Mendime » Graciani
Deo Graciani: Islamofobia dhe fobitë e tjera të botës islamike
E diele, 08.06.2014, 06:44 PM
Islamofobia dhe fobitë e tjera të botës islamike
Ekskluzive nga Deo Graciani
“Luftoni ata që nuk besojnë në Allahun e as në botën tjetër, që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij”
(Kuran - Sura 9:29)
Ai që merr pjese në luftë të shenjtë (xhihad) për kauzën e Allahut, kur nuk e detyron asgjë që ta bëjë ketë përveç besimit në Allah dhe të dërguarin e tij, do të shpërblehet me plaçkë lufte nga Allahu nëse mbijeton, ose do të pranohet në parajsë nëse vritet në luftë si martir.”
Muhameti (Bukhari Libri 2, Nr. 35)
Një mysliman duhet të shkojë në xhihad të paktën një herë në vit.
Imam al-Ghazzali, dijetari i dytë më i madh në Islam pas Muhametit
Në komunitetin mysliman lufta e shenjtë është një detyrë religjioze
për shkak të misionit universal islam. Është detyrim që të gjithë
njerëzit të konvertohen në Islam, me bindje ose me dhunë.
Ibn Khaldun,
Nuk mund të ketë kurrë paqe apo bashkekzistencë midis fesë islame dhe feve e institucioneve joislame.
Lëvizja islame duhet të marrë pushtetin sapo të jetë e fuqishme moralisht
dhe të ketë numrat e duhur, jo vetëm për të shkatërruar pushtetet joislame,
por për të ndërtuar në vend të tyre pushtetin islam.
Alija Izetbegovic, ish-presidenti i Bosnjë-Herzegovinës
Demokracia nuk është qëllimi ynë. Ajo është vetëm një mjet për të arritur
një qëllim dhe jo qëllimi në vetvete. Demokracia është si një tren.
Ne do të ulemi kur të arrijmë në stacionin që dëshirojmë.
Tayyip Erdogan, kryeministër i Turqisë
Vëllezërit dhe motrat e mia, ne, këtu në Perëndim, duhet ta shfrytëzojmë të ashtuquajturën demokraci dhe liri të fjalës për të arritur qëllimet tona. Profeti ynë Muhamet dhe Kurani, na mësojnë se duhet të përdorim çdo mjet të mundshëm për të shkatërruar (mundur) armiqtë e Allahut. Megjithëse për ne myslimanët ligjet dhe kushtetuta perëndimore është e pavlerë siç është edhe letra në të cilën janë shkruar, ju në publik, duhet t’u thoni të paféve se ne i respektojmë ligjet dhe kushtetutën tuaj. Për ne, ligji i vetëm që duhet të respektojmë dhe zbatojmë është sheriati.
Tariq Ramadan, Qendra Islamike e Bielefeldit, Gjermani, 21 Maj, 2008
Islami nuk është në Amerikë që të trajtohet njëlloj si fetë e tjera, por që të bëhet sundues.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike
Islamistët shpesh – por jo gjithmonë – vijnë në dy shije: Ata që u presin
kokat të “pafeve” duke u nxjerrë organet dhe duke i ngrënë përpara kamerave siç bëri “luftëtari i lirisë” në Siri; dhe ata që kanë të njëjtat synime
dhe qëllime por që ndjekin mënyra më dinake për të islamizuar gjithë
universin përfshirë edhe islamizimin nëpërmjet metodave “de jure”
të atyre që janë “pak myslimanë.” Metodologjia de jure më e preferuar
është “mazhoritarianizmi.”
Burak Bekdil, gazetar turk
40% e myslimanëve britanikë duan të sundohen nga ligji i sheriatit.
37% e myslimanëve britanikë nuk e mbështesin ligjin e sheriatit.
32% e studentëve myslimanë në Britani besojnë se vrasja në emër të fesë është e justifikueshme
33% e myslimanëve britanikë mbështesin një kalifat islamik mbarëbotëror.
Sondazh i Qendrës së Kohezionit Social (2009), Mbretëria e Bashkuar
20% e myslimanëve të Kosovës duan zbatimin e ligjit të sheriatit në vendin e tyre
12% e myslimanëve të Shqipërisë duan zbatimin e ligjit të sheriatit
Sondazh i
Mund të jesh i mbushur me dashuri dhe bujari, por nuk mund të flesh dot pranë një qeni të tërbuar. Nëse jemi të dobët, vendi ynë do të islamizohet.
Ashin Wirathu, murg budist dhe udhëheqës shpirtëror i lëvizjes anti-islamike birmane
1.
Prej disa kohësh në mediat e ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpër debatet publike, e deri në takimet e niveleve të larta ndërqeveritare, po lakohet përherë e më shpesh termi ‘islamofobi.’ Ky term ka filluar të përdoret gjerësisht sidomos nga mediat filo-islamike dhe shoqëritë myslimane, për të përkufizuar “zbulimin” e pazakonshëm të bërë më së fundi nga bota islame në lëmin e “shkencës.” Me sa duket edhe bota islame po mundohet të japë “kontributin” e saj në përmirësimin e jetës shoqërore në shekullin XXI.
Bota e qytetëruar po përjeton prej disa dekadash, zhvillime të gjithanshme pothuajse në çdo çdo fushë, dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e shoqërisë dhe të shëndetit psikofizik të njerëzve. Si pjesë e këtij zhvillimi mbarëbotëror, kanë dashur të japin kontributin e tyre edhe dijetarët e botës islame, të cilët kanë “zbuluar” një fobi tepër të rrallë, dhe i kanë vënë emrin islamofobia. Në këtë “zbulim” tepër interesant, ata shprehen se diku thellë në psikikën kolektive të botës së qytetëruar, ka gjetur strehë prej shumë kohësh kjo fobi shumë e rrezikshme, e cila sa herë që shfaqet, rrezikon të krijojë konflikte në shkallë botërore. Mendohet se kjo fobi ka “prekur” sidomos shtresa të mëdha të popullsisë së vendeve të zhvilluara perëndimore.
Por çfarë ndodhi me këtë “zbulim,” pra me islamofobinë? Brenda një kohe të shkurtër, bota islamike, islamofobinë, u përpoq ta kategorizonte jo thjesht si fobi por si krim i mirëfilltë ndaj islamit. Madje u arrit deri aty sa kryeministri i Turqisë, Tayyip Erdogan t’i kërkojë zyrtarisht Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që islamofobia të përcaktohet si krim kundër njerëzimit, dhe çdo individ që paraqet simptomat më të vogla të islamofobisë, të ndëshkohet me ashpërsinë më të madhe të ligjit. Nuk është e rastësishme që pikërisht një islamist turk bën thirrje për ndëshkimin e “islamofobëve” në shekullin XXI. Përpara plot një shekulli ishin turko-islamikët që në kuadër të fushatës osmano-islamike kundër “islamofobisë,” masakruan disa miliona armenë, në atë që njihet si gjenocidi armen.
2.
Prej 15 shekujsh, bota po përballet me barbarizmat e pafundme islamike. Urrejtja islamike ndaj çdo gjëje joislame dhe sidomos ndaj botës perëndimore ka vetëm një arsye, vendosjen e ligjit islamik. Pretendimet se gjoja kjo urrejtje është shkak i ekspansionit amerikan, apo mbështetjes që perëndimorët i kanë dhënë shteti izraelit, janë një gënjeshtër me bisht dhe asgjë tjetër. Islamikët kanë një tendencë të parrezistueshme për t’u vetë-përgënjeshtruar dhe vetëdiskretituar në gjithçka që bëjnë dhe thonë. Çjerrjet e tyre se ekstremizmi i sotëm është shkak i politikës amerikane, nuk janë asgjë më tepër se broçkulla po aq bajate sa edhe e turpshme. Për të dhënë një shembull të thjeshtë që i diskretiton këto pretendime, duhet të kthehemi gati 2-3 shekuj pas në histori për të rikujtuar një ngjarje interesante që dëshmon se cili ka qenë dhe mbetet thelbi i doktrinës islamike. Në fund të shekullit të XVIII-të, pak kohë pas themelimit të shtetit amerikan, ndërsa qeveria amerikane po përpiqej të ndërtonte marrëdhënie miqësore me vendet e tjera të botës, vendet myslimane ishin të vetmet që sulmonin, vrisnin dhe merrnin skllevër qytetarët amerikanë pa asnjë arsye. Barbarët islamikë, sulmonin, plaçkisnin dhe shkatërronin anijet tregtare amerikane, grabisnin dhe dhunonin fëmijët dhe gratë duke i dërguar nëpër burgjet dhe haremet islamike, merrnin peng doktorë, shkencëtarë, e biznesmënë duke kërkuar para për lirimin e tyre. E përballur me këtë fenomen që shteti i sapoformuar amerikan nuk e njihte dhe as nuk e kuptonte pse ndodhte, përfaqësuesit e qeverisë amerikane i kërkuan shpjegime qeverive të shteteve myslimane, sepse donin të dinin arsyet e kësaj sjelljeje të pashpjegueshme nga ana e tyre.
Një fragment i shkëputur nga korrespondenca e qeverisë Amerikane (J. Adams, B.Franklin, T.Jefferson), me ambasadorët e Tunizit, Tripolit dhe Marokut, në lidhje me sulmet e tyre ndaj anijeve amerikane paraqitet si më poshtë:
“Në (qeveria amerikane) kërkuam që të kuptojmë pretendimet e tyre dhe arsyet pse ata u bënin luftë popujve që nuk u kishin bërë asnjë të keqe. I shpjeguam atyre se ne i konsideronim miq popujt që nuk na kishin bërë asgjë të keqe dhe nuk na kishin provokuar.
Kur i kërkuam ambasadorit të Tunizit arsyen e sulmeve ndaj nesh, ambasadori na u përgjigj, se kjo e drejtë e tyre për të na sulmuar bazohej në ligjet e profetit Muhamet, dhe ishte e përcaktuar qartë në Kuran, se të gjithë popujt dhe kombet që nuk sundoheshin nga autoriteti i tij, ishin mëkatarë, dhe prandaj ishte e drejta e tyre dhe detyra e tyre që t’u bënin atyre luftë dhe t’i sulmonin në çdo vend që i gjenin dhe i takonin, dhe t’i bënin skllevër të gjithë ata që mundeshin, dhe çdo mysliman që vritej në këtë përpjekje dhe betejë e kishte të sigurtë xhehnetin.”
Londër,
Korrespondenca diplomatike e qeverisë Amerikane (Vëllimi 2)
3.
Për ta kuptuar më mirë se çfarë është islamofobia, nëse ajo është reale apo jo, duhet të kuptojmë se çfarë është fobia, dhe çfarë përfaqëson doktrina islamike si shkaktare kryesore e kësaj “fobie.” Duhet pastaj të kuptojmë nëse kemi të bëjmë me fobi apo thjesht ndërgjegjësim ndaj një rreziku real.
Fobia në gjuhën e përditshme përkufizohet si një neveri apo frikë irracionale ndaj një objekti specifik apo situate, e cila e bën dikë t’i shmanget asaj, pavarësisht se objekti dhe situata mund të paraqesë pak ose aspak rrezikshmëri. Fjala kyç në klasifikimin e fobive është “e paarsyeshme” ose “irracionale.” Pra fobia ka të bëjë me frikë, mospëlqim dhe neveri të paarsyeshme.
Në rastin kur rreziku apo situata është reale, kjo nuk mund të konsiderohet më si fobi, por reagim i vetëdijshëm dhe i arsyeshëm ndaj një rreziku apo fenomeni. Kritika ndaj një fenomeni të shëmtuar, ndërgjegjësimi ndaj një rreziku apo përpjekja për parandalimin e një krimi nuk është as fobi dhe nuk është as krim. Në këtë rast, objekti i kësaj “fobie,” që sipas dijetarëve islamikë paska përfshirë një pjesë të madhe të botës së qytetëruar, nuk është gjë tjetër veçse ideologjia islamike. Dhe siç duket, përpjekjet që bëhen në shoqëritë perëndimore për ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj utopisë islamike, supremacistët islamikë i konsiderojnë si fobi.
4.
Rezistenca paqësore e botës së qytetëruar dhe përpjekjet që bëhen anembanë për ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj rrezikut që paraqet doktrina islamike dhe ligji arkaik i sheriatit, është pikërisht ajo që ka nxitur në botën islamike shpikjen e këtij termi absurd. Megjithëse kjo fobi ekziston vetëm në psikikën e botës islamike, po bëhen vazhdimisht përpjekje për t’ia veshur këtë fobi botës perëndimore, sikur kjo fobi ta kishte burimin në gjirin e botës së qytetëruar. Bota e lirë nuk vuan nga fobi të tilla. Kjo lloj fobie nuk ekziston në botën e lirë, por vetëm tek ajo pjesë e botës ku njerëzit akoma jetojnë nën prangat e skllavërisë shpirtërore, një skllavëri shpirtërore e cila ushqehet çdo ditë nga urrejtja kolektive ndaj gjithçkaje joislame, ndaj gjithçakje që përbën liri të mirëfilltë dhe dashuri hyjnore, një skllavëri shpirtërore hermetike e cila përpiqet t’i rezistojë me kokëfortësi çdo të vërtete.
Duke patur parasysh se në botën islamike, gjithçka ka mbetur vendnumëro prej 15 shekujsh, është e vështirë për botën e qytetëruar që të bindë shkencërisht dijetarët islamë se nuk ekizston asnjë fobi e tillë, dhe kjo sëmundje, fobi apo krim imagjinar nuk është asgjë më tepër se një shpikje e qëllimshme në tryezat e supremacistëve islamikë, për t’i treguar botës se viktima është gjithmonë islami, dhe për të avancuar axhendën islamike të sundimit imagjinar të botës. Por meqenëse, në botën e qytetëruar respektohet liria e shprehjes dhe mendimit, si një e drejtë e patjetërsueshme e çdo njeriu të krijuar me vullnet të lirë, bota e qytetëruar po toleron argumentet dhe sjelljen islame, për të parë ndoshta, se deri ku arrin niveli i irracionalitetit në psikikën e botës islamike. Për më tepër, bota perëndimore u ka dhënë mundësi miliona islamofobëve myslimanë të arratisur nga vendet e tyre islamike, për një jetë më të mirë në vendet jomyslimane.
Bota e lirë dhe e qytetëruar, e cila e respekton njeriun pa dallim feje, gjinie apo ngjyre, po vëzhgon me vëmendje sesi reagon dhe zhvillohet mentaliteti islamik në një botë të lirë, në rrethana optimale. Për hir të lirisë dhe demokracisë, ajo e ka toleruar madje edhe sjelljen urrejtje-nxitëse dhe ekstremiste të shumë grupimeve islamike në gjirin e saj, edhe pse e di mirë se çfarë synojnë grupe të tilla. Në të njëjtën kohën në gjirin e shoqërive të lira po bëhen përpjekje për ndërgjegjësimin e popullatës ndaj rrezikut që paraqet doktrina islamike për lirinë e individit.
5.
Në mentalitetin islamik, të citosh librat islamë, Kuranin, Haditet e Sunat, që përmbajnë veprat dhe veprimet jo të mira të Muhametit, apo të kritikosh sjelljen ekstremiste të eksponentëve islamikë në publik dhe media, konsiderohet si islamofobi apo krim kundër njerëzimit, por të sulmosh e të shkatërrosh objektet e feve të tjera, të vrasësh njerëz të pafajshëm, të martohesh me foshnja, të terrorizosh dhe të konvertosh me dhunë jomyslimanët, të vrasësh myslimanët që braktisin islamin, ky në Islam nuk konsiderohet si krim i mirëfilltë, por si detyrë “hyjnore” e përcaktuar në “religjionin” islamik. Rreth 100mijë të krishterë vriten çdo vit për shkak të besimit të tyre, e qindra mijëra të tjerë burgosen, dënohen, torturohen e dëbohen, kryesisht në vendet islamike, apo në vendet komuniste si Kina, Vietnami, etj, por askund nuk përmendet ‘kristianofobia.’ Ndërsa jomyslimanët vazhdojnë të përsekutohen në vendet myslimane, myslimanët nuk i persekuton njeri në vendet perëndimore, por gëzojnë liri dhe të drejta të plota, si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës dhe Amerikës. Pse ndodh kjo? Sepse në botën e qytetëruar njerëzit konsiderohen të barabartë, ndërsa në islam ekziston aparteidi fetar dhe gjinor. Islamofobia është krijuar nga mendja arkaike islamike, e cila sot në shekullin e XXI, përpiqet ta kthejë botën në një shkretëtirë të mirëfilltë, një shkretëtirë ekonomike, shpirtërore, psikologjike e sociale, në një shoqëri ku gjithçka të kthehet në nivelin e shekullit VI, ku zhvillimi të ndalojë, ku energjitë e njerëzve të bllokohen, ndjenjat të ndrydhen, dhe njerëzit të jetojnë nën terror siç jetojnë prej 15 shekujsh në vendet myslimane. Kjo është e njëjta mendje që sajoi ligjin arkaik të sheriatit.
Vetë orvatja e botës islame për të përcaktuar islamofobinë si krim ndaj islamit është e qëllimshme, prandaj termi islamofobi bie poshtë katërcipërisht. Shkrimtari i njohur francez, Pascal Bruckner, shprehet kështu në lidhje me islamofobinë:
“Islamofobia është shpikur për t’i mbyllur gojën atyre myslimanëve
që vënë në pikëpyetje Kuranin, që kërkojnë barazi gjinore
dhe të drejtën për të qenë të lirë që ta braktisin religjionin e tyre.”
6.
Edhe shqiptarët sot, si pjesë të botës së lirë, në emër të demokracisë, kanë lejuar që islamikë dhe neo-otomanë shqipfolës të shprehin mendimet e tyre irracionale dhe utopike sado absurde që të kenë qenë ato. Por shqiptarët kanë shkuar edhe më larg. Ata kanë lejuar të hidhet baltë mbi historinë e tyre, mbi figurat kombëtare, dhe madje edhe mbi gjakun e martirëve të tyre. Ata kanë lejuar të predikohet urrejtja dhe helmi, dhe janë ushqyer rregullisht me këtë urrejtje dhe këtë gënjeshtër. Një pjesë e shqiptarëve akoma sot vazhdon të trashëgojë adhurimin për një “zot” të panjohur në një gjuhë të panjohur, një “zot” të importuar me dhunë dhe të trashëguar me anë të dhunës brez pas brezi, një “zot” i cili kudo ku ka shkelur ka sjellur vdekje, errësirë dhe prapambetje.
Një pjesë e shqiptarëve vazhdojnë akoma sot të adhurojnë “zotin” e shpikur të verbërisë shpirtërore, i cili thotë në Kuran:
“Luftoni ata që nuk besojnë në Allahun e as në botën tjetër, që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij”
(Sura 9:29).
“Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre në xhehnet. Luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten”
(Sura 9:111).
“Lufta është detyrim për ju, megjithëse e urreni”
(Sura 2:216).
Ai që merr pjese në luftë të shenjtë (xhihad) për kauzën e Allahut, kur nuk e detyron asgjë që ta bëjë ketë përveç besimit në Allah dhe të dërguarin e tij, do të shpërblehet me plaçkë lufte nga Allahu nëse mbijeton, ose do të pranohet në parajsë nëse vritet në luftë si martir.”
Muhameti (Bukhari Vëllimi 1, Libri 2, Nr. 35)
Ja pra çfarë u “këshillon” Allahu dhe Muhameti myslimanëve: “Luftoni kundër jomyslimanëve kur nuk keni asnjë arsye apo shkak që ta bëni. Mjafton që ju besoni në Allahun dhe të dërguarin e tij dhe ata jo, prandaj duhet të luftoni ndaj tyre. Nëse mbijetoni, do të shpërbleheni me plaçkë lufte nga Allahu, dhe nëse vriteni në luftë si mártir, do të shkoni në xhehnetin islam.” Kjo është paqja që sjell Islami. Ky është “religjioni” islamik.
Allahu dhe Muhameti bëjnë thirrje për luftë ndaj gjithë jomyslimanëve derisa ata të nënshtrohen. Lufta pa asnjë shkak dhe arsye ndaj gjithë botës derisa të pushtohet dhe të shkatërrohet, është urdhëresë e Allahut dhe Muhametit në Kuran dhe në librat e tjerë të ideologjise islame.
Shumë shqiptarë sot adhurojnë “zotin” që bën thirrje për luftë dhe dhunë ndaj jomyslimanëve dhe gjithë botës, në vend që të adhurojnë Zotin që bën thirrje për dashuri ndaj njëri tjetrit. Zoti i vërtetë, Zoti i dritës dhe dashurisë së përjetshme, në Fjalën e Tij të shenjtë nuk na thotë të vrasim apo të nënshtrojmë njëri tjetrin, por na thotë:
“Duajeni njëri-tjetrin, sepse dashuria është prej Perëndisë dhe kushdo që ka dashuri, ka lindur prej Perëndisë dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri, nuk e njeh Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri” (1 Gjoni 4:7-8).
“Bijtë e mi, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe me vërtetësi” (1 Gjoni 3:18).
Ky ishte mesazhi i shenjtë i dashurisë që na solli apostulli Pal ndërsa preku tokën e Ilirisë para gati 2000 viteve.
Zoti i shenjtë dhe i madhërishëm, madje na thotë as të mos e gjykojmë njëri tjetrin, sepse në atë mënyrë që gjykojmë të tjerët, në të njëjtën mënyrë do gjykohemi nga Perëndia.
“Me atë masë me të cilën matni, do t’ju matet edhe juve” thotë Perëndia i shenjtë (Mateu 7:1-2).
Ato njerëz që janë gënjyer dhe mashtruar nga padija, apo të tjerë që i shërbejnë me vullnet dhe zell errësirës, nuk arrijnë dot të kuptojnë edhe sot në shekullin XXI, mesazhin e dashurisë hyjnore. Ata, në vend që të ndjekin Zotin e vërtetë, kanë zgjedhur të ndjekin një “zot” të shpikur e të importuar me dhunë, që u kërkon ithtarëve të tij të vriten e të vrasin, të pushtojnë dhe të shtypin, derisa gjithë bota të shkatërrohet dhe të kthehet në një burg dhe harem të madh islamik.
Ja çfarë thuhet në Fjalën e Perëndisë për këta shpirtra të humbur dhe të gënjyer: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të dalloni. Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme, ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë, që të mos shohin me sy dhe të dëgjojnë me veshë, dhe të kuptojnë me zemër dhe të kthehen, dhe Unë t'i shëroj (Mateu 13:14-15).
Shumë njerëz sot kanë humbur rrugën sepse janë gënyer dhe nuk e dallojnë dot të vërtetën që e kanë përpara syve. Verbëria shpirtërore është skllavëria më e tmerrshme që mund të prekë një popull.
7.
Për të kuptuar më mirë se me çfarë përballet bota e lirë sot, duhet të kuptojmë fillimisht se çfarë përfaqëson doktrina islamike dhe çfarë synimesh ka islami ndaj vendeve joislame dhe shoqërive të zhvilluara perëndimore. Përkufizimin e Rendit Islamik dhe qëllimeve të tij, na e ka paraqitur saktësisht intelektuali mysliman, ish-presidenti i Bosnjë-Herzegovinës:
“Rendi Islamik është bashkimi i fesë dhe ligjit.
Myslimani nuk ekziston absolutisht si qenie individuale.
Nuk mund të ketë kurrë paqe apo bashkekzistencë
midis fesë islame dhe feve e institucioneve joislame.
Lëvizja islame duhet të marrë pushtetin sapo të jetë e fuqishme moralisht
dhe të ketë numrat e duhur, jo vetëm për të shkatërruar pushtetet joislame,
por për të ndërtuar në vend të tyre pushtetin islam.”
Deklaratë mbi Islamin, (1970), nga Alija Izetbegovic, ish-presidenti i Bosnjë-Herzegovinës (1990-1996)
Pohimi i sinqertë i ish-presidentit të Bosnjës, intelektualit të njohur mysliman Alija Izetbegovic, përpara plot 44 vitesh, na jep një tabllo të qartë të rrezikut islamik me të cilin përballet njerëzimi prej 15 shekujsh. Jemi mësuar të degjojmë pothuajse çdo ditë gënjeshtrën se Islami është paqe. Ky mesazh mbi Islamin, i bërë para disa dekadash nga Alija Izetbegovic, na tregon qartë se synimi i vetëm i botës islamike nuk është paqja dhe bashkëjetesa por shkatërrimi i sistemeve joislame dhe zëvendësimi i tyre me një sistem islamik “të përparuar.” Ky mesazh është tepër aktual sot, kur bota e qytetëruar në tërësi po përballet anembanë me dhunën islamike.
Deklarata e mësipërme nuk është shpikur nga mendja e Izetbegovic. Ai nuk ka qenë i pirë kur e ka thënë. Në fakt, ai nuk ka thënë asgjë më tepër se ajo që përcakton Muhameti në Kuran. Muhameti në Kuran thotë:
“Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij. (Sura 9:29).
Allahu i Muhametit, në Kuran predikon xhihad të përjetshëm ndaj gjithë atyre që nuk janë myslimanë, dhe veçanërisht ndaj të krishterëve dhe hebrenjve. Kjo tregon se bota kurrë nuk do të ketë paqe sepse islamikët duan ta pushtojnë dhe sundojnë atë me çdo mënyrë. Ajo pjesë e botës që nuk është nën sundimin islamik, në Islam përcaktohet si Dar al-Harb (shtëpia e luftës), pra zonë lufte, ku jetojnë dhe sundojnë jomyslimanët dhe duhet pushtuar e shkatërruar me çdo mjet dhe mënyrë, sepse bashkëjetesa si koncept në Islam nuk ekziston përveçse si bashkëjetesë midis pushtuesit dhe të pushtuarit, skllavit dhe skllavopronarit
8.
Nëse e analizojmë me vëmendje fenomenin e islamofobisë, nuk janë perëndimorët dhe jomyslimanët që vuajnë nga islamofobia, por shoqëritë islamike, pra vetë myslimanët. Shoqëritë islamike vuajnë nga islamofobia e vetëdijshme dhe islamofobia e pavetëdijshme. Shembulli më i mirë janë shumë emigrantë myslimanë që emigrojnë në Evropë. Një pjesë e tyre janë të vetëdijshëm që Islami nuk mund të sjellë kurrë progres dhe duan me çdo kusht ta braktisin këtë ideologji. Ndërsa një pjesë tjetër, megjithëse shfaqen si myslimanë të zjarrtë, në subkonshin e tyre ata vuajnë nga islamofobia. Në subkonshin e tyre ata e urrejnë islamin. Busulla e subkonshit të tyre islamofob i drejton ata gjithmonë nga perëndimi dhe bota e qytetëruar. Aq e fuqishme është islamofobia e tyre e pavetëdijshme, saqë e kundërshton direkt evropianofobinë e tyre të vetëdijshme dhe urrejtjen e tyre ndaj botës jomyslimane, duke i dërguar për të jetuar në vende jomyslimane dhe jo në vende islamike.
Për të dhënë një shembull më konkret, po ilustrojmë rastin tipik të myslimanit katolikofob dhe islamofob, Olsi Jazexhi, të cilin e kam përmendur në një shkrim të mëparshëm. Katolikofobia e tij shfaqet me simptoma psikosomatike të theksuara. Ja sesi i përshkruan vetë Olsi Jazexhi simptomat psikosomatike të katolikofobisë së tij. Ai na përshkruan me dramaticitet sesi i merret fryma kur kalon në rrugët e Prishtinës dhe Tiranës ku sheshet mbajnë përkatësisht emrat e Gjon Palit dhe Nënë Terezës, apo kur mbërthehet nga nervat ndërsa dëgjon valët e Radio Marias. Myslimani Olsi Jazexhi deklaron publikisht se pamja e kishave i shkakton vuajtje të padurueshme, ndërsa kalimi nëpër sheshet që mbajnë emra shenjtorësh katolikë i krijon një gjendje torturuese, i mbytur nga katolikofobia e tij. Ndërsa kalon në Prishtinë i duket sikur nga çdo anë është i rrethuar me katedrale dhe kisha. Megjithëse Prishtina ka vetëm një katedrale dhe rreth 24-30 xhami, atij të gjitha i duken si kisha. Vrapon e vrapon por i duket sikur kishat e ndjekin nga pas. Në kundërshtim të drejpërdrejtë me katolikofobinë e tij të vetëdijshme, ky islamik përjeton islamofobinë e tij të pavetëdijshme. Busulla e subkonshit të tij islamofob, e drejton çuditërisht gjithmonë nga vendet perëndimore. Ky njeri që ndiente tmerr vetëm kur kalonte nëpër sheshe me emra shenjtorësh katolikë, apo përpara një kishe, jeton tani në një vend perëndimor, i cili ka më shumë kisha për metra katrorë se çdo vend tjetër i botës. Ky është shembulli tipik i një islamofobi islamik, një myslimani që në pavetëdijen e tij e urren islamin. Subkonshi islamofob i myslimanit Olsi Jazexhi, e di mirë se ai nuk do të mbijetonte në një vend ku zbatohet ligji arkaik i sheriatit, prandaj edhe e drejton të humburin drejt një vendi që mbron dhe vlerëson lirinë e individit.
Islamofobia ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve myslimanë t’i drejtohen Evropës e Amerikës, apo vendeve të tjera joislame. Frika nga islami, dhe jetesa e pashpresë në vendet islame, ka bërë që miliona myslimanë nga vendet islamike, të dynden në vendet perëndimore për një jetë më të mirë. Islamofobia i nxit këta njerëz të kuptojnë se çdo njeri ka të drejtë të zgjedhë një jetë më të mirë për veten e tij dhe familjen e tij. Myslimanët ikin nga vendet islame, sepse ato vende nuk kanë çfarë t’u ofrojnë, përveçse vdekje, dhunë, varfëri, mjerim e prapambetje. Por kur ata vijnë të jetojnë në perëndim, ata nuk sjellin asgjë tjetër me vete përveç mentalitetit fatalist islamik dhe shifrave. Mentaliteti i shifrave luan një rol të rëndësishëm në jetën e myslimanëve. Për islamikët nuk ka shumë rëndësi të kontribuosh me cilësi, por vetëm me shifra. Shumë myslimanë nuk dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin apo përmirësimin e mëtejshëm të botës perëndimore dhe as të integrohen në shoqëritë perëndimore. Ata kontribuojnë vetëm me numrin e madh të emigrantëve dhe të lindjeve, për të rritur shifrat dhe përqindjen e popullsisë islame sepse mendojnë se bota e qytetëruar do të pushtohet nga shifrat. Kontributi i tyre përqendrohet tek numrat. Duke rritur numrin e popullatës myslimane në Evropë, ata shpresojnë që të marrin kontrollin e botës perëndimore duke e shkatërruar sistemin perëndimor dhe duke e zëvendësuar atë me të njëjtin sistem nga i cili janë arratisur. Paradoksale. Jo të gjithë e kanë një qëllim të tillë, por sigurisht një pjesë e konsiderueshme e tyre. Një pjesë e myslimanëve islamofobë që ka arritur të integrohet në botën e zhvilluar apo i është përshtatur mënyrës perëndimore të jetesës, konsiderohen tashmë si të pafé nga “vëllezërit e tyre” myslimanë vetëm sepse duan një të ardhme më të mirë për veten e tyre dhe familjet e tyre, duan të jetojnë në paqe me fqinjët, dhe nuk dëshirojnë të zbatojnë urdhëresën e Allahut në Kuran, që thotë: “Lufta është detyrim për ju, megjithëse e urreni” (Sura 2:216). Ndërsa shumë nga ata myslimanë të tjerë që kanë braktisur plotësisht islamin, vriten, kërcënohen dhe diskriminohen nga familjet e tyre dhe bashkëqytetarët e tyre.
Gjithashtu, megjithëse përqindja e popullsisë myslimane në vendet e Bashkimit Evropian është 4-5%, pra e vogël krahasuar me popullatën vendase, përqindja e krimeve të kryera nga popullata myslimane është shumë më e madhe se ajo e popullatës jomyslimane. Për shembull, në Itali, një vend që ka rreth 1.4% myslimanë, të ardhurit nga vendet me shumicë myslimane përbëjnë rreth 35% të numrit të dënuarve për krime. Në Britani, gjendja është gjithashtu alarmante. Britania ka rreth 4.5% myslimanë, por përqindja e myslimanëve nëpër burgje është tepër e lartë, rreth 15-25%. Vetëm në Londër, rreth 27% e të dënuarve janë myslimanë. Madje në disa nga burgjet e mëdha të Britanisë, 2 në 5 të burgosur janë myslimanë. Në burgun Whitemoor në Cambridgeshire, në të cilin ndodhen 500 të dënuarit më të rrezikshëm në Britani, 40% e tyre janë myslimanë. E njëjta gjendje pothuajse identike është edhe në shumë vende të Evropës, dhe sidomos në vendet skandinave ku rreth 30% e të burgosurve janë myslimanë. Në Belgjikë, rreth 35-45% e të dënuarve janë myslimanë. Në Spanjë myslimanët përbëjnë rreth 2.3% të popullsisë, dhe 70% e të dënuarve në burgjet spanjolle janë myslimanë. Edhe në Francë, ku myslimanët përbëjnë rreth 9.6-10% të popullsise, 60-70% e të burgosurve janë myslimanë.
Në një deklaratë të saj të paradokohshme, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se “multikulturalizmi ka dështuar.” Integrimi i myslimanëve në shoqëritë perëndimore ka dështuar plotësisht. Pse ndodh kjo? Sepse islami është një ideologji skllavëruese dhe asgjë më tepër. Aparteidi islamik është shumëplanësh. Është aparteid gjinor, religjioz, kulturor, psikologjik, social etj. Është shumë e vështirë për një individ që të kuptojë vlerën e lirisë dhe dashurisë kur ky individ është injektuar që në djep, që të jetojë si skllav, dhe të urrejë të tjerët vetëm sepse ata janë të ndryshëm nga ai, nuk besojnë në atë që beson ai, dhe janë më të zhvilluar se ai. Në islam nuk ekziston barazia midis femrës dhe mashkullit. Në Islam nuk ekziston barazia midis myslimanit dhe jomyslimanit. Në shoqëritë e mirëfillta islame jomysliamanët trajtohen si Dhimmi, qytetarë të dorës së dytë. Në islam çdo shfaqje e kulturës joislame është e papranueshme. Për një mysliman, Islami është gjithmonë i mirë dhe ka gjithmonë të drejtë. Ky aparteid i ngulitur thellë në psikikën islame, i ndjek myslimanët edhe në vendet perëndimore ndërsa përpiqen të ndërtojnë një jetë më të mirë. I pengohen të integrohen dhe të japin kontributin e tyre për të mirën e shoqërisë. I izolon brenda komuniteteve të tyre, dhe i shtyn të zbatojnë praktika arkaike islamike siç janë: moslejimi i grave që të shkollohen dhe të punojnë, vrasja e fëmijëve që duan të vishen dhe të jetojnë si perëndimorët, martesat brenda familjes e shumë të tjera.
9.
Një pjesë e emigrantëve myslimanë që kanë lëvizur drejt shteteve të zhvilluara kanë qenë pjesë e grupeve ekstremiste në vendet e tyre. Këta njerëz kanë krijuar grupe dhe shoqata ekstremiste në vendet perëndimore, që në sipërfaqe duken të moderuara, por e vërteta është se shumica e tyre propagandojnë fundamentalizmin islamik dhe bëjnë thirrje për zbatimin e sheriatit në vendet e Evropës Perëndimore. Këto shoqata myslimane kanë shpallur në mënyrë ilegale zona të ndryshme në metropolet Evropiane, të cilat i “përcaktojnë si zona islamike ku “imponohet” sheriati. Shumë nga këto zona janë bërë tepër të rrezikshme për qytetarët jomyslimanë të Evropës Perëndimore.
10.
Rreziku që përbën ligji islamik i sheriatit për botën e qytetëruar nuk është imagjinar por real. Për këtë arsye, mjafton të lexojmë vetëm disa nga deklaratat e qindra grupimeve dhe shoqatave të intelektualëve myslimanë që e kanë braktisur islamin prej kohësh. Ata më mirë se kushdo tjetër hedhin dritë mbi brendësinë e kësaj ideologjie, dhe e cilësojnë këtë ideologji si më të rrezikshme se nazizmi dhe komunizmi. Shumë prej këtyre intelektualëve myslimanë kanë botuar mjaft libra që trajtojnë në thellësi simptomat e kësaj epidemie. Me plot detaje të dhimbshme ata përshkruajnë jetën e tmerrshme që bëhet në shoqëritë islamike, prapambetjen e thellë që ekziston atje, dhe mënyrën sesi edukohen fëmijët, të cilëve që në lindje u injektohet urrejtja ndaj gjithçkaje jo-islame.
Thirrje për myslimanët nga shoqatat e intelektualëve ish-myslimanë
Në një nga deklaratat e tyre publike, këta mijëra intelektualë ish-myslimanë përmendin arsyet pse e braktisën islamin. Në faqen e tyre zyrtare ‘apostatët e Islamit,’ ata deklarojnë arsyet pse e braktisën Islamin dhe pse duhet ta braktisni edhe ju:
“Ne të gjithë kemi qenë myslimanë. Disa prej nesh u lindën dhe u rritën në Islam dhe disa të tjerë u konvertuam në Islam në momente të ndryshme të jetëve tona. Na ishte mësuar të mos bënim pyetje apo të vinim në dyshim të vërtetën e Islamit, por të besonim tek Allahu dhe i dërguari i tij me një besim të verbër. Por ne bëmë mëkatin e madh kur shprehëm pikëpyetjet dhe dyshimet tona mbi besimin që na ishte imponuar. E kuptuam pastaj, që Islami nuk ishte religjioni i të vërtetës, por një mashtrim, haluçinacion i një mendjeje të sëmurë, asgjë tjetër përveçse një gënjeshtër.
Shumë nga ne kanë përqafuar religjione të tjera, por edhe shumë të tjerë thjesht e kanë braktisur islamin pa u bërë pjesë e një religjioni tjetër. Ne besojmë tek humanizmi. T’i trajtosh të tjerët në të njëjtën mënyrë që pret të trajtojnë ata ty. Ky është rregulli i artë. Të gjitha mesimet religjioze burojnë nga ky parim i përjetshëm. Ky është udhëzimi kryesor për të cilin ka nevojë sot njerëzimi.
Muhameti nuk ishte i dërguari i Zotit. Ai që pretendon të jetë një i dërguar i Zotit, duhet të bëjë një jetë të shenjtë. Ai nuk duhet të jetë skllav i epsheve, nuk duhet të jetë përdhunues, bandit rrugësh, kriminel lufte, apo vrasës në masë. Ai që pretendon se është i dërguar i Zotit duhet të ketë një karakter superior. Ai duhet të qëndrojë mbi veset e njerëzve të kohës së tij. Por jeta e Muhametit nuk ishte ishte jeta e një njeriu të tillë. Ai sulmonte karvanet tregtare, plaçkiste dhe grabiste njerëz të pafajshëm, masakronte gjithë popullatën mashkullore dhe merrte robër gratë dhe fëmijët. Ai i dhunonte gratë e zëna rob në luftë pasi ua kishte vrarë burrat. Ai masakroi barbarisht mijëra njerëz duke grabitur pasuritë e tyre. Ai vriste të gjithë ata që e kundërshtonin. Edhe sot myslimanët nëpër botë vrasin ata që e krikojnë atë. Në këtë klimë dhune, e vërteta është viktima e parë.
Ne jemi apostatët e islamit. Ne e denoncojmë Islamin si një doktrinë fallso, një doktrinë urrejtje dhe terrori. Por ne nuk jemi kundër myslimanëve, të cilët janë farefisi dhe të afërmit tanë. Ne nuk nxisim urrejtjen dhe dhunën. Myslimanët janë viktima kryesore e Islamit. Qëllimi ynë është t’i edukojmë ata dhe t’i ndihmojmë të shohin të vërtetën. Ne jemi kundër Islamit por jo kundër myslimanëve. Ne po përpiqemi që t’i sjellim myslimanët në gjirin e njerëzimit. Duhet të çrrënjosim Islamin që njerëzit tanë të çlirohen, në mënyrë që ata të përparojnë dhe të këpusin prangat e Islamit. Ne kemi dëshirë të shohim vendet islamike që t’u kushtojnë më shumë kohë shkencës dhe më pak kohë Kuranit e Sheriatit. Ne duam që këto vende të përparojnë e të zhvillohen, dhe të japin kontributin e tyre në botën e qytetëruar. Ne duam t’i shikojmë të eliminuara ligjet drakoniane të Islamit dhe njerëzit të trajtohen në mënyrë humane. Ne përpiqemi për lirinë e besimit, barazinë gjinore dhe bashkimin e njerëzimit.
Sot, njerëzimi përballet me një rrezik të madh. Fundamentalizmi islamik është në rritje, dhe urrejtja po zien në mendjet e miliona myslimanëve. Kjo urrejtje duhet të përmbahet. Nëse nuk frenohet do të ketë pasoja shkatërrimtare. Ne besojmë se edukimi është përgjigjia e vetme. Intelektualët myslimanë duhet të kuptojnë që Islami është një doktrinë e rremë, dhe këta intelektualë duhet t’ia bëjnë të ditur gjithë botës islamike këtë të vërtetë. Islami është një religjion që lulëzon mbi hamendësinë arrogante sikur është religjioni më logjik, shkencor dhe i përkryer. Ndërsa në të vërtetë është krejt e kundërta. Islami është doktrina më trashanike, besimi më i prapambetur dhe absurd që ekziston. Pasi e vërteta mbi Islamin të bëhet sa më shumë e njohur, doktrina do të dobësohet dhe fanatizmi islamik do të humbasë çatallët e tij. Qindra miliarda dollarë shpenzohen për të luftuar terrorizimin islamik, por nuk bëhen përpjekje për të përmbajtur ideologjinë që qëndron pas këtij terrorizmi. Ne mendojmë se terrorizmi islamik nuk do të eliminohet pa u ekspozuar dhe çrrënjosur ideologjia që e ushqen atë. Ky është qëllimi ynë si ish-myslimanë.”
Deklarata të ngjashme bëhen vazhdimisht anembanë nga qindra e mijëra myslimanë që braktisin çdo ditë Islamin. Disa të tilla mund mund t’i gjeni këtu:
http://ex-muslim.org.uk/supporters/ nga Këshilli i ish-myslimanëve britanikë.
http://www.exmna.org/ nga ish-myslimanët e Amerikës Veriore
http://www.islam-watch.org/about-us.html një grup i madh intelektualësh ish-myslimanësh në Azi
Ndërsa e lexojmë me kujdes deklaratën e këtyre intelektualë myslimanë që kanë braktisur Islamin, lind rrjedhimisht pyetja: A mund të quhen islamofobë këta ish-myslimanë? Sigurisht që jo. Ato e kanë përjetuar islamin në kurrizin e tyre. E njohin në thellesi atë, ashtu siç njohin edhe mentalitetin islamik. Ata i dinë pasojat e Islamit dhe prandaj përpiqen të vetëdijësojnë të tjerët mbi këtë rrezik. Janë pikërisht të ardhurit nga bota islamike dhe që e kanë braktisur Islamin, të cilët sot thirren islamofobë nga vëllezërit e tyre myslimanë që akoma jetojnë nën prangat e skllavërisë fizike dhe shpirtërore të ligjit të sheriatit.
11.
Në veçanti, bota islamike përveç islamofobisë vuan edhe nga fobi të një lloji tjetër tepër të veçantë, të cilat kanë ngacmuar kuriozitetin e botës së qytetëruar. Fobia kryesore e botës islamike është elefterofobia, frika nga liria. Kësaj frike i bashkangjiten frika nga demokracia dhe fjala e lirë.
Në çdo protestë që myslimanët bëjnë nëpër botë, parulla kryesore që bie gjithmonë në sy është ‘vdekje lirisë.’ Nga kohët e lashta e deri sot, njerëzit gjithmonë kanë derdhur gjakun për lirinë, si gjëja më e shtrenjtë, ndërsa shumë myslimanë sot në shekullin XXI, luftojnë kundër lirisë, e dënojnë atë me vdekje dhe e mallkojnë.
12.
Një tjetër fobi shumë e përhapur në botën islamike është frika nga Bibla dhe literatura e krishterë. Në shumë vende myslimane, Bibla është e ndaluar të shpërndahet apo të lexohet. Kur një mysliman në këto vende zihet me Bibël, apo një i krishterë duke i dhënë Biblën një myslimani, të dy dënohen me vdekje, siç dënohet edhe një mysliman që braktis islamin.
Gjithashtu shumë e përhapur në botën islame është frika nga predikuesit dhe misionarët e krishterë, fjala e të cilëve sipas shumë myslimanëve ka fuqi të ndërrojë zemrat e tyre. Perëndimi nuk vuan nga fobi të tilla. Në perëndim myslimanët lejohen të shpërndajnë librat dhe literaturën islame, të flasin, të shkruajnë e të predikojnë publikisht mbi islamin, madje duke sulmuar e mallkuar edhe vlerat e botës perëndimore, dhe duke shprehur publikisht urrejtjen e tyre ndaj fenomeneve dhe kulturës joislame. Pra kemi të bëjmë me një çrregullim serioz në psikikën islamike. Ky çrregullim shfaqet edhe në protestat e myslimanëve nëpër vendet e zhvilluara, të cilët dalin të protestojnë me sllogane kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë, dhe nuk arrijnë ta kuptojnë se është kjo liri dhe demokraci që ata e urrejnë, që u mundëson atyre të protestojnë e të çirren kundër saj. Paradoksale deri në maksimum për një mendje normale njerëzore.
13.
Veritafobia, frika nga e vërteta, për të
thënë të vërtetën dhe për ta pranuar të vërtetën, është një tjetër fenomen i
përhapur në botën islamike. Të gjithë myslimanët e dijnë se çfarë ka bërë
“profeti” Muhamet, sepse e kanë lexuar në librat e “fesë” islame, por të gjithë
bëjnë sikur nuk e dijnë dhe i anashkalojnë veprimet e tij të shëmtuara. Të
gjithë e dijnë se i vetëshpalluri “profet” u martua me Aishen, një fëmijë 6
vjeçar, dhe e konsumoi martesën kur Aishja mbushi 9 vjeç. Të vjen krupë vetëm
kur e mendon një veprim të tillë. Sa përqind e myslimanëve e dijnë këtë fakt?
14.
Obsesioni me shifrat është një tjetër fobi tepër e përhapur në botën islamike. Ky fenomen që prek kryesisht komunitetet islame nëpër botë, ka të bëjë me frikën e zvogëlimit të shifrave, e lidhur drejtpërdrejt me frikën e braktisjes së islamit nga komuniteti mysliman. Shifra e 1.5 miliard besimtarëve myslimanë përmendet shpesh në debatet publike, kur bëhen përpjekje për të paraqitur impaktin “qytetërues” të islamit në shoqërinë bashkëkohore. Nëse gjatë një debati, dikush do të dilte dhe të thoshte publikisht që në botë nuk ka më shumë se 500 milion myslimanë, kjo do të shkaktonte një reagim të egër me protesta të dhunshme në mbarë botën. Pse ndodh kjo? Sepse debatuesi ka nxitur fobinë e zvogëlimit të shifrave. Rritja e komuniteteve joislame në vendet islamike, dhe zvogëlimi i komuniteteve islame në vendet joislamike, gjithmonë krijon tensione dhe dhunë. Nga kjo fobi duket se vuante edhe Muhameti, që e kishte tmerr braktisjen e fesë islame nga myslimanët. Prandaj edhe kishte nxjerrë urdhër që braktisja e islamit të dënohej me vdekje. Një gjë e tillë nuk ndodh në botën e krishterë, ku përqindjet e të krishterëve jepen në bazë të frekuentimit të kishave dhe numrit të praktikuesve, dhe luhatja e numrit të tyre nuk krijon dhunë sociale.
Nga e njëjta fobi e zvogëlimit të shifrave vuan edhe një pjesë e konsiderueshme e komunitetit mysliman të Shqipërisë dhe Kosovës. Çdo ditë në media përmendet më të madhe shifra fiktive 70% myslimanë në Shqipëri, për t’i treguar botës se Shqipëria është një vend islamik, dhe përbërja fetare nuk paska ndryshuar që prej 80 vitesh më parë, kur është bërë ky regjistrim. Paraqitja e një shifre më të vogël rrit nivelet e fobisë tek disa që i druhen zvogëlimit të komunitetit islamik në Shqipëri. Kryesia islame e Shqipërisë është e interesuar të ruajë një status quo fiktiv të përqindjes islame të Shqipërisë. Kjo përqindje theksohet e ritheksohet pambarimisht pothuajse çdo ditë në mediat shqipfolëse. E njëjta gjë ndodh edhe në Kosovë, ku shpesh dëgjon në media shifrën 90% myslimanë, në vend që të përmendet 90% shqiptarë.
Fobia e zvogëlimit të shifrave luan rol edhe në ndërtimin e objekteve fetare islame në trojet shqiptare. Në Prishtinë është ndërtuar një katedrale katolike. Menjëherë pas ndërtimit të saj komuniteti mysliman kërkoi me ngulm ndërtimin e një xhamie të madhe që të rivalizojë përmasat e katedrales. Megjithëse Prishtina ka një numër tepër të madh xhamish, diku rreth 24, e ndoshta edhe më tepër, në psikikën e kryesisë islame të Kosovës mbizotëron ankthi i zvogëlimit të shifrave. Nuk ka shumë rëndësi se pjesa më e madhe e xhamive është pothuajse bosh, duhet patjetër të ndërtohet edhe një xhami, sepse të krishterët e kanë ndërtuar një kishë, dhe sa herë që ndërtojnë ata duhet të ndërtojmë edhe ne, që të rivalizojmë kishat, dhe të mbajmë të paprekshme diferencën e thellë në numrin e objekteve fetare. Pra gjithmonë sasi në vend të cilësisë. Gjithmonë shifra dhe përqindje në vend të kontributit të mirëfilltë. Ky është mentaliteti islamik. Sa herë që komuniteti islamik zvogëlohet dhe myslimanët braktisin islamin, pikërisht atëherë do të vihet re ndërtimi i xhamive të reja, për të treguar se islami është në rritje dhe jo e kundërta. Religjioni islam është religjion statistikash dhe objektesh. Por Zoti shikon zemrat, dhe jo objektet e statistikat. Zvogëlimi i numrit të besimtarëve islamikë ndodh paralelisht me rritjen e numrit të objekteve fetare. Në Kosovë kryesia e bashkësisë islame ka shkuar edhe më tej duke i vënë xhamive emra kriminelësh, vrasësish e pushtuesish, vetëm sepse këta kriminelë ishin myslimanë. Ndërsa në Shqipëri, tema e zakonshme e diskutimit midis islamikëve shqipfolës mbetet e pandryshueshme. Dëshirojmë sa më shpejt bashkimin e të gjitha trojeve shqipfolëse, që të arrijmë shifrën mbi 90% myslimanë. Kjo është një nga pikat kryesore të axhendës për bashkimin kombëtar. Rritja e përqindjes islamike në trojet shqiptare.
Edhe në Evropë, mentaliteti i shifrave është predominant në komunitetin islam. Mediat islamike trumbetojnë çdo ditë se janë pranë arritjes së numrit të artë të emigrantëve myslimanë në Evropë, prej rreth 50 milionësh. Ata mendojnë se numri 50 milion do t’i ndihmojë që islami të sundojë Evropën, pa qenë e nevojshme që ta pushtojnë me armë. Pra, nuk mendojnë për kontribut por vetëm për sundim dhe pushtim me anë të shifrave. Dëshira dhe padurimi për sundimin imagjinar të botës nga Islami, ka bërë që ata çdo ditë t’ia përsërisin vetes të njëjtin refren, që ne “do e sundojmë botën sepse shumë shpejt do jemi religjioni i parë në të gjithë botën.”
Në Evropë, Amerikë, dhe në vendet e tjera
jomyslimane, mediat filo-islame po përpiqen fort që t’i mbushin mendjen
njerëzve se Islami ka një rritje të madhe, gjë që nuk është absolutisht e
vërtetë. Janë vetë dijetarët islamikë të
cilët i quajnë qesharake deklaratat e përditshme në media sikur Islami është në
rritje kur në fakt po ndodh krejt e kundërta. Braktisja e Islamit në mbarë
botën është masive. Vetëm në Afrikë, 16 mijë myslimanë përqafojnë çdo ditë
besimin e krishterë. Në këto shifra nuk përfshihen ata myslimanë që e braktisin
Islamin pa u bërë të krishterë. Dijetari i njohur islamik, sheiku libian Ahmad
Al Qataani deklaron se vetëm në Afrikë
mesatarisht 6 milionë myslimanë përqafojnë besimin e krishterë çdo vit.
Mohammad Rahmatullah Mir Quasmi, administrator i një medreseje të madhe në
rajonin e Bandipuras në
15.
Frika nga muzika dhe instrumentet muzikore është një tjetër fobi në Islam. Pak myslimanë e dijnë së në Islam muzika është e ndaluar. Klerikët myslimanë që bëjnë vazhdimisht thirrje për ndalimin e muzikës dhe koncerteve muzikore, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse zbatojnë ato që ka thënë “profeti” Muhamet për muzikën dhe instrumentat muzikorë. Në Islam të dëgjosh një këngëtare është haram.
"Profeti tha se Allahu e kishte urdhëruar që të shkatërronte çdo instrument muzikor (Haditi Kudsi 19:5).
"Në ditën e ringjalljes, Allahu do të derdhë plumb të shkrirë në veshët e gjithë atyre që janë ulur dhe kanë dëgjuar një këngëtare. Në këtë komunitet, disa njerëz do të gëlltiten nga toka, disa të tjerë do të shndërrohen në kafshë, dhe do të bjerë mbi ta shi gurësh.
Dikush pyeti, “Kur do të ndodhë kjo, o i dërguar i Allahut?” Ai u përgjigj, “Kur të shfaqen këngëtaret dhe instrumentat muzikorë, dhe kur vera të bëhet e ligjshme” (Umdat al-Salik 40.0).
Ibn Hajar Haytami,
Gjatë një koncerti të këngëtarit egjiptian Hisham Abass, në skenë doli papritur dijetari i njohur mysliman Hazem Shoman, i cili qortoi rëndë publikun duke u thënë se “të dëgjuarit e muzikës është haram dhe mëkat i madh. “Muzika është e ndaluar në Islam,” u tha ai. Rojet e sigurisë dhe drejtuesi i akademisë ku mbahej koncerti, pasi diskutuan me të, e shoqëruan jashtë skenës dijetarin mysliman për të shmangur përleshjet midis publikut dhe përkrahësve të tij.
Me 15 Qershor, 2013, ndërsa poetë, këngëtarë dhe artistë myslimanë po përgatiteshin për të dhënë një koncert madhështor në Sacramento të Kalifornisë, dy imamët e xhamive më të mëdha të Sacramentos, Mahmoud Abdel dhe Mumtaz Qasmi, bënë thirrje për anullimin e menjëhershëm të këtij koncerti. Ata u shprehën se muzika është e ndaluar sipas urdhëresës së profetit Muhamet, i dërguari i Allahut. “I vetmi instrument muzikor që ka lejuar Muhameti dhe Allahu është tabla, një lloj daulleje, dhe jo më shumë se dy daulle njëherësh” u shprehën ata. “Muzika përmban magji, të hyn në gjak, të bën të këndosh dhe të harrosh personalitetin tënd,” shtuan ata.
16.
Siç pamë edhe nga faktet e lartpërmendura, është pra shumë e qartë se bota perëndimore nuk vuan nga islamofobia. Bota perëdimore është ndërtuar mbi lirinë e individit, dhe kjo liri është armiku kryesor i doktrinës islamike. Injorantët e qëllimshëm që u kanë servirur publikut konceptin e ‘islamofobisë’ mendojnë se bota e lirë nuk e kupton lojën e tyre. Të gjithë e kuptojnë se rreziku real nuk ka lidhje me fobinë. Nëse diku në një shtëpi, banorët vërejnë shtëllunga tymi, dhe përpiqen të reagojnë sepse tymi është shenjë e flakës, dhe pasojat e flakës dihen, a duhet të quhen këta njerëz pirofobë? Sigurisht që jo, sepse rreziku është real, dhe flaka mund ta djegë plotësisht shtëpinë nëse banorët nuk reagojnë. Sot në botë nuk ekziston islamofobia, nazizmofobia apo komunizmofobia, sepse këto ideologji nuk janë rreziqe imagjinare por reale, dhe pasojat e këtyre ideologjive i dijnë të gjithë.
Shembuj ka sa të duash që e hedhin poshtë konceptin e ‘islamofobisë’ si një koncept i shpikur në sofrat e supremacistëve islamikë, të cilët siç e përcaktonte qartë intelektuali mysliman Alija Izetbegovic, presin rastin e duhur që të shkatërrojnë sistemin e “prapambetur” perëndimor, dhe ta zëvendësojnë atë me sistemin “e përparuar” të kalifatit islamik.
17.
Një tjetër fakt që ilustron më së miri mosekzistencën e islamofobisë, janë protestat masive që ndodhën së fundmi dhe vazhdojnë akoma në republikën e Turqisë. Miliona qytetarë turq “islamofobë” në dhjetra qytete të Turqisë protestuan kundër qeverisë ‘pro-salafiste” të Erdoganit, fundamentalistit islamik që kërkon ta shndërrojë Turqinë në një vend islamik të botës së katërt, dhe ta ribëjë bazë të kalifatit islamik. A janë vallë këta protestues islamofobë? Sigurisht që jo. Ata protestojnë kundër politikave të partisë së Erdoganit i cili po kthehet çdo ditë e më tepër në një diktator islamik.
Nëse e shikojmë me vëmendje situatën në Turqi, Erdogani nuk ndryshon aspak nga Assadi i Sirisë apo Ali-Khamenei i Iranit. Të gjithë këta, vuajnë nga i njëjti mentalitet diktatorial islamik. Ata në thelb nuk ndryshojnë nga njëri tjetri. Edhe pse forma mund të jetë e ndryshme, substanca mbetet e njëjta. Këta drejtues shtetesh nuk mund të sjellin asnjë lloj zhvillimi sepse janë pjellë e të njëjtit mentalitet. Siç thotë intelektuali mysliman Alija Izetbegovic, myslimani nuk ekziston si qenie individuale, por është pjesë e mentalitetit islamik. Drejtuesi i shtetit islamik ashtu si qytetari i këtij shteti, është i detyruar të jetojë si skllav i ideologjisë islamike, nuk është i lirë, por është i nënshtruar. Aq i nënshtuar është myslimani, saqë as fenë e tij nuk mund ta braktisë kurrë, sepse dënohet me vdekje. Muhameti e ka përcaktuar qartë se çdo mysliman që braktis Islamin duhet të vritet.
Armiku kryesor i ideologjisë islamike është liria individuale dhe kolektive. Por çfarë thotë Zoti në Fjalën e Tij në lidhje me lirinë. Në Fjalën e Zotit thuhet: “Atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria” (2 Korintasve 3:16). Mano Bakh, intelektual mysliman i arratisur nga Islami, dhe që ka shkruar disa libra në lidhje me Islamin, shprehet: “Atje ku përhapet Islami, liria vdes. Vetëm profetët e rremë e ndjejnë nevojën për të vrarë, në mënyrë që të përhapin fenë e tyre,” shprehet Mano Bakh. Pra atje ku ka Islam nuk ka liri, në një kohë kur në Fjalën e Zotit thuhet: “Atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.” Kur je me Zotin, je vërtet i lirë. Kur je pa Zotin e dashurisë je një pjesë e turmës dhe asgjë më tepër. Kur nuk e njeh Zotin e dashurisë dhe lirisë, je pjesë e të njëjtës turmë që valëvit slloganet ‘vdekje lirisë dhe demokracisë,’ sllogane që nuk janë valëvitur asnjëherë në historinë e njerëzimit, nga asnjë religjion, nga asnjë individ, por vetëm nga turmat islamike në çdo anë të botës. Kur nuk e njeh Zotin e dashurisë, nuk të mbetet gjë tjetër veçse t’i thurësh hymne urrejtjes dhe krimit dhe t’i ngresh madje monumente pushtuesve dhe vrasësve të popullit tënd siç ndodh në Kosovë, e në mbarë trojet shqiptare, ku arrihet deri aty saqë publikisht kryetari i komunitetit mysliman të Kosovës lutet për Fatihët, në xhamitë e Fatihëve, në tokën e martirizuar të shqipeve. Imagjinojeni për një moment sikur polakët t’i ndërtonin një monument Hitlerit, ose sikur Evropa të ndërtonte një monument për Hitlerin. Nuk ndodh kjo atje, por vetëm në trojet shqiptare. Pse ndodh? Sepse krimineli Fatih dhe të gjithë kriminelët e tjerë pas tij, janë ata që kanë sjellur Islamin në trojet tona, pasi kanë vrarë, dhunuar, torturuar, masakruar e dëbuar me dhjetra miliona shqiptarë. Kjo është vdekja e lirisë dhe ndërgjegjes individuale dhe kombëtare që sjell me vete Islami kudo ku shkel. Vetëdija kombëtare është treguesi që dallon popujt e lirë nga popujt e vetëskllavëruar.
Pse Selim Muça e pëlqen kaq shumë mënyrën sesi zbatohet sheriati në Iran
Në ringjalljen dhe forcimin e vetëdijes kombëtare, një rol të rëndësishëm luajnë edhe kryetarët e komuniteteve fetare, të cilët me fjalët dhe veprat e tyre ndikojnë për mirë ose për keq tek komuniteti që përfaqësojnë. Një nga këta ish-kryetarë, përpara disa kohësh, bëri disa deklarata që lanë gojëhapur edhe ata myslimanë shqiptarë që e konsiderojnë veten si të “moderuar.” Ish-kryetari “i moderuar” i bashkësisë islame të Shqipërisë deklaroi se i pëlqen Irani sepse është ndër të vetmet vende myslimane që e zbaton ligjin arkaik të sheriatit ashtu siç duhet.
Çfarë mrekullie!! Më në fund Selim Muça gjeti një shtet ku zbatohet kaq mirë dhe suksesshëm ligji i sheriatit. Selim Muça ose nuk e ka idenë se çfarë bëhet në Iran ose në brendësinë e mendjes së tij vlon dëshira që ta shohë Shqipërinë të katandisur si Irani, dhe ligjin paleolitik të sheriatit të zbatuar në trojet shqiptare ashtu siç zbatohet në Iran. Në sheriatin e “saktë” Iranian të Selim Muçës disidentët politikë burgosen, torturohen, vriten e zhduken çdo ditë, vajzat e reja grabiten e arrestohen në mes të rrugës sepse kanë veshur taka e xhinse ose bien më shumë në sy me bukurinë e tyre dhe dërgohen në qendrat e torturës, ku dhunohen e torturohen deri në vdekje, jo-myslimanët arrestohen dhe torturohen për t’i detyruar të pranojnë Islamin e “paqes,” myslimanët që braktisin islamin torturohen e vriten, mijëra vajza të vogla nën moshën 10 vjeçare martohen çdo vit me dhunë, e shumë të tjera. Është fatkeqësi kur deklarata të tilla të papërgjegjshme lëshohen nga një ish-kryetar që konsiderohet si i “moderuar,” nga një pjesë e shoqërisë shqiptare.
Më poshtë paraqiten disa pamje të manualit islamik mbi mënyrën e mbytjes me gurë të grave në Iran.
18.
Teologu islamik, Ajni Sinani, i cili është mjeshtër në përpunimin e të pavërtetave, dhe të cilin e kam përmendur edhe në një shkrim tjetër, për t’i dalë në mbrojtje ideologjisë islamike dhe ligjit të “përparuar” sheriatit, në një shkrim të tijin të paradokohshëm, ndër të tjera shprehet i revoltuar: “Si mundet që një mashtrues të mashtrojë gjithë ata miliarda njerëz për 15 shekuj me radhë?! Sikur gënjeshtra dhe mashtrimi të përhapeshin në mënyrë kaq masive në botë, atëherë jeta do të ishte marrëzi dhe pa qëllim dhe më mirë do të ishte të mos ishte fare! A e keni parë ndonjë njeri që të ketë mundur të sajojë ndonjë fe dhe të ketë arritur të popullarizohet dhe të përhapet në këtë mënyrë?!” Ky teolog përpiqet të arseytojë se sikur Muhameti të mos kishte qenë i dërguar i Zotit, ai nuk do të kishte arritur kaq “popullaritet” dhe gënjyer kaq shumë njerëz. Teologu islamik në fjalë, të vërtetat dhe gënjeshtrat i lidh gjithmonë me shifrat dhe popullaritetin, duke mos arritur të kuptojë se e vërteta apo gënjeshtra nuk ka lidhje me statistikat apo popullaritetin, por me zemrën e njeriut. Reagimi i këtij teologu të krijon keqardhje, sepse pavarësisht se merret me teologji, ai nuk e njeh Zotin, i cili në fjalën e Tij thotë: “Hyni nga porta e ngushtë, sepse e madhe është porta dhe e gjerë është rruga që të çon në shkatërrim, dhe të shumtë janë ata që hyjnë nëpër të. E ngushtë është porta dhe e ngushtë është rruga që çon në jetë, dhe të paktë janë ata që e gjejnë atë” (Mateu 7:13). Ky “intelektual” islamik ka vendosur të hyjë nga rruga e gjerë sepse sipas tij atje po vërshon gjithë turma islamike, dhe prandaj atje duhet të jetë rruga e drejtë. Siç theksonte intelektuali mysliman Izetbegovic, në Islam njeriu nuk është asgjë më tepër përveçse pjesë e turmës, dhe nuk ka të drejtë as të mendojë në mënyrë individuale. Myslimani është gjithmonë i detyruar të ndjekë turmën e yshtur nga padija.
Ky teolog islamik nihilist, shprehet se “sikur gënjeshtra dhe mashtrimi të përhapeshin në mënyrë kaq masive në botë, atëherë jeta do të ishte marrëzi dhe pa qëllim dhe më mirë do të ishte të mos ishte fare! Pra sipas këtij teologu “nuk ka sesi të gënjehen kaq shumë njerëz, pra nuk ka sesi e keqja të jetë kaq e përhapur.” Si është e mundur pyet ai që kjo “doktrinë islamike ka kaq shumë popullaritet, dhe madje në vitin 2025 mund të bëhet “religjioni” i parë në botë!” Obsesioni i këtij teologu islamik me shifrat dhe statistikat është alarmant.
Unë e pyes këtë teolog, se mos vallë fakti që pothuajse 1 miliard njerëz nuk besojnë në ekzistencën e Zotit, tregon se Zoti nuk ekziston? Apo fakti që Zoti nuk e ka zhdukur akoma djallin, do të thotë se djalli është i mirë? Mos vallë fakti që mbi 1 miliard njerëz pinë cigare, do të thotë që cigarja të bën mirë për shëndetin? Statistika tregojnë se brenda 2 dekadave numri i duhanpirësve dhe numri i myslimanëve do të jetë pothuajse i barabartë. Mos vallë kjo rritje tregon se këto të dyja janë fenomene të mira për shoqërinë? Po bota në kohën e Noesë u përmbyt sepse ishte e mirë? Jo. Në Fjalën e Zotit thuhet: “Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e zemrës së tyre prireshin vetem kah e keqja gjithë kohës.” Noeja ishte i vetmi njeri i drejtë dhe patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeja ecte me Perëndinë. Ishte i vetmi njeri midis gjithë njerëzve, të cilin Zoti e shpëtoi, së bashku me familjen e tij. Sikur teologu islamik Ajni Sinani të kishte jetuar në kohën e Noesë, do të tallej me Noenë ndërsa e shikonte të ndërtonte arkën prej druri. “Nuk ka sesi,” do të thoshte me vete teologu, “ideologjia e shthurjes dhe dhunës ka arritur kaq shumë popullaritet, prandaj nuk mund të jetë e keqe apo e gabuar.” “Noeja bën marrëzi që ndërton arkën,” do këmbëngulte teologu. “Ne jemi shumë dhe Noeja dhe familja e tij janë vetëm 8 vetë. S’ka sesi ai të ketë të drejtë, ndërsa ne që jemi 1.5 miliard, dhe shumë shpejt do jemi shumicë, ta kemi gabim. Zoti nuk bën gjëra e tilla, ku shumica ta jetë gabim dhe pakica të ketë të drejtë. Sikur bota të ishte e tillë, jeta nuk do të kishte kuptim,” do t’i thoshte Noesë, teologu islamik. Shterpërsia shpirtërore e këtyre “pseudointelektualëve” dhe teologëve islamikë është rrëqethëse.
19.
Këta “intelektualë’ dhe teologë islamikë vijnë nga e njëjta turmë që ka sajuar fenomenin e islamofobisë. Të humbur në vetëdijen e tyre të pavetëdijshme, këta shpirtra të hutuar që enden nëpër errësirë duke prodhuar edhe më shumë errësirë, akoma nuk e kuptojnë se po i shërbejnë me zell errësirës dhe prapambetjes, dhe janë shndërruar në armiq të betuar të dritës dhe të lirisë, me dashje apo padashje. E harrojnë thënien e A.W.Tozer: “Djalli është teolog më i mirë se të gjithë ne, por ama mbetet djall.” Janë pikërisht këta skllevër dhe shërbëtorë të errësirës që kanë shpikur islamofobinë. Ligji i sheriatit nuk është fenomen imagjinar por është fenomen real. Slloganet e përditshme si “vdekje lirisë e demokracisë,” “shtetet perëndimore do ta paguajnë shtrenjtë,” “Zoti e bekoftë Hitlerin,” “Islami do të pushtojë botën,” etj, janë reale, dhe nuk janë imagjinare.
Ne e dijmë se çfarë ndodh kur njerëzit protestojnë në vende ku zbatohet pjesërisht apo plotësisht ligji i sheriatit, si Sudani, Egjipti, Pakistani apo Irani, madje jo me slloganet e mësipërme, por të tilla si “të respektohen të drejtat e minoriteteve,” “njerëzit duhet të jenë të barabartë përpara ligjit,” apo “mos shkatërroni objektet tona fetare.” Protestuesit masakrohen pa mëshirë. E shikojmë çdo ditë në media sesi trajtohen minoritetet jomyslimane nëpër vendet islamike, duke filluar nga shkatërrimi i objekteve fetare, grabitja e fëmijëve, vajzave të reja e grave, dhe konvertimi i tyre me dhunë në islam, bastisja e lagjeve të tëra me popullsi jomyslimane dhe largimi i tyre me dhunë e shumë krime të tjera. A mund të krahasohet ky fenomen me islamofobinë e shpikur nga bota islamike? Sigurisht që jo. Ky është një fenomen i prekshëm, ndërsa fenomeni i islamofobisë në botën e qytetëruar nuk është i tillë, është një fenomen imagjinar.
Në të gjithë botën, shenjat e dhunës islamike janë të dukshme. Arratisja e myslimanëve dhe jomyslimanëve nga vendet islame është e dukshme. Këta viktima vijnë në perëndim me historitë e tyre të tmerrshme, me shenjat e dhunës islamike në kurrizin e tyre, me vuajtjet e tyre nën thundrën islamike. Janë pikërisht këto raste të shumta që shërbejnë si këmbanë alarmi për shoqëritë e zhvilluara. Janë historitë e dhimbshme të miliona ish-myslimanëve që paralajmërojnë botën e qytetëruar për rrezikun islamik.
Në mbyllje të këtij shkrimi vlen të citohet përkufizimi i islamofobisë nga autori, filozofi dhe neuroshkencëtari Amerikan, Sam Harris:
“Islamofobia nuk ekziston. Por fanatizimi dhe racizmi ekzistojnë – dhe këto janë të këqija që njerëzit qëllimmirë duhet t’i kundërshtojnë. Si të gjitha religjionet e tjera, edhe Islami është një sistem idesh dhe praktikash. Nuk është fanatizëm apo racizëm kur vëren se parimet bazë të këtij besimi përbëjnë një rrezik të veçantë për shoqërinë civile. Dhe as nuk është shenjë intolerance, të dallosh kur njerëzit nuk janë të sinqertë në lidhje me atë çfarë besojnë ata dhe ndjekësit e tjerë të së njëjtës fe. Problemi i fundamentalizmit islamik është i lidhur me parimet bazë të Islamit.”