E premte, 27.12.2024, 08:49 AM (GMT)

Mendime

Shefqet Dibrani: Demagogjia politike e LDK-së

E premte, 23.05.2014, 06:22 PM


Demagogjia politike e LDK-së që do ti kushtoj Kosovës shumë...

(Kjo analizë vjen si refleksione i veprimeve unitare që po i bënë kryesia e LDK-së, e cila edhe kësaj radhe nuk është e guximshme t’i marr përgjegjësit që ia ngarkon koha)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Një vend nuk është në krizë pse një qeveri është e dobët në udhëheqje, në menaxhim dhe në zhvill të atij vendi. Një vend nuk është në krizë edhe nëse ajo strukturë udhëheqëse është e korruptuar, madje, madje nuk është në krizë edhe nëse është e implikuar në krimin e organizuar politik dhe ekonomik.

Një vend është në krizë të madhe vetëm nëse atë nuk mund ta zëvendësojmë me një qeveri të ndërgjegjshme, të aftë dhe dinjitoze. Kosova, sot për sot po përjeton këtë krizë, pasi asnjëri nga subjektet që garojnë nuk e plotësoj kuotën minimale të aftësisë, pastërtisë dhe të moralit politik. Shikuar në përgjithësi duke u nisur nga njëshi i partive e duke mos shkuar më larg se sa tek numri dhjetë, në secilën listë ka dosje të hapura dhe njerëz të korruptuar.

Si njohës i mirë i zhvillimeve politike në LDK-së, dhe si veprimtar i saj që nga viti 1989, jo pa qëllim do ta marrë në shqyrtim vetëm listën e partisë të cilës i kam shërbyer që nga themelimi, atëherë kur një pjesë e madhe e kësaj liste ose kanë qenë në pelena ose kanë qenë të angazhuar në veprime diversante kundër LDK-së, kundër politikës së saj dhe kundër liderit historik që pat kjo parti dhe Kosova. Në këtë plan lista e LDK-së të shtyn me dyshuar nëse këtë punë kryetari Isa Mustafa e ka marrë seriozisht. Si duket shkolla e Kumrovcit atë e ka vënë në krye të misionit për ta shkatërruar filozofinë çerekshekullore të Ibrahim Rugovës dhe të vet LDK-së.

Tani më lista e LDK-së, qiti në pah tërë demagogjinë e reformave që i ka premtuar një kuadër i rafinuar që kurrë nuk e ndau mendjen nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë siç është Isa Mustafa. Lista qartëson se ai nuk ka bërë asnjë lloj reforme. Ai nuk ka larguar asnjë nga humbësit e zgjedhjeve lokale, asnjë plak të matufosur, madje ka sjell në parti, siç themi ne në diasporë “të Bahnhof-eve” dhe i ka futur në listë, e cila sipas deklaratave të Isa Mustafës, nuk ka pasur asnjë kundërshtim, çka do të thotë se me vetëdije po e bënë përgjegjëse për këtë krim politik tërë listën dhe miratuesit e saj.

Filozofia për ta ndërruar qeverinë e keqe me njerëz të këqij është e gabueshme dhe me pasoja të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Një qeveri e keqe duhet të ndërrohet vetëm me një qeveri të mirë, të ndërgjegjshme dhe e zonja për ta nxjerr vendin nga kriza.

Sot për sot a i ka Lista e LDK-së këto mundësi: JO, sepse LDK-ja, për fat të keq është shndërruar në një “karakush – zgjeb”, e cila si sëmundje kryesisht manifestohet nëpër këmbët e kuajve. Kjo filozofi e dal nga shkolla komuniste e Kumrovcit po përfaqësohet nga kryesuesi i listës, përkatësisht kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili si duket ka për qëllim për ta ruajtur një strukturë, një klan puthadorësh, të cilët nuk skuqen edhe pse thuhen se janë të lidhur me krimin ekonomik dhe tjetër fare, dhe rrinë në listë. Të tjerë pëlqejnë e miratojnë atë çfarë u dikton shefi, prandaj gjendja është shqetësuese, e ky shqetësim është i lidhur me faktin se u janë shurdhuar gojët gati të gjithëve dhe nuk po shqetësohen për Kosovën.

Për tu bërë situata më tragjike, LDK-ja e ka nominuar Isa Mustafën për kryeministër pa e sqaruar rolin e tij në kohën e ndryshimeve Kushtetuese për një Serbi unike dhe në Qeverinë e Jusuf Zejnullahut. Pastaj nuk u sqarua kurrë, nëse jo Veton Surroi, kush e bëri Ministër në Qeverinë e Bukoshit, në kohën kur gjatë tërë viteve të 90-ta janë të njohura qëndrimet e Bujar Bukoshit, e bashkë me të edhe të Isa Mustafës, dhe një klani rreth tyre, të cilët tërë paranë dhe arsenalin e tyre e patën drejtuar kundër LDK-së e dr. Ibrahim Rugovës. Pastaj janë të njohura qëndrimet e tyre edhe kundër Kryesisë Qendrore, kundër QIK-ut, kundër Degëve të LDK-së, sidomos në Gjermani dhe Zvicër. Në kohën kur ishte Ministër i asaj qeverie Isa Mustafa i cili e pat mbledhur edhe “Huan e Njohur Popullore”, për të cilën në kushte normale do të kishte punë prokuroria. Isa Mustafa duhet të flet më qartë për FARK-un, për ushtarakët e karrierës, për Kosharën. Nëse nuk ka qenë lojë duke u premtuar ushtarakëve “FARK-un”, e në anën tjetër sikur e paskan luajtur lojën e djallit. Isa Mustafa, pas luftës (diku në 2003 – 2004), nuk ka pranuar të bëhet Ministër në LDK, sepse në atë kohë nuk e ka duruar dr. Ibrahim Rugovën dhe shi për këtë ai kurrë nuk u distancua nga veprimet e Bujar Bukoshit, por atij i jepen privilegje të mëdha në kohën kur kurrë nuk ka fol e diskutuar si politikan.

Për çudi të të gjithave Isa Mustafës, ia pat falur të gjitha këto mëkate, pikërisht Fatmir Sejdiu i cili e bënë këshilltar të tijin, madje duke i shkelur të gjitha procedurat partiake. Më pas e bënë edhe kryetar të Prishtinës, dhe me një fjalë e rehabiliton pa u konsultuar me askënd. E ky me metodën e tij të njohur e shpërblu Sejdiun me ndëshkim të cilën e ka merituar, por jo nga Isa Mustafa. Kurse tashti Isa Mustafa po tallet me te, me elektoratin dhe me fatin e Kosovës.

Dihen edhe qëndrimet e Isa Mustafës në raport me familjen e dr. Ibrahim Rugovës, e cila për fatin tonë të keq kjo familje e rehabilitojnë së pari Bujar Bukoshin, e tani edhe Isa Mustafën, dhe vërtetë nëse në vitet 90-ta dhe pas luftës nuk i realizuan qëllimet e tyre kundër dr. Rugovës, në raport me këtë familje Bukoshi&Mustafa e kanë realizuar skenarin e tyre plotësisht.

Isa Mustafa nuk është reformator, përkundrazi ai me qëllim i ka lënë anash: Jusuf Buxhovi të cilit nuk i kanë shkuar kurrë në promovimin e librave për “Kosovën”. Pastaj ai ka lënë anash edhe dr. Rexhep Gjergjin, dr. Zejnullah Rrahmanin, Donikë Gërvallën dhe tërë Degët e LDK-së në Diasporë, kurse Hafiz Gagica nuk duhej koritur, pasi ai më nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, dhe nuk është dashur të krijoj dyshime rreth konflikteve të dikurshme me të, madje edhe ato që u përfolën se prokuroria gjermane ka nis hetimet, për të cilat janë vënë në lëvizje njerëz të afërt me të.

Pastaj është dashur të llogaritej besimi tek Anton Kolaj, Naser Rugova, Frasher Demaj, Azem Hajdari e nga raca e gazetarëve në është dashur të harrohej Gani Mehmetaj, e jo të merren “aderues” nga rruga duke i injoruar veprimtarët e LDK-së të cilët për një çerek shekulli u ndenjën besnik parimeve të tyre politike.

Nuk i mjaftoi LDK-së humbja e trefishtë në Prishtinë, që e bëri Isa Mustafën të të hesht edhe ndaj humbësve të tjerë anë e kënd Kosovës... si dhe një mori faktesh të tjera për të cilat ky njeri është dashur të jap dorëheqje dhe të mos i lëndoj më tepër proceset demokratike. Por dihet se skenaristi i kësaj gjendje në LDK është pikërisht sekretari i LDK-së Ismet Beqiri, i cili është shndërruar tamam në një fllaster që ngjitet kudo dhe kurdo. Pse tani të ashtuquajturit analist, sidomos ata që po ia mbajnë ison Isës nuk flasin hapur për proceset për të cilat dihet se ekzistojnë, prandaj shtrohet pyetja a i duhet LDK-së dhe Kosovës një kryeministër i tillë?!

Shqetësuese në këtë plan del e dhëna se në rast të një fitoreje të mundshme, Isa Mustafa do ta vazhdoj rolin e Hashimit Nr.2, dhe pastaj e zeza e madhe do të bie mbi tërë Kosovën, pasi ky do ta degjeneroj LDK-në edhe më tej.

Metodologjia e shkollës së Kumrovcit si askush tjetër ky i ka vënë në lëvizje për të krijuar imazhin e rrejshëm për kujdesin që paska për familjen Rugova, dhe me intrigat e tij e ka futur Teutë I. Rugovën në listë, pastaj surprizë e radhës bëhet edhe vajza e Enver Malokut – Doruntina, e po ashtu e krijoi imazhin e rehabilitimit të Isës, kur dihet se çfarë ka bërë Isa Mustafa me babain e saj, natyrisht për shumë kë veprimi i Doruntinë E. Maloku ka qen shok. Një tendencë rehabilitimi është pa edhe me ushtarakët e karrierës për ta zvarritur çështjen e FARK-ut dhe sidomos të hulumtimit për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Mbulimi me gazetar të njohur të cilët në karrierën e tyre s’kanë bërë punë të mbara për LDK-në, sidomos për Degën në Zvicër, është edhe një lojë tjetër e cila elektoratin e LDK-së përsëri e vë në dilemë të dal a të mos dal në vendvotime, ditën e 8 qershorit, pasi ai elektorat është i vetëdijshëm për demagogjinë që e bënë kreu u LDK-së që përfaqësohet nga Isa Mustafa dhe ndihmohet nga një klanokratur që nuk do të tregohet më e mirë se sa kjo që ishte në fuqi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora