E shtune, 21.12.2024, 02:24 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Festa e Pranverës në Salzburg

E premte, 02.05.2014, 06:55 PM


Aktivitet kulturor

Salzburg: Nxënësit shqiptarë shënojnë –festën e pranverës

Programet kulturore shënjuese e ndihmojnë ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Prindërit i ndihmojnë aktivitet kulturor krahas mësimit amtar. Mësuesja Armida Biçaku, një shembull për të tjerë.

Nga Hazir Mehmeti

Në Landin e Salzburgut jetojnë shumë mërgimtarë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Fëmijët e shumë prej tyre mësojnë krahas gjuhës së shkollës edhe në gjuhën shqipe. Njëra nga mësueset e vyera të këtij Landi të Austrisë është znj. Armida Biçaku e cila është aktive në shënimet e festave kombëtare dhe të fëmijëve. Me nxënësit e saj shënoi Festën e Pranverës me nxënësit e shkollës në  Parsch,  Schallmoos në Salzburg.  Mori pjesë edhe drejtoresha e shkollës  zonja Martina Fantl e cila mbeti e entuziazmuar nga programi i nxënësve. Fëmijët i duan festat, shënimin e tyre ku tregojnë atë që kanë dëshirë nga këngët, vjershat, tregimet para prindërve të tyre në gjuhën shqipe. Ata krahas leximit mësojnë të recitojnë, aktrojnë, shkruajnë tregime e vjersha.   Programin e udhëhoqi Albana Ibrahimi. Fëmijët recituan vjershat: „Luledelja“, „Manushaqja“,  „Katër stinët“ etj. Nuk munguan edhe këngët për fëmije si: „Kënga e maces“, „Tring zilja“, „Valsi i arushës“ dhe „Hapa dollapa“.  Në recitimet e tyre u dalluan:  Anis Pelaj me poezine „Nenes“, Erduan Aliu me „Gjuha jone“ , Shqipe Ajredini me „Bashke me një zog“  , Meris Rrahmani etj.

Fëmijët nga shkolla  VS- Parsch  luajtën në skenë poezinë humoristike“ Ku ta gjej daullen gjyshi“.  Interpretuan Anis Pelaj në rolin e djalit  nazeli në ushqim, Kujtesa Krasniqi në rolin e nënës, Arbënor Ibrahimi në rolin e gjyshit, Albana Ibrahimi dhe Brikena Krasniqi  treguan historinë.  Kurse nxënësit e shkollës-VS Schallmoos interpretuan pjesën „Abetarja e kecave“, ku u paraqitën në rolet e tyre: Alise Arifi, Almira Kamberi etj. Programi krijoj atmosferë festive e cila u pasurua me bufe ëmbëlsirash të përgatitur nga prindërit. Pyetja e fundit nga nxënësit ishte: Kur kemi përsëri festë, mësuese?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora