Kulturë
Asllan Dibrani: Nikolla Gruevski nxitë konflikt
E marte, 08.07.2014, 06:34 PM
Nikolla Gruevski nxitë konfliktin ukrainas në Ballkan- imponon ri-bashkimin e shqiptarëve!
Ribashkimi i shqiptarëve akt i domosdoshëm për shpëtimin e shqiptarëve të Maqedonisë nga një gjenocid i ëndërruar nga klasa politike e Maqedonisë dhe argatëve të tyre shqiptar. Politika aktuale nga Moska po përpiqet ta binarizoj trekëndëshin antishqiptar Moskë-Beograd-Athinë për ta tërhequr vëmendjen nga terrori rus kundër popullit ukrainas!!!
Nga Asllan Dibrani
Ribashkimin e gjithë kombit shqiptar me forcat e tij politike dhe të "Shqipërisë Etnike" ua kemi borxh fëmijëve tanë, sot dhe nesër. Kjo sfide donë vullnet punë dhe obligim kombëtar , pa çka, kjo çështje madhore dhe e shenjtë nuk mund të arrihet, para se të krijohet uniteti paraprakisht i parimeve dhe synimeve tona historike. Pra të ulemi të gjithë në “një sofër mbarëkombëtare” . Kjo alternativë e vetme na sugjeron pavarësisht nga ambiciet politike karrieriste dhe përplasjen pas kultit të interesit individual,që është një nga mikrobet më të rrezikshme tek shqiptarët, që dëmton kauzën kombëtare që përforcon përçarjen në kornizën e veprimtarisë për lirinë e popullit shqiptar edhe në pjesët e banuara me shqiptarë në Maqedoninë artificiale dhe falce. Pa krijimin dhe forcimin e aktiviteteve tona nën vorbullën shqiptare do t'i realizojmë vetvetes një vëllavrasjeqe do ti zgjasim vetvetes robërinë nga sllavo-maqedonët. Si fund do të qon ujë në mullirin e një populli asnjanës në Maqedoni , në një popull sllav qe u krijua tek mbas luftës së dytë botërore me ndihmën e programeve serboçetnike nga trekëndëshi Beograd-Moske dhe Athinë, nga frika se shqiptarët do të jenë rrezik potencial për popujt sllav të ardhur në tokat tona po edhe per Greqinë qe e kemi Çamërinë si peng aktual i politikës greke. Mos të hezitohet, ma në kërkesat politike , mos te minimizohet vetme kërkesa për 6 të burgosur politik me ç'rast u krijuar drama dhe terrori sllavo-maqedon i këtyre ditëve kundër vëllezërve tanë në Maqedoni,po të dalin në skenë liria e shqiptarëve në Maqedoni. Le të kërkohet që shqiptarët duan të jenë të lirë , pos atyre gjashte të burgosurve , se edhe këta që janë jashtë konsiderohen te robëruar, kur s'ka liri, s'ka të drejta qe të jetë i barabartë në një shtet që ma së tepërmi shqiptarët me dije apo pa vetëdije e kanë ruajt deri me tash .
Çështja strategjike e ribashkimit kombëtar nuk është “çështje private” vetëm e kryeliderëve dhe liderëve të subjekteve politike në Shqipëri , Kosovë,Greqi ,Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni qe edhe nuk po dinë ta pasqyrojnë gjendjen pran faktorëve ndërkombëtar.
Të formohet grupi i punës për shpërbërjen e Maqedonisë nga të dy nacionalitet.
Mos të ruhet ma as të bëhet kërkesë për ndërtim, apo ruajtjen e Maqedonisë si shtet . Në përputhshmëri me kohën të formohet grupi i punës për shpërbërjen e Maqedonisë, pa lufte në formë paqësore. Kjo detyrë është qe ti rrekemi ndryshmit politik në hapësirat etnike shqiptare, ne Shqipëri dhe Kosovë e gjetiu që rrinë si spektator mbi ngjarjet dhe dhunën kundër shqiptarëve në Maqedoni. Mos të heshtet ma , po tu tregohet gjithë botës se ne jemi vëllezër të një gjaku, gjuhe, flamuri dhe një kombi .Pa drejtësisht të ndare ne 6 shtet të Ballkanit nga politika e trekendeshit Beograg-Moskë dhe Atinë .Koha është ta përmirësojmë gabimin historik dhe ta merr se cili hisen e vet nga Maqedonia artificiale. Hise ne te ka Shqipëria , Bullgaria dhe Greqia nëse i takon diçka te merremi vesh ne mes veti . Gabimi i shqiptarëve mos të përsëritet ma me parulla komuniste ta ruajmë vëllazërim bashkimin si pjelle e ish jugosllavëve , po të zotohem në ndarjen e Maqedonisë për ta shpetuar popullin tonë shqiptar .Pse them kështu? Sepse me marr se cili hisen e vet do te ndalet gjaku dhe dhuna kundër popullit tonë , po edhe të atij sllavo-maqedon që ankohen për vrasjen e 5 të rinjve të tyre.
-Çka kërkon situata politike ma e re në Maqedoni ? Sigurisht të ndalet dora vrastare e pushtuesve tanë shqiptar mercenar si aleat të Gruevskit qe donë ta sjell një konflikt të ri në trojet shqiptare në Ballkan . Nikolla Gruevski nuhat një konflikt ukrahias në Ballkan imponon ri-bashkimin e shqiptarëve! Ribashkimi i shqiptarëve është akt i domosdoshëm për shpëtimin e shqiptarëve të Maqedonisë nga një gjenocid i ëndërruar nga klasa politike e Maqedonisë dhe argatëve të tyre shqiptar. Politika aktuale nga Moska po përpiqet ta binarizoj trekëndëshin antishqiptar Moskë-Beograd-Athinë për ta tërhequr vëmendjen nga terrori rus kundër popullit ukrainas prandaj të jemi syçelë shqiptarë ,akoma jemi në amulli dhe gjysmë të fjetur pran sllavëve të vegjël maqedonas!!!
Politika aktuale në Maqedoni donë të ndërhyhet nga një staf i vetëdijshëm nga intelektual që të ndalohen partitë klanore qe shfrytëzojnë kombin tonë dhe popullin tonë për interesa vetanake në Maqedoni.
Vetëm "RI-BASHKIMI" i forcave shqiptare për brenda Maqedonisë nga forumi i njerëzve të devotshëm do të krijoj një shpresë tëk shqiptaret se janë me zot shtëpie në trojet e veta autoktone, jo si Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti që grinden si gjelat ne mes veti për interesat personale apo partiake . Duhet të krijojnë një ekip pune i qartë mbi kërkesat e shqiptarëve që mos të mbesin nën hijen e askujt, po të qartësohen kërkesat dhe dialogu mbi të drejtat e vetëvendosjes për shkëputje nga Maqedonia. Ka ardhë koha që shqiptarët t'ja kthejnë shpinën Maqedonisë si kusht për shpëtimin e vetvetes nga një gjenocid i ngjashëm i Sllobodan Millosheviqit, që e bëri në Kosovë ! Si të arrihet deri në këtë pikë të ndarjes, lind pyetja ? Pa vështirësi mund të realizohet me një akt solemn me një simpoziumin tre ditor që të gjitha klanet të shpallen të pa vlera, apo banda sahanlëpirëseve përfituese në kurrizin e Kombit tonë: Ata janë ma shumë në shërbim të maqedonasve që naivisht klasa politike shqiptare nuk dha kurrfarë shenje qe t'i behet stop kësaj dhune dhe këtij terrori të pa parë. Ky akt i ndarjes realizohet meqë gjeografikisht edhe është e ndarë . Ne shqiptarët analizën duhet ta fillojmë nga vetja dhe të mbajmë përgjegjësitë tona, për luhatjet e rrezikëshme që i kemi shkaktuar, me ose pa dashje, ardhmërisë tonë kombëtare, po edhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, qe deri me tash janë bërë përpjekje maksimale që të jenë shqiptarët pjese e shtetformimit të Maqedonisë , po ajo në praktikë nuk u lejuar nga Klasa shoviniste e Maqedonisë ,prandaj ma s'ka çka të pritet pos shkapërderdhjes së saj si shtet dhe të luhet loja "shkeptas" se cili në vendin e vet .