E diele, 22.12.2024, 08:45 AM (GMT)

Mendime

Kim Berisha: "Black standard" i shqiptarëve!

E marte, 09.09.2014, 06:59 PM


"Black standard" i shqiptarëve!

Nga Kimete Berisha

1.

Kur Dritëro Agolli, në vend të himnin kombëtar e ka pas kënduar internacionalen në Kuvendin e Shqipërisë dhe kur ka pas thënë se "Leckë është flamuri", askush nuk ia ka pas bërë të madhe, përkundrazi veç çka ka përparuar e çka e kanë adhuruar edhe më shumë shqiptarët.

S'ka pas reaguar as shoqata e të burgosurve politik, as Adem Demaçi, bashkëpunëtorët 17 vjeçar të të cilit u dergjën në qelitë e burgut të Goli Otokut vetëm pse e ngritën flamurin kombëtar pa yll nëpër rrugët e pashtruara të Gjakovës.

Prej se mbaj mend, në këtë vend i kam parë të realizuar dhe të sukssesshëm vetëm njerëzit e urrejtjes, mashtruesit, tradhtarët, spiujtë, turkofilët, serbofilët, grekofilët, llepabrenat, lokicat, të padijshmit, komunistët dhe ateistët.

S'di a janë mazohistë a çka janë shqiptarët, veç e di se TMK e varrosi me nderime bashkëfajtorin e masakrës së Tivarit, Fadil Hoxhën, e nuk pranoi të merr pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës.

S'ke ku e çon më larg!

S'di as s'dua të dijë di më shumë se faktin se çmimin "Jusuf Gërvalla" për gazetari një herë e mori bash ai që shkroi kundër tij.

Shqiptarët i urrejnë dhe i përbuzin viktimat e veta.

Shqiptari e urren viktimën.

E urren heroin e vdekur, sepse e urren vdekjen.

S'di a ndodh dikund tjetër si te shqiptarët që i përbuzin viktimat: Bilall Xhaferin, Arshi Pipen, disidentët, e viktima të tjera të diktatorit Enver Hoxha, ndërsa i ngriten në qiell bashkëpunëtorët e diktatorit që edhe sot e kanë në dorë Shqipërinë prej mediave e përpjetë biznesin e deri te politika.

Pardje Maks Vello vetëdiagnostifikohet si psikopat me guximin e tij për ta shprehur publikisht urrejtjen, të cilën e karakterizon si "urrejtje veriore" anipse urrejtja e tij ka prejardhje "lindore".

Nuk më lë përshtypje urrejtja e tij për veriorët, por mua më lë përshtypje promovimi i urrejtjes si vlerë dhe guximi i tij për ta shprehur urrejtjen masovike.

Ku ia zë zemra gjithë atë urrejtje!

Se urrejtja nuk është ndjenjë e shpikur, por reale, që e ndjejnë njerëzit çdo ditë, si neveri, si dëbim, por askush nuk e shpreh urrejtjen me fjalë, sepse urrejtja hyn në "kategorinë e të keqes" dhe asgjë e mirë në këtë botë nuk e ka për bazë apo për themel urrejtjen.

Urrejtja është ndjenjë personale, por po bëhet trend i shqiptarëve, prej se u fut në jetën tonë nëpërmjet kulturës, sidomos muzikës, nëpërmjet religjioneve, e tash ka depërtuar edhe në politikë dhe ndër "intelektualët", ku shprehja e urrejtjes publikisht e bën "intelektualin" apo "artistin" të veçantë dhe modern.

Tani nuk është në modë dashuria, as "e mira" por në modë është urrejtja, e keqja, të qenurit ndryshe nga të tjerët, të qenurit abnormal. Ata që kanë guxim të shprehin me fjalë urrejtjen e tyre, ata janë të jashtëzakonshëm dhe interesant.

Kur Fridrih Niçe tha i pari "Ka vdekur Zoti", në fakt, e shpalli veten Zot. Sepse, për t'ia zënë vendin Zotin duhet ta "vrasësh" Zotin më parë.

Kur Maks Vello i shpalli veriorët hajna, e harroi Lazaratin, Enver Hoxhën dhe kriminelët e tjerë nga jugu, në fakt tregoi se sikur t'i jepej atij pushtet ai do të bënte më zi se Perandoria Osmane që i la shqiptarët verior në prapambetje dhe në mjerim.

As Stalini, as Hitleri, as Enveri, as Millosheviçi, as Bin Lladeni nuk e kanë shprehur urrejtjen me fjalë, siç guxoi ta shpreh krimineli në tentativë Maks Vello.

2.

Dje, të rinjtë e PDK-së e kallën flamurin e xhihadistëve të ISIS.

Pa i pyetur kush, dhe pa dyshuar kush në ta, na treguan se janë kundër terrorizmit,

Në Kosovë nuk ka ndodhur kurrë asnjë sulm terrorist, prandaj nëse i lexoni mirë deklaratat e Presidentes Jahjaga, sidomos atë deklaratën e saj me rastin e 15-të vjetorit të Policisë së Kosovës, e shihni se ajo flet për terrorizmin thuajse ka ndodhur në Kosovë.

Pra,politika e vendit po i paraprin një terrorizmi që nuk ekziston, por që sipas tyre "do të ndodh".

Hashim Thaçi duhet t'i lë këta trika që mund të çojnë në dramë të madhe.

Ferid Agani ka reaguar menjëherë mbas djalit të Sami Lushtakut, i ka dal në mbrotje flamurit të ISIS.

Në emër të fesë, në emër të Zotit, ISIS bën krime, vret dhe gjymton fëmijë.

Por, Ferid Agani, në vend që të dal nga koalicioni me PDK-në për hatër të ISIS, del e thotë se terroristët e kanë për bazë të xhihadit të tyre Kur'anin, që do të thotë se Ferid Agani i legjitimon ata.

Por ky nuk është argument. Sepse, emrin e Profetit Muhamed e kanë miliona hajna, vrasës, njerëz të pandershëm, qindra mijëra të burgosur për krime. Dhe, tash ata nuk mund të konsiderohen të pafajshëm e të lirohen nga burgjet, vetëm pse quhen Muhameta.

"Black standard" quhet ndryshe flamuri i xhihadistëve. Dhe, Anglia do ta arrestoj secilin që e sheh me "standardin e zi" në dorë.

P.S. Çdo kush, si Maks Vello, që e ka urryer jetën dhe dashurinë, ka përfunduar i çmendur.

Çdo kush, si Hashim Thaçi, që në emër të Zotit dhe të dashurisë i ka mashtruar njerëzit, përfundon i urryer.

__________

Unë e pasoj sharjen te Unikatili!

(sha për sha, kush s'di të shajë sikur ai)

Politikanët shqiptarë vishen sipas modës westerne, shiten si evropian, si properendimorë, ama shumica prej tyre jetojnë jetë të dyfishtë: mendojnë, gjykojnë, jetojnë, martohen, ndahen e 'dashurojnë' si afganistanezë.

Afganët nuk janë dyfytyrësh dhe nuk shtiren sikur shqiptarët që paraqiten me veshje, me fjalë e me dukje si perendimorë, duke pasur në të vërtetë mentalitet tepër të vjetër, tepër të prapambetur, tepër lindor dhe super mashkullor.

Sharja është e vjetër sa vetë njerëzimi, gati krejt shajnë e truajnë nga një herë në jetën e tyre, me nënë, me motër e mo' Zot edhe me grua, e me çka t'u kujtohet në atë moment tërbimi, ama deri para luftës, kur ka qenë puna ngushtë shqiptarët kur kanë dashur të shajnë don-zhuanski e në të njejtën kohë të ruajnë gjakftohtësinë, dhe të japin përshtypjen se s'u bë nami dhe se puna s'është n'rrezik, i kanë thënë bashkë-grindësit të tyre 'ta hangsha tezen'.

Është konsideruar ndër ne se 'me ta hëngër tezen' me fjalë, nuk të dhemb zemra edhe aq.

Pra, pak kush nga rrethet 'intelektuale', politike e qytetare është afruar drejtpërdrejt me shamje më ngat se te tezja e viktimës së sharjes, për të treguar kështu se idhnimi nuk është edhe aq i madh.

(Gjë që nuk vlen në Rusi ku tezja konsiderohet nënë).

Se, në rastet kur idhnimi është shumë i madh, kur sharësi nuk e përmban veten, në mungesë të fuqisë mendore dhe në mungesë të armës së nxehtë e viktimizon nanën e 'armikut' të tij, e gjallë apo e vdekur, shpreh dëshirën që t'ia bëjë nënës së rivalit të tij kështu e ashtu.

Në rastet më të çmendura, sharësi përfshin në dëshirën e tij për hakmarrje seksuale edhe minjtë, dhe s'di a veç te ne shqiptarët ekziston varianti i shamjes 'Kam me t'i...edhe minjtë n'tavan'!

S'ka gjë më të ultë dhe shprehje më të pafuqishme se sharja, sepse është përpjekje verbale për hakmarrje seksuale që kurrë nuk ndodh e që shprehet në mënyrën dëshirore.

Ta bëfsha; Do të ta bëjë; S'e la pa ta hëngër tezen! Etj.

Nga Lidhja Demokratike sot na doli një shamje me subjekt motrën shqiptare, numri shumës, me motra kallaballëk.

Deputetin e Lidhjes, e qitën prej takti aq shumë sa që doli nga vetja e tij, dhe në vend se t'i çojë në burg për shpifje meshkujt e gjeneratës së tretë të SHIK-ut, ai tha publikisht se më përpara se të merret me ta, parapëlqen të merret me motrat e tyre.

Kollaj me motra.

Se, shqiptarët ende i konsiderojnë motrat të dobëta e të pakrah, i konsiderojnë Doruntina që e presin vëllain t'ua hap derën dhe t'ua kthejë dritën e syve.

(Gjë që nuk vlen në disa rajone të Shqipërisë, ku ai personi që e shan me motër ka nevojë për aq kohë sa të shkojë deri në shtëpi që ta marrë armën e fshehur, nëse nuk i ka qëlluar në xhep me vete).

Pra, shumica politikanë shqiptarë, vishen sipas modës perendimore, ama jetojnë, mendojnë, urrejnë e dashurojnë si afgan, ku në fund të çdo tregimi, femra ka faj, dhe prandaj gjuhet me gurë, me fjalë ose me dru!

Kur janë në pyetje femrat, nuk dallon gjuha e politikanëve nga gjuha dhe terminologjia e radikalëve fetar për femrat.

Së paku radikalët fetar nuk i shajnë femrat me nanë, ose me teze, po i kërcënojnë me Ferr.

Ferrin nuk na e falin, por duhet ta meritojmë, e shamjet gati kurrë nuk i meritojmë.

Tjetër që ne nuk ua bëjmë politikanëve ekstremistë të madhe punën e shamjeve, ashtu siç ua bëjmë të madhe këtë punë hoxhallarëve ekstremistë!.

Lirisht vishuni me fustana beduinësh, ose me pantolla të shkurtër deri te zogu i këmbës, rriteni mjekrën deri në gjunj, e dukuni si bin lladena, shkoni edhe në Siri e merreni me vete motrat tuaja për t'i ruajtur nga ata meshkujt si ju, se as ata afganët nuk sillen me femra më keq se ju.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora