Shqiptarët si ''të huaj''
Nga Mirela Xhani
Dikur
shekuj me pare sklleverit ndertuan Romen, sot dymije e ca vite me pas djemte
shqiptare ndertojne Romen dhe jo vetem...Nga jugu ne veri kudo ku punohet per
tu mbajtur gjalle civilizimi dhe nuri i ketij shteti gjenden ata te heshturit,
te pazhurmshmit.Po , pas cdo kantieri pune nga me gjigantet e deri tek impresat
e vogla.familiare, pas cdo fame mondiale te "Made in Italia"nga
vererat e shumellojshme qe ky shtet i
lavderohet botes per produktin e vet
nacional qendron dora dhe puna pa orar e djemve te ardhur kah ana tjeter e
detit pertej.Por jo vec kaq..ne cdo ndertim udhe rikonstruksion muzesh,
arenash, amfiteatrosh shkolle, supermerkati
ne cdo vilatizim zonash te vdekura te Italise jane ata qe me vullnetin e
fantazine e pashoq qendisin e i vene emrin vepres se vet.Emrin hipotetik sepse
ne leter apo dikund tjeter as qe behet fjale..toka nuk eshte e tyre..Ata jane
te huaj, risorse te pashtershme per kete shtet dhe kaq..
Po duket paksa paradoksale por une e
shoh ne kete kendveshtrim...do ti quaja disi...po po -keta jane sklleverit e
diteve te sotme qe i kthejne nurin Italise Europes e me gjere..skllever sepse
te gezosh nje status te tille do te thote qe ti te mos kesh te drejta te
barabarta, te tilla sepse ndonese ti jeton ne kete shtet prej vitesh investon ,
krijon punon me shpirt ti prape je askushi.Nuk ke te drejte
te flasesh te zgjedhesh, te votosh pasi:(Per compiere il dovere da citadino
italiano tu devi soddisfare una serie di requisiti)-nje seri kushtesh qe
shqiptari ky njeri i gjore qe fati e hodhi pertej detit, pertej prehrit re
ngrohte te nenes nuk mundet ti realizoje.Jo sepse s' ka deshire, por sepse nuk
mundet te ndale vrullin , punen.Pasi zoteria ku punon here here qellon te jete
i bute e here te.tjera i pameshirshem zevzek i pangopur.Keshtu pra ndodh qe
pervec ndonje dekretligji te vobekte te permendur aty ketu neper tv e salla
qeveritaresh ,shqiptari qe ska kohe te
haje buke nuk mund te pretendoje per te drejten e vet.Ndaj ai hesht, hesht e
punon fort ndonjehere duke shkelur e neperkembur me dhune dinjitetin e vet si
te lene ne gjysme pritje ne nje dere a oborr atje ne Shqiperi. Si relike e nje
kohe pakthim sepse fizikanti shqiptar Iliri ketu ne Itali punon si pastrues
banjosh ne nje qender tregtare , Agimi gazetar i dipllomuar ne Vendlindje ketu
punon varremihes.Po ne kete toke ku te tjeret tokesoret e ketushem te
drejtohen"-tu sei straniero"
nje medalion qe secili prej nesh e bart si peshe mbi supe kur te
ketushmit te veshtrojne ne sy.Po po ne token e tyre , megjithese per ne banesen
e fundit prinderit e gjysherit ia percjellin shqiptaret ..apo te huajt e
c'rendesi ka?!-Sepse ata vete s' jane ose jane te zene,globalizim i eger kot si thone..Ne token e atyre,
tonen , te gjithkujt, te askujt..sa paradoksale tek mendon qe ne shekuj te
shekujve njerezia eshte grindur e sallatosur per nje cope toke, ndersa ajo
skursen askend per te pleherosur gjoksin e vet me qenje....As ata te medhejte,
gjigandet, mbreterit baronet, miliarderet e sotem sheiket, lordet ata qe cfare
s' bene per ta vene nen kembe kete parajse idilike, ku dhe shenjtoret ata te
medhejte cfare s' predikuan qe ajo ti kurseje....!E nisa kete shkrim ose me
mire mora shkas nga zgjedhjet lokale te kryera se fundmi ketu ne Itali.Kur nje
mengjes nje e njohur ketu me la ne dore fletushken duke me shpjeguar premisat
se per ke te votoj..E mora ne dore fleten dhe me nje buzeqeshje si te ngecur ia
ktheva :Grazie ma noi non abbiamo il diritto di voto. Po si keshtu ma ktheu tjetra , ju
prej vitesh jetoni ketu!?-Eh eshte keshtu ia ktheva duke ngritur supet.Ia preva
shkurt jo sepse sdija t'u pergjigjja, por sepse tjetra ndoshta ne morine e
problemeve te veta nuk mund te perceptoje sepse ne s' kemi kohe te permbushim
kriteret..dhe as mundesite financiare.Ose si per ta mbyllur se ketu ne vendin e
huaj ndonese nuk gezojme te drejta ne
kemi obligime .Qe sa here vjen fillimi apo fundi i muajit ti duhet te
kunderpeshosh si ne nje lufte per
egsistence nese do ia dalesh dhe kete muaj te paguash taksat, qirane,
shkollimin e femijes..etj etj..