E diele, 22.12.2024, 09:16 AM (GMT)

Mendime

Dardan Islami: Kosovarët në kaosin e ri botëror

E marte, 09.09.2014, 05:37 PM


Kosovarët në kaosin e ri botëror

Nga Dardan Islami

Gushti nuk i befasoi organet e sigurisë së Kosovës, ashtu si i befason ndonjëherë bora në janar kompanitë tona të pastrimit të rrugëve.

Por një pjesë e kosovarëve me gjasë u befasuan, kur në mëngjesin e asaj të hëne gushti dëgjuan nga mediat se fëmijët e tyre apo edhe vetë ata, mund të kishin qenë cak i sulmuesve. Këtë do ta hetojnë ekspertët të sigurisë dhe zinxhiri i gjyqësorit lidhur me qëllimet e tyre të vërteta tinëzare kundër Kosovës dhe jo vetëm kundër saj.

A po troket në dyert tona paralajmërimi i terrorizmit ndërkombëtar, i gatuar nga të tjerët, por i fërguar nga vendorët më shpejt se që e kishim parandjerë, apo ky ishte një ballafaqim me të vërtetën ku policia kosovare dëshmoi se është e gatshme të veprojë me profesionalizëm. Çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, në Kosovë vazhdojnë të jenë kompetencë ekskluzive e SHBA-ve dhe aleatëve tanë të dëshmuar, dhe çdo përpjekje për ta politizuar këtë çështje të ndjeshme, nuk do t’i ndihmojë seriozitetit të situatës në të cilën po rrëshqet Kosova, jo krejtësisht me fajin e saj.

Faktorët kosovarë të sigurisë, veçmas kohëve të fundit kanë dëshmuar se janë në gjendje të udhëheqin operacione të suksesshme antiterror, pa gabime dhe tejkalime ligjore. Është nevojë urgjente që buxheti i agjencive dhe organeve të sigurisë të rritet, duke trajnuar dhe përgatitur ekspertë të fushës së sigurisë që do ta mbrojnë vendin në këtë klimë të re, aty ku siguria gjithsesi se do të jetë prioritet, si në shumë shtete tjera të botës.

Me ketë situatë të krijuar nga xhihadistët e kthyer nga luftërat në Siri dhe Irak po ballafaqohen edhe shume shtete tjera, të cilat për dallim prej Kosovës kanë fonde shumë herë më të mëdha për agjencitë e tyre të zbulimit.

Derisa të në vazhdojnë me komentimet në rrjetet sociale, të cilat me shumicë përshëndesin ketë hap të shtetit kosovar, si dhe deklarata dhe spekulime tjera, përgjigjja më e mirë kundër ekstremistëve është bashkëpunimi i plotë i qytetarëve me organet e hetuesisë, sepse në këtë mënyrë do të zbardhet e vërteta dhe do të hedhen thashethemet në të mirë të qytetarit e të shtetit tonë të ri të Kosovës, vetvetes, fëmijëve tanë, por edhe të atyre njerëzve të ri që bënë hapa të gabuar dhe u duhet rehabilitim.

Kosovarët sot do të duhet ta kishin brigadën e tyre vullnetare përkrah luftëtarëve kurdë të cilët me heroizëm po mbrojnë tokat e tyre nga hordhitë e ISIS-it. Ne e dimë më së miri se sa e nevojshme është përkrahja ushtarake, por edhe morale në luftën çlirimtare.

Është kohë për të zbërthyer të vërtetën, të cilën cytësit dhe organizatorët e shkuarjes së këtyre të rinjve tanë në luftërat e Sirisë dhe Irakut, u munduan ta mbështjellin me dogma mistike me qëllim që ta mbulojnë terrorin e paparë ,,në ndihmë të islamit,, për të cilin thërrasin, kur çdo gjë që veprojnë është kundër islamit, pra paqes dhe për llogari të luftërave të huaja për territore.

Kjo nuk ka lidhje me fenë dhe zotin.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora