Kulturë
Vaid Hyzoti: Qyteti i pikëlluar i Rexhep Shahut
E merkure, 07.05.2014, 06:15 PM
QYTETI I PIKËLLUAR I REXHEP SHAHUT
(mbi vëllimin "Qyteti i Lutjeve" të Rexhep Shahut, botuar në Tiranë, në Mars, 2014)
NGA VAID HYZOTI
Një burrë
i ashpër, me një fuqi të pazakontë, lindur e rritur nën hijen e malit të
Pikllimës, bën një rrugë të largët. Në krahë ka hedhur si në hejbet e tërë
nahijes së tij, atë mal poetik dhe, me këtë pasuri të pazakontë, vendoset në
një qytet të çuditshëm. Është qytet me
emër të madh, me emër të mirë dhe
heroi ynë hap kokërdhokët e syve ta shohë në çdo cep, të përshtatet e
t'i përshtatet atij. Nuk i tregon gjë
për pasuritë që ka, por e
Një mal pikëllime dhe duket se nuk mjafton tamam në lutjet tejet njerzore të Rexhep Shahut. Madje, për mua ky libër ka dhe gjëra të pazakonta dhe për faqosjen, pasqyrën e lëndës, kohës që të mban për ta lexuar. Kështu ka ndarje në 138 krijime, ku në të vërtetë është vetëm një poemë, që me afshin e të shkruarit, duket se do vazhdojë ende. Mbase jo nga autori, por nga lexuesit që, të ndikuar nga lutjet e poetit, do i zbulojnë vetes plagë të reja që i fshehin nga turpi apo "burrëria" dhe do të luten dhe ato. Një e pazakontë tjetër është se kushdo që e merr në dorë këtë vëllim e lexon nga fillimi në fund dhe vazhdon sikur vazhdon lidhja e një rrethi. Prej këtej me duhet të them se ka një magji: gjithë ky libër voluminoz (176 faqe), për frymën që e përshkon, tematiken e ndjeshmërinë, të shtyn të mendosh se është shkruar jo vetëm për një orë, por në një çast të vetëm. Se autori ka qenë aq i mbushur, aq i kthjellët, aq lutës dhe ëndërrues për njeriun, aq shumë pranë tij, saqë gjithçka e sjell me një bindje artistike të plotë, të besueshme e drithëruese. E këto tipare gjenden aq rrallë sot, kur shkruhen aq shumë poezi e lexohet aq pak....
Një qytet me një arkitekturë të re, i ngritur me ëndrrat dhe deshirat, që çdo banor do ta bënte krenar, padyshim do dhe mozaikët e gurëve e pllakave, lulet e lulishtet, sheshet dhe parqet, kënget për fëmijet, dashuritë e ndjera shpirtërore (nga ato ku nuk nevojitet ndihma e viagrave apo çdo lloj nxitësi artificial). E meqë i ka këto me bukuri dhe larmi ngjyrash, mbase nga një "numërim" i shpejtë autori i quan si krijime më vete, ndonëse shkrihen në mënyre organike me të tërën.
Lutjet
kanë një leksik të pazakontë, sipas religjionit. Por tek Rexhep Shahu (e thamë
edhe më lart), janë shkrirë në një të gjitha faltoret dhe ai lutet me zërin e
tij, me fjalët e trishta që vrasin vesin të sherojnë njeriun. Tërësia e
metaforave, në të shumtën e herës, si dhe tropeve të tjera është tepër
domethënëse në përcjellje të mesazheve me atë veshjen e veçantë që merr zëri i
tij përgjerues shpesh, i ashpër, i drejtpërdrejtë. Një fjalë e pikëlluar si e
marrë nga
Kam një droje të marr sa e sa shembuj krijimesh e figurash, se më duket se dhe me vleresimet, dhe me komentet, dhe me lavdërimet, ia prish bukurinë e virgjër figurave, ideve, mesazheve poetike. Por në vazhdën e librit "Lis i Vetem në Fushe", nisur nga arritjet më të mira të tij, Rexhep Shahu na sjell një libër të mrekullueshëm poetik, ndonëse "i rëndë" në dhimbje, por me të vërtetën dhe bukuritë e ndjesive njerzore. Se e thamë: është "malësori" që thërrmoi një mal pikëllime për të ndërtuar një qytet poetik....