Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: ''Armiku i shtetit dhe Zotit
E marte, 19.08.2014, 06:44 PM
“ARMIKU” I SHTETIT DHE ZOTIT
NGA KALOSH ÇELIKU
Përnatë,
kur e hap postën elektronike: me
Megjithatë, ne shqipatarët kemi edhe një kategori të tjerë të njerzëve për në hale. Parajsë, të cilën na e ka legalizuar Vaso Pashë Shkodrani. Kategorinë e postit të Rrufjanit. Dudumi pash më pash duhet t’i bie këtij “Xhehneti”. Shkaku se, i spiunon krijuesit te “Vojvoda” për një torbë taxhi përqafe. Shkrimet publicistike të krijuesve dhe ato hajmalitë e tij me alfabet arab, ia dërgon “Vojvodës” si dëshmi për shpërblime. Torbën e taxhisë, mos t’ia heqin si “dënim” nga qafa, në grazhd.
Dudumi, kurrë nuk ka punuar nëpër instuticione të Shtetit. Nateditë, në xhami e ka spiunuar xhematin te “Vojvoda” dhe në polici. Pak kohë, këtë zanat e ka ushtruar edhe në Shqipëri. Shqiptarët e diktojnë Dudumin, mu si në atë kohë qorre, kur hidheshin me shumicë e pakicë spiunë nga UDBA jugosllave matanë kufirit. Besimtarët e Zotit e zbulojnë Dudumin dhe e përzënë bythëprapë në Çarshi. Dudumi me petk fetar, u përpoq profesionin e tij ta ushtrojë edhe në Londër, por edhe nga atje e përzunë me gjithë plaçka. Dudumit, më nuk i mbeti rrugë tjetër përveçse, përmes protestave qytetare të themlojë edhe ndonjë “shoqatë joqeveritare” me pretendime të një partie politike. Natë për natë e sheh ëndërr veten në pushtet. “Opozitar”, që me çaj rusi do ta “sfidojë Faraonin”?!
Edhe, plotë “vështirësi” Dudumit i dalin në rrugë, vetëmse jo nga policia e Shtetit “demokratik”, por nga shqiptarët si themelues të partive të reja politike shqiptare me seli në Çajtore. E themeloi me shokë dikur Pykën e shelgut. Hapi politik, që në start i dështoi si parti politike e Ditës së Nesërme. Dudumi si dele e nënkryeme, iku në Londër për të marrë frymë dhe strehim. Vite më vonë, u kthye me një “shoqatë joqevritare” gjysmake, në Bit - Pazar. Aktivetietin e tij politik e nisi përmes protestave “paqësore” me pankarta, flamuj e petk arab. Ferexhenë e hedhur krahëve, pavetëdije e hoqi gjatë fushatës zgjedhore duke e shitur veten një torbë taxhi tek një “Parti opozitare”. Ferexhenë e zezë e ndërroi duke hedhur flamurin kombëtar kuqezi krahëve. Përgëzime, Dudumit! Edhe, Buçës Katundit, që na i pjellë kopilat dhe pasmesnate na i fluk pas porte.
Koha do të tregojë, sesa e fuqishme do të jetë kjo “parti politike kombëtare” me themeluesit e saj “shehitë”, nateditë me këmbët dhe trutë në legen. Fatkeqësisht, mbeturina të Perandorisë Osmane me gjak të huaj nëpër damarë në shërbim të asaj policore - sllave me thirrjen fetare: “Allahu Akber”.
Skënderbeu, e ka sot edhe më vështirë se në kohën e Perandorisë Osmane, përderisa shpatën në mes të Çarshisë Shkupit e mba në brez për paqe, nuk e nxjerrë si dikur për luftë. Mëkot, Filipi i Maqedonisë te Ura e Gurit e ka ngritur dorën lartë si Xhaxhi Enver, ndaluni, o burra: këtu është kufiri shqiptaro – shqiptar! Luanët vjellin zjarre uji në këtë vapë të madhe, përballë Olimbisë me fëmijë në gji e prehër. Aleksandri i Maqedonisë, hipur në kalë me dy këmbët e para në qiell e dy të mbrapmet në tokë mes sheshit “Makedonija”, e ka nxjerrë shpatën për luftë. Presidenti i posazgjedhur turk i Turqisë, Erdogan mu si në kohën e Perandorisë Osmane, përsëri i do më shumë “vëllezërit”, sesa shqiptarët si “muslimanë arnautë”. E ka thirrë kryeministrin maqedonas Gruevskin me gjithë familje dhe trupëroje t’i kalojë pushimet në Turqi. Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin i ka lënë në Tetovë t’ia “ruajnë” Maqedoninë.
Hoxha i Allahut e mallkon në YoTube Adem Demaçin (Mandelën shqiptar) se, kurrë nuk ka shkelur në xhami, as për “Bajram”. Mjerani kujton se, duke shkelur në xhami je mysliman me “Din e Iman”. E, në anën tjetër i regruton të rinjtë shqiptarë për në Siri të bien në luftë si “shehitë”. Trumbeton “xhihad” ta “çlirojnë” Sirinë. Kosova, Dudumi mendon se është Siri. Përgjakë Tokën e shejntë shqiptare të Skënderbeut. Kurbanë të therë për “Bajram” para kamerave televizive edhe në mes të Prishtinës. Qytetin universitar me Bibliotekën Kombëtare e 99 kësula të bardha në kokë. Mirë, t’i thuash ti këtij “myslimani”, e ti kur ke shkelur në Bibliotekën Kombëtare?! Me siguri do t’i rrudhë krahët. Shkaku se, nuk ka pasur kohë duke iu lutur Zotit në xhami t’i falë të pesë “vaktet” për mëkate, dhe e ka harruar librin e shenjtë shqiptar të Çajupit: Baba Tomorri. Vjershën e tij antologjike: Mëmëdheu, në Librin e Këndimit.
Kohën e fundit në emër të Allahut dhe xhematit, përmes protestave qytetare në Shkup, përpiqet të themelojë edhe një Parti Politike Myslimane. Sokak më sokak i bie Çarshisë për të gjetur haxhilerë ta “vrasin” me gurë Shejtanin e Allahut në mes të Shkupit. Edhe, atë: merreni me mend, kur ky vetë është Shejtani më i madh me dy brinja në kokë. Haxhilerët më, nuk do të kenë nevojë të shkojnë deri në Mekë ta vrasin me gurë Shejtanin, kur e kanë përditë nëpër çajtoret e Bit –Pazarit, në Shkup.
Policia maqedonase veprimet e tyre i përshëndet me ndonjë “aksion policor” me vonesë disavjeçare në Katund, se i ka zënë në gjumë disa hajna dhe trafikantë droge. Ende nuk i gjen halldupët që të kanë dalë në mes të ditës në rrugë dhe duan me ty t’i qërojnë fizikisht “hesapet”. Ende, nuk e kanë gjetur se, kush ta dogji makinën. Ende “nuk i di” se kush të kërcnohet me komente anonime nën shkrimet publicistike?!
Hi-hii-hii… I di, por përderisa nuk rrezikohet pragu i tyre i Shtëpisë, ato edhe i nxisin, t’i ndërsejnë pas shpine. Pasaporta u japin dhe i nxjerrin në “kurbet” në rolin e Shejtanit të Allahut. E nga andej me komandë i kthejnë në vendlindje, për ta nxirë faqen e shqiptarëve para syve të botës me pankarta në gjuhën arabe e flamuj të Arabisë Saudite.
Përgëzime
Shtetit të Kosovës, që këtyre qafirëve më në fund ua gjeti xhaminë e Allahut.
Mekën shqiptare. Shajtanin ku do ta vrasin me gurë. Këmbët dhe trutë, kurrë më
të mos i nxjerrin nga legeni. Veprim ligjor si Shtet demokratik të cilin duhet
ta bëjë edhe Shqipëria, IRJ e Maqedonisë e
Pragun e shtëpisë nga bërlloku, nëse nuk e pastron vetë si zot Shtëpie, kojshia kurrë nuk e rrok në dorë fshisën. Edhe pse, e sheh se të ka mbuluar bërlloku deri në fyt, ferrat të lulëzojnë në oborr. Probleme ka me shtëpinë e tij, që sa herë bie shiu me shtamba, kanalizimi e nxjerrë gjirizin në sipërfaqe. Lumi i Zi vërshon rrugëve duk hyrë nëpër padrume, garazhe e banesa. Askushi, që nga koha komuniste psëdhjetë vjeçare, nuk është marrë me këtët problem qytetar. Përmëtepër, gjatë kësaj kohe i kanë prerë drunjt për të ndërtuar ndërtesa të reja biznesi dhe xhami nëpër parqe, në mes të gjelbërimit. Verë për verë, punën e tyre të “sukseshme” e kanë përgëzuar me “Javë kulturore”. Ndonjë përurim libri. Shënime të ndonjë date historike duke u lëkundur e përkundur deri në mengjes, herë më një anë e herë në tjetrën anë duke u rënë durve shuplakë me “Tingujt e Çarshisë”. Monotoninë e prishin pak dasmat fmailjare me djare e lodra dhe flamurin kombëtar, që e zvarrisin rrugëve e mbi makina nëpër Shkup. Allti duke shkrepur gjithë natën e gjatë e harxhuar fishekë me thasë. Kohë kjo, kur fëmijët e tyre nuk kanë bukë e tekste shkollore.
Mëkot, ti e ngre zërin me shkrime publicistike, ato me këto shkrime zgërdhihen nëpër çajtore me gotat e çajit të rusit dhe të ndërsehen pas shpine, sa herë që ua bënë me gisht policia sekerete e Dexhallit. Forcë dhe dhunë ushtrojnë mbi popullin para syve të policisë maqedonase. Përmëtepër, edhe kur i denoncon në polici, ti je fajtori. Shkaku se, i ke provokuar me shkrime publicistike halldupët. Padashtas, të kujtohet thënia antologjike e popullit: Shteti kur do, lepurin e zë edhe me qerre. Kokës fillon t’i biesh me grushta: kush është Shteti e kush është lepuri që fshihet nën ferrë?!
Djersët, pasi të shkojnë rrëke në fund të këmbëve, bindesh se ti je lepuri, e ato janë Shteti. Strukesh mes librave në biliotekë dhe vazhdon Luftën me penë. Përderisa, ato në xhami para xhematit dhe në YooTube të shpallin “armik” të Shtetit dhe Zotit...