Editorial » Entela
Entela Binjaku: Disa sjellje shqiptarësh në timon...
E diele, 20.07.2014, 08:51 PM
Disa sjellje shqiptarësh në timon...
Nga Entela Binjaku
I nxehti
i verës ka nisur me kohë. Në bregdetin
shqiptar kanë filluar të duken
pushues nga brenda vendit dhe nga diaspora.
Para disa ditësh në qendër të Tiranës një grup i madh turistësh rreth 20 apo 30 vetë, burra e gra, të moshuar strukeshin pranë njeri-tjetrit në urën mbi Lanë. Makinat bri tyre ecnin si të çmendura dhe ata dukeshin të trembur. Këta njerëz që do të numërohen në “milionat” e turistëve që kanë vizituar vendin tonë rrinin ashtu të ngjeshur në pritje që makinat t’u lejonin kalimin në vizat e bardha.
Për qytetarët që jetojnë në kryeqytet,
pështjellimet që krijon trafiku dhe
lëvizja me makinë brenda qytetit si dhe (ç)rregullat e ecjes me automjet janë
të zakonshme.
Makina
është një nga risitë e këtyre viteve
ndryshime në jetën e qytetarit shqiptar. Nëse deri para viteve ‘90 “ecja me
makinë” ishte një shprehje që mungonte në fjalor, ose ishte ekskluzivitet i një pakice,
pas këtij kufiri historik vitesh, makina hyri me shpejtësi si koncept i
cilësisë së jetës , komoditetit dhe
mundësisë së zhvendosjes. Në vitet e para pas ‘90 më shumë prej paragjykimit
sesa prej admirimit, numri më i madh i
makinave që hynë në jetën e shqiptarëve ishte “Mercedes Benz” ose “
Nga një dukuri që nuk dëgjohej e që nuk dihej në ndodhte para ‘90, aksidentet automobilistike sot janë një problem serioz për shqiptarët ku makina është shndërruar në mjetin vdekjeprurës ose mjetin që ka gjymtuar shumë jetë. Thuajse çdo ditë ka qytetarë që janë viktima të aksidenteve rrugore si kur humbin jetën ashtu edhe kur janë “jashtë rrezikut për jetën”.
Herë për
shkak të rrugëve “që nuk quhen as
rrrugë”, herë për shkak të mungesës së
sinjalistikës, herë për shkak të drejtimit tej shpejtësisë së lejuar në makinë dhe prej saj, janë lënduar shumë jetë shqiptarësh.
Natyrisht numri më i lartë i makinave gjendet në kryeqytet. Nuk ka një njeri që jeton apo viziton Tiranën që nuk i bie në sy mënyra sesi drejtojnë makinën shqiptarët, ku i shkathti është ai që jua hedh të tjerëve, i zoti është ai që nuk respekton asnjë radhë apo rregull, apo ku ai që ndjek rregullat rrezikon të mbetet “në fund të rreshtit”, ndërkohë që ai që pret në radhë “është i humbur fare”. Edhe pse e dinë se këmbësorët kanë përparësi, ky është një rregull që e gjen aq rrallë sa, këmbësorët bëjnë mirë të mendojnë vetë për kokën e tyre, nëse nuk duan të mbeten spitaleve.
Të ecësh me makinë në Tiranë shndërrohet më së shumti në një ankth ku më shpejt duhet të mendosh sa kohë do të humbësh në trafik, a do të arrish në kohë në destinacion, dhe në rast se ke pasur fatin të gjesh një vendparkim, do të qëndrosh me ankthin se mos ja ke zënë vendin dikujt që do të shfaqet nga çasti në çast. Për të mos folur për disa që ecin me shpejtësi të atillë saqë pasi “të prishin gjakun” pas disa minutash “i takon” në semaforin e radhës.
Të ecësh
me makinë në Tiranë është bërë pjesë
edhe e psikozës së shqiptarëve të
cilët “marrin makinën edhe për të ecur 5
hapa”, një simptomë e varësisë për të cilën edhe një gazetë ndërkombëtare
shkroi disa ditë më parë. Po aq pjesë e
psikozës është vendosja e rripit të sigurimit, një veprim që shqiptarët e
paragjykojnë më së shumti si shprehje e “dobësisë” nga njëra anë ose si shprehje e mendjemadhësisë nga ana
tjetër, ose thjesht si një gjë e
parëndësishme.
Shqiptarët që dalin në rrugë me makinë janë aktorë në rrugë me gjithë mendësinë që kanë në kokë ku “tjetri” vështirë të respektohet. Mjaft të shohësh sesi ecin natën dhe me çfarë dritash lëvizin zakonisht!
Vitin e kaluar një mik që vizitoi Tiranën ndërsa nuk “harronte” të vendoste rripin e sigurimit sapo hipte në makinë, më tha se mënyra sesi i japin makinës tek ne i ngjante me një “videogame” ndërsa trafiku ... “a concrete jungle”.
Sjelljet e shqiptarëve në timon nuk disiplinohen dot vetëm nga policia edhe kur ajo “rri me bllok në dorë” apo kur përgatit një spot televiziv që paraqet dhunshëm gjak.
Sjellja e shqiptarëve në timon duhet të kultivohet sëbashku me kulturën ligjore për respektimin e rregullave të qarkullimit, me respektin për jetën e tjetrit, me rritjen e ndjeshmërisë ndaj këmbësorëve, me durimin për të qëndruar në radhë, me respektin për detyrimet ndaj shtetit, me presionin qytetar për të pasur rrugë “që të jenë rrugë” etj.
Vetëm me këtë kultivim të sjelljes qytetare edhe në timon mund të pretendojmë që kryeqyteti të mos i ngjajë një xhungle dhe drejtuesit e makinave në rrugët e tij të mos duken si pjestarë të një loje aventurë, videoje.