Kulturë
Poezi nga Milazim Kadriu
E diele, 13.07.2014, 08:32 AM
Milazim F. KADRIU
EDHE TI
Edhe ti je
Dhe i kësaj toke
Të vuajtur me shekuj
Nga thundra e huaj.
Je filiz
I lisit plak
Që i bënë hije
Tokës së larë me gjak.
Je pjesë e kësaj toke
Që lule kuqe mbinë në çdo anë
Je pjesë e dëshmorëve
Që për lirinë e vendit ranë.
NJËMIJË E NËNË QIND E NËNTËDHJETË E NËNTË
Luftë, furtunë, tmerr e gjak…
Acar e stuhi
Qëndresë e krenari.
Ngadhënjimi mbi armikun shekullor
Dëshmorët tanë lisa të parëzuar
Emri i tyre gjerdan i praruar.
FJALA LIRI
Lumit ia besova një fjalë
Që thellë ta ruante në valë
Atë fjalë ia besova edhe
Pëllumbit në fluturim
Shpërndaje i thashë anekënd
Atdheut tim.
Fjalën ta zërë edhe bilbili
Ta fus në këngën e tij
Ta këndoi pa frikë se e ruan
Shqiponja e gatshme gjithnjë për liri.
Lumi hareshëm gurgulloi
Pëllumbi shpejtë fluturoi
Bilbili këngën filloi
Kosova lirinë e fitoi.
NËNAVE TË DËSHMORËVE
Në pranverën ’99-së
Në Kosovën heroike
Ranë dëshmorë shumë bijë
Djem të nënave fisnike.
Ndjenin dhembje
Zemrat e nënave bujare
Por rënia për liri e bijve të tyre
I bënte të forta e krenare.
Nëna të dëshmorëve
Ashtu duhet të jeni krenare
Se rënia për liri
Nuk është vdekje, por lindje e madhe.
KËNGA IME
Këngën që e ruajta në zemër
E ëndërruan të gjithë,plak e i ri
E këndon tani çdo fëmijë
E ngrohë çdo rreze dielli
E bartin valët e detit
E ruajmë të gjithë me xhelozi
E kemi detyrim, gjithsesi
U këndua në betejat e UÇK – së
E kënduan dëshmorët
E rënë për liri.
NËNA PËR DËSHMORIN
U nise asaj rruge
Më ike pa një përqafim
U bashkove me shokët
Që sot fëmijët të kenë gëzim.
Rrugës gjer në mal
Të përcolli shikimi im
E nga ti e shokët tu
Lirinë e vendit kemi kujtim.
Me shikimin tënd nga lapidari
Na bëhet sikur na thua
Duane ëmbël lirinë
Që me gjakun tonë është fitua.
NË KËTË VEND
Në këtë vend
Shpirti yt është bërë
Dritë e mëngjesit
Sepse jetën tënde
Pasardhësve ua dhe shpërblim.
Lirinë ua solle
E pagove shumë shtrenjtë
Derdhe gjakun nga trupi
Ujite tokën e etur për liri
Dhe jetën që të tjerët
Të mos jetojnë më në robëri.