Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Policia Sekrete Letrare
E hene, 05.05.2014, 06:04 PM
POLICIA SEKRETE LETRARE
NGA KALOSH ÇELIKU
Vargu poetik shqip, kur ka hyrë për herë të parë në Bit – Pazar, partizanët e sotshëm që ngrejnë krye si “gjela kryengritës” të Koço Racinit në perëndimin e “duhanvjelësve”, dhe hiqen si “patriotë kuqezi” pas lufte e përurojnë kulturë “mbarëkombëtare” në Shkup, dje strukeshin nëpër zyrat e redaksive të “vëllazërim - bashkimit”, me shumicë e pakicë të shitur për një post redaktori, vend pune. Përmëtepër, shkolloheshin, flisnin dhe shkruanin plot gëzim e krenari në gjuhën zyrtare të “perspektivës” dhe deklaroheshin si shkrimtar maqedonas (sot “shqiptar”). Burra të grave, që gërhasin nëpër biruca institucionale të Shtetit “përbashkët” si mbeturina të zjarrta veteranësh lufte mes partive politike shqiptare. Partizanë me “pushkën” në krah të ish miniministrit Kulturës të zënë robër “lufte” në ministri, si këshilltarë, shefa Kabineti e Hajrica. Përmëkeq, edhe sot si dje i sulen tinëz pas shpine nga pusia kulturës shqiptare. Krah për krahu me gjysmanalfabetë si anëtarë të komisioneve kulturore të emëruar nga partia politike shqiptare në pushtet pa asnjfarë bagazhi letrar. Tollumbaxhi, që përveç limunadës dhe bozës nuk dinë tjetër zanat, “art popullor” me të cilin dikur e pushtuan edhe Jugosllavinë e shokut Tito. Masha shqiptare, që si rriqërat i janë ngjitur kulturës shqiptare dhe nuk e lënë të marrë lirshëm frymë edhe në Ditën e sotshme, kur bota më veç ia ka hapur dyert krah më krah. Lirë, mos them pa pare e shesin krijuesin shqiptar te “vëllezërit” e Njerkës. Pamëshirë e sakatojnë me gërshërët politike librin shqip, ngulfasin revista letrare dhe manifestimet kulturore, që i themeluam dikur me djersë, shpirt dhe gjak. Vite me radhë kulturën shqiptare po e qepin struke për ta hedhur krahëve partizanët e partive “demokratike” gjatë fushatave zgjedhore për poste politike në Qeveri.
Publikisht, të shitur për ta sharë dje në gazetë Ismail Kadarenë si shkrimtar “nacionalist dhe irredentist”. Rast, për të cilin Tek Dërvishi për mosbindje të “politikës” së Redaksisë edhe do të përjashtohet nga puna krijuese në gazetën “Flaka e vëllazërimit”. Shkaku, se: nuk pranoi një urdhër të tillë komunist antishqiptar me direktiva nga policia sekrete letrare kundër Ismail Kadaresë. Soji i këtillë “patriotik” i Nënës Parti, edhe i ndiqte shkrimtarët disidentë shqiptar këmba – këmbës, në kohën e “artë” komuniste të “vëllazërim – bashkimit”. I ndjek edhe sot, më zi se dje me porosi sekrete partiake. Tekefundit, nuk e di unë: si mund Askushi të marrë guximin të vendosë për vlera artistike kulturore në Shkup për një Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, Frederik Rreshpja, Pano Taçi, Dritëro Agolli, Xhavair Spahiu, Bardhyl Londo, Teki Dërvishi, Musa Ramadani, Hida Halimi, Gani Xhafolli, Sadudin Gjura, Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Murat Isaku, Nexhat Pustina e Vahit Nasufi me shokë?!
Përçudia, cicërroni edhe sot si dje “cic- mic” nën ferrë. Bërllok shqiptar, që në mes të ditës do ta hidhni gurin dhe do të përpiqeni ta fshihni dorën. Lëmsh do t’i bëni projektet kulturore shqiptare, vetëm e vetëm që ta dëmtoni Letërsinë shqiptare. Artistët i ndani sipas “arshinit” tuaj familjar e klanor nëpër parti politike. Pavetëdije se, ato nuk i takojnë vetëm një partie politike, po mbarë popullit shqiptar. Punë tjetër është ajo se, në mesin e tyre mund të gjeni edhe ndonjë trusakat me vulë partiake në ballë, të cilin Nëna Parti duhet ta tërheqi për dore rrugës krijuese, turret me të katra pas çmimeve letrare. Pensioni jetësor të “merituar” me një këmbë në varr. Ose, ndonjë kalorësi të arratisur me kokën nën sjetulla e palarenë në Livadh përkarshi Diellit.
Fatkeqësia kombëtare: Lepuri fshihet nën ferrat e partive politike shqiptare. Shembull konkret: Instituti i Trashëgimisë Kulturore “Pjetër Bogdani”, në Shkup. Vërtetë e themeloi PDSH – ja (me kryetar Arben Xhaferi), por e mbanë gjallë BDI – ja me Ali Ahmetin. Duartrokitje, ia vazhdon jetën shkencore. Gabimi historik, nuk duhet ta veshi me petka “kombëtare” njëpartiake. Dëmi: Partitë Politike Shqiptare sa herë që vijnë në pushtet, më së keqi e pëson arsimi shqiptar dhe instucionet kulturore, që këto “Nëna shqiptare” nuk arrijnë t’i kenë në xhepin partiak, prandaj i përkund Njerka në djep me ninulla frike mbi kokë. Arsimi dhe kultura shqiptare kanë plot shembuj konkret: tekstet shkollore, lektyrat shkollore. Manifestimete kulturore dhe e vetmja reviste letrare STILI 97 që i përballoi të gjitha kohërat e partive politike, por jo edhe asaj të BDI –së. Policia sekrete letrare “guerile” e paritve politike përpiqet ta heshti këtë reviste letrere e vetmja dritare që i hapi dyert krah më krah për të rinjtë dhe një zë i ri me vlera artistike në Letërsinë shqiptare. Revistë letrare, që disa numra jubilar ua ka përkushtuar fytyrave më të ndritura letrare të popullit shqiptar: Lasgush Poradeci, Frederik Rreshpja, Xhevahir Spahiu, Pano Taçi, Sadudin Gjura, Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Murat Isaku, Teki Dërvishi, Anton Pashku, Mirko Gashi, Hida Halimi, Fadil Bekteshi etj. Zërin, sot ngrej lartë deri në qiell: Duart larg nga arsimi dhe kultura shqiptare. Copë – copë po të doni bëni veten te Policia dhe Ushtria e Shtetit të “përbashkët” t’i vishni këmbekrye me rroba partiake. Edhe pse, sipas standardeve botërore edhe këto institucione të shtetit nuk duhen të jenë të politizuara deri në palcë nga partitë politike. Shkaku, se: partitë politike vijnë e shkojnë, ndërsa arsimi dhe kultura shqiptare, nuk vjen lehtë e as nuk shkon nga zemra e një populli. Punemadhe, që unë i pres nën Rrap si partizanë “kuqezi’ shqiptar me brekët nëpër këmbë e rraçet në dorë për mejdani. Përpiqeni me të gjitha “armët” politike t’i injoroni haptas shkrimtarët shqiptar anë e mbanë Atdheut?! E keni gabim, zëri i tyre është dëgjuar dje (2001) në kohë edhe më të vështira duke i ulur me poezi edhe tytat e tanksave, dhe do të dëgjohet edhe Nesër si varg kryengritës nën Rrap, në Shkup.
Përçudi, sot mu ato masha shqiptare pa asnjëfarë bagazhi kulturor letrar, vëndosin për vlerat e arrira artistike dhe propagandojnë vlera kulturore shqiptare në Shkup nën sjetulla të partive politike. Ndonjëri herë pas here edhe më ndërsehet pas shpine. Kulturofagët, harrojnë se kulturën e kanë krijuar dhe e mbajnë gjallë artistët dhe jo partizanët e partive politike për interesa personale dhe përfitime materiale të Shtetit të “përbashkët” Njerkës, që shkaku tyre krijuesit shqiptar vdesin edhe për bukën e gojës. Manipulojnë me vlerat artistike krijuese të autorëve shqiptar, që nuk ka kush nga ikja e kësaj bote t’u vë as edhe një gurë nën krye në varr, rrëzë Çukës. Rrufjanët komunistë, që ende i kemi nëpër këmbë edhe sot e kësaj dite. Zhurmë kulturore bëjnë nëpër skutat e errëta të Çarshisë Shkupit, kur Dexhalli me ndihmën e tyre moti e ka “pushtuar” me trumbeta, shund-kulturë këtë Çarshi shqiptare. Dhe, harrojnë trusaktët se: pa trurin (Trungun) shqiptar me gjithë degë anembanë Atdheut, nuk ka Shtet Etnik Shqiptar e as kulturë mbarëshqiptare që mund të rri krah për krahu dhe bëjë ballë asaj botërore.
Faj nuk kanë krijuesit shqiptar, me të cilët bredhin “cic-mic” këta matrapazë të sëmurë për karrierë politike e të shitur lirë: një vend pune në ministri të kulturës, anëtar komisioni ose për pak pare, por Partitë Politike Shqiptare që i kanë emëruar me vite si “kuadër deficitar” shqiptar nëpër institucione kulturore të Shtetit të “përbashkët” si “tru” unikat shqiptar për studim shkencor. Fatkeqësisht, aty – këtu edhe ndonjë fundërrinë partiake katundi, bashkorganizatore e këtij striptizi kulturor me “karvane të librit’ të improvizuar nëpër disa qytete e përurime sakate nëpër Shkup si vlera të “arrira artistike” me botuesë shqiptar: auto shkolla, shtypshkronja, librari e tregtarë libri?!
Turp, i Shekullit! Vallë, është qorre kjo “ajkë” partiake shqiptare me sytë në ballë, apo nuk e di se kush e ka futur i pari vargun shqip në Çershi të Shkupit?! Revistën letrare STILI 97, si një zë i ri në Letërsinë shqiptare, që këto kulturofagë përpiqen ta ngulfasin me të gjitha forcat “artistike” në mes të Shkupit. Shkaku se, me vite nuk arritën ta shtinë si plaçkë lufte në xhepin e partive politike. Kurrë, Shkupi nuk pa pasur në jetën e vetë historike aq shumë poetë nga Atdheu. Edhe, me djersën e kujt mbahet gjallë kultura shqiptare në Çarshinë e Shkupit, që hë për hë partizanët e partive politike shqiptare me brekët mbi pantollona e kanë bërë një kontenjer kulturor bërlloku përpara Vetësherbimit, në Bit - Pazar. Fundi fundit, së paku, të kenë turp si “artistë me famë” partiake Oborri, po ku ka turp ky bërllok shqiptar?! Poezi “patriotike” lexon dhe bën “art madhor” mes dudumëve, në Shkup. Këmba – këmbës i ndjek krijuesit shqiptar.
Poetët
nga Shqipëria, shumicën i kam miq dhe shumë manifestime kulturore i kemi
organizuar dhe i mbajmë gjallë së bashku edhe në kohët më të vështira: në
Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e IRJ të Maqadonisë. Nuk e di se si e ndjejnë veten si poetë miqtë e mi poetë mes këtij mjerimi kulturor
shqiptar kur lexojnë poezi patriotike për Atdheun, në Shkup krah për krahu me
krijuesit shqiptar nga
Politikanët, siç duket për inatë të poetëve i do edhe vetë Zoti. Nevojë për poetët, politikanët kanë vetëm para fushatave zgjedhore. I blejnë një drekë ose darkë dhe një honorar simbolik sa për sy e faqe. Fushatës parazgjedhore t’i bashkangjiten me “aktivitete kulturore”: karvani librit, “debate” për librin, përurime e ndonjë ore letrare me partizanë të partive politike. Paratë e popullit kotnasikoti i harxhojnë për reklama dhe propagandë të shashtrisur zgjedhore. Dyluftime të ashpra partiake. Vetëm një darkë partiake miqësore ministri, kushton sa një manifestim kulturor tradicional ndërkombëtar. Një pllakat i kryetarit të partisë për ta veshur pallatin lakuriq nëpër sheshe, sa gjithë buxheti i programit të Ministrisë së Kulturës i ndarë për botime të librave në gjuhën shqipe. Fishekzjarret e shkrepura të panumërta në qiell nëpër sheshe, aqsa do të na kushtonte botimi i lektyrave shkollore dhe revistave për fëmijë. Faji nuk është i politikanëve, por i krijuesëve që u shkojnë përmbrapa si dhelpra dashit, mos i bien udhës.
Zoti i dërgoftë në Parajsë ose Xhehnet (siç thonë myslimanët), këta kalorës të arratisur! “Fitoren” e tyre historike shqiptare. Shkupi nuk ka nevojë për partizanë të dalldisur “istikamesh” në Ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit të veshur fundekrye me petka partiake, që mu si dje edhe sot me gjysmanalfabetë e nëpërkëmbin për vdekje kulturën dhe arsimin shqiptar para syve të popullit. Polici sekrete letrare, që i ndjek nga pusia krijuesit shqiptar me sulme “guerile” pas shpine...