E shtune, 28.12.2024, 08:14 AM (GMT)

Faleminderit

Albert Vataj: Nënë Tereza, e pazevëndësueshme

E merkure, 27.08.2014, 07:10 PM


Nënë Tereza, e pazevëndësueshme

Nga Albert Vataj

Tash 104 vite më parë, më 26 gusht 1910, lindi në Shkup të Shqipërisë, asokohe nën pushtimin otoman, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humanistja shpresëdhënëse ndaj të varfërve, të sëmurëve, të pamundurve, shembulli më i hyjshëm i trajtueses së dhimbjes me dashuri.

Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i asokohshëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

Nënë Tereza u vendos në Kalkuta ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" më 1951 për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Një mirënjohje që rrëmbeu interesimin e mbarë botës, një admirim që e mbuloi me lavdi veprën ngadhënjyese e kësaj shëlbyeseje të përkushtuar, kësaj misionareje të patëdytë.

Si Nënë Tereza askush nuk i dha atë aq forcë mrekullibërëse mirësisë.

Pakkush mundi që me faljen dhe dashurinë, tolerancën dhe mëshirën, ti jepnin jetë dhe energji përtëritëse besimit, ta popullonin botën me të drejtësi dhe humanizëm. Ajo ishte e rallë, si e tillë mbeti e pazevëndësueshme, megjithëse misioni që mban emrin e saj përpiqet çdo ditë, në çdo cep të botës të kthejnë dritën ku kaplon errësira, mëshirën ku pushtetin ka barbaria, humanizmin dhe dorën e ndihmës kur njerëzit përpëliten në dallgët e përbindshme të të sotmes.

Nënë Tereza aspiron të shpallet shenjtore nga Papa Françesku, me vizitën e parashikuar në Shqipëri më 21 shtator 2014.

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkuta, me 19 Tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora