Faleminderit
Beqir Cikaqi: Amaneti i një pishtari!
E marte, 17.06.2014, 06:44 PM
Amaneti i një pishtari!
Nga Beqir Cikaqi, Treviso-Itali
“Kudo që të më lerë ky shpirt, kudo që të më pushojë së funksionari kjo zemër, kudo që qelizat e mia biologjikë do ti ndalin proceset fiziologjike e jetësore,…eshtrat e mi të më prehen në vendlindjen time të dashur, në Herticë, aty pran eshtrave të të parëve të mi, sepse vetëm aty do të pushojë i qetë dhe do të ndjehem i “relaksuar” gjithmonë…!”- ishte amaneti dhe dëshira e pishtarit të arsimit, të nderuarit z. Zeqir S. Muçolli.
Njeriun të cilin pata fat të njihem, të komunikojmë e të takohemi me Bacën Zeqë.. Njeriu i cili nuk dinte të mendojë për dëshpërim e depresion, njeriu që ishte plotë optimizëm e sinqeritet, njeriu që i gëzohej suksesit të tjerëve sikur të ishte suksese të tij. Edhe pse nuk dihej mire me shëndet, nuk dorëzohej, sugjeronte opsione favorizuese për arritjen e sukseseve e rezultateve...
Se kush ishte Zeqir S. Muçolli, ky është profili i shkurt:
Zeqir S. Muçolli u lind në Herrtizë (Herticë) të
Besianës(Podujevës) më 08.08.1937. Klasën e katërt të shkollës Fillore e kreu
në Herticë, gjimnazin e ulët: klasën e parë në Podujevë, kurse të tjerat në
Orllan. Shkollën Normale, Fakultetin Filozofik – Dega e Gjeografisë, i kreu në
Prishtinë, kurse studimet pasuniversitare në
Është autor dhe bashkautor i disa librave, monografie, librave praktikë, etj. Ka bashkëpunuar vazhdimisht me gazeta dhe periodikun në gjuhën shqipe: “Rilindja”, “Shkëndija”, “Bujku” dhe me Radio dhe TV Prishtinën.
Përveç në lëmin e Arsimit ka dhënë kontribut të
çmueshëm edhe për popullarizimin dhe përparimin e bletarisë në Kosovë. Ishte
bashkautor me inxhi. Haxhi Demukjan i librit “Bleta”, -botim Libri
Bujqësor, Prishtinë 1985 dhe shpikës i aparatit për largimin e bletëve nga hojet “Z.S.M.-‘83”, që u patentua
në Entin Federativ të Patenteve në
Ka jetuar në Prishtinë me familjen e gjerë, por kohë pas kohe edhe në Padova të Italisë me djalin Gëzimin që iu ka rregulluar dokumentacionin e bashkimit familjar. Edhe pse e përballoi një operacion mjaftë të ndërlikuar, ndërroi jetë në këtë mes të qershorit (2014) në banesën ku jetonte në Padova të Italisë, pas një sulmi në zemër...!
Zeqir S. Muçolli nuk vdiq, vetëm ndërroi jetë! Virtyti, vepra dhe aktiviteti i tij do të jetojë dhe do të respektohet e nderohet brez pas brezi.Amaneti i pishtarit të arsimit, do të përmbushet nga familjarët e vet. I lehtë i qoftë dheu i vendlindjes- Herticës krenare! Zoti e bekoftë bacën Zeqë. Amin!