Mendime
Asllan Dibrani: Muhaxhedinët, përdhosja e pasaportës
E hene, 26.05.2014, 03:40 PM
Përdhosja e pasaportës kosovare në Siri akt barbar, terrorist dhe antikombëtar!
Nga Asllan Dibrani
art@asllandibrani.com
Muhaxhedinët
dhe fundamentalizmi
islamik"shqiptar" në Kosovë u përshkallëzuar edhe këto ditë
nga nxënësit e xhihadit me akte të reja terroriste kundër Kosovës! Ja, populli im i dashur këto janë rezultatet
famëkeqe dhe më të turpshme të historisë shqiptare të bëra nga njerëzit , si
Shefqet Krasniqi ,Fuad Ramiqi, Jeton Sfirca, Gëzim Kelmend,Ferid Agani etj, që
prodhojnë grupe ,grupe njerëzish barbar,
që për interesat e huaja e djegin ,
dhunojnë , vrasin dhe e shuajnë qenien tonë kombëtare. Këto janë aktet dhe
faktet më të tmerrshme për imazhin e vendit tonë që aq shumë vuajti nga barbarët
dhe regjimet e njëpasnjëshme. Tash
Muxhahedini shqiptar në Siri e djeg pasaportën e Kosovës (Video)në vend që
Kosova të bëhet shembull i mire në Evropë ,për t'u tregu vendeve botërore që ne
e deshëm lirinë dhe e duam integrimin. Ja armiqtë e radhës pra, armiku aktual
që po masakron dhe po fut në humnerë vendin nga këta njerëz direkt të invalvuar
nga qarqet serbosllave e përdhunosën
pasaportën e Kosovës në Siri .Muhaxhedinet mercenar , e mohojnë përkatësinë tjetër të tyre
dhe thonë që janë vetëm mysliman.
Ata në shenjë mohimi të identitetit kosovar i dogjën pasaportat kosovare të përcjellura
me mjetet e informimit të Serbisë siç keni rastin ta shohim përmes Videos! Fatkeqësia , rrënimi
dhe vetizolimi ndaj Evropës dhe
drejt Amerikës, po shkon drejt shkallëzimit që sinjalizon një
mesazh të keq të këtij populli
qe po rrinë spektator ndaj aktorëve që po i mihin varrin
e Kosovës.
-Djegia e pasaportës së Kosovës dhe flamurit i shoqëruar në atë pasaportë është një akt barbar, një vepër kriminale dhe armiqësore ndaj vlerave të UÇK-ës dhe luftëtarëve të saj!Edhe se e konsideroj që ky flamur dhe kjo pasaportë duhet të shkrihet në një , atë të shtetit të ardhshëm shqiptar, në një Shqipëri të bashkuar...Ky akt i ekstremizmit fetar islamik tek shqiptarët , i dirigjuar nga qarqe të huaja po e cenon vet territorin tonë për tokën e Shamit,për Irak e për Iran!Fundamentalizmi islamik në Kosovë i shoqëruar me vepra terroriste , është kundër luftës së shenjtë shekullore që e bëri populli i Kosovës për t'a hequr çizmen e Serbisë,të Turqisë, të Italisë të Austro-Hungarisë e të dreqit e të birit nga Kosova! Përdhunosja e pasaportës së Kosovës në Siri është në kundërshtim me qindra e mijëra student, profesor dhe intelektual që u dergjëm në burgjet serbosllave, për ta pavarësuar Kosovën. Këta mërcenar dhe mbeturina të popullit shqiptar, po e shfrytëzojnë edhe mungesën e shtetit dhe ligjit që nuk funksionon në proporcion me interesat tona kombëtare. O zot ruaje kombin tonë shqiptar nga vet shqiptarët!!!???...
Shiko
videon me poshtë: