E diele, 22.12.2024, 07:27 PM (GMT)

Mendime

Krist Gjinaj: Pse thanjet "Islami tradicional"?!

E premte, 29.08.2014, 07:28 PM


Pse thanjet "Islami tradicional"?!?

Nga Krist Gjinaj

Lexojmë e lexojmë dhe duke lexuar mundet që edhe leximi të merret si një e vertetë ose të merret si një rreshtë nder gishta të dores. Për dikend, leximi nuk ka dobi sepse e dërgon në bindje të lehta , sepse leximi pa analiza dhe kunder analiza-pa fakte dhe kunder -fakte, mbetet vetem reshta ose fletë të lexume, e për dikend tjeter, leximi është i vlefshem sepse nuk ndalet vetem aty por shkon e vazhdon më tutje në kërkim të së vertetes.

Shumë kanë lexuar  dhe kan kuptuarë, e disa kan lexuarë dhe s´kan dashurë të kuptojnë ose të e pranojnë të verteten si fakt , qoftë ai historik apo areologjik etj etj.

Që nga shkolla fillore, ne kemi lexuarë për sundimin osman dhe aty me ose pa qellim , kemi lexuarë se sundimi osman ka qenë një roberi për shqiptaret dhe se vite pas vitesh, shqiptaret kan luftuarë për lirin e fjales, fes, gjuhes dhe kultures.Por , asgjë nga të përmenduarat nuk kan pasur mundesi të i ken shqiptaret për më shumë se pesë shekuj, e kjo per shkak të së ashtuquajtures vllazerim-bashkim me osmano-islamet.Ata që luftuan kunder sundimit osmano-islam u shpallen tradhetarë, u vranë , u presekutuan e cka me shumë se këto u rrjepen edhe të gjallë-krejt për shkak të prishjes së qetesis dhe vllaznillakut ne mes të turqve që flisnin shqip dhe turqve që flisnin turqishtë.Por, ata turqit që flisnin shqip, ata nuk flisnin haptas sepse ishin në sherbimin e sundusit dhe nuk e pranonin që janë shqiptarë, thjeshtë ata kishin edhe flamurin e tyre që e mbanin me yllë e hanë dhe propagandonin se osmanet u kan dhanë të drejten jo kombtare sepse kombi nuk pranohej por të drejten si njerez analfabet.Për këto gjana dhe ndodhi , tash " dijetaret " mundohen të nxjerrin patriot shqiptarë që paskan kontribuarë për qeshtjen e shqiptarve dhe kan pasur poste në kohen e sundimit turk.Postet e tyre, thjeshtë ishin poste tradhetaresh dhe s´kishin të benin  asgja me të drejten e popllit shqiptarë i cili thuja se kishte harruarë se me të vertet kan qenë dikur shqiptarë.Kur lufta ruso-osmane filloj, shqiptaret u binden nga hoxhallaret dhe sherbetoret e osmanlijve se është duke u kanos  DINI dhe duhet me dal në mbrojtje të DINIT islam.Me flamur me shkronja arabe e me yll e hanë, të mjeret  u renditen në mbrojtjen e DINIT islam e jo ne mbrojtjen e qeshtjes kombtare.Por ndodhi si ndodhi dhe rusia fitoj dhe obligoj turqit që të falin toka për grek, serb, malazes dhe maqedon dhe me stupc në krah , turqit i rrihnin dhe i obligonin shqiptaret që të i pranojnë me cdo kusht serbet, malazezet, greket dhe maqedonet, që me cdo kusht shqiptaret të shprengulen se aty do të vijnë kolonizatoret e tjerë .Edhe për keto verpime dhe trysni , shqiptaret e shitun nuk e folen kurrë por fajesuan boten mbarë se faji, simbas tyre -nu ishte te turqit por se i ndau Evropa me padrejtesi.!!Edhe sot, një mit i tillë funksionon aoma ne koken e shqiptarve , duke harruarë se ishte cdo here Evropa që mbrojti të drejten e shqiptare  posaqerishtë  Austro-Hungaria e cila mbajti nën mbrojtje cdo here shqiptaret, ndersa ata të shiturit deshironin të e merrnin edhe Vjenen me cdo kush për hater të DINIT dhe të babes mbret musliman.Shkoj si shkoj dhe erdhem deri te lufta e dytë boterore ,edhepse , pas ikjes së turqve nga tokata tona ( ikje e obliguarë nga trysnia Evropjane) , shqiptaret ishin poplli më analfabet nga popujtë tjerë ,sepse popujtë e tjerë edhepse nen sundimin osman , ata kishin të drejten e gjuhes, fes dhe tradites si është rasti te serbet, malazezet dhe greket por edhe  bullgaret.

Erdhi lufta e dytë boterore dhe prej 1912 e deri ne luften e dytë boterore, shqiptaret vunin për një vllaznim-bashkim të ri , por ketë u´a solli me veti tash një babë i tjeter me yll po se po por vetem që nuk e kishte hanen-tash e kishte drapnin.Të njejten bindje e kishin si me heret disa shqiptarë se vllaznim-bashkimi duhet medoemos të jetë prezent ne jeten e tyre shoqerore.Tash , vllaznim-bashkim me sllav që kishin pre me qindra e mijra shqiptarë por kjo s´kishte dert- për disa.Ata që luftun kunder Yllit me drapen , u qujten tradhetarë , u vranë u presekutuan, u rrjepen , njejtë sikur ne kohen e kaluarë nen sundimin islam,e kjo prapëseprapë me ndihmen e shqipfolsave që ishin në sherbimin e ri të sistemit me yll e drapen.Siq duket, ylli u ishte ngulë thellë në palcë dhe nuk jetonin pa yll kurrsesi.Por, siqodoftë, shqiptaret ( shqipfolsat ) kishin si në kohen e sundimit ormano-turk , edhe tash këta kishin poste ne Jugosllavi e Shqiperi, sepse luftonin për rujtjen e vllaznim-bashkimit, njani me shkie, tjetri me kinez e rus e tjetri me dreq pas dreqi.Edhe këta tash paskan kontribu për shqiptarë sepse paskan qenë në poste, dhe atyre nuk ban të u harrohet emri që edhe sot i mbajnë si heroj.Luftetaret e vertet që ishin ne mbrojtje të interesit kombetarë ata ishin ne dert, me vra si me vra se i vritnin të rinjet shqiptarë dhe pushka e tyre nuk ishte me vra shqiptarë edhe pse ata ishin me vllaznim -bashkimin , disa prej trimave e derzun pushken dhe u derzuan e të tjeret moren malin dhe iken neper botë pa u kthyer kurrë ma për se gjalli.Nji figurë e madhe ishte edhe Ded Coku i cili krejt jeten e vetë kishte luftu kunder turqve e shkijve , por kur erdh puna me luftu , ai e derzoi pushken se nuk i shkrepte pushka ne rinin shqiptare dhe me pas e pushkatuan  ne Lezhë  burrin plak e të ndershem pa asnji llojë dhimbje ose respekti për vepren e tij kombatre dhe jeten e tij me pushkë në krah qysh kur ishte 14 vjecarë.

Miti "Trashegimia Islame"

Akoma se kam të qartë se për cilat trashegimi po flasin disa " dijetarë " që kan emerë sot neper publik , ose thenë me mirë quhen të shkolluarë, ose të tjetren se nuk e thonë të verteten ashtu si duhet.

Islami aq sa edhe komunizmi që të dyjat kan qenë të imponume me dhunë, tash , shqipfolsat e flasin se asnjana s´ka qenë me dhunë e imponuarë por njera nga këto, siq është islami .paska qenë me deshirë dhe është traditë.Si ka mundesi që kjo ideologji të mbetet akoma e trajtuarë si një traditë nder shqiptarë, atehere nese kjo mbetet , vend duhet të ketë edhe komunizmi sepse edhe ajo është ideologji e nejtë, njera pa Zot fare e tjetra me Zot të rrejtun e Zot zullumqarë.Disa të shkolluarë ( sidomos të krishterë )me një diplomë të publikuarë qindra here neper  rrjete interneti , nuk e flasin të verteten , jo që nuk e dijnë por vetem e vetem për shkak se një mik ose shok i tyre i besimit  musliman të mos preket ose të mos ofendohet-simbas tyre, duke harruarë se e verteta dhembë por është me e mirë kur dihet , shqyrtohet dhe trajtohet.Aty ku nuk dominon e verteta, dominon erresira dhe roberia, e kjo po shifet në mesin e shoqerisë tonë.

Janë me shumë ata të besimit musliman që shkruajnë për të bemet e sundimit islam nder shekuj sesa disa të krishter që nuk flasin hiq.Më e keqja që është dhe ishte , kur pas arrestimit të terroristeve musliman ne Kosovë, neper fotografi dilnin prifti katolik, hoxha musliman dhe popi ortodoksë, e cka donin të thoni me ketë, sidomos prifti katolik.

Këta donin të thonin se ne kemi bashkjetesë dhe nuk na përqan asgja !!

Për cudi të madhe , ne foto dilnin bashkë me Terrnaven që është një nder shtyllat kryesore të nxitjes së perqamjes dhe të urrejtjes ndër shqiptarë, dhe është vetë koka dhe bishti i terrorizmin dhe radikalizmit islam.Pse nuk distancohen priftat nga të tillet por luajnë lojen e dyfishtë, se mesa duket , të tillet harrojnë se kur hidhej ne ajr shtatorja e Nanes Tereze, At Gjergj Fishtes ,Gjergj Kastriotit , Pjeter Bogdanit etj etj, asnjë hoxhe nuk ju ndegjua zani që të e denon një akt të tillë, e sidomos kreut të BIK-ut Naim Terrnaves.

Të keqit nuk duhet me ju ba krah -mendoj une.Vetë hoxhallaret shqiptarë u distancuan nga Naim Terrnava dhe denuan aktin dhe veprimet radikale islame, ndersa priftat flisnin si të mos zmadhohet puna.Edhe pse janë prifta , ata duhet të dijnë se e bardha asht e bardhe ndersa e zeza e zezë.Me deklaratat se islami edhtë tradicional , prifta le të flasin se ata mendojnë vetë ashtu e nuk mendojnë krejt të tjeret ,sepse nese e pranojnë islamin si një traditë nder shqiptarë, atehere këta shkelin mbi gjakun e shumë e shumë priftave të tjerë që janë masakruarë nder shekuj për mbrojtjen  e kombit dhe të fes (Për Atme dhe Fé ), e një veprim të tillë nuk është aspak njerzore e hiq më pak kombtare  që të degjohet nga goja e priftave e as të pranohet assesi një ide e tillë.

Mos na gjuni pluhen syve.

Cdo vitë, me urdherin e BIK-ut krentohet ditlindja e Sulltan Muratit , kremothet përvjetori i pushtimit të turvq mbi Shqiperin dhe tokat shqiptare,me një fjalë, kremtohet mundja e kryqit, dhe për ketë akt të turpit, hoxhallaret nuk e qajnë koken fare se "mos por i lendojmë ndjenjat e vllazerve të krishterë" por vazhdojnë me të veten , e për ketë, është dashur që të degjohet fjala e priftatave dhe të mos pajtohen më këto akte të turpshme të hoxhallarve.Por asnjë fjalë.Jo që ka mbeturë fjala veq te priftat por të pakten të e shprehin paknaqesin e tyre se edhe pa ata ka të tjerë që flasin , por dihen të gjitha këto e një ditë pas arrestimit , dalin Ternnava dhe Dod Gjergji ne fotografi , e per cka ??!!

Në anen tjeter, në Shqiperi del At Nikolla Marku se gjoja ai qenka duke e mbrojtë shqiptarizmen dhe askush tjeter ndersa ne foto shifet me një antishqiptar me të madhe që e njef koha -Olsi Jazexhi , por nese At Nikolla qenka aq shqiptarë i madhë, perse nuk drejtohet të hoxhallaret pak e të kërkon që xhamive të u ulet zani dhe të thirret zani shqip, por është lidhur te popi grek , sepse këtu ka me shumë të benë ana e karriges dhe postit sesa vetë shqiptarizma,edhe pse popi grek s´ka cka lyp ne kishat tona sepse Autoqefalia është e njohurë nderkombtarishtë, por aq sa është anti-kombtarë popi grek aq është edhe hoxha i shitun, të dy e kan lidheshmerin e sundusit .At Nikolla Markut si ndegjum zanin të del haptas e të kërkon nga popat e serbisë që edhe kishat ortodokse shqiptare ne token e Kosoves janë të shqiptarve dhe ato duhet të u kthehen shqiptarve si është shembullë manastiri i Decanit.

Me një fjalë , popat e huj i njohim se janë armiqet e jashtem të shqiptarve por cka të u bejmë armiqve të mbrendshem që vetë e sjellin ujkun në kope, e tash , kush kuj po i lshon pluhun syve?



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora