Kulturë
Skënder Hoxha: Fille të shpërthimeve poetike
E marte, 09.09.2014, 06:10 PM
(Poezi për fëmijë)
(Ese)
FILLE TË SHPËRTHIMEVE POETIKE
/Liridonë M. Muriqi, “Buzëqeshje stinësh”, Art poetika, Pejë, 2010/
SHKRUAN: Prof. mr. SKËNDER R. HOXHA – redaktor i librit
Përmbledhja me poezi për fëmijë “Buzëqeshje stinësh” e nxënëses së klasës së pestë të shkollës fillore, Liridonë M.Muriqi, ka tri cikle:
Cikli i parë mban titullin “Histori që nuk shlyhet”, ku të dhjetë vjershat që janë në përbërje të tij u kushtohen figurave kombëtare, simboleve, si dhe datave të shënuara historike të kombit dhe atdheut tonë.Vërejmë këtu një sprovë që bën krijuesja e re për të shprehur në vargje inspirimet e saj përkitazi me motivet për të cilat shkruan. Fuqia shprehëse e këtyre vargjeve kumbon në ndjenjat e lexuesve, sidomos të lexuesve të vegjël, të cilëve u zgjon asociacionet e së kaluarës dhe të sotmes, citoj: “28 Nëntorin/ E presim/ Me gëzim/ E ngrisim/ Flamurin/ Në qytetin tim” (Vj. “28 Nëntori”, f. 9). Krijuesen e njomë e gëzon liria, e gëzon pavarësia, sepse për këto është da-shur të kalojë shumë kohë me sakrificë e të derdhet shumë gjak, e këto ajo thotë në vargjet: “Sa gjak/ Si zambak/ U derdh për liri”(Vj.”Pavarësia”, f. 11), por tash: ”Tash erdhi Dita e Çlirimit/ E fitores/ E shpëtimit”, shpreh Liridona kurorëzimin e fitoreve tona, mbi gjithë ato vuajtje e robëri që përjetuan populli i saj, vargje këto nga vjersha “Erdhi Pavarësia”, f. 13 të kësaj përmbledhjeje poetike.
Duke e
shfletuar më tej këtë libër, gjejmë ciklin e dytë me titull “Nënës”, me
njëzet vjersha që kanë zënë vend në këtë cikël. Këto njëzet vjersha, njëherit
përbëjnë një tufë poetike me vargje që kanë dalë si rezultat i inspirime-ve e
frymëzimeve fëmijërore të kësaj vajze të njomë. Frymëzime që e kishin joshur e
motivuar për të vargëzuar për to. Në vjershat e këtij cikli qartas vërehen
ndjenjat dhe aspiratat e vogëlushes për të shkruar për gjërat që e rrethojnë,
për gjërat me të cilat ka kontakte të përditshme, e që janë karakteristike për
të gjithë mocanikët e autores. Shih për këtë, në vjershën me titull “Premtoj”,
thotë: “Do të shkoj në shkollë/ rrugës do të ha një mollë/ pastaj do të mësoj/
ashtu si premtoj” (f. 27). Pastaj, kemi ëndërrimet e meditimet fëmijërore të
autores, që shprehen në vjershat: “Kujtoj”. “Ëndërroj”, “
Cikli i
tretë i kësaj përmbledhjeje mban titullin “Stinët në shtegtim” dhe
përfshin 23 vjersha. Vjershat e këtij cikli janë kruesisht me motive nga
natyra. Autorja u thur vargje të katër stinëve të vitit ku jep edhe përshkrime,
por paraqet edhe botën e fëmijëve në raport me to: “Në pranverë si përherë/
Gjelbërimi na përqafon” – thotë Liridona në vjershën për pranverën, në faqe 43
të librit. Fëmijët u gëzohen stinëve të vitit, e, kur vjen vera: “Fytyrat i
ke-mi buzëqeshje/ si rrezet e diellit” (shih, vjersha “
Në fund të këtij shkrimi redaktorial do thënë se Liridona e vogël, me këtë përmbledhje vjershash, tregon se ajo ka botën imagjinative dhe ndjenjën e fillet e talentit krijues, të cilat, gjithsesi, kërkohet t’i begatojë e t’i ndërtojë në të ardhmen, për të realizuar më mirë ëndrrën e saj për t’u bërë poete.
Dëshirojmë dhe urojmë të bëhet kështu!