Mendime
Agim Gashi: Burgosja e Ukë Rugovës, krim
E marte, 24.06.2014, 06:40 PM
RIBURGOSJA E UKË RUGOVËS ËSHTË KRIM
Reagim me shkas
NGA AGIM GASHI
Burgosja e para disa javëve të Ukë Ibrahim Rugovës, tronditi shumë rugovistë të ndershëm të cilët i njofin pak më mirë situatat e krijuara në partitë tona, shtet, polici e prokurori.
Krimi politik që po ndodh tash e sa vite, por ha koka të pafajshme duke filluar prej vrasjeve, likuidimeve, kanosjeve, shantazheve e deri te burgosjet me aktakuza të montuara.
Qysh atë
ditë kur u
E poshtrimi si mund të jetë ndryshe kur në qeverinë e Kosovës ka vrasës e kriminel me namë e nuk burgosen, ka e çka nuk ka kjo qeveri e jona, ka në të gjitha partitë tona, por erdhen ta burgosin Ukën që „paska“ pas punë me disa pasaporta e viza. Faji i këtij poshtrimi nuk është vetëm i qeverisë dhe disa prokurorëve të shitur nga SHIK-u, por edhe i strukturave të LDK-së dhe „miqëve“ të tij si Dr.Bujar Bukoshi.
Për të qenë
poshtërimi edhe më i madh, bëhet lëshimi nga burgu dhe riburgosja e
menjëherëshme me preketste tejet idiotike se gjoja tani Uka më ska imunitet.
Fatkeqësi edhe më e madhe është se pos familjarëve që reaguan për burgosjen dhe riburgosjen e Ukës, dhe avokatët mbrojtës, asnjë strukrur e LDK-së nuk doli me e denue bile vandalizmin dhe frikën e ushtruar në Rezidencën e Kësaj familjeje, asnjë deklaratë në mbrojtje të identitetit të familjes Rugova, asnjë angazhim i LDK-së në zbardhjen e kësaj afere e që të dilet me deklarata të plota para popullit dhe elektoratit të LDK-së. Partitve tjera ju burgosen vrasësit e kriminelët dhe ata angazhojnë avokatë me famë botrore, ndersa LDK nuk paska mundësi me e angazhue një avokat që të tregohet pafajsia e djaloshit Ukë. Këtu shifet se sa të lidhura janë disa struktura të LDK-së me krimin e e partive tjera në dëm të atdheut.
Gjëja e parë që u bë pas burgosjes së Ukë Rugoves, ishte marrja e Teutë Rugoves në radhët e LDK-së dhe kandidimi i saj për deputete, jo për ta nderuar Teutën dhe për të ia dhënë vendin mertor, por për ngritjen e pazareve të votave dhe poshtrimin e vllaut të saj që dergjet në bug.
Sa e sa
herë u sulmua vrazhdë Presidenti Rugova edhe pas vdekjes, nga strukturat
kriminale të SHIK-ut e LPK-istëve komunistë të cilët shkuan deri atje sa
Dr.Rugoven e bënin herë UDB-ash, herë malazez, herë magjup, duke ia
shtrembëruar edhe biografinë e duke u munduar ta çrrënjosin një histori të
lavdishme të Epokës së Ibrahim Rugovës. Dhe strukturat e LDK-së heshtnin aq
turpshëm saqë bënin sehir i madh e i vogël.
Si është e mundur që mos ti dilet në mbrojtje kësaj familjeje, e në anën tjetër të kerkohet nga Teuta Rugova të kandidoj për deputete? Si është e mundur që Kryesia e LDK-së ta vizitojnë varrin e Dr.Rugovës atëherë kur ju vyen votat, ndersa asnjë liber nuk u finasua për mbrojtjen me fakte të figurës së Dr.Rugovës dhe familjes së tij nga falsifikatorët stalino-eneverist? Sa e sa pyetje tjera sot vërviten në kokat tona, në kokat e rugovistëve të ndershëm të cilët edhe këta shiqojnë e nuk e ngrehin zërin kunder padrejtësive e as nuk ndërmarrin asnjë veprim.
Eshtë momenti i fundit që të ndahet shapi nga sheqeri. Njerzit e devotshëm të LDK-së ta marrin timonin e kësaj Partie të shenjët, ndersa ata që e dëmtuan, që tradhëtuan, që u pasuruan në emrin e LDK-së, që u moren me spiunime e ndërskamca në bashkpunim me SHIK-un , që mbajten në pushtet qeveri krimi, le të ikun e të ua lëshojnë vendet njerzëve e patriotëve të shëndoshë e të pa kriminalizuar.
Ukë Ibrahim Rugova kemi shpresë se do të lirohet nga kthetrat e kësaj kurthe e cila po i kushton shtrenjët jo vetëm atij, por edhe familjes, miqëve e rugovistëve.
Shpresojmë!
Kjo poezi-këngë iu kushtua ditën kur u dha lajmi se u lirua.Do ta rujmë sepse për ne Uka është i lire!
AGIM GASHI:MIRË
Mirë se erdhe o Ukë Rugova
Mirë se erdhe përsëri,
Janë folë fjalë për Ty t´pa qena
Rugovistët të njofin Ty.
U munduen që ta përdhosin
Atë figure t´Madhit Rugovë,
E gjithë bota e ka kuptue
Pa rugovizëm ska Kosovë.
Unë rapsodi me sharki
Mirëseradhje të uroj Ty,
Pashë atë Ditë ti që ke le
Nisja puno për atdhe.
Rrugës t´babait ti me shkue
Motren Teutë në krah ma ki,
Le t´përtrihet rugovizmi
Për liri e Dardani.
20.06.14
Düren