E shtune, 28.12.2024, 10:04 PM (GMT)

Faleminderit

Mustafë Rugova: Si e kujtoj Shaban Manajn

E enjte, 24.07.2014, 06:59 PM


Si u njoha dhe si e kujtoj Shaban MANAJN

Nga Mustafë Rugova

Shaban Manajn e kam njohur shume kohe perpara se te futej ne politike. E kam njohur kur ishte gjyqtar, para te cilit me nje rast m’u dasht te jap sqarime per nje ngaterrese mes meje dhe njefare Goran Bajraktareviqit( malazez, tash e sa kohe i vdekur).

Atehere ishte urrfije e madhe, por Shaban SHQIPTARI me pati liruar prej paraburgimit, me kusht qe une mo...s te ngaterrohesha me me ate djalin e shkrete qe e permenda me larte. Une ia dhash fjalen, por me kusht qe as ai te mos me ngacmonte mua.

Fatmiresisht me Goran malazezin kurre s'jam takuar me (ndoshta ne ate dynje...) , kurse me Shaban SHQIPTARIN jam takuar pas ketij rasti jo vetem njehere.

Interesant, me admironte shume, dhe une kurre se pata ate mundesi ta kuptoja psehun e ketij afrimi mes nesh, ( e kam fjalen per ate kohe kur, siç thuhet, hahej fasulja nga nje kokerr…). Me vone kur Ai doli ne balle te frontit, e kutpova mire.

Me vjen keq qe nuk eshte me, Burri i cili tashme eshte futur krenarisht ne KULLEN e LAVDISE, aty ku e kane vendin me te miret. Atij i pushofte shpirti ne paqe, kurse atyre qe ia moren jeten pabesisht ketij Burri te Paepur iu dergjte pergjithmone trupi prapa kangjelave jo vetem te burgut!

Mendoj se kam jo vetem plotesisht te drejte por edhe obligim qytetar e moral qe, ne emer timin por edhe te familjes time, te kerkoj dhe te mos ndalem kurre se kerkuari, qe vrasesit e pashpirte te tij te nxjerren para drejtesise.

Eshte koha e fundit!

Sepse ata jane mes nesh dhe na mbarohen patriote e te tille nuk ka qene, nuk jane dhe nuk do te jene kurre!

Ata ishin, jane dhe mbeten vrasesit tane!

Ata ishin, jane dhe mbeten vrasesit e lirise tone!



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora