E diele, 22.12.2024, 09:35 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: LDK-ja nuk ka kohë për të humbur!

E diele, 07.09.2014, 03:53 PM


LDK-ja nuk ka kohë për të humbur!

Nga Florim Zeqa

Varësisht prej sistemit qeverisës të një vendi, janë edhe mundësitë e ndryshimit në atë vend. Përderisa në sistemet totalitare, si mjet i vetëm i kundërvënjes ndaj pushtetit dhe mundësisë për ndryshim janë protestat dhe format e tjera (jo) demokratike, në vendet që udhëhiqen nga sistemet demokratike, vota e lirë është instrumenti i vetëm që sjellë ndryshimet, në përputhje me vullnetin qytetar.

Në sistemet e kombinuara, siq është ky i yni, më tepër totalitar e më pak demokratik, janë të hapura të dyja mundësitë.

Por në asnjë rrethanë ndryshimi nuk mund të vjenë përmes marrveshjeve dhe pazareve politike pozitë-opozitë. Ngase çdo marrveshje mes këtyre dy palëve nuk prodhon zgjidhje pozitive dhe as ndryshim, por vetëm vazhdim të gjendjes anarkike në vend.

Një gjë e tillë është duke u praktikuar që sa vite në këto modelet qeverisëse të vendit tonë. Kombinimet e tilla po ndodhin si shkak i kontrabandimit të votës së lirë të qytetarëve.

Zakonisht koalicionet e panatyrshme po u shkojnë për shtati vetëm ndërkombëtarëve, të cilët më lehtë dhe më mirë po e mbikëqyrin punën e institucioneve tona.

Deri me tani koordinimet e punëve për ndarjen e pushtetit (me marrveshje politike) në mes pozitës dhe opozitës kanë prodhuar efekte tejet negative, siq është rënja e interesimit për dalje në zgjedhje. Si pasojë e kësaj viteve të fundit kemi rënje drastike të daljes së elektoratit në zgjedhje.

Bazuar në përqindjet e fundit të daljes së elektoratit në zgjedhje, rezulton se mbi 50 %  e elektortait është pasivizuar, pasi nuk dëshiron t'i besoj më kësaj kaste politike dhe as sistemit elektoaral në vend.

Ndryshe i bie se ky elektorat i zhgënjyer po përgaditet për forma tjera të veprimit, për ndryshimin e gjendjes ekzistuese,...apo ndoshta edhe më keq, në pamundësi ndryshimi, braktisjen e vendit!

Është kjo një armatë e të rinjëve, intelektualëve të papunë dhe të pashpresë, qytetar të ndershëm, besnik dhe atdhetar, që përgjatë këtyre viteve qendruan duke pritur në heshtje, duke mos dashur që me voten e tyre të bëhen pjesë e keqeverisjes, apo të bëhen shkaktar të trazirave dhe përkeqësimit të situatës ashtu të rënduar në vendin tonë.

Pjesa dërmuese e këtij elektorati "pasiv", janë elektorat i dikurshëm i LDK-së rugoviane, që nuk deshten të shkrihen në parti tjera, duke zgjedhur "neutralitetin" si ngushllim ndaj pakënaqësive dhe padrejtësive të shumta.

LDK-ja pa frymë rugoviane i ngjet një trupi pa shpirtë. Çdo kurorëzim me rivalët politik të rugovizmit është ngulfatje e frymës dhe vizionit rugovian.

LDK-së i takon të merrë rolin që i takon si parti e traditës demokratike, të bëhet prijetare e zhvillimeve pozitive dhe bartëse e proceseve demokratike të vendit.

Pos destabilitetit dhe anarkisë politike, pas 8 qershorit partia në pushtet e shkaktoj edhe ngërçin institucional në kuvend, duke u munduar të sfidoj shumicën parlamentare në kuvend.

Pavarësisht se si përfundon zgjidhja e ngërçit politik, një gjë tashmë është e sigurtë, qeveria e dalë nga këto zgjedhje nuk mund të jetë stabile dhe as funksionale shkaku i numrave dhe fuqizimit të listës "serpska" në kuvend.

Për partinë shtetformuese (LDK-në) nuk është aspak e shendetshme të vazhdoj bashkqeverisjen rivalet e saj politik.  Në situaten e krijuar, LDK-ja edhe në opozitë do të ndihmonte perspektiven demokratike të vendit, përderisa të qenurit në pozitë bashk me ata që thyen shpresat e qytetarëve të vendit në shtetin e lirë dhe të pavarur, do të prodhonte  më tepër se zhgënjim, përbuzje dhe mallkim qytetar.

LDK-ja krahas angazhimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit do duhej marrë seriozisht edhe me punët e shtëpisë; të analizoj shkaqet e humbjes, rekuperimin e pasojave dhe vazhdimin e reformave të thella e përmbajtësore.

Kthimi i LDK-së tek elektorati i saj, në formën e një debati të hapur publik dhe transparent, do të ishte qelësi i suksesit drejt ndryshimeve pozitive në vend.

LDK-ja nuk ka kohë për të humbur. Futja edhe në një palë zgjedhje nacionale (të jashtzakonshme) kështu si është pa përfundimin e reformave dhe pa mbajtjen e zgjedhjeve partiake, jo vetëm që nuk do të sjellte rezultate pozitive, do të ishte dëshpruese për elektoratin rugovian.

Pra, LDK-ja mos ta humbas kohën me këto lojra për pushtet, por t'i kthehet popullit dhe elektoratit të saj,...koalicionin ta bëjë me popullin për shtetin e Kosovës për nxjerrjen e vendit nga kthetrat e uzurpatorëve të lirisë sonë, ashtu siq e bëri në vitet e 90-ta, për çlirimin vendit nga pushtuesit serb.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora