Shtesë » Lajme
Isa Mustafa: Fund uzurpimit të shtetit
E premte, 06.06.2014, 05:49 PM
Mustafa: Do t’i japim fund uzurpimit të shtetit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se synim i tij është forcimi i shtetit ligjor, zhvillimi ekonomik dhe ndryshimi i qeverisjes
Nga Besim Abazi
Të dielën më tetë qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth 30 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zëri Amerikës është duke zhvilluar një seri intervistash me udhëheqësit e disa prej partive politike. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se synimi partisë së tij është zhvillimi ekonomik dhe vendosja e sundimit të ligjit që do t’i jepte fund uzurpimit të shtetit.
Zëri i Amerikës: Zoti Mustafa, vetëm edhe pak ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Çfarë prisni nga këto zgjedhje?
Isa
Mustafa:
Zëri i Amerikës: Edhe subjektet tjera politike kanë zotimet e tyre, por pse votuesi të zgjedh pikërisht LDK-në?
Isa
Mustafa:
Zëri i Amerikës: Zoti Mustafa vetëm pak muaj më parë LDK e humbi kryeqytetin. Sa e keni rimarrë veten nga kjo humbje dhe si mund të pasqyrohet ajo?
Isa Mustafa: Unë mendoj që e kemi rimarrë dhe mendoj se kjo na ka shërbyer edhe për së miri, sepse vet fakti që ne kemi qeverisur me Prishtinën për një periudhë shumë të gjatë kohore, ka ndikuar që ne të vazhdojmë me punët dhe të bëjmë mjaft punë për Prishtinën, por nuk kemi bërë punë partiake sa duhet, nuk kemi bërë punë me anëtarësinë, me qytetarët, sepse kemi konsideruar se e kemi përkrahjen e tyre. Fakti që ne kemi humbur, nuk kemi humbur nga Vetëvendosja, por kemi humbur nga një koalicion i të gjitha subjekteve politike në raundin e dytë, sepse unë kisha 43 për qind të votave karshi 57 sa kishin edhe tetë kandidatë tjerë që ishin në garë me mua. Mirëpo, ligji është ligj, rregullat janë rregulla dhe unë e pranoj këtë. Por, kjo na ka ndihmuar që ne tash të punojmë shumë në degët tona të LDK-së në qytet, janë aktivizuar shume dhe unë s’po i njoh ato në pikëpamje të aktivitetit tani në krahasim me atë se si e kemi pasur para zgjedhjeve lokale.
Zëri i Amerikës: Më herët e përmendët luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si mendoni ta çoni përpara këtë luftë?
Isa
Mustafa:
Zëri i Amerikës: LDK për një kohë të gjatë ishte në pushtet. Përse krejt këto synime që ju i përmendni nuk janë përmbushur gjatë këtyre viteve?
Isa Mustafa: Në disa është punuar, mirëpo ne kemi kaluar edhe ashtu faza në të cilat as LDK, por as subjektet tjera politike në Kosovë nuk e kanë pasur mundësinë e ndikimit të tyre të plotë, sepse në një periudhë Kosova është administruar nga UNMIK-u. Ne kemi pasur një rol të kufizuar qeverisës. Mund të them se edhe ne nuk jemi prej atyre që s’kemi gabuar edhe LDK-ja gjatë disa fazave të qeverisjes. Gabimi themelor ka qenë që LDK-ja i ka fituar shumicën e vendeve në parlament, mirëpo, LDK-ja nuk ka qeverisë kurrë dhe nuk e ka pasur kryeministrin kurrë, kështu që ajo në një formë edhe është vlerësuar nga anëtarësia si sjellje jo e mirë e LDK-së dhe si mungesë e guximit për të marrë përgjegjësinë karshi votës që e kemi marrë nga qytetarët. Dhe të gjitha këto lëshime dhe këto gabime që ne i kemi pasur në të kaluarën i kemi marrë parasysh, i kemi studiuar dhe kemi mësuar nga ato në mënyrë që të mos i përsërisim dhe në mënyrë që të shohim se cilat duhet të jenë fokusimet tona themelore për të përmbushur detyrimet e qeverisë ndaj qytetarit në rend të parë.
Zëri i Amerikës: Ju keni mbështetur proceset siç janë bisedimet duke qenë në opozitë. Çfarë do të jetë qasja juaj ndaj këtij procesi nëse bëheni kryeministër sikundër pretendoni?
Isa
Mustafa: Procesi do të vazhdojë edhe më tutje. Unë do të pranoj që të vazhdojë
me dialogun me Serbinë. Por, do të kërkoj po ashtu që dialogu të kornizohet
qartë, të shihet se cilat do të jenë çështjet të cilat ne duhet t’i dialogojmë
për një periudhë të caktuar kohore me Serbinë, cili është afati i dialogut në
mënyrë që të mos shpenzojmë shumë kohë, sepse kemi probleme të brendshme në të
cilat do të përqendrohemi, siç është problemi i zhvillimit ekonomik dhe
papunësisë si probleme shumë të mëdha sociale nga të cilat do të varet edhe stabiliteti
dhe ardhmëria jonë.
Zëri i Amerikës: Thatë se do t’u ktheheni problemeve të brendshme dhe unë po u kthehem problemeve të brendshme. Nëse arrini të bëheni kryeministër siç edhe synoni, me kë jeni të gatshëm të bashkëqeverisni?
Isa
Mustafa: Jemi të gatshëm me shumicën e subjekteve politike, por jo me Partinë
Demokratike, sepse konsiderojmë se ne duhet ta bëjmë një prerje këtu, që PDK të
kalojë në opozitë. Ne duhet të bëjmë ndryshime sa i përket kursit të
qeverisjes, sidomos sa i përket shtetit ligjor dhe sa i përket menaxhimit të
kompanive publike, sepse ka pasur shumë ndërhyrje të kësaj qeverie dhe ka pasur
një ngulfatje të shtetit, thua se shteti është pronë e një grupacioni ose një
njeriu. Do të bëjmë, në qoftë se është e mundur edhe më Aleancën për Ardhmërinë
e Kosovës edhe me