Faleminderit
Tomë Mrijaj: Ndue Jak Mrijaj (1885-1953)
E premte, 30.05.2014, 06:55 PM
Ndue Jak Mrijaj (1885-1953)
Nga Tomë Mrijaj
Sipas traditës shqiptare, lindja e djalit, në familjen e re të Jak dhe Gjyle Mrijaj, ishte një gëzim i papërshkruar. Këtë ndjesi e kanë ndjerë thellë në shpirt gjyshja Mrija dhe dy axhallarët e fëmijës së njomë Mhilli dhe Nikolla.
Mbas disa ditësh prindërit e vogëlushit, do të pagëzojnë në Kishën katolike të katundit fëmijën e parë, me emërin Ndue, një vijimsi e traditës së lashtë të përcjellë brez mbas brezi, për të gjithë emërat e pastër shqiptarë në trojet etnike.
Çdo lindje fëmijë në vendlindje asokohe, përmbante në vetvete edhe një ngjarje të shënuar, në historinë e popullit tonë, mbasi ruhej dhe përcillej brezi i trashëgimisë së trimave të familjes, dhe nga ana e tjetër, ishte një armë apo pushkë e ngrehur për lirinë e trojeve shqiptare, kundër pushtuesve shumëshekullorë osman.
Ndou, u lind 7 vjet mbas ngjarjeve të rëndësishme historike, që erdhën menjëherë, mbas mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), në qytetin historik të Prizrenit. Ishte koha, kur bijtë më të shquar të popullit shqiptar, kishin rrokur pushkët dhe ishin bashkuar, duke u vënë në ballë të kryengritjeve të njëpasnjëshme, kundër pushtuesve mizorë shumëshekullorë të Perandorisë Otomane.
Lindja e një fëmije mashkull, si për familjen Mrijaj dhe për çdo familje shqiptare, kishte një rëndësi të madhe dhe ishte një nder dhe privilegj për të gjithë ne, mbasi nga kjo familje ka dalë edhe patrioti axha i Ndue së vogël Nikollë Mrijaj (1838-1907), i cili, qysh në moshë të re, ishte radhitur në radhët e kryengritësve çlirimtarë kundërosman.
Ai në ditët e zjarrta të Rilindjes Kombëtare, si një burrë i madh dhe atdhetar i vendosur, u zgjodh si roja i pathyeshëm i Derës së famshme të Kapidanit të Mirditës Preng Bibë Dodës, në Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878…
Sipas kujtimeve historike, që ruhen brez mbas brezi në familjen tonë dhe që janë përcjell me kujdes dhe krenari nga odat e moçme të burrave, thuhej se axha Nikollë e mbajti gjithnjë pranë vetës Nduen e Ri, duke e përgatitur dora – dorës, me shumë kujdes, për të ardhmen e tij dhe të familjes Mrijaj.
Ai, kishte spikatur tek Ndoi i Ri një talent të zgjuar dhe të urtë, në zgjidhjen e shumë problemeve ekonomike të familjes për të ardhmen. Kur ai u rrit dhe u bë burrë, zbatoi me përpikmëri të gjithë kulturën dhe edukatën e trashëguar, që katragjyshi im Nikolla, mëkoi me kujdes dhe dashuri tek nipi i tij.
Me një dashuri të madhe prindërore, Ndoi do të rritet, falë axhës së tij dhe një mjedisi shumë atdhetarë në familjen e madhe Mrijaj.
Vitet kalojnë dhe Ndoi, në moshën 18-vjeçare fejohet dhe mbas pak kohe, me një darkë të madhe festive bën martesën me të bijën e Bashore Gegës, nusën e bukur Mollën.
Ende sot, kujtohet me respekt, amvisa e mirë shtëpiake dhe e palodhur Molla, që për bukurinë e saj shpesh është krahasuar me zanat e maleve. Gegajt e Gurrakocit, janë një familje e madhe me shumë antarë të mirënjohur në trevën tonë.
Në vitin 1907, vritet trathtisht kryetari i familjes Mrijaj, Nikollë Mrijaj i Parë (1838-1907) nga bashkëpunëtori i dy armiqve shekullor turq e sllavë Adem Zajmi me njerëzit e tij, që nuk i donin të mirën vendit tonë. Kjo vrasje e papritur, goditi rëndë familjen Mrijaj dhe mbarë krahinën, i cili, gjatë gjithë jetës së tij, qëndroi me pushkë në dorë, kundra armiqve pushtues.
Ato ditë të ithta për humbjne e madhe të njeriut të tyre, miqtë e shumtë papushim vinin, për të ngushëlluar familjen dhe qëndruar pranë, në këto ditë të vështira. Me kalimin e ditëve në familje, duhej të vendoset se kush do të merrte drejtimin e shtëpisë së madhe. Barra e rëndë në këtë rast i ra Ndues së Ri, i cili, sapo kishte mbushur 22 vjeç.
Duhet thenë, se asokohe edhe pse në familje kishte meshkuj më të moshuar, si: babai i tij Jaku, axha Mhilli dhe Gjoni, i biri i Zef Ndocit, më të mëdhenjtë e familjes e caktojnë si kryetar të familjes Nduen.
Edhe vetë axha i tij Nikollë Mrijaj I-rë, këtë djalosh plot enërgji, të pashëm dhe buzagaz, të zgjuar dhe shumë zemërbujar, për nga natyra e kishte zgjedhur dhe mbajtur gjithnjë pranë vetës, duke i mësuar shumë gjëra të rëndësishme, që një ditë atij do t’i vlejnë në jetë, për drejtimin e familjes së madhe Mrijaj.
Në familjen tonë, ndër dekada bie në sy, se drejtuesi, nuk ishte emëruar nga vjetërsia e moshës, por nga aftësia dhe zgjuarësia, për mbarëvatjen e punëve të brendshme në drejtimin e familjes.
Tradicionalisht, në familjen tonë tipike shqiptare, me taban thellësisht atdhetar dhe familjarë, kishte shumë rëndësi aftësia e një njeriu, që drejtonte familjen, mbasi ai duhej të përkujdeset për gjithçka.
Ndoi i Ri, tregoi aftësi për ekonominë e shtëpisë, sikurse ishin: kujdesi për punët e stinëve në bujqësi, mirërritjen e blektorisë dhe nxjerrjen e produkteve të tjera. E rëndësishme ishte edhe tregtia, për të siguruar të ardhura financiare.
Më kujtohet si sot, kur gjyshja ime e dashur (bashkëshortja e intelektualit të mirënjohur Pren Nikollë Mrijaj I (1889-1923), e cila ishte emëruar zojë shtëpie falë aftësive të spikatura si kryeamvisë e shtëpisë së madhe, shënimi im T.M.), kur tregonte, me shumë respekt dhe mirënjohje, se: “I zoti i shtëpisë Ndue Jaku, asnjëherë nuk mbahej mend, që lindja e diellit nadja, t’a kishte gjetur fjetur. Ishte i pari, që u zgjonte në orët e para të mëngjezit dhe i fundit, që shkonte për të fjetur natën vonë.
Nadje herët, ai hapte dyert e oborrit dhe në mbrëmje i mbyllte me kujdes me dorën e vet. Në mëngjez, dy gra të shtëpisë, që kishin rendin e përgatitjeve të gatimit, bukëve dhe ushqimeve të tjera, duhet të lidhnin qejt, të ndiznin zjarrin dhe përgatisnin mëngjesin, për të gjithë ata, që ishin caktuar në mbrëmje, të kryenin punë të ndryshme të përditshme nga i zoti i shtëpisë.
Kështu, dikush duhet të nisej, qysh në orët e para të mëngjezit në ara, për të lëvruar apo mbjellur tokën, tjetri në livadhe, për të kullotur bagëtitë e dikush në mal, për të prerë dru etj.
Ai, qëndronte në mes të oborrit, i ulur mbi një trung lisi të prerë (cung). Nga mengjëzi deri në darkë, oxhaku i kullës sonë, tymonte vazhdimisht, mbasi gjithmonë vinin miq e dashamirë dhe sofra ishte e mbushur çdo mbrëmje.
Në shtëpinë tonë, kishte një disiplinë dhe rregull të admirueshëm. Çdo antarë i rritur në moshë, ishte i detyruar të zbatonte detyrat e caktuar nga i zoti i shtëpisë. Dy persona, që janë respektuar nga mbarë familja jonë, ka qenë im burrë Preni dhe djali i ynë Nikolla, që konsideroheshin si njerëz hyqymeti (të pushtetshëm, mbasi punonin në funksione të larta të pushtetit lokal, sikurse i kemi analizuar më lart, në tema të veçanta, shënimi im T.M.), sikurse njiheshin dhe thuhej asokohe.
Më kujtohet një herë, se si kishim mbajtur në shtëpi dy mzet të mëdhenj, për t’i prerë në stinëne dimërit. Një ditë, më thotë i zoti i shtëpisë: “Nuse, mzetet janë majm (trash) shumë, por mjerisht brirët i kanë shumë të vegjël.”
Ishte
traditë, që kur pritej posterma, brirët viheshin në hunj tek dera e oborrit të
shtëpisë. Ai më thotë, se don ti
Ai
kur e pa, menjëherë i tha: “Çfarë të ka sjellë këtu Ndue Jaku!?
Ndue Jaku, ishte një organizator shumë i mire, për pritjen dhe përcjelljen e miqve dhe dashamirësve të shumtë, që vinin në kullën tonë. Ai, merrte masat e nevojshme, që në stinën e dimërit të mos mungonin sendet e ndryshme dhe produktet ushqimore për familjen e madhe. Hambarët, ishin të mbushur plot më drithëra, ndërsa në një kënd të oborrit, ishin të vendosur drurët e sistemuar dhe prerë më kujdes, të cilat, do të përdoreshin gjatë dimërit të ashpër dhe të gjatë.
Ishte një njeri shumë i rregullt, i shkathët dhe praktik, duke menduar për gjithçka. Ai asnjëherë nuk linte mbas dore edhe ushqimin, që duhej për kafshët në stinën e dimërit, duke u përkujdesur, për jonxhen në pranverë dhe sanën, tallën, kashtën në dimër dhe pastrimin e përditshëm të stallës së bagëtive.
Familja ishte sofra e burrave të njohur të krahinës me tradita të hershme bese, burrërie, mikëpritje e zakonet kanunore, të ruajtura dhe përcjellura ndër brezni me dinjitet.
Në kujtimet e më të moshuarve në krahinë, ende sot flitet me shumë respekt, për bujarinë e Ndue Jakut, treguar në shumë raste. Ai, ishte i prirë në shpirt, për t’u bërë vetëm mirë njerzve në nevoj. Kështu, kushdo që kishte nevoj për ndihmë, menjëherë iu drejtonte atij, për ndërmjetësi (dorëzan) tek tregtarët e dyqanëve (sidomos për rrobaqepsit e veshjeve të nusërisë, shënimi im T.M.), Gjakovës, Pejës e shumë qytete e krahina të tjera. Ka patur raste, kur me shumë respekt, është dëgjuar fjala e tij edhe në qytetin e Shkodrës, mbasi dihet, që Mrijajt, kanë jetuar për shumë vite në këtë qytet të lashtë si djepi i kulturës mbarëshqiptare.
Gjithashtu edhe katragjyshi i Ndues Çun Marku, pas shumë vitesh burgimi, në çelitë e errëta të Perandorisë Osmane nga torturat çnjerëzore kishte gjetur vdekjen. Ai, ishte përcjellur me nderime dhe respekt të madh nga shumë tregtare qytetarë shkodranë, që ishin miq të familjes Mrijaj. Përmes një kortezhi të gjatë, ai ishte përcjellë, për në banesën e fundit, drejt varrezave të njohura të Rrmajit, ështrat e të cilit pushojnë edhe sot në atë vend.
Kujtoj, sikurse me ka treguar babai im Nikollë P. Mrijaj, se gjyshi i tij Nikolla i Parë, e kishte marrë disa herë me vete djalin e vëllait Nduen, për t’i treguar se ku pushojnë eshtrat e gjyshit të tij Çunit.
Edhe pse isha fëmijë, më kujtohen dy raste me babën Ndue. Një ditë, kishte ardhur kumbara Kolë Heqimi me marrë flokët e djemve të axhës Ndrecë (sipas traditës). Mbasi ua rruante kokën fëmijëve, u vente nga një plis të bardhë.
Unë u mërzita, pse nuk më kishte sjellur edhe mua një plis si të gjithë fëmijëve të tjerë. Baba Ndue, duke parë se isha prekur dhe po qaj, për të më qetësuar dhe marrë me të mirë nxorri facoletën (shaminë) e tij me lule dhe mënjëherë ma lidhi në kokë, duke më buzëqeshur, më tha: “Kjo është më e bukur se plisat e bardhë…”
Herën e fundit të takimit me babën Ndue, më kujtohet edhe sot e kësaj dite, kur ai ishte i sëmurë. Gjyshja, më mori me vete. Sapo hymë brenda, në odën e burrave, ai menjëherë iu drejtua gjyshës: “Sa mirë ke bërë, që më ke sjellur Tomën e vogël sot këtu...”
Ai, më mori pranë vetës dhe më përfqafoi me dashuri, duke më buzëqeshur plot gëzim, iu drejtua gjyshës, me fjalët: “Jepi djalit të vogël petulla të hajë, se janë shumë të mira.” Asokohe ishte traditë, që kur njerëzit i bënin vizitë të sëmurit në dhomën e tij, i sillnin ushqime të ndryshme, sikurse ishin petullat me mjaltë, kuleç piteje etj. Baba Ndue, duke më shikuar dhe vënë dorën mbi kokë përshpërti lehtë: “Nuse, amanet ketë djalë… Unë, shpejt do të shkoj… dhe do t’i tregoj nënës së Tomës, Dilës, se ai është duke u rritur dhe po bëhet një djalë shumë i mirë.”
Gjyshja, duke e
dëgjuar me vëmendje, i tha: “Ora e shurdhët Baca Ndue! Ti s’je duke shkuar
askund.” Në fytyrën e gjyshës dhe babës Ndue pash se u pikuan lotë nga
sytë.
Ai më puthi në dy faqet dhe ballë e shtoi: “Bëju djalë i mire…”. Ai ktheu kokën nga gjyshja e i tha sërisht: “Merri kuleqtë e pites dhe petullat me vete dhe jepja ti haj Toma, se baba Ndue nuk han më.”
Unë, asokohe isha 5 vjeç. Ishte hera e fundit, që e pashë babën Ndue. Më erdhi shumë keq dhe ndjeva një boshllek në shpirt, sepse ai më donte shumë. Gjyshja, me krenari dhe gëzim e tregonte shpesh këtë ngjarje, ku, ajo kujtonte se ai i donte të gjithë fëmijët, por më sëshumti mua, që isha i vogël dhe jetim pa nënë...
Ndue Jaku, ishte një burrë i pashëm dhe shtatlartë. Ai, mbante gjithnjë plis të bardhë në kokë, kishte mustaqe dhe vetulla të trasha, vishej shumë bukur me rroba kombëtare, tirq ngjyrë kafe, me shumë fije gajtan (jelek, gjamadan) dhe mbante orën me zinxhir të gjatë ari. Kudo ku shkonte mbante armën në brez, një traditë shekullore e gjithë shqiptarëve asokohe.
Jaku i Mrisë, me gruan e tij Gjylen bij e Sherrve të Pogragjes, pas lindjes së Ndout, kanë pasur edhe dy vajza: Lenën e martuar tek dajët e mi Marlekët e Perlinave, për Ndue Gjok Marlekun.
Ndoshta, është mirë për lexuesit, që të zbardhim për herë të parë, një ngjarje të rëndësishme historike, për të birin e Ndue Gjokë Marlekut, Palush Marleku, i cili, ishte edhe djali i motrës së Ndue Jakut.
Dhe historia kujton, se Palush Marleku, u vra burrërisht me karabienierët italianë, që kishin ardhur asokohe për të arrestuar Kryetarin e Komunës së Dollcit Ukë Sadikun (1907-1947), të birin e heroit Sadik Ramë Gjurgjevikut (1872-1944), historinë e së cilës do t’a mësoni pak më poshtë…
Vajza e vogël e Jakut, Marqja, martohet në familjen e madhe të Nush Marndrecve të Vraniqit, Komuna e Gjakovës. Ndue Jak Mrijaj, la mbrapa dy djem: Markun dhe Jakun. Marku u martua, me Zojën, të bijen e Selmanve nga fshati Radulloc. Ata kanë 4 djem: Zefin, Pashkun, Gjokën, Tonin dhe një vajzë të vetme Tonen.
Ndërsa Jaku martohet me të bijën e Pjetrit të Markalleshit Zojën nga Ranoci. Ata kanë dy djem: Pjetrin e Franën dhe katër vajza: Janën, Mirën, Dilën e Lushën.
Sot kjo familje e madhe është shtuar shumë dhe vetëm nga brezi i Ndue Jakut Mrisë, numërohen më shumë se 100 antarë. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë dhe punojnë në Kosovë, ndërsa të tjerët në diasporë: Kroaci, Zvicër dhe Gjermani.
Ndue Jaku, me punën dhe veprën e tij, mbeti një emër, që nderon familjen e madhe Mrijaj ndër shekuj.
Ai ishte i biri i Ndue Gjokë Marlekut dhe djali i motrës së Ndue Jakut Mrisë. Familja e madhe e Nikollë Gjokë Marlekut, prej kohësh ka jetuar brez pas brezi në Mirditë dhe vjen nga fisi i Spaçit. Ata u shpërngulën në shekullin XVII në drejtim të Rrafshit të Kosovës, ku, zunë vend në një pellg toke (fushë pjellore) në fshatin Perlinë, që bën pjesë në Lugun e Drinit.
Miku i ngushtë i familjes Marlekaj, Ukë Sadiku, djali i madh i Sadik Ramës Gjurgjevikut, kishte mbaruar shkollën dhe mund të gëzonte detyra të mëdha, por i la të gjitha. Atë e kishte marrë malli për ato male, në të cilat, si fëmijë, shihte të atin (kaçakun), shihte pushkën e tij dhe mendonte, se kur do të arrinte të bëhej si i ati. Ai u zgjodh kryetar i Komunës në Dollc më 1941, afër katundit të tij ndërmjet të vetëve.
Me tu emëruar kryetar komune në katund, që ishte në afërsi të Marlekajve, Sadiku e porositi të birin e vet Ukën, që t’a merrte pranë vehtes një mashkull të kësaj familje. Sadiku e njihte shumë mirë këtë familje mirditore me besë, burrëri e bujari të ruajtur në shekuj.
Uka e kreu porosinë e të atit. Ai një ditë u gjend në shtëpinë mikpritëse të Marlekajve, ku, ua përcolli fjalët e babait. Këta e pritën shumë mirë ardhjen e Ukës në shtëpinë e tyre dhe e zgjodhën njërin ndër mashkujt më të përgatitur fizikisht e psiqikisht e ia dhanë Ukës, Palush Marlekun, duke e prositur, që t’i qëndroi besnik, sipas traditës, që kishin të kultivuar prej shekujsh.
Por serbët e malazezët e katundit e pritën me hidhërim ardhjen e Ukë Sadikut si Kryetar, sepse e kishin njohur mirë babain e tij, Sadik Ramën, kundërshtarin e madhe të pushtuesve serbo-malazezë.
Qysh në ditë e para të marrjes së detyrës, filluan ankesat e tyre pranë xhandarmarisë italiane, të stacionuar në Zllakuqan për "keqtrajtimet", që u bënte Uka atyre.
Një ditë, kur Uka kishte thirrur në një mbledhje në Komunën e Dollcit, antarët e këshillit (kryepleqtë e katundeve, shënimi im T.M.), që i takonin kësaj komune, papritur, në dhomën e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierë. Si përkthyes, marshalli italian kishte sjellë Gjokë Marlekun, ngaqë Uka nuk e njihte italishten.
Marshalli e urdhëroi Ukën të mbyllte mbledhjen dhe të shkonte me karabienierët në Zllakuqan, për një bisedë zyrtare. Uka i thotë, se mund të bisedonin aty. Marëshalli zemërohet dhe menjëherë çon dorën tek revolia, por me shpejtësi Gjokë Marleku ia kapë dorën marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kërcen nga dritaria. Sipas tregimeve të dëshmitarëve salla zbrazet, dhe në kacafyetje kishte mbetur Gjoka me marshallin.
Rojet e Ukës Smajl Sadrija dhe Palush Marleku, kishin vrapuar pas Ukës, Palushi ishte kthye me vrejt se çfarë po ndodh me axhën e tij Gjokën. I sheh ashtu të kacafytur, por marshalli si ushtarak e kishte hedhur Gjokën në gjunjë, Palushi, si i ri dinamik ua kap me shpejtësi revolen dhe qëllon marshallin. Pasi dëgjon krismën e revoles vjen menjëherë karabinieri, që ishte vetë i dyti në ndjekje të Ukës, Palushi e qëllon edhe këtë me të shpejtë dhe e len të shtrirë, por karabinieri tjetër e qëllon Palushin mbrapa shpinës, ku, mbeti i vdekur në vend Palushi e karabinieri i plagosur vdes pas pak kohe.
Me t’u njoftuar italianët me ngjarjen tragjike të nesërmen pushkatojnë Gjokë Marlekun, në derën e shtëpisë. Palush Marleku qëndroi si burrat, duke ruajtur nderin e familjes së madhe të Marlekajve, ku, kënga popullore e përjeton me këto vargje:
"…Kur kërciti pushka s’parit
Prite prite Smajl Hajdari,
Kur ka krisur pushka s’dyti
Mirë ia ngjiti Ukë Sadikut,
Kur kërciti pushka s’treti
Vrau marshallin me karabinier Palush Marleku…"
Daja i Palush Marlekut, Ndue Jaku i Mrisë, ishte krenar se nipi i tij Palushi, i qëndroi besnik Ukë Sadikut deri në vdekje, duke respektuar me përpikëmeri Kanunit dhe traditat shekullore të kombit tonë. Palushi i Ri, nderoi familjen e Marlekajve dhe dajët e tij Mrijajt.
Ndue Jaku, pas vdekjes së Palushit, i qendroi shumë afër familjes Marlekaj dhe shumë herë shkoj, për ta vizituar dhe vendosur kurorë me lule të freskëta, në varrin e nipit të tij, për heroizmin e të cilit ishte krenar deri në vdekje.
Ndue Jaku, nga viti 1907 deri në vitin 1953, drejtoj me shumë ndershmëri familjen e madhe Mrijaj, duke e çuar deri në fund amanetin e axhës së tij Nikollë Mrijës së Parë.