Kulturë
Bajram Dabishevci: Të pritet mësim më i madh
E marte, 05.08.2014, 06:40 PM
TË PRITET MËSIM MË I MADH NGA
KRYENGJËLLI MËHILL
(Vrasësit zyrtarë e himni i tyre nga bulmeti i hudhrave - II)
Nga Bajram Dabishevci
Bota është matufosur, sepse viktimës së djeshme i kaloi afati i qëndrueshmërisë dhe viktimës së sotme ju ngul copa e llamarinës me gozhdë në ballë, së vëni afati i qëndrueshmërisë edhe kësaj. Maska u shndërrua në titull, paraja kallp u bë hije e gjallë, kurse njeriu - me profesion njeri - u bë industri. Jo vetëm industri, por edhe fermë, por edhe kinkaleri, por edhe dorë e shtrirë për një qindarkaë, aty tek shkallët e zyrave të shtetit të djallit. Shkon në seancë; është duke reformuar muret, lëngaraqët, bodrumet. Këtë shtetin privat. Këtë osh-e-zvarrokracinë. Këtë kulturën e korifenjve me xhepin nga barku në shpinë. E më as që gjendet frymë e të mund të shtrojë pyetje – se për ç’arsye lopa polli gjithë këtë behar. Kryeengjëlli më qëllon lehtas krahët. “O vëlla, për shkak që nuk pyetet më - pse zorrët e të vrarit (ose të këtij që nuk duhet të mësojë pse nuk është në shtëpi, por është në krahët e fluturës) rrinë lëvarur në majë të plepit?”
E fletët
janë të bardha, fletë të ditarëve të luftës. Ditarët e luftës që nuk u shkruan,
por në vend të tyre, u zhvat shteti dhe u fsheh prapa kotecit të pulave. Pse
kaq e madhërishme gara në mes të të lehurës dhe ulurimës, në mes të tonelatës
së zheleve - si flamur në valëvitje dhe tonelatës tjetër të paçavureve, - si
flamur i ditëve tona? Flamur i shtetit të shollondurëve. Flamuri i atyre
pjesëve të bagëtisë që kanë mbetur nga të ngrënët e ujqëve. Në atë flamur
copërash të mishrave, hedhur andej-këtej fushës, shkruan: “O TI I NDRITUR, E HA
MISHIN E GJALLË ME GARUZHDË
TË GJITHË BUDALLENJ E POLITIKANI QENKA SHPËTIMTAR(!?!)
- TE
gjithë janë budallenj e politikani është Mesia i laboratorit. - AFËRMENDSH,
politikani është xhevahir i të këqijave, për këtë është mbështjellur me paratë
e pista vota ndaj tij. - QË qytetari jeton krenar me kokë në baltë, politikani
është liria e vetme. - KUSHTI i qeverisjes me kokë e bisht në hambar është
politikani patriot i zgjedhur nga te huajt… - POLITIKANI e njeh vetëm zanatin e
buzëqeshjes e formulën e mirësjelljes. - POLTIKANI, profesionin e lavdërimit e
ka bërë… lak në fytin e vendit. - E PSe është kaq shtirës politikani? 4 koka i
ka në zyrë, 6 koka në rrugë. - E NGRIT
vetullën politikani, palos njërin vesh, se i rri pak i hapur; e lëpinë njëren
vetull dhe këto janë programi i tij. - I
THA rojës së WC-së publike, pa barkun, pa xhepat e mi - s’do të çlirohej Kosova
e Kilit. - GËNJEN, por qetë e butë, sepse te secili sheh ngjyrën e zjarrtë të
një kolltuku. - POLITIKANI tregohet fetar; mbush tavolinën me elozh për
partinë. Nuk lejon mendje të ndritur, se nuk do që të kuptohet sa laro me yll
është. - POLITIKANI është i dresuar dhe e mbanë turpin për salltanet. -
POLITIKANI është parimor. Vilën, veturat, harxhimet pa fre i ka nga burime
krimi.
KOPSHTI KOSOVAR I EDENIT
“S’ka rëndësi çfarë di, por me cilin të bekuar ngul brirët në tule e thikën në djath. Me cilin ha së bëri sehir”, sot kudo dëgjohet tam-tami i tellallit. Thonë edhe ngrehinat e kapura me re, edhe balta e fjalëve që rriten me jehonë profesionale: “Hundët e vetëdijës i këmbyem për feçkat e ditës”. Me këtë e nxjerrin mbi lugë këdo: figurat e muzeut, faktet e fshehura në gëmusha, praktikat e bruçit që këndon natës verore për shtretërit e tregtisë me gjurmë të këqija. Të thuash, ky faktor vështron thjesht; shkel tepër shumë dhe s’ka asnjë brengosje mbi një kurriz të thyer. Pra, në daulle zihet çorbë, në tambura dhjesin e jetojnë, në tavolina dasme betohen. Qenka sa e mirë e keqja, kur brirët i ka për vazhdimin e lavrimit e zgjerimin e blerimit të po kopshtit të këtij Edeni! Venitjet e të tillë gjelbërimi do ta ripërtërijnë jetën. Mund të mendohet vendi si Gjiri i Kapaluas së një Hawai dhe s’ke pse bën pyetje se çfarë ka këtu që s’shkon nga kokëtrashët apo sa më i madh ende duhet qenë ari në pirunin e mendjemadhit. Do pasur kujdes, sepse të vjen llava e gorillave prapa, po e drejtove gishtin dikund atje. Ngjan kështu, ndërsa kultura shkëlqyese përzien kafenë e mëngjesit me feçkën e elefantit dhe mbron kuvendimet rrotull vetes. Rrëmuja e errësirës bëhet vakt mbi tavolina në kopsht. Psherëtin i përplasuri në gropë atje dikund, por kjo meritë lavrohet çdo ditë e duartrokitet shumë. Një e drejtuar e tillë është për të pjellë turinj, premtime e gjakra aspak të papastër. Madhështi nuliteti. Fakt i aspakët. Një histori që i shpie përpara vigjilentët, domethënë është një antihistori e yndyrës, po ashtu aspak e ndotësirës. Ua, të mendohet? Pra, s’themi gjë, po nuk e përmendën që begrami i parapolitikës e sundimtari janë një. Deri edhe llauzi i zien gështenjat vetes, kurse policia i nxjerr dhe atje tej diçka quhet milet!
Parapolitika,
mafioziteti i madh, prestidigjitatori i biznesit, arrijnë të ngrisin kështjella të papara në
vrimat e trupave brenda Edenit; e tëra është botë më vete dhe koha i ha
hallvenë. S’ke si e kupton ndryshe rivalitetin me çmim të shkeljes së veprës
dhe lënia pas e vlerës së tjetrit, në mënyrë që i treti, duke u fryrë e
stërfryrë, të ngritet shkallarëve të perëndive. E gjen prore pjatën e mbushur
me zorrë qeni ky laro i madh. Nëse ka shakaxhinj që flijuan ndonjë proçkë e
pjatë, për ta vënë ujët në vijë, janë të tjerët që po ngriten dhe ata nuk e
kanë për gjë të mos e kthejnë kokën kah rrugët e drejta. Ai që humbi apo që
ishte prore humbës, i degdisuri mes dy nofullash të mengeneve, duhet të
shpresojë rreze dielli.
Te ne sot përralla e çdo vakti mbi tavolinë në kopsht, është nekrotizëm ekstra, ka nënë, babë, kushëriri të gjerë, ndërsa, realisht – çka paska, sepse njeriut çehrengrysur nuk i lejohet asnjë tipar i qytetarit të lirë? Mund të presosh të dalë gjithçka nga këto fshehtësira të pashpjegueshme të fjalëve më të ëmbla, më të thella, më të zgjedhura, më të lira dhe që realisht nuk kushtojnë as dhe sa dy dardha, por të cilat zihen e zihen e nxirren kudo. As që ka mendjelënë me dy palë brirë që kujton se mbi këtë tokë mund të jetojë qenie e gjallë dhe as ne të gjithë nuk trillojmë dot, sipas tij, se jetojmë. Jetojmë në Prishtinën e talljeve olimpike dhe ai me gishtin kërcënues të nxjerr trurin tërë ditën së thëni se kënaqet së tepërmi që këtu e ka zhvendosur qendrën e botës. Këto lule të neneve, ky korb injorant i parasë mamute që dhjet ag e mbrëmje për çdo gjë me vlerë, akoma s’rri kot e s’pret dhe të tjera kot. Zvarritet i lidhuri me tel për zgjedhë dhe ia duartroket atij artin e hipjen lart. Kafsha pse të mos ketë të drejta, pse të zhduket kulari? Kau i kularit është dhe egoja e emisarit, por edhe e përfaqësuesit të perëndisë në këtë kiamet. Ç’talent ky, së shmanguri rrugët e lotëve dhe honet e rënkimeve! Kau e jep edhe lëkurën për valixhen e poetit, nga e cila doli dhe një datë, dy, shtatë... Doli njëfarësoj edhe ligji i jetës me pole që dikton mbijetesën e më të fortit dhe viktima nuk duhet t’u tmerrrohet gëzimit të madh e ligjërisht komod brenda pjatave, së rendituri, si marinsa, nëpër kopshte, taverna, parqe.
Plleshmëria e fushës për të mirën e përgjithshme stërmbushet çdo ditë me plehra që gramshaleshen ditëve tona. Askush nuk sheh një ngacmim për të qeshur këtu. S’kan kuptim qashtrat e tilla. Bile, ta themi mes nesh, që kur të mbillet një zero dosido nën tokë, por dhe që të ketë embrionin sa një kokë kali, gjithsesi që pillet një biçim kërcënuesi me gishtin e ngritur e për të hedhur në hendek gogolin e një cope arë, apo, në rastin më të mirë, një biçim kundërshtar, i cili mundohet t’i marrë erë kësaj hapësire të nevojshme për të vringëlluar shkelmi. Shihen goxha fjalë, jo shaka; një papagall pothuaj i tëri i ngordhur, gjithnjë i përgatitur për fjalë auditori, papagall me kaçirubë për mashalla. Bile, kur gogoli u poll nga gogoli dhe hipi në re, as viktima, as kau i fjetur, as papagalli pothuaj i tëri i ngordhur nuk tha “mashalla”. Munden e nuk bëhen gazi i botës. Edeni rrit barin anës së arave e sa gëzohen kafshët për begatinë e shtuar! Vetë govata ka arritur të bëhet rivale e oturakut, deklarohen para mikrofonit çdo ditë. Kërma të bëhet flamur i shtatë fshatrave, skorbuti të mashtrojë epideminë, kurse krimineli krihet gjithë puritanizëm.
Kjo
parajsë, ky tmerr dhe, thjesht, si më i papranuari i logjikës sundon sot, që
kosa e ndryshkur, duke mbjellë me helmeta të panjohura e këste alienësh arën e
pikëpyetjes së kombit, është dhe ky varr që po ha veten, prandaj këto toka
shqipe po i ha letra blanko e kontrata blanko dhe, për Allah, kjo Shqipërinë e
mban gjallë, varur në çengel dhe sa s’ka më mirë! Vjen kaq mirë në shprehje
sundimtari duke hequr litarët e marionetës! Godet dhe dielli si shajni.
Frushullijnë lulet. Nuk tregon shkallë çmendurie era. Nuk rrëzohet fronit
marioneta, por hipë lart e njëjta. Kur qëllon policia lulet, ato çelin!... Ky
spektakël idiotesk nuk synon të bashkojë keqësisht individët e të copëtojë
kolektivitetin që më lehtë rrugëve të këqija të arrijë të mira. Pjata e mbushur
në këtë vijë nuk dënon me vdekje atë që nuk nënshtrohet dhe ka diçka në zemër e
kokë. S’ka kuptim më të shenjtë varri para secilit si pro publico bono. Nuk
grabitet shpirti i trazuar i njeriut të këtyre ditëve në sy të të gjithë botës,
po si pro publico bono. Këtë logjikë nuk e mbron paçavurja e të kamurit dhe
prapë është një pro publico bono.
Ta themi edhe që sihariq të madh zbulon, kur takohet kali në parlament apo pela në aksh korridor. Se nuk qenë pak ata emra që në foltore të derisotme i pa ndonjëherë një njeri apo që shumica sesi çallapatisën për rrozganitë e gjyshes së baba Qemos, e cila, dinjitetshëm sa s’ka, dredh frerët këtej dhe është e gjerë fusha kosovare e Edenit para saj. I vëren që filozofitë e pjelljes së emrave e klimës mashtruese të padurueshmërisë, ato dhe akësecili nga ata ka të lidhur për shpinë një projekt kopshtesh e fushash. Bile, që duket projekt, ai bëhet të jetë i tillë, vetëm nga pozicioni shpifarak i brendshëm, por nga pozicioni i jashtëm ky projekt është vetëm një thes me letra, kurse vendi që nuk shihet prapa tij, është vetëm një rruaze, gjithsesi dinjitoze edhe për një mendje hajvani. Pale që dhe gojët e këtij thesi me letra të mbyllen nga jasht e nga brenda me sirtin e drurit! Pra, monstrumi paradigmatik i botës moderne kërcënon haptasi me formulën: “S’ka rëndësi çfarë di, s’ka rëndësi çfarë di, - por kë njeh, me cilin je”.
GJYQI SPECIAL NË KOSOVË
Kur gomari kërkoi ta bënin mbret, i pëshpëritën te veshi qetë e lehtë:
“Të jesh i pari në vend, duhet jo më pak, veçse gomar stërgomar ti sot të jesh”.
Ia shkulën
veshët, veshë të mëdhenj i qepën sërish; ia hoqën sytë, hundët, ca kokrra mend
që i