Kulturë
Agim Gashi: Vaji im te lumi Rur
E marte, 22.07.2014, 06:11 PM
AGIM GASHI
VAJI IM TE
Çanten mbushur me trishtime,
Në gjak vner e helm të zi,
Mora rrugen për te miku i vjeter
Me lumin Rur me hjekë merzi.
Si më pa shumë të trishtuem
Më pyeti shpejt e me butësi,
Pse je dal n´këtë vapë të madhe?
Koha e nxehtë nuk është për ty.
Ah o Rur miku i vërtetë,
Në shpirt m´ka rrokë nji e madhe merzi,
Do ti ndihmoj sot rrjedhes sate
Tue derdhë unë lot në ty.
Do të zbrazem e të lehtsohem,
Jam mbush helm e vner n´atdhe,
Se kam pritë e as kujtue
Me u thye n´shpirt aty ku kam le,
Me mu versul aq pamshirshëm.
Pa asnji nder edhe rrespekt,
Me më vra e me likuidue
Më
Jetuam vite larg atdheut,
Tash askujt spo i vyem ne,
Tuj u shkri për komb e atdhe.
Marrim rrugen e shkojmë atje
Me shumë gzime e dashuri,
Shpejt zhgënjehemi e tmerrohemi
Marrim rrugen n´mërgim me u kthy.
I përqafojmë ato nana plaka
Që spo u teret loti n´sy,
Marrim rrugen me zemra t´thyeme
Kah atdheu koken kthy.
Qotsohu pak o miku i vjetër
Se unë hallin fort ta di,
Ke shumë shok edhe shoqe
Qu u ka ndodh ma zi se ty.
Fshije lotin, mos e derdh sot,
Sa sa shumë ti më ke „ndihmu“,
Do të vinë ditë më të randa
Kur ne sbashku kem me vajtu.
N´ty e kam shpresen e madhe
Miku im o lumi Rur,
Unë e ti sdo të ndahemi kurr.
Kam një lutje me zemrën plot
Në shtratin tënd me më strehu,
Se n´këtë botë skëterrë njerzore
Askush si ti smë ka kuptu.
Hajt pusho i dashur mik
Kur të vie koha me vdekë,
Shtëpi e strehë n´fund të shtratit tim
N´përjetësi ti ke me i gjetë.
U përshëndeta me mik të vjetër,
I urova rrjedhë të mbarë,
U ktheva shpejt në vetminë time
Vargjet e mia me lotë me i larë!
16.07.2013
Düren-Pranë Lumit Rur