Kulturë
Drita Nikoliqi Binaj: Kapërceva unin tim
E hene, 12.05.2014, 04:44 PM
Drita Nikoliqi Binaj
KAPËRCEVA UNIN TIM
Moti pata ra njëherë
e ngopur prej dritës
e e lodhur prej ditës
nga iluzioni për të vërtetën.
U bëra shkrumë e hi.
Pastaj u ngrita e fluturova
si shqipe te shqiponjat
me shikimin e gjatë
prapa më nuk shikova.
Atje lartë
e vetmuar isha
por e sotmja
lëshoj poshtë
të djeshmen që kisha.
Atje u qetësova
frymarrjen e shpejtuar
e ndalova.
Më besoni
krizat i tejkalova.
Krijimtarija lindi prej ankthit
si dita prej natës se errët.
Kapërceva vetëvehten
pa qenë e shkapërcyer.
KUJTIME TË TRAZUARA
Në jetën time të trazuar
me vështërsitë e jetës
kam qënë gjithmonë
në lëvizje, në vrap.
Në fluturim për mbijetesën
duke kontribuar
në çdo sferë
që paraqitej nevoja.
Gjaku im...
Më bën shumë të këqija.
Ma vodhën jetën
më morën dashurinë
që kisha trashëgimi.
E ajo
nuk kompezohet.
Pengu im është se nuk u ngopa
më më të dashurit e mi.
Me fisin...
Por
me qëndresën
e sakrificën time
duke ecur krah për krah
në rrugën e vështirë te jetës.
Sfidova të gjitha vështirësitë
qe mi dha jeta,
e mbështetur
vetëm në vetëvehten.
Dhe ja:
si thot i madhi Naim:
"Jam i gjallë dhe jam në jetë.
Jam në botën e vërtetë"
UA FALA MËSHIRËN
Hutim i neveritshëm.
U munduan vta shesin
urtinë time të ëmbël
për etjet e tyre të ulëta.
Kafshë grabitqare
përfitues
mashtrues.
Sa ma shumë u dhashë
aq më shumë deshtën.
U munduan
të mi marrin
edhe ditët edhe nëtët
në pakthim.
Të më marrin
edhe betimin tim.
Mallkuan
shtigjet e veta.
Ma hidhëruan mjaltin tim
duke fyer virtytet e kombit
me tradhëtinë e tyre.
Në helmet e tyre
me bollëk
u përmbys edhe ajo
që ishte
më e shenjta për mua.
E unë
Ua fala Mëshirën.
TREGIMI IM
Mbeti
tregimi im i madh
i patreguar,
i pashmangshëm.
Mbetën
plagë të pashëruara.
Vdiqën iluzionet
sepse
ligësitë u bënë fuqi.
E tingulli më i bukur
i jetës sime
u vra
së bashku
me ngazëllimin tim.
Rrënuesit e mallkuar
Tentuan ta thyejnë
pasqyrën e shpirtit tim.
Por unë kam
diçka të pathyeshme.
e njerëzore
kam vullnetin tim
dhe qëllimin kundër qëllimit!