E shtune, 26.04.2025, 08:21 AM (GMT+1)

Editorial

Marjan Sebaj-Sopi: Letër vëllaut tim shqiptar të përkatësisë fetare Muhamedane

E enjte, 07.08.2014, 08:16 PM


Letër vëllaut tim shqiptar të përkatësisë fetare Muhamedane

Shkruan: Marjan Sebaj - Sopi

Nëse thua se je muhamedan (meqë musliman janë të gjithë (jo ateistat), nëse përkthen këtë fjali nga arabishta), atëherë lexoje Kuranin pak më mirë dhe e sheh se kush e ka themelua Xhihadin. E nëse thua se Vatikani atëherë Vatikani e paska "krijua", mësua dhe udhëheq edhe Muhamedin dhe shkruar Kuranin e jo pasuesit e Muhamedit?! Nejse, paske qenë i disponuar për konspiracion e ta falim.

Pikturë murale në Kishën e Binçës, nga e djatha Imzot Pjetër Bogdani, E lumja Nënë Tereza, Gjergj Kastrioti dhe Atë Shtjefën Gjegjovi.

Sa i përket bashkimit e harmonisë tonë ka pasë e ka tendenca për përçarje (askurrë nga Vatikani, të jesh i bindur) por e kotë do jetë, problemi është këtu tanimë jo Muhamedan e Kristian, jo jo...e sheh nga "Pranvera arabe" e kështu ishte gjatë gjithë historisë muhamedane pra; gjithmonë luftëra e luftëra apo xhihad (mos të hymë më thellë) por me kë? Pikrisht mes veti muhamedan me muhamedan e fise të tyre rivale, sektet e shumta në Muhamedanizëm, apo jo Suni e Shiii e çka jo fatkeqësisht. Secili don ta marrë "bajrakun" e të shpallët Muhamed, profet! Shpjegime të Kuranit nga secili shtet apo individ siç i konvenon atij jo Bin Ladena, jo Bagdada, e bir të dreqit, dhe me të drejt një ditë më pyeti një mik, po sa Kurana janë, more vëlla?! Po kam frikë mos po dalin e po tentojnë ta shpëtojnë dhe ruajnë Muhamedanizmin shqiptarët pikërisht ashtu siç e ruajtën e luftuan për perandorinë kalbësirë Otomane me shekuj.

Mik dhe vëlla im, më vie keq që ta them por; gjithçka ke komentuar e ke gabim, sidoqoftë unë të nderoi dhe respektoi aq më shumë se të kam vëlla për kah gjaku. Sa i përket disa gjërave që i cek më vie keq që ta them por je në huti e mos të them i prirë nga emocionet. Nuk shkruhet e nuk flitët me emocione por me fakte, të vërteta historike, sepse vetëm e vërteta do t’na shpëtoj.

Disa shqarime, deri kur për mu...sihanet e gabimet tona do e fajësojmë Perendimin? Të lutëm! Të thash a mos ka shkruar Kuranin e Ligjin e Sheriatit, Vatikani?! Nuk e di se çka ke kundër e në anën tjetër thua se nuk urren Vatikanin e fetë tjera (pak më je kontraverz), ku nga komenti yt (edhe pse të njoh si bashkvendas e burr të mirë) unë po marrë një bindje krejt tjetër, fatkeqësisht. Në bindjet e askujt nuk kam dëshirë të hy e aq më pak ato ti ndryshoj (por ti komentoi gjithësesi), ruana Zot të përzihem në përcaktimin e ndokujt në fe, mos harro nuk jam turk i cili me shpatë (kjo që po shihet sot në shumë vende arabe) ka konvertuar njerëz po (fatkeqësisht) edhe popullin tonë shqiptarë, janë këto fakte i nderuar, fakte të gjalla po edhe në trojet e anamoravës e gjetiu, si dëshmi i ke familjet "laramane" të cilat i njeh edhe ti fortë mirë, (kanë pësuar edhe katragjyshi im, por falë qëndresës nuk u konvertua, më tepër shih; Dr. Gjergj Gjergji "Martirët e Karadakut 1846-48, pastaj me fakte e dokumente lexo; Dr. Gaspër Gjini "Ipeshkvia Shkup Prizren gjatë

Pikturë murale në Kishën e Binçës. Martirët Shqiptarë të Karadakut vitin 1846-48.

Shekujve" janë që të gjitha raporte të kohës i nderuar e sa e sa dokumnte tjera por jo të falsifikuara siç bëjnë sot disa pseudohistorian proturko-arab). Sa i përket disa gjërave që u mundova të të kuptoj, atëherë; Kush e shpalli pavarsinë e Shqipërisë, o i nderuar, Imzot Luigj Bumqi, don Nikollë Kaçori, Luigj Gurakuqi e shumë e shumë klerik tjerë të cilët me ndihmën e Perendimit pikërisht të mësuar nga Vjena e Vatikani e bënë Shqipërinë së paku kjo që është sot, shpëtuan të pamundurun që vetëm e vetëm mos të jetë shtet vetëm "Veriu i Shqipërisë" por kjo që është sot, shpëtuan atë që mund të shpëtohej. Po shembullin konkret se kush shpalli pavarësinë e Shqipërisë e ke sot Kosovën, kush e shpalli atë të pavarur? Kush e liroi Kosovën, kush e pranoi Kosovën e kush po e ndihmon? Amerika dhe Perendimi i nderuar dhe falë atyre neve sot po kemi liri, po kemi shtetet e pavarrura.

Të lëmë folklorizmat patriotik, ka kaluar koha e tyre moti, të vetdijësohemi e të pranojmë realitetin njëherë e përgjithmonë sado të jetë ai i embël apo i hidhurut për disa. A mos vallë po mendon se Shqipërinë e shpallën shtet (me dëshirë) klyshqit e Sulltanit, tartufat pleq me tituj bej, agë...etj etj. Jo, gabim e ke, ata u morën vetëm sa për sy e faqe shkaku i rrethanave e kushteve, shkaku i shumicës së konvertuar në Muhamedan - për të treguar vëllazërinë me vëllezërit cilët tradhtuan vetën për interese të tyre personale e familjiare, klanore. Kush ishin 40 kryeministra të Perandorisë Osmane (e mos të cekim shërbyes tjerë me qindra mija), kush mbajti gjallë atë kalbësirë të Bosforit? Çka na ishte njëfarë "Lidhja e Prizrenit" asgjë pos turp. Por, falë Klerikëve Katolik u ruajt gjuha (mos të përmendi që nga Buda, Bogdani, Fishta, Kryeziu etj etj) u ruajt tradita, u ruajt kultura u ruajt feja katolike u ruajt Shqiptaria, u ruajt qënia e jonë shqiptare.

E dimë nën Perandorinë Osmane (të udhëhequr e gjitha me Shqiptarë (kuptohet muhamedan) në çdo resurs) sa liri patën (sa vuajtën e pësuan, sa gjak të pafaj derdhën) ata që e quajtën vetjen e tyre Shqiptarë e që dëshiruan të shkruajnë e lexojnë shqip që nga "Formula e Pagëzimit" e "Mesharit të Gjon Buzukut" e tutje! Nuk kanë mundur të jenë patriot shqiptarë ata që thonin; mos kofsha turk! Që deri dje (e besa një numër edhe sot) i shërbyen Turkut, me këtë është e ditur se nuk kanë mundur të jenë edhe Turq – Osmanlinjë - Muhamedan edhe patriota shqiptarë jo asesi sepse Perandoria Otomane ka shfrytëzuar fenë Muhamedane për qëllime të tyre politike, ky është fakt i gjallë e në muhamedanizëm nuk ka flamur kombëtar, nuk ka komb (mos më thuaj jo sepse edhe unë kam lexuar Kuranin disa herë e shumë literaturë muhamedane) por ka vetëm shtet Islam (shih sot luftërat në Lindje), me një flamur e vetëm muslimanët mes veti vëllezër!!!

Lexo më tepër Historinë e Letërsisë Shqipe dhe me këtë e sheh kush e ka ruajt e shpallë pavarësinë e Shqipërisë, po sipas Teje edhe kjo shpifje e Vatikanit! Është fakt se disa gjëra që i dhanë njerëzimit të mira vijnë nga Lindja, por gabim trashanik është të mendojsh Ti e të tjerët se ato i dha muhamedanizmi (sepse qe 1400 vite po i shohim ato „të mira“!), jo meqë dihet kur ka filluar muhamedanizmi me Muhametin e ti lëm ato përralla se muhamedanizmi është që kur egziston Bota (edhe këtë përrallë e dëgjojmë shpesh nga të paditurit, por duhet lexuar historitë e religjioneve më tepër).

Pikturë murale në Kishën e Binçës, të persekutuarit shqiptarë të vitit 1846-48

Kryqëzatat ndodhën me bindje se ato vende kah veproi Jezusi duhet ti takojnë të krishterëve, me këtë asesi nuk justifikoj por dënoj gjithë atë gjakderdhje, mirëpo të pyes e çka ndodhi me Mekë e Medinë, çka thua të sulmoj sot kush ato?! Për një pikturë e ndonjë hajgare po kallën ambasadatë, tmerr! Kurse sa i përket asaj që thua se secili e ka për vete, ashtu është por mos të harrojmë se njeriu është qënie shoqërore, dhe një individ e një individ e bëjnë një grup, pastaj grupe e grupe e bëjnë një bashkësi siq është Bik-u, mjerisht sot! Ja po i cekim disa raste të „individëve“, dëshiruan terror individët në Amerikë (ishin „shqiptar“), vranë në gjermani ushtarët amerikan (ishin "shqiptar"), sot po bëjnë terror në Siri, Irak, Liban (shumë „shqiptar)... e gjetiu, po përgaditën me vite gjitha këto ti bëjnë edhe në trojet shqiptare e pse? Sepse, iu ka ardh fundi, kanë frikë nga vetvetja, nuk kanë moral të shëndosh, janë të sëmuar, të retanduar, në neurozë dhe kush ka ndikuar në ta e din edhe Ti, por nejse...I nderuari bashkëvendas dhe vëlla, unë pamvarësisht përkatësisë e nderoi, respektoi dhe dua çdo njeri e në veçanti çdo vëlla e motër time shqiptare, dhe të jesh i bindur se nuk i gjykoj motrat e vëllezërit e mi për gabimet historike por sot o kurrë, njëherë e përgjithmonë, është koha të kthjellemi, të ngritemi nga kllapia shumëshekullore e mos të harrojmë se jemi në Evropë, atë "shpellë" siç e quan Ti, por ja prapë kontinenti më i vjetër me civilizim bashkohorë, dhe mendo se jetojmë në shekullin 21, ku unë nderoi dhe respektoi çdo kombë e fe, por jo ekstremizmat, jo radikalizmat, jo monstrat, jo fanatikët, jo vrastarët, jo terroristët, jo njerëz që shpallin vetën në çdo shtet o fis "profet" e që mundohet t'ia tregojnë rrugën dikujt, dhe që predikojnë nuk e di unë sa e sa Kurana sipas qejfit e dëshirës së tyre.

Ti je vëlla imi dhe pamvarësisht bindjeve tua, prapë unë të dua dhe nuk kam ku të të qoi sepse të kam vëlla ty e jo arabin e as gjermanin, ja dëshmia Hashim (Thaçi) don Kolë (Thaçi) e qindra e mija mbiemëra të njejt, pse?! Nuk kuptoj një shqiptarët; nderojnë Gjergj Kastriotin, mbajnë bustat e përmendoret e tij, është hero kombëtar (me famë botërore) e në anën tjetër shqiptarët sillën e flasin ndryshe, veprojnë ndryshe?!!! Kundër kujt luftoi Gjergji (me gjithë ata trima e burra shqiptarë) dhe pse luftoi? Jemi në Europë dhe dëshirojmë këtë Europë me këtë civilizim bashkohorë, e jo kultura e tradita të huaja arabe!

Dhe për fund, letrës sime dërguar vëllaut tim shqiptar po ja shtoi edhe këtë: „Predikimet, përftyrimet e rreme të përrallave arabe nga 1001 mbi Zotin (Allahun), mbi parajsën (Xhehnetin) me 72+1 e më tepër gra të bukura, shërbëtore, parajsën ku rrjedhë qumshtë e mjaltë, ku ka verë për pirje me bëllok sikur lumi, veshje me mantela të fildishtë, e jetohet në pallate të shndëritshme e luksoze me qindra shtylla, bile bile parajsë edhe me automobila (ndoshta edhe Pc e celularë e çka jo materiale) luksoze e të shtrenjta (që dëgjuam nga një hoxhë nga Kaqaniku, këto i dëgjojmë edhe nga shumë tjerë mos të them të gjithë) që po dëgjojmë nga predikimet e hoxhallarëve apo disa specieve të çuditshme të alla Shefqet, Irfan, Enis…e qindra të sojit të këtyre, më tepër shërbejnë ikjen nga Zoti dhe rebelimin kundër tij, një neurozë (në të cilën gjindët sot e sa kohë BIK-u e bikistët) e cila shkakton dhe ka shkaktuar çrregullime mendore sesa ofron imazhin apo përftyrimin mbi Zotin e mirë, të mëshirshëm, të drejtë, paqdashës, të afërt e të dashur“.

Ne jemi Europë!



(Vota: 34 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx