Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kompleksi i inferioritetit! Pse?
E enjte, 11.09.2014, 06:41 PM
Kompleksi i inferioritetit te shqiptarëve ! Pse?
Shkrim, me shkas :” Raca shqiptare- racë hyjnore “ ( fxh)
Nga Fahri Xharra
“Skllavëria, si cdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer,dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.” na e thoshte dikur Faik Konica.
Por, pse me duhet që edhe sot ta përsëris të njetën ?
“Ka adhur koha të dalim në pah me fytyrën e vërtetë burimore shqiptare-të bekuar janë ata që e kanë kuptuar këtë detyrë madhore kombëtare , njerëzore dhe hyjnore! T'ju përkujtoj , Perëndia i gjallë na përmend në fjalën e tij burimore-kujt i duhet dëshmi më e madhe ta kuptoj që vërtetë jemi popull i zgjedhur, i bekuar dhe i përgëzuar! Mos të na kalojë as kjo ditë pa e rikujtuar njëri-tjetrin dhe lashtësinë tonë aotoktone! A ka gëzim më të madhë sesa të ecësh përfundimisht në drejtim të çlirimit shpirtëror, si parakusht për një RILINDJE të vërtetë të shoqërisë shqiptare? Vëllezër dhe motra, a mund të më thoni, kujt i bën zemra të rikthehet tek të vjellat e tij?” më shkruan miku Erton Gashi , dhe vazhdon
...andaj dhembja s'ka të sosur kur i sheh disa nga mesi ynë duke e identifikuar veten me ata që i ka mbuluar pluhuri! A ka ligësi më të madhe, sesa të bëhesh shërbëtor besnik i pushtuesve të nduarduarshëm?
“Në Kosovë nuk ka asgjë shqiptare ,dhe aty është problemi. Asnjë kishë e as një xhami nuk është shqiptare. Kur flasim për Kosmetin, atëherë flasim për një trashëgimi otomane serbe, çdo gjë tjetër është fiksion. Të kuptohemi se në Kosovë ishin disa princër shqiptar me origjinë serbe, por prapë ishte kjo princëria serbe. ( Historiani serb Predrag Markoviq)” dhe ne duhet t`i bindemi kësaj? Jo. T'ju përkujtoj , Perëndia i gjallë na përmend në fjalën e tij burimore-kujt i duhet dëshmi më e madhe ta kuptoj që vërtetë jemi popull i zgjedhur, i bekuar dhe i përgëzuar! Mos të na kalojë as kjo ditë pa e rikujtuar njëri-tjetrin dhe lashtësinë tonë aotoktone!
Miq të
nderuar, pse ky kompleks inferioriteti ? A jemi më të mirët , me të mençurit
dhe edhe më budallenjt .Perandoria romake u udhëhoq nga shumë perandore ilir,
krishterimi u lejua nga dy perandorë ilir njeri i lindjës e tjetri i
perëndimit. Ajka e Bizantit ishin shqiptaret , Taj mahallin një ndër 7
mrekullitë e botës e bëri shqiptari.
Dhe miku
im Erton Gashi e vazhdon : “Shkrimi i shenjtë thotë: kur nuk e din mundet të të
falet, por tashmë që e dimë dhe përsëri vazhdojmë të ecim rrugës që na e
trasuan plangprishësit e mesjetes, shfajësimi nuk mund të vie në shprehje!
Pluhurin e së kaluarës medoemos duhet shkundur nga shpirti i shqiptarëve!
“I lexova komentet e mëposhteme nuk e di çfarë të them,kur ne nuk dum veten tonë,nuk e duam asnjë,dhe asnjë nuk na don,kjo ndodh që nga krijimi i Ilirisë,duke nënvlersuar vetveten gjithmonë ngelim dhe jemi te shperfillur si Shqiptar nëpër Europë ...,Jo te flasim për disa emra arti kulture e sporti,por gjithmonë si njerëz dhe si popull Shqiptar.ta tregojmë anën dhe figurën më pozitive dhe më të mirë si popull Pellazgo- Iliro-Shqiptar qe jemi.flm (Adnand Esati.)”
“Profesori i nderuar e ka cituar Rudolf Virchow-in: “Kafkat e shqiptarëve e tregojnë racën më superiore të Europë"Nuk i kuptoj etiketimet e komentuesve të tipit nazist, gebelsian... Nëse dikush e konteston thënien e Virchov-it, le ti drejtohen atij, apo si duket nuk i kanë parë thonjëzat (ndoshta edhe nuk e kanë ditur kuptimin e tyre?).
Pse kaq shumë mundohemi të paraqesim veten kozmopolit e asnjanës? (Fehmi Ahmeti)
Pse e thoshte Zonja E Madhe Edith Durham kete per ne :“Shkurt , shqipëtaret paraqiten si popull i kundërt nga të gjitha kombësitë e tjera të sulltanit .. Kur të shohësh ndonjë që paraqitet me ndonjë pamje fizike të shkëlqyer , gjithnjë do të gjesh se e ke parë shqipëtarin . Përvec kësaj , nga tëgjithë popujt e ballkanit vetem shqipëtari është artist . Posaqëria e përsonalitetit tij të patundëshëm gjithnjë e çon përpara në mënyrë të dallueshme ..” (Edith Durham , Brenga e Ballkanit,1909) . E vertete kjo , apo jo?
Sa me
realiste ne njohjen e thenieve te te huajve, aq me gjykues realiste do jemi ne
lidhje me lashtesine dhe aftesine e races shqiptare. Une tjeter gje lexoj ne
theniet e te huajve, miku Fahri dhe tjeter gje ne titull dhe ne te shkruar prej
jush, duke devijuar origjinalitetit te atyre thenieve. Konkretisht behet fjale
per superioritet te races shqiptare ne Ballkan, me pas ne Europen Lindore dhe
vetem kaq. Ku e gjetet pra thenien ku
Ç`thonë të tjerët për shkrimin?
“Edhe pse jo gjithmonë pajtohem me pasues të shkrimeve të zotnisë Xharra.Megjithatë e ka përkrahjen time të plotë .E a e dini perse?sepse këtij kombi të vjetër por shumë të përvuajtur i duhet vetbesimi.E nganjëhere nuk shikohen mjetet por qëllimi!Pse mos të jemi edhe ne machiavelistë ndonjëhere.
Populli ynë për momentin është duke kërkuar rrënjet e tijë si dhe identitetin e nëpërkembur dhe me plot fjalën mund te themi se është në periudhe post traumatike dhe ne depresion historik! Dhe a e dini çfarë rekomandojnë psikologët per personat që vuajnë nga depresioni!??që sa më shumë tu qëndrojnë afër njerëz të besueshem duke i perkrahur dhe edhe duke ua bërë qejfin duke u thënë se ata janë shumë të vlefshem per familjen per rrethin e biles edhe më gjerë per shoqërinë dhe kombin në tërësi!Dhe kjo nuk e keni idenë sa ndikon pozitivisht në psikologjinë e dëmtuar të një njeriu po pse jo
edhe te një kombi!( një lexues)
Prandaj shikone nga ky prizëm dhe do shihni se Z.Xharra po luan rolin e një shëruesi ose të paktë të një psikoterapeuti që mundohet nganjëherë të na hipnotizojë e të na kthejë në fetus gjenetiko-historik që më pastaj na ndihmon të të rishikojmë e ripërtypim traumat historike! (Xhelil Arifi)
“Do të ishte më mirë të mos diskutohej në aspektet e racës. Racizmi ishte një nga anët negative te Nazizmit. Nëse diskutohet se cila rracë eshte superiore- nuk do te bëjmë gjë tjetër vetëmse do të shtojmë urrejtjen-arrogancën- racizmin. (Pirro Prifti)
” Shumë
mirë bëni që jepni info të bazuar në studime te profesorëve te mëdhenj botëror
për rracën shqipëtare.
“
“Në rastin konkret statusi i mësiperm i z. Xharra, nuk bën fjalë dhe nuk lidhet me te pergjith’shmen e ndjesive edukative që finalizoni ju, si ato; “vepruese, menduese, gjykuese, prodhuese, e krijuese…” sepse te tilla fragmete te ndjesive trajtohen se mjafti neper kopshte femijesh, si po ashtu dhe gjate arsimimeve fillestare shkollore.
Ketu aktualisht statusi bën fjale për një kuptim pak më të thellë dhe pak me hyjnor, dhe që çdo Shqiptar duhet te jetë i ndërgjegjshem dhe krenar se per ç’farë është, ne lidhje me lavdinë e autoktonismit së rracës dhe atdhe-dashurine e tij!
Dhe per
te vazhduar me tej, ne rast se do te me lejohej me rrespekt; Une jam nje pjestar
i virtyteve te ketij autoktonismi dhe, jam i sigurte tej mases qe kjo nuk
lidhet aspak me absurden, por lidhet me sensin e realitetit jetik, qe shume
kombesi ne vendet perndimore e nderojne, e respektojne dhe e studjojne me
zell.Nderkohe; A jane, ose te pakten a ndjehen “disa te tjere” si te tille? Do
te kisha deshire qe pergjigj’ja te ishte:
Si mendoni te heshtim ndaj kesaj teorije: Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të parapambeturisë në në të cilën ishin edhe para një mijë vjete“(Sveta Protiq)