E merkure, 13.11.2024, 06:22 AM (GMT)

Kulturë

Mustafë Rugova: Një histori e vjetër sa mosha ime

E premte, 22.08.2014, 09:36 AM


Një histori e vjetër sa edhe vetë mosha ime

Nga Mustafë Rugova

Para me shume se gjysem shekulli, ne prag te pranveres te motmotit 1957,pikerisht me daten 15 mars te atij viti ndodhe nje ngjarje e trishte, dhe shume e pakendshme te cilen na e kane rrefyer pleqte tane me qindra e qindra here…

Kjo  ngjarje eshte percjelle goje me goje gjenerate pas gjenerate, e qe sot i erdhi rendi ta paraqes para lexuesve ashtu siç ka qene, e jo ashtu siç e kane interpretu neper kohe njerez te ndryshem,e mese shumti ata qe mese paku kane qene te informuar... Fjala eshte per Bajram Hoxhiqin, nje boshnjak te Masbjeshkes, nje kriminel ordiner, nje plaçkites te klasit te pare, nje zullumçar te pa kurrkund shoq,i cili kishte shkaktuar tmerre dhe llahtari per shume kohe gjithandej ne Podgure. Per kete njeri te mbrapshte eshte folur e eshte folur, sikur per nje hero legjendar, dhe krejt kjo eshte bere si rrjedhoje e mosdijes dhe e mungeses se informacionit dhe mungeses se vetedijes tone kombetare . Sepse te ngritet deri ne legjende nje harambash, qe gjithe jeten e tij s'ka bere pune tjera pos qe eshte eshte marre me plaçkitje dhe me dhune, eshte t’i hysh ne hak historiografise. Eshte folur per te aq shume dhe ai eshte ngritur aq larte, sikur ai te kishte qene hero… Ne fakt gjithe keto lavde qe i jane bere, i jane thure per te vetmen arsye, se ai e kishte emrin Bajram! As sot, ani pse ka kaluar me shume se gjysem shekulli, nuk prajne disa te mjere, duke i thure elozhe dhe lavdi gadi edhe me shume se çdo heroi tone.  Kush ishte ne fakt Bajram Hoxhiqi? Pyetjet e shpeshta qe ua beja njerezve te vjeter per identitetin e tij, per vendbanimin e ketij heroi te rreme, pothuajse te gjithe, madje pa asnje perjashtim, kishin te njejten pergjigje: Eshte i Masbjeshkes, nga fshati Drage, komuna e Tutinit, nje fshat disa kilometra pertej Bjeshkeve te Istogut. Kaq dinin, hiç me shume!

Bajram Hoxhiqi dhe aventurat e tij

Si kriminel qe ishte, ai tashme ishte mesuar te bredhe prej nje lokaliteti ne tjetrin gjithandej ne Podgur, kurse kesaj here kishte ndare mendjen t'ía mesyje fshatit Orroberde, dhe ku fillimisht shkon te njefare Rash Kuqi, nje kolon malazias me shtepi ne Dydesh. Pasi i merr haraqin, ai nuk ndalet me kaq, por e detyron Rashen e shkrete ti tregoi atij per ndonje tjeter pasanik, e ai nga frika e drejton per te Branko Skokoviqi. Tash me gjithe plaçken e merr me vete malazezin , per t'ía treguar rrugen dhe deren e Brankut. Rruges i takon dy shqiptare , Selman Miranin dhe Rexhep Aline te cileve ua drejton pushken dhe i detyron edhe keta ti bejne shoqeri .

Kur i ofrohet shtepise e se Brank Skokoviqit, fillimisht ndalon te dritaret, per ta vezhguar situaten. Pas pak, vendose ta therras Brankun, dhe sapo del jashte, ky ia drejton pushken duke i thene : duart lart, je i arrestuar ne emer te popullit! Branku si ushtarak i thekur, e heton ne veshje sidomos ne çorape qe ky nuk eshte polic i shtetit, sepse ai thuhet paska pasur çorape te bardha,diçka e pazakonte per nje uniforme,megjithate detyrohet ti nenshtrohet ...

Ate nate thuhet se gjoja disa shqiptare te ketij fshati, paskan shkuar per vizite te Branku, per ti uruar mireardhjen e djalit te tij nga armata e atehershme per nje pushim prej disa ditesh(sylah). Dhe, me te ndegjuar zhurmen dalin jashte dhe kur shohin Selmanin, Rexhepin dhe Brankun te lidhur, e rrethojne Bajram Hoxhiqin. Rrethimi tash i behet pre dy pale njerezve; pra nga njera ane prej musafireve te lartepermendur, si dhe prej nje grupi tjeter bashkefshataresh te cilet ate nate paskan pasur mbledhje ne Shtepine e Kultures se fshatit, pikerisht aty ku ka qene toka e kooperatives. Tash Bajram "trimi" edhepse ben perpjekje per ti trembe fshataret duke ua drejtuar pushken here njerit e here tjetrit, per nje moment humb kontrollin, sidomos dorezohet perfundimisht pasi qe njeri nga keta burra, qe eshte shquar si nder me te fuqishmit aty i gjuhet ne shpine e pastaj edhe te gjithe tjeret. Pasi dorezohet perfundimisht ,e lidhin per nje kumbull, dhe menjehere lajmerojne organet policore te atehershme, te cilet ne mengjesin e hershem te dates 16 mars e arrestojne. Ketu dhe keshtu mbaron odisejada e Bajram Hoxhiq- kriminelit,por jo edhe miti per te! Dikush edhe mund ta thote: çka kane dashur shqiptaret aty?! Une them, dhe e them me bindje se shqiptaret pergjithesisht kurre skane bashkejetuar mirefilltas me elementin kolone serbo-malazez, por aty-ketu, mvaresishte prej rrethanave, edhe e kane mbajtur nje grime kojshillek, veç tjerash edhe per ti fshehur ferkemte e rrugetimit kaçak, dhe per banoret e fshatit Orroberde mund te thuhet shlirshem se jo qe ia kane dashte te miren shkaut, aq me pak nje ushtaraku me graden kapiten siç ka qene Branku, por siç e thash me larte duke i bere ndonje vizite te rralle, edhe ate vetem per ndonje rast vdekjeje apo ahengu... Sidomos ORROBERDA e Bardh ISUFIT njihet si nje nder vatrat me te zjarrta te atdhetarizmit ne gjithe Rrafshin e Podgurit. Pushteti i atehershem nje shenje mirenjojeje ndaj ketij akti heroik , ne vend te nje shperblimi, disi ne heshtje lidhe nje aleance me burrat e ketij vendi, ose thene me qarte, pushteti e dinte mire qe orroberdasit shquheshin si kaçake, ndaj qe nga ky moment nuk do ti terrorizonte me banoret e ketij fshati ne ato permasa sikurse kishte bere me ta para ketij rasti. Keta burra te mire, gjithe jeten jane shiquar me dyshim por edhe me neveri nga banoret e rrethines, gjithsesi me pa te drejte, dhe jo njehere eshte thene per ta: ah keta jane ata qe e kane zene Bajram Hoxhiqin, e nuk e kane thene tjetren qe eshte nje mije here me dinjitoze: keta burra jane krenaria jone, sepse kane shpetuar komshiun e vet, dhe krejt ate nahi nga tmerri dhe ankthi i asaj kohe i shkaktuar pikerisht nga ky hero i rreme.

Gjenerata ime , por edhe ajo ne lindje uroj qe kurre mos te krijoje mite te rrejshme, siç ka ndodhe me boshnjakun e latrpermendur, ndryshe historia nuk do te na meshiroje!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora