| E marte, 02.09.2014, 06:59 PM |
Nga Fahri Xharra
”Shqiptarët dhe historia e tyre , a ishim të padëshiruar ? ”Shqiptarët dhe historia e tyre janë ende objekt i dhimbshem i manipulimeve. Kështu çdo popull për rreth tyre tenton të përvehtësojë një pjesë të historisë në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”. Giselle Kurti-Clerc
Europa është në dijeni që apetitet serbe për një Sërbi të madhe përherë janë aktuale, ato qëndrojnë të mëshefura në sirtarët e politikës dhe kishës serbe si virusi i hepatitit në trupin e njeriut .Me vëmendje të madhe vazhdimisht përcillet prej tyre situata dhe kur ata e shofin të përshtatshme sulmojnë. Virusi i hepatitit në trupin e njeriut duket se nuk egziston ,por se një dobësim i tij ,një humbje e barazpeshës trupore ai aktivizohet dhe Prite se kur ndalet.!
Serbët e dijnë mire të kaluarën e tyre , e dijnë mire që kanë lindur prej kurrçkafit , por nuk ndalen , nuk harrojnë , e kanë të ngulur në zemër që dhuhet të jenë të mëdhenj. Të mëdhenj po , por rritja bëhët në llogari të dikujt : e ata ishim dhe jemi ne.
“Kur
Historia gjithmonë i bënë nder vendit te vet , ay ku është zhvilluar! Por serbëve , kjo që u shkrua më lartë nuk iu bënë nderë aspak, por edhe kurrë nuk iu harrohet .Por atyre iu harrohet , fat e kanë. Ne nuk jemi syçelur !
“ Serbët në mesin e të gjithë sllavëve të jugut ishin të vetmit që me forcat e tyre vetanake u çliruan nga turqit ( s`është e vërtetë fxh) dhe kushtimisht e kanë të drejtën që këtë punë edhe ta vazhdojnë . Që tani ( v.1900 fxh) në shumë vende dhe në disa kabinete qeveritare
parashifet dhe parandihet që : serbëve iu vjen një ardhmëri e ndritur “ shkruante në shtypin e kohës.
Por serbët ishin shumë të herëshëm në parashikimet e të ardhmes së tyre : “ Shteti i Serbisë në jug kishte për ti dhënë Europës të gjitha garancat që ajo do të ketë një shtet të shembullt dhe si e tillë shumë e aftë që të qëndron në mes të Rusisë dhe Austrisë “ ( Ilija Garashanin 1812/1874)
Një
studim të posaqëm “ Serbët së bashku dhe gjithëkund” që Vuk Karaxhiqi e botoi
me 1849 , ishte një sinjal i apetiteve të medha serbe ndaj fqinjëve të tyre .
Por edhe më herët ,derisa Garashanini në “Naçertanjën” e tij (1844) i ipte idetë se si serbohen të gjithë
popujt fqinjë , Vuk Karaxhiqi që në vitin 1836 i kishte klasifikuar të gjithë
fqinjët në grupin e serbëve ( pra edhe shqiptarët). Në një botim të tij të asaj
kohe lexojmë : “ Me të vërtetë dihet që serbët jetojnë në Serbinë e sotme ( në
mes të Drinës dhe Timokut, si dhe në mes Danubit dhe maleve të Sharrit), në
Metohi ( që nga Kosova deri tek froni i Dushanit në Prizren, patriarkana serbe e Pejës, manastiri i Deçanit) në Bosne
, në Hercegovinë, në Zetë në Malin e Zi
, në Banat , në Sllavoni në Baçkë , në Srem , në Kroaci ,Dalmaci dhe përgjatë
Adriatikut nga Trieshta deri në Bunë.”
Mandej shkruan : “ të gjithë
popujt e menqur që nga Serbët e Greqisë e edhe nga Serbët romak e dine që janë një popull dhe se pak nga pak
do të mësohen ta njofin vetën si të tillë “ ( Vuk Karxhiq 1936 ) Pra më këte
filluan “ përgagtitjet “ për një Serbi të Madhe . E dinte edhe
Serbët e dinin mirë se si të bindin botën që janë më të aftit për shtetformim dhe se sipas Jovan Cijiqit , në gadishullin Ballkanik , nuk ka vend më të përshtatshëm dhe komb po
ashtu më
të përshtashëm se sa serbët për të formuar një shtet të fortë. Sipas tij , që
E shifni, shumë qartë në planet e tyre ekspansioniste, pa dro , pa komplekse inferioriteti .
Por me shqiptarët çka do të bëhet?- pyetet Vasa Çubriloviqi . Asgje e madhe dhe shumë e lehtë ,shton ai se serbët që herët e kanë filluar spastrimin e kunxhit shqiptar duke i larguar edhe shqiptarët më verior ,që nga Jagodina.” . ” Shqiptarët , ndryshe nuk bën me ta vetëm se duke e përdorur metodën e kolonializimit shkallë shkallë, sepse ky është i vetmi popull që ka pasur sukses të mbijetoj në një mijë vjetshin e fundit , mu në bërthamën e shtetit tonë. ( pra Serbisë ) ”
Pra, kjo në vija të shkurta ishte ideologjija e Sebisë së Madhe , ideologji e cila nuk heshtet kurrë për deri sa të jemi fqinj me ta.
Shkaku i shkrimit: inferioriteti i shqiptarëve ndaj historisë së tyre sepse Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer,dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.!/thoshte Faik Konica
A ka ligësi më të madhe, sesa të bëhesh shërbëtor besnik i pushtuesve të nduarduarshëm?