E premte, 14.03.2025, 11:31 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Neçaj: Libër me vlera kulturore dhe historike

E diele, 27.07.2014, 01:16 PM


LIBER ME VLERA KULTURORE DHE HISTORIKE

Nga Gjon Neçaj

Doli ne qarkullim libri me i ri i patriotit dhe atdhetarit te shquar, birit te Nokshqit, Shaban Bali Nokshiqi, me titull teper domethenes , ” Gurë te ngulun ne Nokshiq”, faqe 120, botuar nen kujdesin e Shoqates se Intelektualeve “Jakova” Gjakove, me redaktore prof.Haki Zllami dhe Prof.Dr. Hasan Mujaj dhe recensente Isa Brecani dhe Ali Sylaj.

Libri ka 35 vjersha qe i kushtohen heroizmit te kombit tone ne shekuj per liri dhe pavaresi, si dhe vendlindjes se autorit, Nokshiqit te Plaves.Nokshiqi  eshte cilesuar si zemra e  shqiptarise , trimerise dhe atdhetarise,  ku ende sot e kesaj dite , ashtu sic ka thene nje krijues vendas, Hasan Gjonbalaj, ”vetem vorret flasin shqip”.

Libri hapet me parathenien e prof. Haki Zllamit, me titull “ Shkemb fisnik” dhe mbyllet me nje  esse te prof.Dr.hasan Mujajt, ”Veper deshmi e heroizmit te historise”.

DY RADHE PER AUTORIN

SHABAN BALI NOKSHIQI u lind me 25 maj 1927 ne fshatin Llugaj, Tropoje.Shkollen fillore 4 vjecare e kreu ne Kolgecaj ne vitin 1935-1939.Pas shkolles fillore, ne Plave mbaroi shkollen 8 vjecare me mesues Shaban Ferrin.Ushtrine e kreu ne vitin 1951-1952 ne Tirane ne Artilerine Tokesore tek Rrapi i Treshit.

Ne vitin 1953 kreu nje shkolle nje vjecare per mekanike bujqesore.

Punoi ne kantierin e ndertimit si shef llogarie ne Bajram Curri per kater vjet. Pastaj per 22 vjet rresht punoj prane SMT-se ne Bajram Curri, Per 10 vjet punoi si traktorist.

12 vjet te tjera punoi si  brigadier  i makinerise se rende.Pastaj doli ne pension.

Pas viteve 90-te jeton ne SHBA.

Eshte libri i tij i pare kushtuar vendlindjes heroike te tij ne moshen 88 vjecare.Ky eshte nje rast i vecante dhe tipik , pasi nje i moshuar i kesaj moshe del si autor i nje libri te ri me vlera kulturore dhe historike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx