Kulturë
Poezi nga Asllan Dibrani
E shtune, 30.08.2014, 01:53 PM
Asllan Dibrani
Brengat e nënës
Sa e brengosur ishe Ti nënë
Kur në errësirë u ndamë
E madhe ishe moj nënë
Ti kurrë s`me le të vetmuar.
E pa mposhtur mbete nënë
Prangat në duar kur mi vuan
Në ballin tënd rrudhat ti përshkonte djersa
Në sytë e tu shkëlqente krenaria
Në zërin tënde dashuria
Të gufonte zemra urrejtje
Ndaj atyre që më prangosen
Pa gjumë dhe pa ngrënë mbete
Me ëndërroje ti nënë
Te gjakosur, e të përmbytur
Të përvëluar e të munduar
Shpirti i yt nënë i trazuar
Për vitet që na ndanë me mungove shumë
Nënë edhe kur kisha dhimbje
Ti me silleshe gëzime
Në vizitë në mes grilash
Përmes teje nënë
E shihja Pranverën me lule të bukura
Edhe vjeshtën shumë ngjyrëshe
Me mbrëmje dhe muzgje të kuqërremtë
U çmalleshim me shikime
Nga kafazi i burgut me grila të trash
Pa mundur të përqafoj
Edhe se kisha ndryshuar i tëri
Edhe se u shtange në shikimin e parë
Qëndrove krenare
As pikë loti nuk lëshove pran armikut
Ma ngrohe ti zemrën nënë
Më dhe forcë dhe nderë
Atëherë mi shërove plagët e torturave
Kështu ikën ditët e netët pa gjumë
Ikën javët e muajt ,pa mua nënë
Na ndanë vitet deri sa u përqafuam.
Kushtuar nënës sime nga burgu i Nishit 1987 Serbi
Shkolla ime të kujtoj nga kurbeti!
Mendimet e mia për ju nuk pushojnë
As fillimi nuk ka as fund
Në mendjen time , ti je ngulitur
Kur kujtoj lotët e se kaluarës
Buzëqeshjet e mia në atdhe i kujtoj
Lotët e derdhur për ty shkolla ime s’me pushojnë
Duke lundruar e lodhur në fushën Iliriane
Ëndrrat me kaplojnë edhe në mesin e natës
Nuk do të kënaqem në vend të huaj
Lumenjtë dhe fusha të pa panjohura
Të gjitha majat e kodrinave në vendlindje
Ari atje mu kanë duk
Kujtoj vendin që kem lerë
Kujtoj lojërat me shokë e shoqe
E përgjakshme ishte ajo botë
Në këtë vend skam ku të shtrihem
Nuk më nxehë as dielli kam të ftohtë
Do të jetë varri im pa ty
Shkolla ime që të lash
Pa ta thënë lamtumirën
Atje na prisnin helme e vdekje
Nuk kam qeshur kurrë që nga ajo ditë
Që shkela në kurbet
Ti shkolla ime mu kujtove
Abc-në qe ma mësove
Ti qëndro pranë meje me admirim
Ma kujton vendin tim me plot gëzim
Shpirti lakuriq përpëlitet
Përmes lotëve ujis tokën time
Përjetësisht të dua nga larg shkolla ime
Shkruar 30.08.2014 Shtutgard
Është Kosovë e Shqipëri
Duam të rrojnë në liria!
Vajtoni burra e vajtoni gra
Kësi halli unë s'kam pa
Të lihet Pranvera pa të madhin gëzim
Në Siri e kanë quar fluturim
Pa i dhënë lamtumirën Erionit
Vajto Pranverë e vajtoni nëna
Vajtoni motra e vajtoni gra
Se ç'na gjeti e madhe bela
Pranvera mbeti me duar në gji
Lajmëron djali në polici
Këta bythë pa larë e gomarë
Me atë fe si barbar
Me mjekra të gjata e të pa larë
Rrugaç ,hajna e tradhtar
Kanë lënë gra , fëmije e nëna
Të uritur e të pa ngrënë
Kanë mbet duke vajtuar
Pa gëzime e lumturi
I lënë eshtrat në Siri
Si barbarë e kriminel
Vrastarë e kasap të mjerë!
Kësaj si thuhet fe as islamizëm
Kjo është një barbarizëm
S'ka të bëjnë me atdhetari
Nuk dinë as qyrrat e vet me i fshi
Analfabet e të pa dije
Vdesin në vend të huaj pa krenari
Vdesin si mercenar, terrorist e faqezi
Shiten për Arabi, Irak Siri e për Serbi
E kane lënë vendin e vet nën robëri
Mitrovicën nën Serbi, Çamërinë nën Greqi
Shqiptaret nën Maqedoni e nen Ma;l te Zi
Sçajnë kokën për shqiptari
Kurrë s 'është kjo pjellë e shqiptarit
Me dhënë jetën për Siri, Irak , Turqi e Serbi
Duke e shkelë mëmën Shqipëri
Pranverës sytë duan me ju verbuar
Për Erionin të dashurin fëmijë
Ja morën atje në Siri
Me vra gra e fëmijë
Qohuni nëna e qohuni motra shqiptare
demonstroni , dhe gjykoni
Mbroni veten e mbroni Pranverën
Ndaloni këtë masakër e verbëri
Mos leni tradhtarët me ju nënçmuar
Me ju shit dhe internuar
Për dhëna të huaja me ju robëruar
Mbroni çka është e juaja
Arabisë , Turqisë me Irak e Serbi
Nenën në p... me ju q...
Të shpëtojmë çka është e jona
Ta afrojmë Erionin të nënë Pranvera
Është e jona dhe nënë e mirë
E donë Erionin të lirë
Qohuni motra e nëna shqiptare
Tregoni botës ashiqare
S'jemi arab,turq as sllav kurrë në jetë
Këtu nuk
është Arabi ,
As tokë e luftës në Siri
Siç e donë rrospia Serbi
Është Kosovë e Shqipëri
Duam të rrojnë në liria!
Gusht 2014