| E merkure, 28.05.2014, 06:44 PM |
Lojë me sherr e ndërkombëtarëve,(ndoshta) edhe vendorëve ?!
Atëherë kur punët shkojnë teposhtë, zhduken miqtë. (C.A.Petronius)
Nga Zejdush Kastrati
Rasti i treshes, me ne krye Lushtakun,është edhe njëra ndër provokimet dhe skenarët e mundshëm që ka inskenu faktori ndërkombëtar,përkatësisht komponenta e Eulex-it, taktikë dhe strategji, e cila, jo vetëm kësaj radhe, është përgatit mire e qartë, për veprim dhe zbatim, dhe kuptohet, si edhe shumë herave tjera ,lidershipi kosovarë, tregoi haptas, se ose nuk dinë,ose nuk dëshiron, të bëjë veprime dhe kundërpërgjegjie, që në radhë të pare, janë në përputhje me interesat e shtetit dhe vendit,apo të tregoj “vijën e kuqe”,por,edhe kësaj radhe, e hangrëm, “karemin”, dhe iu nënshtruam, poshtërimit,servilizmit,bajraktarizmit,anarkisë institucionale,dhe treguam haptas, se si shumë here, deri më tash,interesi personal, është, më me rendësi, se ai shtetëror e institucional.!
Nuk është hera e parë, që faktori ndërkombëtarë, ka provokuar situaten,si kjo me rastin “Lushtaku”,dhe kuptohet, se pothuaj si cdo “eksperiment” të deritashëm, edhe pse të shumtën e rasteve, kanë qenë, në dëm, të shtetit dhe interesave të Kosovës, dhe në kundërshtim të një drejtësie dhe te një standardi demokratik, në të cilën, më së shumti edhe thirrën këta ndërkombëtarë, prapëseprapë, fatkeqësisht, edhe pse këto veprime, sollën konfuzitet,pakënaqësi dhe iritim, në fund të fundit, jemi dëshmitarë,gadi qind për qind,gjithnjë, edhe u realizuan siq dashën, të huajt !
Në veqanti,vendimi i Eulex-it, për dërgimin e shqiptarëve të paraburgosur, në burgun e veriut të Mitrovicës, në rrethanat dhe kushtet aktuale,është një veprim dhe vendim, që fillimisht, është dashur, të kritikohet dhe të kontestohet ashpër,nga të gjitha institucionet e Kosovës,në radhë të pare nga Ministria e drejtësisë, departamenti I burgjeve,por pse jo edhe nga Presidenca dhe Qeveria, dhe ate, duke kërkuar fuqishëm që të mos lejohet dhe krijohet hapsirë, për iritim masash dhe protesta , deri edhe te padëgjushmëria qytetare, meqë, ka pasur mjaft argumenta, për të dëshmuar me fakte e ngjarje konkrete, se në veriun e Mitrovicës,nuk ka kushte dhe atmosfere për të jetuar e vepruar lirshëm as për sërbët e asaj pjese , as për shqiptarët e shpërngulur që nga viti 1999, e të mos flasim, për shqiptarët e paraburgosur, sic janë ata, që janë identifikuar, si bartës të UCK-së.
Se dërgimi I të paraburgosurve shqiptarë në veri është më shumë se provokim dhe veprim iritues, janë shumë argumenta që flasin, se nga po ky burg, ku është dashur të dërgohen këta “terrorista”,janë shënuar shumë raste kur kanë ikur të paraburgosurit sërbë(rasti I ikjes së 21 sërbëve në vitin 2ooo) të cilët asnjëherë nuk janë kapur,pastaj vrasja e policit Enver Zymberi dhe rasti kur para një muaji i arrestuari për dyshime si vrasës i policit kosovar është liruar nga sërbët lokal në prani të policies, që (bile )mbanin uniformën e policisë së Kosovës, pastaj,vrasja e një pjestari të policies së Unmikut para disa vitesh, vendosja e barikadave dhe mosëintervenimi për largimin e tyre,eksplodimet e shpeshta edhe gjatë ditëve të fundit,të cilat po shkaktojnë jo vetëm panikë por edhe dëme material, por edhe shumë fakte dhe dëshmi tjera, janë alibi dhe dëshmi të bollshme,se e drejta, për të kontestuar, dhe kërkuar, mosëzbatimin e vendimit të Eulexit për dërgimin e grupit të “Drenicës” në burgun ne Veri të Mitrovicës, për institucionet tona ka qenë,një obligim dhe një e drejt e pakontestueshme për momentin.
Kur si
argument shtesë, ia shtojmë edhe rastin më të freskët,kur lideri lokal sërb,
Oliver Ivanoviqi,i arrestuar dhe i dyshuar për krime lufte,person i cili vetëm
tri ditë para se të arrestohej, në lokalet e
Deklaratat e shpeshta të ndërkombëtarëve, e në veqanti ato të fundit, se nuk ka kompromise sa i përket zbatimit të ligjit dhe rendit, më tepër janë fjalë boshe dhe për marketing, sepse, pikërisht, këta ndërkombëtarë, gjithnjë,po bëjnë kompromise, në dëm të një gjykimi dhe reflektimi te drejt e ligjorë, dhe në dëm të interesave të Kosovës, dhe ate, edhe me rastin e arrestimeve, edhe burgosjeve e paraburgimeve që po i bëne në baza etnike, duke i ndarë e vendosur edhe në burgje të caktuara,me cka edhe po e nxitl urrejtjen, dhe krijon ndasi, pa pasur nevoje ,pasi që, ata që kanë bërë krime, kanë vetëm një emër, dhe ate –kriminelë,dhe vendin e vetëm e kanë në burg.
Se disa të paraburgosur shqiptarë, duke përfshirë edhe Lushtakun e disa komandantë tjerë,vetëm me letra kanë qenë në ndërtesat e burgut,përsëri, ku kanë dëshiruar vet ata, edhe tu shkruhet vendimi, sa për sy e faqe, se aty vuajnë dënimet, edhe ky argument, qëndron, dhe vështirë kontestohet,dhe vërtet, itinerari i tyre, më i shpesht, ka qenë, QKUK-ja, por edhe restorane e lokale, ku pihet edhe rakia e luhet bigjozi, pastaj, edhe vizita nëpër sera të fshatrave, dhe oda të miqëve e jaranave,por prapësepra, të gjitah këto nuk munden me qenë arsyeja dhe dëshmia , që si “shpërblim”, për këto “vizita”,të papritura, të ndëshkohen, dhe të dërgohen, aty ,ky nuk e din se cka “bjen mëngjesi”, apo ku nuk e din se “kush ha” e” kush pine” e në fund ” kush paguan”.
Zatën,në burgjet e Kosovës, nuk kanë qenë, të privilegjuar, vetëm grupi i “Drenicës”,që është kërkuar të dërgohet në Veri të Mitrovicës.Edhe shumë të tjerë të paraburgosur, që kanë gllabëru miliona e miliona të bugjetit të Kosovës, kanë uzurpu prona publike e shtetërore, e kanë bërë marrina të ndryshme,janë të akomoduar në dhomat, që i kanë zgjedhur me enterier siq kanë dëshiruar vet,me televizor plazma,teknika me fundit, e me kondicioner, me paqetime pijesh energjike Redbulli , e cigare Malboro, pastaj ushqim special nga restorane jashte,me telefona mobil të vendosur në tavolinë,me gjyguma qaj rusi, që i kanë shërbyer gardianët,por, ata janë të përgdhelur dhe të forte, sepse edhe veprimet, për të cilat, akuzohen, i kanë bërë, bashkë me disa nga të fortit, që për momentin , janë jashtë, dhe janë, pjesë e pushtetit.
“Zhdukja”, për dy ditë, e treshes, me në krye “Lushtakun”,edhe kësaj radhe tregoi se funksionimi I shtetit është në krizë.Dëmin më të madhë e pësoi pikërisht ky shtet të cilin si duket vetëm deklarativisht po e duam dhe po e permendim për ta zhvatur,shfrytzuar, por edhe shkërdhyer kur po na preket interesi personal.
A pranuam apo jo,edhe kësaj radhe, shtetin tone, e shkërdhyem,por “kopilin” na e la Eule-xi,i cili, nëse nuk këndellemi, do të na shkërdhej,me siguri, edhe herave tjera.Ia kemi kthy prapanicën…