq shumë, sikur është fenomeni i parë në vendin tonë dhe o burra, ta luftojmë. Çuditem nga reagimi publik e sidomos nga mediat, që duan ta shesin si lajm! Shprehem kështu, pasi populli e ka përjetuar, e përjeton dhe do ta përjetojë çdo ditë prostitucionin në format nga më të ndryshmet jo vetëm atë ordiner dhe klasik, por edhe atë politiko-kriminal që shfaqet në çdo aspekt të jetës.

Për të mbijetuar, një pakicë e shoqërisë njerëzore i është nënshtruar edhe punëve amorale ose siç do ta quajmë ndryshe prostitucioni ordiner. Nga kjo shoqëri, disa kanë dalë hapur edhe pse ilegalisht e ushtrojnë kryesisht natën nëpër rrugët periferike apo geto. Legalisht, disa e ushtrojnë tek dritat e kuqe, siç njihen tashmë me emrin “bordello” e deri tek protagonistët e filmave erotikë, që tashmë promovohen edhe si pornostar. Por këta, gjithçka e bëjnë hapur, duke e nisur si nevojtarë apo nga joshjet momentale dhe vazhdojnë rrugëtimin se një ditë edhe mund të pasurohen, siç ka ndodhur me protagonistët e filmave erotikë. Ndërsa në Shqipëri, nga skamja e ushtrojnë për një cop bukë, por në forma jo të ekspozuara siç përmendëm më lartë. Shqipëria është specifike. Nuk kanë qënë në traditën e popullit shqiptar dhe janë cilësuar si sakrilegj dhe turp i madh, ngritja e bordellove si në botën perëndimore (kujto Pigalin e Parisit, Holland, Greqi,...) apo kuplaratë e vendeve të prapambetura si Egjipti ku bordellot gjysmëilegale dhe kuplaratë kishin mbushur Kajron, apo në vendet aziatike si në Tailandë, Filipinë, ...etj. Kujtoni kurr u hap një bordello në kohën e Italisë në Gjirokastër, (për ushtrinë fashiste italiane) dhe qyteti u mbulua me turp, u vra një prostitute e pafajshme dhe bordellua u mbyll. Episod i përshkruar nga Kadare në “Gjenerali i shtrisë së vdekur”.

Raste të tilla janë të shumta, por ky i ditëve të fundit me E.G, ishtë një rast i stisur, se gjoja vajza e saj nuk i rezistonte dotë efekteve që i jepnin horrmonet e moshës dhe se ishte në hall se nuk po gjente dikë që t'ia numëronte edhe në lule të ballit. Si gjuetar që do të përfundonte më keq se një tabel qitje, u pikas Agron Cane. E gjitha kjo u sajua për të zhvendosur rrufeshëm vëmendjen e gjithë opinionit shqiptar që kishin ndaj hajdutëve të Bankës së Shtetit Shqiptar. Disa shprehen se Elvira ishte një ruspi, baxhellë, lavire apo troç një kurvë. Kurvës i merr të keqen, se ato shkojnë për qejf duke i zgjedhur sipas midesë. Madje në të shumtën e rasteve edhe kanë përfunduar me djem shumë të mirë nga shtresa me ndikime të ndryshme në shoqëri. Pra odiseja i kërkimit të fatit apo princit me kalë të bardhë për disa ka mbaruar dhe kanë hapur familje duke kaluar një jetë normale dhe të lumtur duke i'u dhuruar vetëm të fundit dhe familjes së tyre (ndryshe nga disa të tjera që ruajnë paprekshmërinë deri ditën e dasmës, mëpas nuk lënë doktorë pa u vizituar). Kot nuk thonë, “të kesh fatin e kurvës”. Ato që e vazhdojnë aventurën edhe përgjatë martesës, vuajnë dhe janë të varura nga sindromi i seksit që e kanë të trashëguar gjenetikisht, por përsëri shkojnë për qejf. Pra këto mund të quheshin ndryshe edhe qejflesha..qesh. Ndryshe nga ruspiet, baxhellat apo më saktë prostitutat ordinere që englendisen edhe me qentë, jo vetëm për të siguruar një vend pune, por edhe për të realizuar ëndërrat e çfarëdolloji qofshin. Pra si pasojë e mjerimit, lindi jo vetëm nevoja për ta luftuar atë, por edhe duke e shndërruar në një industri lakmuese për nga të ardhurat, duke kaluar në ekstremin tjetër, në atë të prekjes apo shijimin e një jetë më luksoze. Po të ishim në diktaturë Elvira me kompani, padyshim që do përdorej edhe nga sigurimi i shtetit për të provokuar dhe futur në burg, sipas porosisë së radhës.

Më e keqja është, se bashkë me moshën, vetvetiu rritet edhe eksperienca e tyre duke kaluar nga ordinere në ato klasike. Teksa kisha mbaruar së marri leksionet për atë ditë dhe vendosa të pushoja në “Madison Squer Park” në Manhatten, rastësisht kam takuar një sociologe e cila u ulë në një stol që ndodhej pranë meje. Pasi më pa në duar një literaturë që i përkiste edhe profesionit të saj, përveç prezantimit të saj me shumë finesë, më bëri të ditur se jo vetëm ishte diplomuar, por edhe punonte në këtë profesion. Mbasi mësoi edhe nga unë se po vazhdoja studimet e larta për psikologji dhe njëkohësishtë edhe një associate për sociologji, biseda mori ndryshe e disi më e gjatë. Temat ishin nga më të ndryshmet dhe shumë të njohura që vazhdojnë të përjetohen nga çdo komunitet, bashkësi apo shoqëri. Një nga këto tema ishte edhe prostitucioni, ku i përmenda se në vendet me ekonomi të dobët dhe të pazhvilluara, ushtrohet më shumë dhe se janë viktima të trafiqeve të ndryshme, jo vetëm në vendet e tyre por edhe duke kaluar nëpër shtete të ndryshme në botë. Ndryshe nga disa vende të zhvilluara ku fuksionon ligji, prostitucioni i rrugës është shumë i ulët e në disa shtete të tjera të tjera pothuajse sporadike (kujto Pigalin e Parisit ose kabaret e Romës).

Me të drejtë ajo u shprehe se në vendet e zhvilluara e kanë avancuar dhe prezantuar atë, në rrugë më të pranueshme, më të moderuar siç janë ngritja dhe shfrytëzimi i kinematografive erotike, një industri kjo që sjell fitime kolosale jo vetëm në xhepat e aktorëve, por edhe në xhepat e disa individëve të cilët janë edhe administratorë të këtij zhanri aktrues. Ata që nuk duken në jetën e përditshme është prostitucioni klasik i cili ushtrohet më me kujdes nga disa duke filluar që nga ato për të mbajtur vendin e punës, për tu ngritur në pozitë, për tu afirmuar në media, kinematografi, përvetësim të pasurisë së tjetrit nëpërmjet martesës e deri tek ato që martohen për të përfituar një nënshtetësi apo për të realizuar ëndrrën e një jete përrallore duke u martuar me një të pasur, edhe sakat apo i moshuar qoftë. Raste të tilla janë të shumta në vende të ndryshme të botës, pa përjashtuar edhe Shqipërinë.

Ndërsa servilizmi, mashtrimi, hipokrizia, intriga, mosmirënjohja, indiferentizmi, janë një lloj tjetër prostitucioni klasik dhe shpirtëror, moshapja e dosjeve është një prostitucion i konservuar i bërë me qëllim nga të gjitha krahët e politikës në këto pothuajse 25 vjet. Zbatimi i tyre me sukses ka shkaktuar vuatje të thella shpirtërore mbarë njerëzimit, deri në përjetimin e tragjedive! Në një kohë të dytë do të përpiqem që këto fenomene t'i sjell në një frymë më të përgjithësuar nga ana sociologjike dhe me elementë të karakterit të filozofisë së sotme.

Një lloj tjetër prostitucioni por nga më të sofistikuarit është edhe ai politik. Eshtë një temë që lë shumë për të dëshiruar, pasi nën emrin e ligjit dhe mos respektimin e tij, ndodhin shumë abuzime nga më të ndryshmet të cilat pse jo mos ta quajmë prostitucion politik. Nuk dua të shpërndahem shumë duke folur për të kaluarën e kombit tonë për shkak të prostitucionit 500 vjeçar që kryen mjaft shqiptarë në shërbim të forcimit dhe shtrirjes së perandorisë Osmane, as vendimin që ekzekutoi Europa në 1912-n për coptimin e Shqipëris ku po e vuajmë ende, as atë të shitjes së Shqipërisë tek Italia nga mbreti i vetëshpallur (me mbështetjen e serbëve) që u arratis bashkë me thesarin e shtetit, apo atë të diktaturës ku u zhvillua një lloj prostitucioni i kamufluar për shkak të mbylljes, izolimit nga bota dhe jeta e argëtimit tejet i varfër ku nuk kishte jetë nate, përveçse ndonjë mbrëmje vallëzimi në shkolla e ndërmarrje, aksione, festa, ...etj.

Prostitucioni ordiner dënohej rreptësisht nga morali komunist edhe ligjet e shtetit! Por do flas për prostiucionin mbas vitit 1990 që nuk po shkëputemi dot jo vetëm si popull, por edhe klasa politike që na udhëheq. Prostitucioni katovician na morri në qafë duke na sjellë qëllimisht atë kastë që udhëhiqej prej Sali Berishës me kompani, për ta penguar zhvillimin e vendit duke na dhuruar një diktaturë më të zbutur për nga lloji në dukje, por më i rrezikshëm për nga pasojat që po i vuajmë edhe sot. Kjo diktaturë e shpallur si “demokraci” futi vëllavrasjen, shtoi hasmëritë, rriti emigracionin, shkatërroi gjithçka në vend, jo vetëm industrinë e lehtë por edhe atë të rëndë por edhe krenarin e emrit shqiptar. Solli lulëzimin e korrupsionit deri në atë shkallë sa vetvetiu u formuan klanet krahinore, familjare e farefisnore.

Këto klane të quajtura ndryshe grupe mafioze, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse ushtrojnë një lloj tjetër prostitucioni më të sofistikuar, dhunues e më të mbrojtur jo vetëm nga pozitat që kanë në nivele të ndryshme të pushtetit, por edhe nga çetat e tyre të tipit banditesk. Dëmet që i ka sjellë popullit ky lloj prostituconi janë marramendëse, por ajo që la më shumë gjurmë të hidhura në historinë e këtyre dy dekadave e kusur, janë mashtrimi dhe grabitja që iu bë popullit nga firmat piramidale e deri aty sa e çoi në pragun e fillimit të një lufte civile edhe pse kjo e fundit u zhvillua në fragmente por herë me armik imagjinar dhe herë me atë që iu krijohej spontanisht.

Prostitucioni tjeter ishte mos kompesimi i të dënuarve politikë. Mos çuarja përpara drejtësis dhe mos dënimi i asaj pjese të shoqërisë që kishte kryer krime përgjatë diktaturës. Furnizimin me karburant të ushtrisë së Milosheviçit përgjatë luftës me Kosovën, tentativat për shitjen e një pjese të territorit të ujërave tona detare për t'ia kaluar palës greke, afrimin e qëllimshëm dhe mos largimin e Janullatos, vjedhja e fondeve që u dhanë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, shpërthimin katastrofik të Gërdecit biznesi kriminal i të birit të Berishës, paharruar atë që ndodhi me vrasjet e 21 janarit të vitit 2011 përpara kryeministrisë, ...etj, që i dhanë një imazh të keq në opinionin ndërkombëtar.

Ardhja në pushtet e socialistëve me siglën “Rilindja”, nuk ishte zgjidhja më e mirë, por si alternativa e vetme për ta larguar qeverinë Berisha, edhe pse në politikën shqiptare janë hapur mbi 140 parti që për mua nuk bëjnë gjë tjetër veçse duan të përfitojnë sadopak në sajë të prostitucionit politik që ato ofrojnë me një potencial më të madh prostitucional. Një ndër shumë rastet e prostitucionit politik nga këto parti është edhe ai LSI e cila për interesa personale të disa krerëve të saj bëri koalicion me PD-në dhe i dha jetë të keqes në Shqipëri edhe katër vjet të tjera. Edhe pse një nga krerët e saj u fiksua në vidio përgjuese për pazarllëqet që bënte duke shfrytëzuar pushtetin, përsëri nuk ndikoi asgjë në jetën e tij pesonale dhe atë politike, por përkundrazi e vazhdoi prostitucionin me PS. Është e çuditshme për vetë faktin se si PS shkoi në shtrat me këtë prostitute dhe madje nga kjo lindi dhe martesa qeveritare ku sot i solli në pushtet. Si ta kuptojmë këtë vendim falës nga ana e PS-s, si fisnik dhe të shikojmë vetëm përpara, apo fsheh marrëveshje të tjera, në të kundërt duhej t'i përballte me ligjin.

Zemërimi i popullit ka shkuar atje ku nuk mban më, por populli shqiptar ende nuk është mësuar të ngrihet dhe të udhëhiqet seriozisht për një revolucion të pastër demokratik, për të hequr njëherë e përgjithmonë të gjithë ata individë dhe kasta politikanësh që mbajnë peng lirinë dhe krenarinë e këtij kombi fisnik. Besova se ardhja e Edi Ramës në pushtet, do sillte ndryshime të menjëhershme dhe drastike në forcimin dhe zbatimin e ligjit duke patur si primare çuarjen përpara drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin përgjatë ish qeverisjes autokrate, kleplokrate e madje kriminale të Sali Berishës. Por shikoj që asgjë nuk po bëhet sa duhet e si duhet me vendosmëri në këtë drejtim.

Duken qartë pasuritë që kanë bërë politikanët, duke filluar që nga ish kryetarët e komunave, bashkive, e deri tek ish ministrat dhe ish kryeministri. Nga na dolën këta kaq të zot dhe të pasur duke blerë nga dy tre apartamente në qendër të Tiranës, me më shumë se një vilë në bregdetin shqiptar apo vende të ndryshme të botës. Nga na dolën këta politikanë që me emrat e tyre apo të maskuar mbas pronësisë së të afërmve të tyre na paskan komplekse, fabrika apo monopole të tjera fitimprurëse dhe ai demokrati i ndershëm, jo prostitutë, u detyrua të merrte rrugët e kurbetit, disa ngelën në vend duke jetur në varfëri të plotë e disa te tjerë u vetëvranë. Kush janë këta politikanë që tregohen të virgjër në fushata dhe prostituta kur vishen me pushtet? Tani më lë të kuptoj, se ju zoti Kryeministër luftuat Lazaratin, jo se ishte bërë shqetësim për atë klasë të politikës prostitucionale që ndante fitimet, por ngaqë u vutë përballë kushteve për tu futur në Europë ose në të kundërt pasojat do të ishin të dyfishta si nga kjo e fundit, por edhe nga dalja haptas kundra dëshirës së popullit i cili ka në dorë të ardhmen e çdo qeverie. Por po e kalojmë si sukses, pasi nuk dua të futem në të thella, po për heqjen nga pozita e Fullanit si guvernator i Bankës Shqiptare i cili mban përgjegjësi të plotë për vjedhjen e bankës, duhet që të jetë një tjetër kush prej Europës që të hiqet? Ju i shpërfillët të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që protestuan për heqjen e tij dhe mos harroni se shpërfillët haptas njëkohësisht po ata që me votën e tyre ju sollën në pushtet me kusht (për të luftuar drejtësin e korruptuar e cila është problemi numur një) për të vendosur drejtësi dhe jo për ta poshtëruar këtë të fundit që vetvetiu dhunon edhe popullin!

Veshja si sheikë e Fullanit e tregoi se sa adoleshent është dhe si tallet me një popull të tërë që i ka besuar pasurinë e tij. Mos vallë Fullani qënka kapua e kupolës së prostitucionit politiko kriminal shqiptar?! Duket qartë që nga lëvizjet boshe që ende vazhdon të bëjë qeveria shqiptare për t'i dhënë kohë këtij skandali që të harrohet sa më shpejt e aq më keq duke sajuar e hedhur me katapultë skandalet në skajin tjetër, siç është rasti i Sarandës. Edhe bufi në mes të ditës del dëshmitar për këtë skandal të sajuar prej prostitucionit politik që vë në lëvizje prostitucionin ordiner për të joshur një të moshuar që nuk mund t'i rezistojë dot mashtrimeve që përcillnin epsh tek matufi Agron Cane. Me këtë skandal historik që ndodhi në kurriz të popullit shqiptar, ju del për detyrë të shkarrkoni, sekuestroni dhe të çoni për gjykim Fullanin, ose duhet të jepet dorrëheqje edhe pse këtë të fundit nuk e dëshiroj, pasi vendi shkon drejtë një kaosi të padëshirueshëm apo lufte civile, rrugë të mesme nuk ka, pasi boll e duroi diktaturën e veshur me kostumin demokratik të Berishës. Filloni nga ky i fundit që duhet të jetë i pari. Nëse jo, kjo tregon se pakti Katovica ende ekziston, vetëm me ndryshimet se në vend të shefit të saj që ndërroi jetë e zuri Berisha dhe ju si më i moderuar, vendin e këtij të fundit.

Nuk hyn në punë futja e investimeve të huaja në vend më shumë se investimi i qeverisë tuaj për të spatruar atë klasë politikanësh që duken haptas që janë prostituta ku edhe në parlament flasin me një fjalor prej prostitutash. Klane këto të fundit që u marrin jetën jo vetëm kundërshtarëve politikë por edhe atyre konkurentë në monopolet ekonomike. Nuk mbarojmë kurrë së numuruari deri në detaje bëmat e kësaj kaste prej prostitutash, por nëse ndihesh i pafuqishëm për t'i luftuar, dilni hapur dhe kërkoni ndihmën e popullit, pasi ka shumë të ndershëm dhe patriotë që dalin vullnetarisht për t'i kapur dhe çuar përpara bankës së akuzuarve këta të vetshpallurit si të paprekshëm dhe të lindur për pushtet.

Po e mbyll shkurt! Sipas meje nuk është aspak alarm përhapja e fenomenit prostitucion, por alarmuese është ajo elitë e shoqërisë që e detyron pjesën tjetër që ta ushtrojë atë. Shitja e trupit për një copë bukë, nuk është prostitucion, por një vetësakrifikim, një vetëvrasje për të mbijetuar, një viktimë e shoqërisë ku jetojmë. Kjo dukuri paralajmëron apo tregon nivelin e një krize serioze morale, socialo-ekonomike, kulturore dhe politike që ka mbërthyer dhe përjeton një shoqëri, si pasojë e vlerave të dobëta e udhëheqjes së atij shteti ku përfshihet edhe ajo shqiptare. Por faji nuk i vihet një populli që i beson, por asaj klase politike që e shpërdoron besimin e tyre. Nëse politika është instrument mafioz, atëherë politikanët nuk bëjnë gjë tjetër, veçse kozmetikën e tyre, prostitucionin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora