Kulturë
Luan Kalana: Intelektualët, e ardhmja e Shqipërisë
E enjte, 08.05.2014, 06:44 PM
INTELEKTUALET, e ardhmja e Shqipërisë
SKICE PORTRET
Nga LUAN KALANA
...Ing.Qemal Zyfi, biznesmeni largpamës , i përkushtuari i punës dhe i vendlindjes...
Dobranji, fshat në zemër te Devollit, jo shumë i madh.Me një pozicion gjeografik piktoresk.I vendosur si me dorë, në një kënd të trekendshit te pllajës, rafshnaltes te fushes se Devollit, si kat i dytë i saj.Rëzë mbarimit të kodrave, me shtëpi njëra nen tjeteren, të kujton vendosjen e qytetit te Beratit, buzë lumit Devoll, atje ku merr kthesën drejt e ne veri pëmes luginës.
Dobranjarët, banorët e saj te mënçur, trima e punëtorë sa më s'ka, që në lashtesi e deri në ditët e sotme, ku si kërkon e ku si gjen, të shtuar e të panumurt gjithandej nëper Shqipëri, Europe, Amerikë e nëpër botë e qe kane bere emer, famoze por dhe na kane lenë plagë në zemer të ikurit, të renet e viktimat e pafajshme të mbetur rrugeve të emigrimit, si dhe ata të mbyturit e tragjedisë se vjetshme në lumin devoll, për nje copë urë, turp per faqe te zezë per pushtetaret, shpresoj ta kenë berë tani....
Kam pasur e kam shume shokë e miq më pare por me shume sot, kolegë mësues, mjeke, inxhinjere, ushtarake, shume intelektuale, fshatare dhe ish nxenesit e mij nga ky fshat i bekuar.Provova t'ia shkruaj emrat , behej nje liste e gjate, i kam në kujtese të gjthe si në arshivat e filmave dokumentare, emrat e tyre jane skalitur ne memorien time të pafundshme..
Me disa jam lidhur ngushtë , na bashkojnë Letrat dhe krijimtaria jonë, si me znj.Ervehe Baruti, ne Akademine e Shkencave te Shqiperise, Tirane dhe kryeredaktore e gazetes "Devolli", me më të riun, Inxh.Miri Metolli, menaxher i website ne internet dhe i faqes Devolli Net dhe me .....portretin e të cilit munda ta skicoj në këte shkrim modest...
Duke kërkuar ne thesart e devollit, portretin shpirteror të devollinjve, me ranë në sy dobranjarët e shumtë.Fillova të gërmoj ne dritaret e internetit, si arkiva te gjalla, me mbiemart e njohur e tashme te degjuar si Metolli, Kaso, Baruti, Zyfi , e te tjerer, qe nga Kavaja, ku një lagje e thërasin, lagje e Dobranjit, në Tirane, ne Amerike.e gjetkë.Me i spikatur midis tyre, qenë ata me mbiemrin Zyfi
Ndërsa kërkonja rrënjët e këtij “lisi” madhështor dhe të hijshëm, i cili ka hedhur shtat prej shekujsh në trevën e Devollit, i pari emër që gëzon mirënjohje dhe krenarinë e këtij fisi, shqiptohet, ai i Hysen Zyfit. Bëhët fjalë për ato vite të largëta, kur Perandoria Osmane ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri...
Gjithsesi, Bilishti në krye të vendit kishte dhe respektonte për Myfti, birin e saj, Hysenin, i diplomuar me rezultate të larta në një nga Medresetë më të dëgjuara të Stambollit.
Vite më pas kur mosha bëri punën e vet, ai e la Bilishtin dhe u zhvendos bashkë me familjen në konaqet e veta, shtatë kilometra më tej Bilishtit, pikërisht në fshatin Dobranj. Këtu gjeti qetësinë dhe lumturinë por edhe hodhi themelinë për jetën e brezave që do të vinin pas tij. Breza që gëzuan prej tij, jo vetëm pasuri në toka dhe bagëti,
por mbi të gjitha porosi dhe dituri për ta vazhduar jetën duke u mbështetur te djersa dhe ershmëria.
Ashtu si në vargmale edhe në një fis familjar, dallojnë majat më të larta. Në fisin Zyfi me sa duket këto maja të larta i kanë përfaqësuar nipërit... Kështu, një tjetër Hysen, nipi i Hysenit të parë, u bë emër i nderuar dhe i dëgjuar jo vetëm në Dobranj, por në gjithë Devollin. Madje edhe më tej... deri në Amerikën e largët i cili u detyrua që të shkojë emigrant në moshën e djalërisë. Për të puna ishte
nder dhe lavdi.
Duke e
konsideruar si të tillë, vite më pas ky
motivim iu kthye edhe në pasuri. 14 vjet punoi në
familjen dhe vendlindjen triumfoi mbi dëshirën për të fituar dhe jetuar në Amerikë. Kështu, vendos që të nisë udhën e gjatë drejt kthimit në Shqipëri, duke lënë pas një emër të dashur dhe të nderuar jo vetëm te amerikanët por edhe te bashkëatdhetarët e tij, pasi në ato vite emigrimi Hyseni ishte një ndër anëtarët më aktivë të Shoqërisë Patriotike “Vatra”.
Solli pasuri, por... dy-tri valixhe I mbushi edhe me dituri. Ateherë ku në vatrat e bashkëfshatarëve të tij, mungonte shpesh herë edhe buka e gojës
në sepetet e Hysen Zyfit gjeje kryeveprat e letërsisë botërore, si: “Gjeniu”, “Belami”, “Një jetë” apo të tjera libra të shkruar në anglisht apo disa edhe në shqip...
Vazhdojmë rrëfimin e historisë së fisit Zyfi, me nipin e tij, Qemalin, i cili e quan veten me fat që u rrit dhe u burërrua me dashurinë, kujdesin dhe mënçurinë e gjyshit. Të lumtur dhe krenar, ky nip I mbarë, e bëri gjyshin e vet, sapo u ul në bangat e shkollës fillore të cilën e kreu në fshatin e lindjes. Nuk iu ndanë fletët e lavdërimit as në shkollën tetëvjeçare që e mbaroi në Braçanj. Ishte po ky gjysh që e shoqëroi edhe atë ditë të parë mësimi në Shkollën e Mesme të Ndërtimit në Korçë.
E kishte një merak ndaj dhe trokiti në zyrën e drejtorit, Riko Çollaku. I tha se nipin e kishte të etur për dije dhe të mençur, por...pak të ndrojtur.
- Xha Hysen! Mos ki gajle, se këta djem, Korça i hedh deri në tavan!- ia ktheu drejtori.
Dhe i doli fjala, drejtorit. Qemal Zyfi pas katër vjetësh, “çau” edhe tavanin... Shkëlqeu në rezultate duke vazhduar me të njëjtin pasion dhe përkushtimmësimet.
Rregullisht ai përfaqësonte klasën dhe shkollën në shumë nga konkurset që zhvilloheshin për matematikën, fizikën dhe kiminë. Jo vetëm përfaqësues por edhe fitues. La mbresa të pashlyera në një konkurs që u zhvillua për drejtëshkrimin. Brenda një kohe të shkurtër Qemali përvetësoi dhe mësoi
përmendësh të gjithë rregullat që u përcaktuan në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972. Jo vetëm guxoi, por ai debutoi bindshëm edhe në krijimtarinë letrare si dhe me ekipin e moshave të futbollit
me “Skënderbeun”. Të gjitha këto për meritën e tij, por jo pak edhe të... Korçës. Në atë kohë
një ditë të jetoje në këtë qytet, mësoje dhe jo të ishe banor i tij për katër vjet.
Në çdo ditë të javës, ofrohej me shumicë, kulturë, qytetari dhe bashkëkohësi...
Më shumë se kudo ai fllad liberalizmi që u ndje në atë kohë, freskoi dhe pushtoi përditshëmrinë e këtij qyteti juglindor. Në skenën e teatrit u prit me jehonë të madhe shfaqja “Njollat e murme” që në Tiranë pas disa javësh shkaktoi... tërmet. Çdo mbrëmje në pallatin e Kulturës “A.Z.Çajupi” të rinjtë
përhumbeshin në kërcimin “Alba”... Kishin filluar të kalonin dorë më dorë romanet e verdhë, leximi i të cilëve bëhej brenda një nate...
Piktorë dhe skulptorë herë pas here, çelnin ekspozita me krijimtari
të larmishme artistike. Ndërkohë që shkrimtarët dhe poetët korçarë ishin bërë miq të afërt të rinisë...
Thënë ndryshe, Korça për Qemalin ishte një shkollë e dytë që ndikoi shumë në personalitetin dhe karakterin e tij. E ndërsa pritej që pas mbarimit të shkollës së mesme të ndërtimit, të ishte një
nga studentët më të mirë në fakultetin e inxhinierisë në Tiranë, i mohohet e drejta për vazhdimin e studimeve të larta. Sepse, pas asaj “njollë të murme” që kishte në biografi nga fisi i nënës,
tashmë i shtohet edhe ajo e babait që padrejtësisht ndëshkohet nga Partia. Kështu kur bashkëmoshatarët e tij, mbarruan vitin e dytë në universitet ai mbaroi shërbimin ushtarak. Dhe ku? Në repartet e xhenjos, aty ku ushtarëve nuk u besohej as arma.
Mirëpo, Qemal Zyfi, nuk i takonte as kazma dhe as lopata! Njohuritë e fituara në shkollën e mesme dhe aftësitë e shkëlqyera që ai shfaqi në disa prej proceseve teknike për ndërtimin e tunelit të Pashalimanit, e vendosën atë pranë stafit drejtues tëkësaj vepre me rëndësi të madhe strategjike dhe ushtarake. Kjo përvojë e vyer dy vjeçare si teknik ndërtimi, gjatë shërbimit ushtarak ia shtuan edhe më tepër dëshirën për të bërë realitet ëndrrën e madhe...
Ndaj nuk
rreshti në përpjeke për të filluar studimet e larta të inxhinierisë. Mirëpo më
shumë se sa Partisë, për këtë nder i
është mirënjohës miqësisë. Një kushërira e tij, specialist e lartë në një dikaster qendror, shfrytëzon njohjet e saj me funksionarëte
lartë në shtetin e asaj kohe, duke
siguruar atë bursë të dëshiruar. Kështu, në vitin 1979, Qemali
e Tiranës. Mbrojtjen e diplomës e bën në vitin 1984. Ka qenë një diplomim krejt i veçantë me një temë po aq edhe të vështirë. Studenti Qemal Zyfi bën një nga mbrojtej më të shkëlqyera në fakultet me projektin e Linjës 400 kilovolt, Shqipëri-Greqi.
E para
linjë e sistemit të interkonjuksionit që i krijontemundësinë Shqipërisë, për tu bërë pjesë e sistemit europian për
eksportimin dhe importimin energjisë elektrike. Diplomimi u shoqëruar me
emërrimine tij si inxhiner në zbatimin e këtij projekti madhor që zgjati pesë
vjet.
Sepse në këtë periudhë, ai drejtoi dhe realizoi me cilësi të lartë projektin e furnizimit me energji elektrike të Pallatit të Kongreseve. Kujtojmë se deri nëvitin 1990, ndërmarrja që ai drejtonte,
ndërtoi dhe mirëmbajti shumë linja të tensionit të lartë. Pak vite më vonë, Qemali, kaloi në hidrocentralin e Banjës ku drejtoi kantierin e jashtëm.Ndryshimi i sistemit e gjeti atë, në Ministrinë e Ndërtimit në Drejtorinë e investimeve të objekteve të mëdhaja, kryesisht të hidrocentraleve.
Sistemin kapitalist e nisi me krijimin e Kompanisë “Elbasan Ndërtuesi”, që kishte për objektndërtimin dhe montimin e linjave tëtensionit të lartë. Më shumë se sa nga ata që e krijuan këtë kompani, dobitë
dhe mirësitë i ndjenë ata dhjetra specialist dhe punëtorë që deri në atë kohë, ishin në asistencë dhe të papunë. Por, edhe shumë punë të mira u bënë, si: linja 14 km e gjatë nga nënstacioni 220 kilovolt i Elbasanit në Spitalin Psiqiatrik; ajo e Bovillës në Tiranë si dhe eleminimin e të gjitha pasojave në shtyllat e rrëzuara të tensionit të lartë.
Cilësia e lartë e këtyre punimeve e bënë emrin e kësaj kompanie shumë të njohur në vendin tonë. Nuk u menduan dy herë stacionet televizive duke filluar nga ato kombëtaret deri te lokalet, për të bashkëpunuar me kompaninë private të Qemal Zyfit. Mjafton të hedhësh sytë
nga maja
e malit të Dajtit dhe syri të kap atë pyll antenash gjigande... Përjashto ato
dy-tre që ndërtuan kinezët, gjithë të
tjerat janë “Made in Qemal Zyfi”... Vazhdoi ky “pyllëzim” edhe në majat më të
larta të Shqipërisë, si: në Konispol, Sarandë, Tepelenë, Vlorë, Lushnjë, Fier, Durrës, Tiranë, Shkodër, Burrel, Tropojë me antenat e porositura nga kompanitë
celularë
Ndërkohë, që tetë vjetët e fundit punon si nënkontraktor i kompanive të njohura botërore SIEMENS, KONCAR, EMO, SARANDOPULLOS, FALCIONE, etj.
Është viti i tretë që ata janë çertifikuar nga kompania e njohur italiane“ISO”, vlerësim që u bëhet kompanive më cilësore ndërkombëtare. Çertifikimqë u ka krijuar mundësinë për të marrin
pjesë, madje të jenë edhe fitues në tenderimet ndërkombëtare. Deri më tani, ata kanë fituar tre tendera të këtij niveli, në objekte të ndryshme në Kosovë. Por, kësaj karierre brilante të Qemal Zyfit unë do i shtoja edhe një arritjetjetër të jashtëzakonshme, që tashmë krahu i djathtë i tij, është Rejnaldi, i biri.
Edhe ky i diplomuar për inxhinieri elektrike. Madje, duke u përjetuar pas disa vitesh të njëjtat emocione dhe rezultat që dikur kaluar babai i tij, Qemali. Rejnaldi dipolmën e ka mbrojtur me projektin e Linjës 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë, ndërtimi i së cilës përfundoi vjet. E dyta linjë e këtij niveli në sistemin tonë energjetik pas asaj Tiranë-Athinë. Më mirë dhe më mbarë nuk ka si të shkojë! Të gjithë do e dëshironim ta përcillnim në këtë mënyrë te fëmijët tanë, stafetën e jetës...
Demokracia, nje pyetje rutine e kureshtare e shqipatreve, qe duan t'ja gjejnë fundin.Me cilen parti eshte Qemali?!
Dikush do të përgjigjej menjëherë se është i majtë. Ndër arsyet kryesore do të kujtonte se edhe të atin e ka patur vite me radhë anëtar partie. Madje, për shumë vjet, Seladin Zyfi, ka qenë sekretar I byrosë së organizatës së Partisë të kooperativës së Menkulasit. Funksionar dhe autoritar, i nderuar dhe respektuar nga bashkëfshatarët. Por, ajo parti ka patur edhe një të keqe të madhe. Kur ia deshte “qejfi” sado idealist dhe i mirë që të ishte të hiqte qafe. Shyqyr, Seladinit nuk I dhanë dënimin maksimal, por vetëm e ndëshkuan duke e përjashtuar nga rradhët e saj me akuzën se sëbashku me disa të tjerë kishin ngritur
një grup antiparti. Hajde, besoje po deshe atë parti! I ndjeri Seladin, jo vetëm që nuk kishte bërë asgjë por u lëndua aq shumë sa nuk la derë pa trokitur për ta rripranuar përsëri në parti. Madje, duke e filluar edhe një herë si kandidat. Për të besuar dhe siguruar të gjithë, se nuk i kishte shkuar as në mendje dhe jo më t’i kishte bërë keq asaj partie.
Një arsye
tjetër për ta bërë Qemal Zyfin të majtë, ai dikushi i mësipërm, mund të rendisë edhe të qenurit e gjyshit të
tij, Hysen Zyfi, gjatëkohës së luftës si kryetar i Këshillit
Nacional-Çlirimtar për fshatin.
Vërtetë ngjalli habi në ato vite kalimi i Hysen Zyfit me nacionalçlirimtaren, ky njeri që kishte shumë tokë e bagëti dhe mbi të gjitha kishte parë dhe Amerikën. Bashkëmoshatarët e vet tregonin edhe ngjarje të
atyre viteve. Në një mbledhje të përbashkët mes ballistëve dhe komunistëve të zonës, që ishte zhvilluar në Zëmblak ishte ftuar edhe Hysen Zyfi. Ndërsa kishte hyrë në atë dhomë burrash që ishin mbledhur për të kuvenduar “harron” dhe ulet nga krahu tjetër. Një nga krerët e Ballit, I thotë “mos u ul aty zoti Hysen se vendi jot është këtej...”.
-
Fisi Zyfi jo vetëm besoi por edhe kontribuoi maksimalisht. Një nga bijtë e asaj shtëpie, Qemali, ra dëshmor në luftën për çlirimin e vendit. Mirëpo me kalimin e kohës, Hyseni, pati zhgënjim nga idealizmi i tij. Propaganda komuniste jo vetëm që nuk ia arriti “lugës së floririt” por varfëria pllakosi si epidemi. Heshte në të shumtën e kohës, por edhe shpërthente kur i bëhej jehonë sistemit socialist... Një të tillë duf, në një rast, e ka nxjerrë edhe me nipin e tij që e deshte aq shumë, Qemalin.
Gati fluturonte nga gëzimi Qemali, ndërsa u tregonte pjesëtarëve të familjes se kishte blerë atë orë “Gub” gjerman me 17 gurë... Ende pa u shuar gëzimi dhe entusiazmi i të nipit, pranë tij afrohet Gjyshi. Nxjerr nga xhepi një sahat me qostek, me kapak floriri, 27 gurësh dhe i thotë Qemalit: E sheh këtë sahat? E kam blerë me rrogën e një koindiçine (15 ditëshi). Pra, kam ngrënë, pagova qiranë e shtëpisë, hoqa diçka edhe për t’i dërguar familjes, bleva dhe këtë sahat. Dhe çfarë isha një punëtor i thjeshtë!
Ndërsa, ti me rrogën mujore të inxhinierit gëzon se ke blerë një orë... Pa më thuaj, mor bir, kush na qenka më i mirë komunizmi I Shqipërisë apo ai i Amerikës?
Me shumë zarar ky bashkëbisedim. Edhe pse gjithçka u bë brenda murreve të shtëpisë, diçka ngacmoi edhe ndërgjegjen e nipçes... Atëherë, një dikush tjetër mund të thotë se Qemal Zyfi është i djathtë.
Dhe ka të drejtë! Ne më sipër sapo thamë që i ati i Qemalit, u ndëshkua nga Partia. Por, familjes Zyfi një e keqe tjeter akoma edhe më herët, I kishte trokitur në derë. Familja e nënës së Qemalit, Myzejenit, ishte shpallur armike e partisë vetëm pse kishte në pronësi qindra dynym tokë. Nuk mjaftoi që ia mori atë tokë ajo parti, por i shpalli edhe të rrezikshme duke i internuar në fshatrat e Lushnjës. Jo vetëm kaq, por partia kërkoi që të njëjtën qëndrim të mbante edhe familja që kishte bërë krushqi me ta.
Por, fisnikërinë dhe besnikërinë e fisit Zyfit nuk e ngrinte dot peshorja e asaj ideologjie! Jo vetëm nuk e dëgjoi atë kërkesë, por as që i shkoi në mëndje për ta prishur atë martesë! Pra, për shumë arsye Qemal Zyfi duhet të jetë i djathtë. Mirëpo, në këto vite demokracie e vërteta dëshmon se ai nuk është as
më njërën dhe as me tjetrën. Aq e sigurtë është kjo sa në këto vite atij I kanë ardhur shumë oferta nga të dy anët deri edhe për kandidat për deputet. Por, të gjitha Qemal Zyfi i ka refuzuar! Në njëbashkëbisedim të para disa ditëve mu fiksua një ide e tija që ka filluar ta bëjë moton e ditës.
Ka shpeshtuar telefonatat dhe takimet me biznesmenët devollinj që kanë aktivitet në Tiranë. Jo vetëm për të mos harruar vendlindjen, por duan të kujtohen edhe më shumë për bashkëqytetarët e tyre. Sa më shumë devollinj të punësojnë në bizneset e tyre edhe më mirë e mbarë do shkojë... puna. Pra, në se doni të dini se cilës, parti i përket Qemal Zyfi, përgjigja e saktë do ishte:
- asaj "të punës" të punëtorisë te Devollit . Mos u duket çudi që një ditë edhe ai të formojë parti. Edhe kjo parti, e "punës " ka për t’u quajtur, veçse do të jetë krejt ndryshe nga ajo..."të shkuara" të haruara".... !
Inxhinjer
Qemal Zyfi, është edhe nje veprimtar, atdhetar i shquar, nje biznesmen patriot
që suport, aktivitetet e Shoqates Devolli ne
Ja që fati e solli, qe i kërkuari, zogu të të vijë e të trokase në derë si nje miku yt i vjetër.Si thonë kot, mali me mal nuk piqen , por jeriu me njeriun takohen.Qemali erdhi ne Amerike para ca kohësh, tek e motra per vizite miqesore ne Atlanta ne shtetine georgias, kufi me Floriden.Biseduam me të, gjatë.E dini si me tha kur u largua:
-Do iki
pa merak, se e pashë dhe Floridën e gjyshit dhe të Luanit , e kisha amanet edhe
nga shokët për t'ju
takuar....(erdhi ca ditë për
pushime në
Copëza, fragmente nga këto biseda po i hedh, po i transferoj në memorien e internetit, si nderim , mirënjohje e respetk, për njerëzit e "PUNES", për dobranjarët, per intelktualët e mençur të devollit, për biznesmenet e së ardhmes të Shqipërisë tonë të shtrenjtë.
Luan Kalana,
maj 2014
Florida, SHBA