E shtune, 21.12.2024, 11:33 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Vasa Çubriloviqi në Zhur të Hasit!

E enjte, 10.07.2014, 07:04 PM


Vasa Çubriloviqi në Zhur të Hasit!

Nga Fahri Xharra

Akademia e Shkencave e Beogradit i dërgoi në fillim të shek. XX shkenctarët J. Cvijiq dhe A. Joviqeviq në Guci, ku ndejtën nga tre vjet, me qëllim që t’ia ndrronin “shkencërisht” historinë dhe gjeografinë kësaj krahine. P.sh. Cvijiqi, Alpet Shqiptare i ripagëzon me “Prokletije” (Bjeshkët e Namuna). Bjeshkën e Borit në “Radovan”, Bardhoshin në “Bjelic”, Majën e Pejës në “Peqokeq”, Liqenin e Shtarës në “Jezercë”, Rokopecin në “Brada”, Gucinë në “Gusinje” (sipas guskave) e kështu me rradhë. Ose, Plava, sipas tij, vjen nga ngjyra e liqenit “plavo “- i kaltërt, edhe pse e dinte mirë se ishte ky emri i Perandorit Romak – PLAVIUS, me origjinë Ilire që e ngriti këtë vendbanim me emrin e vet. (Shih: E. Jasque: “Shqiptarët që nga origjina e deri më sot”. ShBA, 1994)

Ndërsa, A. Joviqeviq e mbrapshtoi historinë e krahinës në fjalë: Në tri versione e paraqet prejardhjen e Ali Pashë Gucisë, por asnjëherë shqiptar(!) Gjon Bala i Vuthajve, sipas tij, ua ndrroi fenë Martinajve me dhunë edhe pse dihet se feja në Vuthaj e Martinaj është ndrruar pas vdekjes së kryetrimave të tyre: Gjon Balës e Martinit, duke filluar nga viti 1703.( Rexhep Dedushaj)

Në duar e kam librin e “mikut” të madh të shqiptarëve që prej se e ka ndier vetën gjallë ka qenë në shërbim të zhdukjes sonë. Është shumë interesante të theksohet se sa pak njifet  ky strateg i madh i zhdukjes së një kombi të tërë, në masat e gjëra në Shqipëri , Kosovë e aspak në Maqedoni dhe Mal të Zi ( kuptohet ndër shqiptar)

“ Miku” i madh i shqiptarëve  Vasa Çubrilloviqi ( sa keq që historikisht nuk i njofim miqtë) me 5 Janar 1965 në Akademin e shkencave  serbe e mbajti referatin e tij me titull :

“ Zhuri dhe fshatrat për rreth” . Ky referat është një studim shumë serioz dhe faktografik mbi gjendjen demografike në Zhurin e Hasit ; por me qëllime shumë  të këqia dhe me qëllime të caktuara në shërbim të përgatitjes së planeve për dezinformim , rekolonizim, ... thjeshtë zhbërje  të çdo gjëje shqiptare.

Natyra e shkrimit më mundëson të ceku vetëm disa  detaje nga libri i përmendur , por  shkrimi le të shërbej për njoftimin e brezave të rinj dhe një njoftim të vetëdijësimit të masave të gjëra se me çka jemi të ballafaquar.

Vasa “miku i shqiptarëve” shkruan : “Është e njohur që në mesin e shqiptarëve të kësaj ane , anëtarët e familjeve të ndryshme i dine ti cekin m ësë shumti emrat e 3-4 paraardhësve , të rrallët janë me njohuri për më shumë se 8 breza , çka nënkuptojmë se fjala është për ardhacakët e kohës së re.”   E shifni me këtë ai veç e siguroi që shqiptarët në ato anë janë ardhacak.

Anomali, të mos e njofish trungun familjar!  Por , kështu na kishin mësuar haxhallarët e dashur që atje ku përfundon rrënja e vërtetë të mos e njofim, dhe se ç do gjë fillonte varëm para 3-4 brezave. Të humbur në histori!

Të vashdojmë me Vasën “ Të gjithë arbanashët e kësaj ane i kanë të njejtat karakteristika etnike, kështu që ky grup shqiptarësh e bënë një tërësi në veti” pastaj vazhdon :’Mua Lumjanët më kanë thënë  dhe më kanë  bindur që  ata aq shumë ndryshojnë nga shqiptarët e Nëndrinit( Podrimja)  sa që nuk mirren as vesh ndër veti “ E vërtetë kjo?

Shikoni miq të nderuar që më lexoni a mos po e gjeni ngjashmërinë aktuale të kohës së sotit për krijimin e disa gjuhëve dhe kombeve shqiptare ? Dëshirë serbe e kahmotshme.

Në këto toka të Hasit rreth Prizrenit , vazhdon miku Vasa Ç.”  kanë ndodhur ndryshime të mëdha: përveq atyre që janë zhdukur nga turqit , popullsia e vjetër serbe  në kohën e Imperatorisë janë arbanizuar , e para kësaj ishin islamizuar. E rëndësishme që nuk janë turqizar ( serbët, pra) se kishte në një farë mase edhe turqizim përpos arbanizimit: ndikimi i shqiptarëve ishte më i madh por prap se prap serbët e muslimanizuar dhe turqizuar (disa) e morën prapashtesën turke - lar.. “

“U bëmë gazi botës: në Kosovë kemi një njerëz që luftojnë historinë shqiptare më keq, apo mu ashtu si i konvenon Serbisë. Në Shqipëri martesa bëhen me serb. Në Europë nuk njihen pjesëtarë të një kombi të jenë aq të çoroditur, aq sociopat, aq pa sedër sa ta vështrojnë historinë nacionale me syza të pushtuesit, e as lidhje martesash me ata që përgaditnin gjenocidin...Në këtë kaos mendor nuk kemi qenë kurrë.( nga Lis Bukuroca)..

Vazhdojmë me “ mikun”  tonë e “armikun” e turqve , Vasa Çubriloviqin : “ Në anën e Zhurit të Hasit  , në fund të viteve 1940 ishin 881 shtëpi shqiptarësh musliman(91,3%), 32 shtëpi ( familje ) shqiptarësh katolikë (3,3%) , 43 familje kolonësh ,serbe: 9 familje ciganësh musliman ,” E çuditshme të ketë patur aq pak kolon serbë në ato anë !

Mandej sudimi vazhdon duke e përshkruar prejardhjen fisnore të shqiptarëve të Zhurit me rrethinë. :” Gash 140 familje, Shala 89 familje, Krasniqe 163, Kryezi 91, Berishë 46, Bytyq 49, Sopas 88 , Thaq 17, Kabash 2 , Fanë 12, Arbnesh 20 ( ne shatin Leskoavc?)

Deri sa në një anë thotë që të gjithë ishin serb , në anën tjetër është i obliguar të paraqes pëqindjen fisnore të banorëve. A kishin serbët fise? Por Çubrilloviqi e vazhdon :”  Nëse i takon një fisi nuk do të thot që je edhe i të njejtës prejardhje , sepse të gjitha të dhënat gjinden në përshkrimet e katuneve të caktuara: Gashianët ne Zhur ( 86 familje) janë me prejardhje serbe dhe quheshin Saviqi, , Kryezitë nga Vilusha ishain serbe, kurse familjet Kryeziu_Samarxhiu nga Hoqa ishi gjithashtu serb.“ Arbanashët “musliman edhe pse në vetitë e tyre janë shumë homogjen,por nga prejardhja janë shumë heterogjen “

“ Me qenë se kjo trevë ishte gjithmonë   e pastër  serbe atëherë në bazë të kësaj arrihet tek përfundimi që shqiptarët musliman   të kësaj ane janë pasardhës të serbëve të dikurshëm

Kishte migrime të mëdha në këto anë , por këta të rrethdrinit që janë serb shihet edhe nga mbiemrat e tyre (?) . Nga humbja e tyre kisha mundur t`i shpëtoj  këta serbë sikur të kishte shënime apo sikur këta ta njifshin më mire të kaluarën e tyre. Ndoshta edhe nuk guxonin të flasin! Ka shumë vështirësi që të arrihet deri tek e vërteta serbe e këtyre arbanashëve të islamizuar; sepse këta serbë janë futur  padashtas nën mbrojtjen e fiseve shqiptare. “  .Vetëm një pyetje: Nese te gjithe ishin serb , atëherë ku u gjenden shqiptarët për shqiptarizimin e tyre ???!!!  “Familjet e shqiptarëve  janë islamizuar me te madhe , por edhe sit ë tillë kanë ardhur nga Malësia dhe rrethi i Gjakovës”

Pra asgjë , sipas Vasa Çubriloviqit nuk mbetet shqiptare !

Fahri Xharra, 06.07.14.

Gjakovë



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora