Kulturë
Murat Gecaj: Lida Lazaj (Xhamo) - ''Syri i së dielës''
E hene, 19.05.2014, 05:36 PM
LIDA LAZAJ (XHAMO): ME LIBRIN E RI POETIK, “SYRI I SË DIELËS”…
Nga Murat Gecaj
1.
Që në
fillim të këtij shkrimi modest, shënoj se kam kënaqësi të shprehem këtu për
krijimtarinë e poetes së talentuar elbasanase, Lida Lazaj (Xhamo). Për atë kanë
dhënë mendime disa kolegë e miq të saj krijuesë, pra që janë të aftë ta bëjnë
më mirë këtë gjë. Kështu, kohët e fundit Përparim Hysi (Papi) publikoi në
Internet një shkrim të bukur, me titullin ”’Peng’ i vargjeve të një poeteje”.
Ndër të tjera, ai shprehet: “Më kanë rrëmbyer vargjet e poetes lirike, Lida
Lazaj…”. Ndërsa, pas publikimit të një cikli me poezi të saj në Internet, janë
bërë shënime vlerësuese e dashamirëse
për të, nga Istref Haxhillari, Hysen Kobellari e Rezart Palluqi.
E, kështu, mund të vijonim edhe me vlerësime të tjera të merituara, për krijimtarinë poetike të kësaj autoreje të talentuar, ndër të cilat është edhe ai i krijuesit të njohur, Arqile Gjata.
2.
Pasi i lexova me kënaqësi mendimet e shprehura më lart, nga kolegu P.Hysi, por dhe të tjerët, në heshtje dhe me dashamirësi, e urova poeten Lida Lazaj për librin e katërt të saj, me titullin “Syri i së dielës”, të cilin ajo ma dhuroi me nënshkrim.
Libri
është botuar e venë në qarkullim nga Shtëpia e njohur Botuese “Ada”-Tiranë, me
redaktor Arqile V.Gjatën e korrekturë nga Novruz Abilekaj. Poezitë e vëllimit
nuk janë ndarë në cikle, por kanë renditje të mirëmenduar. Në ballë, prinë
poezia “Dimëroj me miq”. Që nga titulli, pra ende pa e lexuar atë, mendja më
shkoi në vitet e fëmijërisë sime, atje larg në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).
Kur binte borë e suferina të thante, brenda në odat e shtëpive bubulonte zjarri
dhe pranë tij mblidheshin njerëzit e shtëpisë, por dhe fqinj e miq të tjerë.
Nuk e di, nëse e këndonin këngën, “Bjer, o borë,/ se ne nuk kemi frikë aspak”,
por mjedisi bëhej shumë i ngrohtë. Aty bisdohej për tema te ndryshme, por dhe,
kolektivisht, merrnin pjesë në një lojë tradicionale, e cila quhet “loja e
kapuçave”(më falni, se këtu nuk e shpjegoj dot, me pak radhë)…
Jo vetëm për Lidën, por për çdo nënë, bota e fëmijës është jo vetëm e bukur, por dhe e shenjtë. Në poezinë me këtë motiv, ajo na futë natyrshëm në atë botë të pafundme dhe shkruan: “Kur pemët, fluturakët e yjet emigrojnë/ e toka bëhet e rrëshqitshme,/ dy degëza të njoma hardhie/ lidhur në qafë të shpëtojnë,/ diell të bëhen dy sy femije”. Ndërsa te poezia “Vajza e vogël” shkruan: “Sytë ia vodhën valëzat e lumit si arabeska,/ kapelën ia mori era,/ kordelja u bë udhë, dukurpadukur, nëpr mjegulla…”. Por autorja bëhet edhe vet fëmijë, kur i thurë nënës vargje dashurie e malli të pashuar: “Kaq vjet pa të puthur, kaq vjet s’të shoh,/ kaq vjet, që udhën pa kthim ke nisur,/ në ç’ peng ke mbetur, të ta heq brengën,/ ta pishë aatë gllënjkë ujë të Lithisë,/ që udhëtimin ta vazhdosh,/ thuamë, nënoçkë,/ të të bëj vah që të kalosh?”
Poetja jonë, si shumëkush, i “këndon” me vargje nayrës magjepse shqiptare: “Lum’ kush brengat, qytetin la/ edhe u ngjit, lart në pyje,/ në një zabel me nimfat fjeti,/ nën qiellin çarçaf me yje,/ o në Dardhë, o në Llogora,/ malli pikoi e në prehër ra!” E, me këto ndjesi ajo shpërthen edhe te një poezi tjetër: “Bëri e ç’ nuk bëri kjo vjeshtë,/ me shtjella gjethesh e fërshëllima erërash/ imitoi Van Gogun, në pemë të zhveshura…”. Ndërsa më tej: “ Mbi supe mbaj mantel malli/ qëndisur me lule fushe/, si grur’ i begatë në humus të mirë/ mendimi i pjekur te brazd’ e ballit”. Në këtë natyrë magjepse shqiptare, poetja është “e dehur”, prandaj shkruan: “Ag më ag pikturoj fytyrën,/ në më të njerëzishmen trajtë/ edhe shkërmoqem ag më ag…” dhe “Por, se si pranvera m’u ul në zemër,/ më pushtoi qënien skaj më skaj”.
As Lida
nuk i ka “shpëtuar” dot dhimbjes, që na ka shkaktuar plaga e rëndë e emigracionit.
Poezinë “Letër vëllait” e lexojmë me drithërimë zemre, se kujtojmë ikjen e
fëmijëve ose të t dashurve të tjerë: “Ti gatit ikjen,/ mua m vijnë lotët/ dhe
avionët s’më ngjajnë me dallndyshet,/ por skifterë me kthetra, ë zhgarravisin
lamtumira në qiell/ dhe hije lakuriqësh në tokë!” Me këtë mall e shpresë të zhgënjyer, ëndrron me sytë nga qielli e deti: “Edhe pse
e dija, që nuk do vije,/ të prita kot,/ nuk
Që mos ta lodhim më tej lexuesin, po shënojmë këtu se edhe Lida ka mbledhur në këtë vëllim disa poezi me tematikë dashurinë, këtë ndjenjë mbarënjerëzore. Ajo jepet me shkëlqimin e natyrshëm, por dhe me dritëhijet e saj. Në një “letër malli” ajo shkruan: “S’e dije atëherë,/ s’e di as sot,/ që dashuria është zemra e botës!”. Por edhe kur ajo lëkundet sadopak, kërkohet mirëkuptim e kthesë, për pajtim: “Eja, ta vrasim këtë mëri!/ Kur bota zjen,/ përse të ngrijmë, ne të dy?”
…E urojmë nga zemra poeten e ndjenjave të holla, Lida Lazaj, për këtë vëllim poetik, por dhe për tërë krijimtarinë e frymëzuar të saj! Kemi dëshirën dhe besimin, që ajo do të vazhdojë në këtë udhë, por duke e përsosur më tej mjeshtërinë e vargëzimit!
Tiranë, maj 2014