Editorial
Ramiz Selimi: Despoti Erdogan ëndërron perandorinë osmane!
E enjte, 21.08.2014, 06:41 PM
Despoti Erdogan ëndërron
perandorinë osmane!
Shkruan Ramiz Selimi
Ky fanatik islamik, dëshiron me mish e shpirt, që edhe Ballkanin ta orientojë nga lindja. Ballkanit të ja kthej “dinjitetin” e dikurshëm islam, ta kthej në dinastinë/sulltanatin e tij. Burim i ekstremizmit fetar është vet Erdogani!
“Një President që është i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, nuk mund të jetë si paraardhësi i tij”. Me këtë fjali, në fjalimin e parë pas zgjedhjeve presidenciale, sunduesi turk Recep Taip Erdogan i bënë me dije popullin e tij, se në cilin drejtim do të udhëtojë Turqia. Tani më është e sigurt se ai nuk do të kufizohet si paraardhësi i tij në kryerjen e detyrave të kryetarit të shtetit. Dëshira e tij primare është sundimi dhe ai do të sundojë sikurse gjerë me tani në këto 12 vite, ose sikur Putini kur ndryshoj pozitat e Kryetarit me Kryeministrin .
Paralajmërimet e tij, tani më janë të qarta. Ai do ta ndryshojë Turqinë nga një shtet Parlamentar që është tani, në je shtet Presidencial, me të vetmin qellim sundimin edhe nga pozita e Presidentit. Pra, ai i do kompetencat sunduese të Kryeministrit, për të realizuar planet e tij. Erdogani nuk ka më interesa partiake, këtë e ka konfirmuar edhe gjatë bisedës së tij pas zgjedhore, interesi i tij është perandoria.
Përfitime të larta turke nga rruga e kombit dhe ajo Ibrahim Rugova
Në të
vërtetë Erdogani i ka sjellë vendit të
tij në vitet e fundit shumë reforma, sidomos në ekonomi , duke bërë në
Turqi një Bum Ekonomik, duke trefishuar
të ardhurat mesatare. Me këtë ai u bë
një despot i vërtet në Turqi. Përfitimet
e mëdha i ka realizuar me Rusinë, Kazakistanin,
Azerbajanin, Turkmenistanin, vendet Arabe dhe Ballkanin, shtete ku
korrupsioni është në kulmin e tyre, projekte që i sjellin fitime të pastra
Turqisë në kurriz të shteteve të varfra, si rruga e kombit dhe ajo Ibrahim
Rugova. Shumë nga këto biznese janë meritë e
Erdoganit, duke shfrytëzuar shtetet e
dobëta ekonomike me premtime boshe dhe
jo meritë e kompanive turke, ose
kualitetit.
Ky despot që është bërë një Sulltan i plotfuqishëm , fillon të gjuaj shqelma, sa herë dikush merr guximin për ta kritikuar. Shumë gazetarë Turk burgosen dhe vendosen para gjyqtarit, posa të shkruajnë nje shkrim kundër tij. Policë dhe Gjyqtarë apo dikush nga administrata që merr guximin dhe i bënë me gisht për korrupsionin e njerëzve të afërt me Erdoganin, burgosen, largohen nga puna dhe shumë prej tyre zhduken komplet. Të rinjtë dhe organizata joqeveritare që dalin dhe protestojnë kundër tij, nuk rrezikojnë vetëm rrahjen brutale, por edhe etiketimin “terrorist”, ku pastaj dënohen për shumë vite me burg.
Femra kujdes, në Turqi nuk bënë me u qesh!
Tani për
tani bota demokratike ka të bëjë me dy Despotë/Tiranë, Putinin dhe Erdoganin,
të cilët botës do ti sjellin shumë probleme në vitet që vijnë. Por, Cari nga
Kremlini (Putini) ka pak më shumë humor se sa egoisti Turk Erdogan. Humori
është një pasuri apo diçka që Erdogani nuk e posedon në shpirtin e tij, e
sidomos kur është fjala të mbajtja e rregullave fetare myslimane, ai nuk ka
humor. Hapja e plazheve për femrat e mbuluara në
Ky fanatik islamik, dëshiron me mish e shpirt, që Ballkanin ta orientojë nga lindja. Ballkanin ta kthej në “dinjitetin” e dikurshëm islam, ta kthej në dinastinë e tij. Ky njeri vepron ngadalë por me konsekuencë, për të mos hasë në rezistencë botërore dhe asaj nga vetë populli i tij. Dëshira e tij dhe ajo që e mundon më se shumti është se si ta kthej Perandorinë Osmane në vendet ku ka sunduar. Ide e cila është zbuluar dhe përgjuar nga shërbimet sekrete Gjermane.
Fitorja e Erdoganit, fitore edhe
për Sarajevën!
Nuk janë rastësi projektet e shumta në Ballkan, pastaj shoqatat civile që kooperojnë gjithnjë e më shumë me Turqinë e Erdoganit. Ekstremistët islamik në trojet shqiptare janë produkt i kësaj politike, e cila për fat të keq nuk u kuptua në formën e duhur nga politika aktuale. Rreziku që shoqëria shqiptare të orientohet në drejtim të lindjes ekziston dhe është shumë prezentë. Lidhjet e kompanive shqiptare për 99 vjet me Turqinë dhe projektet e ndryshme, futin pengesa të reja mes Shqiptarëve dhe Evropës, duke larguar interesin e investitorëve Europianë në këtë pjesë. Turqia po i hapë rrugë vetes dhe shpresës së Perandorisë së dikurshme, përmes bizneseve.
Nuk është rastësi sqarimi i tij për fitoren, se ajo fitore nuk është vetëm e Turqisë, por edhe e Sarajevës, Shkupit, Damaskut, Bagdadit dhe Kajros. Për Brukselin dhe Europën nuk u tha asgjë, përpos talljeve ironike që vinin nga Sulltani
Pas fitores në zgjedhjet presidenciale Kryetari i Turqisë, ose më mirë të themi Sulltani i ri turk, dëshiron që gjithë pushtetin e mundshëm ta koncentrojë afër vetës së tij, për tu thirr pastaj Sulltani i plotfuqishëm.