E merkure, 05.02.2025, 07:53 PM (GMT)

Kulturë

Atdheu i stërlashtë i Indogjermanëve-Europianëve

E hene, 12.05.2014, 06:09 PM


Dieter Wunderlich, (Heinrich-Heine Universität- Düsseldorf)

Atdheu i stërlashtë i Indogjermanëve-Europianëve- (die Urheimat der Indogermanen)

Në krahasim me lashtësinë e të folurit njerëzor (para më shumë se 100.000 viteve), familja gjuhësore Indo-Europiane, (në Gjermani quhet Indogjermane) është „relativishtë e re“. Me zbulimin e afërsisë gjenetike të gjuhëve sikur Sanskrit, Greke, Latine, Gjermane, Kelte etj., shkenca moderne gjuhësore, në fillim të shekullit 19-të, ka filluar në mes tjerash, të zbuloj metoda shkencore, përmes të cilave, në aspektin historik, do të bëjë rekonstruimin e Proto-Indo-Europianishtes (PIE). Që  nga kjo kohë, shkenca është e preokupuar me pyetjen se ku, dhe kur kanë jetuar Indogjermanët e parë.

Metodat krahasuese Linguistike nuk mund të na japin të dhëna mbi prejardhjen dhe vjetërsinë e një familje gjuhësore. Prejardhja duhet të hulumtohet në mënyrë të tërthortë si p.sh., përmes fjalës kali si dhe veprimeve dhe veglave punuese që lidhen me kalin dhe që dëshmojnë një ngjashmëri dhe përbashkësi të lartë. Një pikëpamje e tillë pastaj, mund të krahasohet me të dhëna të tjera kulturore. Konstatimi i vjetërsisë është arritur me metodën statistikoreGlottochronologjisë (Schwadesh 1952). Nëse meret parasysh fakti se bashkësitë gjuhësore të qdo gjenerate e zëvendësojnë një numër të caktuar të vokabularit, atëherë është e mundur që të llogaritet distanca kohore në mes të dy gjuhëve. Por, kjo metodë e injoron mundësinë e kontakteve më të vonshme  si dhe nuk ka mundësi që ti marrë parasysh huazimet e më vonshme gjuhësore.

Duke u bazuar në hulumtimet më të reja shkencore, para se gjithash gjuhësore, ja se c’farë thot gjuhëtari Wunderlich mbi atdheun e lashtë të Indogjermanëve-Europianëve.

Për një kohë të gjatë është pranuar mundësia që Indogjermanët u përkisnin popujve kalorës, të cilët kishin ardhur nga thellsitë e Azisë dhe të Rusisë drejtë Europës (sikur Mongolët dhe Turqit më vonë). Ky perceptim- kjo pikëpamje, ishte „murosur“ nga Kurgan-Teoria, duke u bazuar edhe në njohuritë arkeologjike (Gimbutas 1973).

Sipas kësaj pikëpamje, atdheu i lashtë i Indogjermanëve ndodhet në thellësitë e Rusisë dhe Azisë, si dhe Anadollit të sotëm - në stepat e Dnjeprit dhe Volgës, në veri të Detit të Zi. Ata përdornin karrocat për luftime, mjete pune dhe lufte prej bronzi, dhe lan pas varreza tokësore në maje bregjesh („Kurgan“), që datojnë nga viti 3.500-2.500 para krishtit). Sipas këtij koncepti, gjuha e parë që ishte ndarë nga familja gjuhësore Indo-Gjermane, nuk ishte më e vjetër se 5.500 vjet.

Këte konsensus shkencor e ka vu në pikëpyetje teoria e Anadollit (Anatolien-Theorie).

Renfrew (1987) konstatonte se përgjegjës për shpërnguljen nga vendi i parë , si p.sh., nga vendi i dy lumenjëve (Mesopotoamia-Iraku i sotëm), ishte rritja e popullsisë, dhe në këte drejtim posaqërisht kishte kontribuar fillimi i punimit të tokës. Egziston mundësia që Indo-Europianët e parë të kenë lëvizur drejt veriut, deri ne skajet më të largëta të Kaukazit, në mes tjerash, edhe në regjionin e Anadollit të sotëm. Sipas kësaj pikëpamje, ata janë me se paku 9.000 vjetvjetër.

Duke u bazuar në një analizë krahasuese të mostrave të gjakut dhe atyre gjenetike, Cavalli-Sforca (1994), kanë propozuar që pikëpamjet e Kurgan-Teorisë dhe asaj të Anadollit të bashkohen. Sipas tyre,  Proto- Indo-Europianët (PIE), janë formuar në Anadollin e sotëm.

Nga Proto-Indo-Europianishtja shumë herët mund të jenë ndarë: gjuha Hetite, Toharish, Armenishtja dhe sipas të gjitha gjasave edhe Greqishtja dhe gjuha Shqipe, derisa një grup tjetër i Proto Indo-Europianëve është shpërngulur më në veri, dhe atje e kanë zhvilluar Kurgan-kulturën. Nga atje pastaj, para 5.500-5.000 vjetëve, janë ndarë Keltët, Gjermano-Italikët dhe Balto-Sllavët.

 

 

2

Një kthesë befasuese  e ka sjell pyetja e Indogjermanistëve ose mospajtimet ne mes të teorive te lartëcituara, bazuar nga një raport hulumtues, i cili bazohet në të dhëna të ngjajshme, sikur te metoda e Glottohronologjise, por tani nga një metodë e përsosur kompjuterike e evolucionit biologjik.

Pastaj mospajtimet mbi atdheun e lashtë të Indo-Europianeve mund të konsiderohen të përfundura dhe ate në dobi të teorisë së Anadollit, në kuptim të kompromisit Cavalli-Sforca u.a.

Gray dhe Atkinson nga Universiteti i Aucklandit (Zelanda e Re), kanë botuar në nëntor të vitit 2003 në revistën Nature,  një artikull tepër të vlerësuar, në të cilin ata, përmes metodës së biologjisë evolucionare, duke u bazuar në rreth 2500 fjalë të përbashkëta tek të gjitha gjuhët e familjes Indoeuropiane, kanë mundur të dëshmojnë, se koha e ndarjes së parë (gjuha Hetite) ka ndodhur dikund para 7.800 ose 9.800 viteve. Nga  pikëpamja kohore, kjo e vërteton teorinë e Anadollit (Anatolien-Theori). Në bazë të pranimit restriktiv të pasurisë së përbashkët gjuhësore dhe  pranimeve të ndryshme mbi gjuhën e parë të ndarë, si dhe modelit teorik të zbatuar, janë nxjerr rezultate dukshëm të njejta. (Fjalët e përbashkëta për të gjitha gjuhët Indo-Europiane, sikur  Pronomina, fjalët mbi pjesët e trupit e tj., në mes të tjerash, janë identifikuar kryesishtë në bazë të listës Swadesh).

Në bazë të modelit-llogarites, mjaftë bindës, guxojmë të konstatojmë se  gjuha e Hetitëve, është dega më e vjetër që është ndarë nga Indo-Gjermanishtja (para 8.700 viteve), pastaj, para 7.900 viteve është ndarë gjuha Tocharisch, gjuhet Greko-Armene jane 7.300 vjet të vjetra, ndërsa gjuhët Shqipe-Perse-Indiane, janë 6.900 vjet të vjetra (janë ndarë para 6.900 vjetëve).

Para 6500 vjetëve, fillon periudha e pamvarun e zhvillimit, e quajtur “Kurgan”, kur ndahen gjuhët Balto-Sllave, ndërsa para 6100 viteve formohet gjuha Kelte, ndërsa ndarja e fundit ndodh para 5.500 vjetëve, kur formohen gjuhët Gjermane dhe ato Italike.

Jetëgjatësia e Indo-Europianeve, e propaguar sipas teorisë Kurgan, praktikisht është dyfishuar, edhe pse, edhe më tutje, Indo-Europianishtja konsiderohet një familje relativishtë e re gjuhësore, e cila ishte e mundur të zhvillohej duke u bazuar në kulturën e punimit të tokës. Nga e gjithë kjo më interesanti eshte fakti se Anadolli, si vend i afërt me vendin e rrjedhës së dy lumenjëve  (Mesopotamin-Irakun e sotëm), sipas të gjitha gjasave, është edhe atdheu i stërlashtë i Indo-Europianëve.

Gjithashtu, shumë i veqantë dhe ineresant është fakti se, ky rezultat fascinues, ishte i mundur vetëm përmes integrimit të të dhënave arkeologjike, gjenetike, kulturore dhe linguistike, e që ishte arritur me ndihmën e metodave shumë të ndieshme-sensibile shkencore.

Shkenca Interdisciplinare e zbatuar me përpikëmëri, mund të na ofroj të dhëna dhe gjykime fascinuese.

Nga Gjermanishtja përktheu dhe përshtati - Tefik Ramadani-Qarri.

Mannheim 03.05.2014

 




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora